Posts Tagged ‘Muzikë’

Për cfarë mendoni se flet kjo këngë: Enola Gay

14/12/2012

Enola gay, you should have stayed at home yesterday
Aha words can’t describe the feeling and the way you lied (more…)

Matanë Malit.

29/11/2012

Nga Alfred Bushi

Elina Duni Quartet : “Matanë Malit”

Elina Duni: këndim Colin Vallon: piano Patrice Moret: kontrabas Norbert Pfammatter: bateri

“Kur bëj muzikë mendoj për ato çastet e të kaluarës dhe brënda meje lind një vizion. Një qytet, një vajzë larg nga kujtesa, një plak pa emër takuar në një vënd që nuk mbaj mend”

Louis Armstrong

Jemi në fillim të shekullit XXI, “St. James infirmary blues” dhe versioni amerikan I saj “The unfortunate rake” duket sikur (more…)

Qelbanix – Infinit Relativ (2011)

17/10/2012

Albani njëherë më ka thënë që përdor këtë kriter për të vlerësuar një album shqiptar : pyet veten nëse po i pëlqen vetëm sepse është shqiptar, apo do i pëlqente sidoqoftë sepse është muzikë e mirë. Nuk është dallim i vogël, e mendoj që  “Infinit Relativ”, albumi i Qelbanix futet te kategoria e dyte. Shkruar e regjistruar mes 2004 e 2008, ky album ka qëndruar tre vjet nëpër rafte e ka dalë vetëm në 2011.  (more…)

Projekti, Mardit Leki dhe Orkestra e Titanik-ut

11/05/2012

nga Darien Levani

Shpesh herë pyes miqtë e mi që në ndonjë farë mënyre merren me krijimin : sikur ta dije që mbas një muaji bota do përfundonte, a do vazhdoje më të shkruaje/këndoje/kompozoje/xhiroje? Që të gjithë me përgjigjen “ Po” dhe, edhe pse ata nuk e dinë, në fakt po me gënjejnë.  (more…)

Richey Edwards

17/04/2012

Richey Edwards, 22 dhjetor 1967 - 1 shkurt 1995 (?)

Duke ridëgjuar Generation Terrorists.

Richey Edwards ka qënë një muzikant britanik, kitarist dhe poet i Manic Street Preachers. Një farë Cobain britanik.
Në një intervistë tashmë legjendare me New Musical Express, mbasi gazetari shprehu dyshime mbi vërtetësinë e Maniacs, Ritichie nxorri një brisk dhe shkruajti në krah 4 Real për te provuar se sa e se si e ndjente muzikën.

(more…)

Festivale ballkanikë, sehiri shqiptar

14/06/2011

nga Darien Levani

Nuk para e kritikoj vendin tim. Pak sepse besoj se kritika shpesh herë është e kotë dhe, sado që mund të ketë që më të mira, zakonisht arrin vetëm efektin e kundërt. Përçan partizanë, rrit dozën e helmit në qarkullim, bën që njerëzit të ngrenë zërin e të humbasin arsyen deri kur përfundojnë në atë pikë në të cilën nuk kuptohet më asgje. S’më pëlqen të bëj këto gjëra, ndaj mundohem gjithmonë që ta kuptoj, e nëse arrij ta kuptoj pastaj e përshkruaj, duku u mundur për të gjetur gjera pozitive edhe kur – siç ndodh shpesh – këto janë të fshehura e lëngojnë në pritje të agonisë. (more…)

Down Rock Prill

22/04/2011

A Classic Education

  1. Cracker Wrist (Bardo Pond)
  2. San Pedro (Mogwai)
  3. Chelsea Nights (Lawrence & Leigh)
  4. Lovers Lane (Hunx & His Punx)
  5. Breadcrumb Trail (Buried Beds)
  6. I Am The Assassin (Dag for Dag)
  7. The Gaudy Side of Town (Gayngs)
  8. Out of Love (David Myles)
  9. Victory Walker 2am (Still Flyin’)
  10. Coming To Get You! (Electra)
  11. Apollo (Stockholm Syndrome)
  12. Wolfboy (Blair)
  13. Helplessness Blues (Fleet Foxes)
  14. Barton Hollow (The Civil Wars)
  15. Cayman Islands (Bart Davenport)
  16. Rainbow (Emilie Simon)
  17. Careful What You Say (Class Actress)
  18. Dog Years (Luke Rathborne)
  19. I Lost Time (A Classic Education)
  20. The Ship Song (live) (Amanda Palmer )

Nga Il Mucchio Selvaggio

Shkarko

16/03/2011

Mogwai

  1. Cracker Wrist (Bardo Pond)
  2. San Pedro (Mogwai)
  3. Chelsea Nights (Lawrence & Leigh)
  4. Lovers Lane (Hunx & His Punx)
  5. Breadcrumb Trail (Buried Beds)
  6. I Am The Assassin (Dag for Dag)
  7. The Gaudy Side of Town (Gayngs)
  8. Out of Love (David Myles)
  9. Victory Walker 2am (Still Flyin’)
  10. Coming To Get You! (Electra)
  11. Apollo (Stockholm Syndrome)
  12. Wolfboy (Blair)
  13. Helplessness Blues (Fleet Foxes)
  14. Barton Hollow (The Civil Wars)
  15. Cayman Islands (Bart Davenport)
  16. Rainbow (Emilie Simon)
  17. Careful What You Say (Class Actress)
  18. Dog Years (Luke Rathborne)
  19. I Lost Time (A Classic Education)
  20. The Ship Song (live) (Amanda Palmer)

Grupet më të rëndësishem…?

