Shënime tetori

by

12112303_10153719471229421_1734156057939602288_n

Mbi tre breza Cohen, Brad Mehldau, Naim bej Frashërin dhe panairin e Frankfurtit.

Nga majtas djathtas Leonard Cohen, djali i tij Adam Cohen e nipi fëmija Cohen që kush e di se si quhet. Të dytin, këngëtar fantastik mbytur nga hija e të jatit mund ta dëgjoni këtu në një nga këngët që më pëlqejnë më shumë, të paktën intro e zhvillimi fillestar. Me kë ju ngjan?

Përsëri muzikë. Para pak ditësh, duke lëvizur kanalet e radios pa asnjë synim, gjej një piano jazz që më duket gati e magjishme. Zbuloj që është një pianist jazz që quhet Brad Mehldau. Ka një tingull e një prekje delikate në piano që nuk kisha hasur kurrë më parë, duket sikur po ecën mbi gjethe të vyshkura në fillim vjeshte dhe çdo hap krijon një tingull që, në një farë mënyre të pashpjegueshme është unik e perfekt. Këtu mund të dëgjoni një album të Brad Mehldau Trio ( që janë, përveç tij, Larry Grenadier në bass dhe Jeff Ballard – bateri) që quhet Where do you start i vitit 2012. Mua po më pëlqen shumë.

Letërsi

Ka ca shqiptarë të cilët i njohim të tërë dhe i kemi shok apo i kemi pasur deri në momentin kur na kanë parë seriozisht në sy dhe me krenari e bindje të plotë kanë thënë diçka të tipit “Shiko se edhe Napolon Bonaparti ishte shqiptar ë?”, apo “Shiko se Hitleri i çmonte shumë shqiptarët”.

Megjithëse shkenca ecën përditë me hapa të sigurt, akoma nuk ka arritur ta shpjegojë këtë fenomen. (Ju, që gjer në hënë kini shkuar, si vallë s’depërtoni dot deri në gjoksin tim?, pyet poeti). Unë, me këtë timen, kam menduar gjithmonë që janë pasoja të propagandës kombëtare që kemi pësuar gjatë pushtetit popollur. Pastaj, si rastërisht e si duke shfletur veprat e poetit tonë kombëtar, Naim bej Frashërit, hasa një poezi që quhet “Parajsa” (që, me sa kuptohet nga poezia, është Shqipëria) që nuk e kisha lexuar më para. Shikoni se çfarë shkruan Naim beu.

Aleksandr’i Math i ndjerë
Dhe shumë shokë të tjerë,
Q’ishinë me të të parë,
Qenë gjithë shqipëtarë.

Dhe, kuptohet, i kemi pasur vetëm ne,
Gjithë ç’qenë të mbëdhenjtë,
S’qen’ as grekrë as bullgarë,
Ishin burra shqipëtarë

Por jo vetëm,

Kostandin’i Math, q’i thonë,
Dh’ajy ish nga fara jonë.
Gjithë njerëzit e mbarë,
Thua, qenë shqipëtarë.

Shqipëria paska qenë vërtet parajsë, pa përtacë fare

Moskamja dhe varfëria
E të tjera të këqija?
Kurrë në Shqipëri s’ishin,
Mase dhe emërë s’kishin.
S’kish as kurva as kurvarë,
as të liq kish as kusarë,
Gjithëkush vetë punonte,
E njeri nukë përtonte;

Ne, vazhdon, kemi ndërtuar Greqinë, dhe këtu edhe mund të diskutohet se për çfarë luftonte Suli, po sidoqoftë një farë bazë historike e ka,

E kush e bëri Morenë?
Gjithë shqipëtarë qenë.
S’ish shqipëtar Marko Suli?
Xhavella e Miauli?
Bubulina e Kanari?
Shqipëtar bir shqipëtari.
Me armët të Shqipërisë
Iu hoth themeli Greqisë,

por, e kjo vështirë të diskutohet, paskemi nxjerrë në dritë edhe Italinë,

Gjithë njerëzit e dinë
Kush e bashkoi Italinë.
Cilët për vdekj’ e për kokë
Garibaldi kishte shokë?
Shqipëtar ishin të tërë,
Ata punë kanë bërë.

Po si ka mundësi që ne, që kemi nxjerrë në dritë Evropën, nuk kemi çliruar dot Shqipërinë? Edhe për këtë, me sa duket, Naim beu ka një përgjigje:

Shqipëtari ish i mirë,
Dhe kish emër të pavdirë.
Shqipëria shum’ e vlerë
Ish e madh’ e gjat’ e gjerë,
Se ahere s’ishin shqehtë,
As maxharëtë, as vllehtë,
Ishin gjithë shqipëtarë
Në atë kohët të parë,

Nuk e di nëse edhe ky është faji i shqehëve (kush janë shqehët njëherë, e di njeri?), i magjarëve apo i vllehve, por me sa na lajmëron ky shkrim nga Behar Gjoka , edhe këtë vit Shqipërisë nuk i gjendej gjurma te Panairi i Franfurtit, që është panairi letrar më i rëndësishëm në Evropë, asgjë më shumë. Dhe, gjëja më e veçantë, është fakti që marrin pjesë, më së shumti, botues, agjent letrarë dhe shpërndarës së librit. Është, me pak fjalë, vitrina me e denjë për të lajmëruar botën mbi çfarë po shkruhet në Shqipëri dhe për të kërkuar botues të huaj të interesuar për të përkthyer. Tani, dy janë mundësitë: ose vazhdojmë e themi që fuqitë e mëdha, natyrisht të paguara nga agjentët grekoserb nuk na e duan të mirën ndaj nuk e shikojnë fare letërsinë shqiptare, ose mund të themi që ne e vetëm ne nuk jemi të aftë që të përcjellim letërsinë tonë te të huajt. Zgjidhni e merrni. E mirë u dëgjofshim andej nga Nëntori.
Advertisements

Tags: , , , , ,

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s


%d bloggers like this: