Nëntor me diell e libra (mbi letërsi, Panair, ebook, Sufjani Stevens, Locke. )

13/11/2015 by

Stend (by me)

Letërsi
Duke parë një film të ambientuar në vitet 1800, me shumë mundësi një nga 1800 versionet e Sherlock Holmes, më lindi pyetja që çdo person normal duhet t’i bëjë vetes në ato raste: këta ku dreqin e merrnin akullin që vënë në whiskey në ato vite?

Read the rest of this entry »

Shënime tetori

22/10/2015 by

12112303_10153719471229421_1734156057939602288_n

Mbi tre breza Cohen, Brad Mehldau, Naim bej Frashërin dhe panairin e Frankfurtit.

Nga majtas djathtas Leonard Cohen, djali i tij Adam Cohen e nipi fëmija Cohen që kush e di se si quhet. Të dytin, këngëtar fantastik mbytur nga hija e të jatit mund ta dëgjoni këtu në një nga këngët që më pëlqejnë më shumë, të paktën intro e zhvillimi fillestar. Me kë ju ngjan?

Read the rest of this entry »

Testament (Mitrush Kuteli)

04/03/2015 by

DhimiterPasko

E dashur Efterpi,

Këtë letër, që është, ndofta, e fundit, desha të ta shkruaj me dorë, po nuk mund. Sot nuk e kam dorën të sigurtë, më dridhet. Ti s’je këtu. Ke shkuar me Pandin në Rrushkull për të parë Poliksenin dhe Atalantën. Të nxita më shumë unë. Nga brenga, nga malli. Jam vetëm në shtëpi. Doruntina ka shkuar të lozë me vajzat e Bajramit. Read the rest of this entry »

It was Christmas Eve babe…

01/01/2014 by

I’ve got a feeling This year’s for me and you…

muzikë

Krishtlindjefundviti e punëtorë, dhe Migjeni pastaj, po, babagjyshi

Klesidra

01/01/2014 by

GetAttachment.aspx

Nga: Igli Marjon

Nemesis

01/01/2014 by

IMG_0001 - Copia

Nga: Igli Marjon

Mbi rrymë

01/01/2014 by

melancholia, lars von trier

Foto e marrë nga “Antichrist (2009)”, Lars Von Trier.

Nga: Arti Lushi

Ndërmjet, por edhe përtej dy besëtytnive të përjetshme,
dashurisë dhe vdekjes,
buzëqeshja e një shtjelle uji Read the rest of this entry »

Poezi për Merilin Monro

01/01/2014 by

Marilyn Monroe: il 5 agosto 1962 ci lasciava l'eterna diva con l'anima in fiamme - Ecco le sue poesie più belle

Nga: Pier Paolo Pasolini
Marrë nga dokumentari “La Rabbia”, (1963). Regjia dhe skenari Pier Paolo Pasolini.
Përktheu: Renato Kalemi

Prej së lashtës botë dhe asaj që do të vijë
kish mbetur veç bukuria, dhe ti, Read the rest of this entry »

PORCILE (1969) nga Pier Paolo Pasolini

01/01/2014 by

Përktheu: Renato Kalemi

Fragment i shkëputur nga filmi “Porcile” (1969):

Fshatari: Vajza e vogël, Z. Herdhitze, po thoshte të vërtetën.

Z. Herdhitze: Fjalë për fjalë?

Fshatari: Derrat po hanin një njeri dhe… Read the rest of this entry »

Henry Moore

01/01/2014 by

Idiots-Everywhere

Nga: Lediona Kasapi

Henry Moore, një ciceron hallexhi…dhe një majmun me kostum.

Një si punë bonusi. Tre në një. Read the rest of this entry »

Fragment nga RREZATIMI (The Shining)

01/01/2014 by

Nga: Stephen King

Përktheu: Renato Kalemi

Iu bë sikur kishte futur qëllimisht dorën në Folenë e Madhe të Grerëzave të Jetës. […] E kishte futur dorën në një ulluk të kalbur në kulmin e verës dhe dora bashkë me krahun ishin djegur nga flaka e shenjtë e drejtësisë që ia kishte shkatërruar mendimet e vetëdijshme, duke e vjetruar dhe nxjerrë jashtë mode konceptin e sjelljes civile. Read the rest of this entry »

Sphynx

01/01/2014 by

Sphynx C 23sht 13

Nga: Igli Marjon

Regjisorë “Beat”…

01/01/2014 by

5559487913_b1ac3be825_z

Nga: Lediona Kasapi

Autorët e “beat generatin”, të njohur gjerësisht për stilin e tyre unik jo vetëm në të shkruar, por edhe në të jetuar, kanë inspiruar shumë krijues të mëvonshëm. Shthurje, halucinogjene dhe dije. Tre gjëra që rrallë herë qëndrojnë bashkë  në të njëjtën “bashkësi”. Read the rest of this entry »

Feniks

01/01/2014 by

20-30 shtator (1)

Nga: Igli Marjon

Kënga e dashurisë e J. Alfred Prufrock

01/01/2014 by

(prej T.S. Eliot).
Përktheu Kozi Nasi.

Ikim, at’her’ ti dhe unë,
kur mbrëmja t’shtrihet për qielli
si pacient gati për operim mbi tavolinë;
Ikim, atyre rrugëve gjysmë të shkreta,
caqeve që flasin me vehte netëve të parehat’ta
në hotele një-natëshe krejt t’lira; Read the rest of this entry »

Rrugët e përhimta të mëngjesit

01/01/2014 by

Nga: Dorian Isai

Përballë teje ndodhet një pellg i kthjellët e i paster si pritja e syrit të virgjereshës së dashuruar dhe bri tij fle një pemëz e brishtë, e rrëzuar prej fëmijërisë që nga agime të hershme, që nga koha kur heronjte kishin gjak të kuq dhe rrënjët e saj thithnin jetën e ciklopëve të mitollogjisë. Read the rest of this entry »

Ku je ti, dritë, është mëngjesi

01/01/2014 by

Nga: Cesare Pavese
Përktheu: Renato Kalemi

Mëngjeset zvarriteshin të kthjellët

e të zbrazët. Kështu çeleshin

dikur sytë e tu. Mëngjesi

shkiste ngadalë, si një vorbull

e palëvizshme drite. Heshtte. Read the rest of this entry »

Panoramë D. Në një ditë gushti

01/01/2014 by

nga Loer Kume

Ditë e bardhë e mugët. Dielli aty i fshehur nëpër tylin e reve të gushtit si çohë e bardhë e palarë pluhuri, saboton freskinë e lehtë të mëngjesit. Plazhet me çadra hapur e mbyllur si zogj të shpuplosur.
Vapa e tmerrshme endet bashkë me erën nëpër D. Sikur më ndjek nga pas si qen i tërbuar. Në kërkim të librave nëpër bukiniste andej këtej. Djersa mbulon sytë, gjaku më rrjedh nga hundët, mestruacionet e trurit. 1 me 0 për vapën. Më nxorri gjak nga hundët.
Read the rest of this entry »

Skica e jugut

01/01/2014 by

“Land Meets Sea,”, David Beale.

Nga: Loer Kume

Mëngjesi i erës, erës së marrë marrë shkund fieret e shelgjet. E të zhvesh krejtësisht në një lakuriqësi të ndjerë e ngre dallgë të bardha mbi sipërfaqen e blusë së thellë.
Menjëherë si me urdhër era zhduket, dallgët zhduken në një pezulli të shkëlqyer e lëmuar argjendi. Read the rest of this entry »

Poezi per gjëra që nuk janë

01/01/2014 by

Nga: Shqiptar Oseku

Jetojmë ne apartamentin qe s’e blemë kurrë.
Pasdite luajmë me vogëlushen
te cilën nuk e bëme:
ajo i ka kaçurrelat tua
e rritet me shume gjuhe. Read the rest of this entry »