Archive for October, 2013

Nudo

24/10/2013

IMG_0001

Nga: Igli Marjon

Rrugë e gjatë për në civilizim

14/10/2013

Nga: Dorian Isai

Qyteti im i fëmijërisë  dhe adoleshences së hershme gjëndet në grykë të disa kodrave kokërrjepura.Ta shohësh nga lart besoj se jep përshtypjen e një kocke që i ka ngelur në grykë një qeni me nofullat e shqyera nga sforcimi për ta shkërrmoqur atë dhe ky mundim e ka (more…)

Fragment nga Këmbana e qelqtë ( The Bell Jar )

04/10/2013

   belljar

Nga: Sylvia Plath

Përktheu: Dorina Bebja

                                                                                                                 Një

Ishte  një verë e zjarrtë, marramendëse; vera në të cilën Rosenbergët u ekzekutuan në karrige elektrike, e unë nuk dija se çfarë bëja në Nju Jork. Ndihem krejt budallaqe përballë një ekzekutimi. Ideja e të qënit e dënuar në karrige elektrike më sëmur, dhe kjo ishte gjithçka që mund të lexoje nëpër gazeta—titujt e zymte të artikujve më përndiqnin në çdo cep rruge, edhe në gojet qe kundermonin era kikirik te mykur ne metro. Nuk kishte të bënte aspak  me mua, por nuk mund të mos pyesja veten se si do ishte të digjeshe i gjallë, nerv më nerv. (more…)