16/01/2011

nga Xixëllonja

Vleresimi i muzikes varet nga bagazhi i gjithsecilit, dy njerez qe kane njohje pak a shume te ngjashme kane tendence te kene dhe opinione te ngjashme. Nje njeri qe degjon pak do kete opinione te ndryshme me nje qe degjon me shume, dhe pse sasia nuk eshte gjithmone vendimtare, por mjafton qe te degjojne dhe lloje te ndryshme. Pra pelqimi varet nga njohja e secilit, jo vetem nga muzika qe ne vetvete nuk eshte gje tjeter vec stimulimi nepermjet dridhjeve te qarqeve cerebrale. Sa me shume njohje kemi aq me shume mundesi ka te kemi nje opinion te pavarur dhe anasjelltas te varur e influencuar nga publiciteti i shtepive diskografike. Gjene me te rendesishme ne historine e muzikes per mua e ka luajtur shkrija midis konvencionales e risise. Ok cdo gje eshte konvencionale me dicka qe ka ekzistuar me pare, dhe jo cdo gje e re mund te perbeje nje risi por kur keto dy gjera shkrihen bashke ndodh dicka shkaterruese, dicka e papare, lind nje forme e re shprehese qe materializohet ne gjuhe komunikimi. Ky them eshte revolucioni ne muzike. (more…)

Dy tre gjëra për muzikën shqiptare

21/12/2010

Meqë mi kërkuan miqtë e Peshkut për fundvitin/fund dekadën, mund ti gjeni këtu

Shihemi… ( ose, Ja pse e meritoni Ardit Gjebrea-n )

06/12/2010

Percjellim shume thjesht nje leter te 00 Gentit. Me keqardhjen qe rreshket midis gishtave si tym i piste, e me urimet  per pune te mbare, e pa asnje censure kundrejt ideve seksual slavery fetish te Gentit.

nga 00 Genti

Pershendetje ti qe po lexon dhe ti qe do e lexosh kur ta sygjerojne ky qe po e lexon…

Kam shume kohe qe skam shkru diqka e mbase ska pase asigjo per t’shkrujt e gjithshka ka qene e qarte ne linqet e eventet qe kam organizu ose kam qene i ftum te luaj. Eshte ora 2.38 (GBT) e Diele dt 5 Dhjetor e kjo nuk esht nje letra ime e vetevrasjes po thjesht nje rrefim pse kam vendose te mbyll cdo aktivet ne Shqiperi me 00Gentin.

Jane fiks 5 vjet nga koha qe pata shkrujt Genti Ecen Vete dhe qe atehere nje album (Arti Magjik i Dores se Djathte) nje permbledhje me 4 kenge akustike (Songs About Fucking) si dhe krijimi i Fuck The Bass se fundmi kane vijuar me pas. Gjithashtu ne te njeten kohe Orchid Trip si dhe K’tu Ka Art kane qene diqka qe kam sjelle ne ate skene ne Shqiperi aq te vogel e te brishte Rroku qe te thush fjalen egziston duhet me genjy pak…

(more…)

Nga “ La Bamba” te “Blitzkrieg Bop” sipas Lester Bangs

23/03/2010

Lester Bangs

Po lexoja L.Bangs, një kritik muzikor amerikan dhe më bëri përshtypje diçka që thotë mbi punk rock. Meqë është e shkurtër, ja çfarë thotë…

(more…)

1 vit

09/03/2010

Tirana Calling, viti 1

When we were young, and your heart, was an opened book, we used to say, Live and let live…
Sot i bie të jetë data 9 mars, që do të thotë se është mbushur tashme një vit nga 9 mars tjetër 2009.
Në 9 mars 1845 Amerika pushton Meksiken.
Në 9 mars 1916 gjeneral Pancho Villa udhëheq 1500 trupa drejt Columbos.
Në 9 mars 1987 një grup irlandez nxjerrin në shitje The Joshua Tree.
Midis këtyre gjërave kaq të rëndësishme, ka ndodh dhe diçka më pak e rëndësishme. Që ka dalë në linjë Tirana Calling.

Ndoshta ndokush e di, por shumë shkurt, T.C  është një blog/vendtakim/sit internet ku shkruhet . Kaq. Më së shumti mbi muzikë, kinema, letërsi. E deri këtu asgjë e veçantë, bota është plot më gjerë të tilla. Ndryshimi i vetëm është që këtu shumica e njerëzve e dinë se për çfarë shkruajnë, askush nuk është çupa çups nga ata që kanë vështirësi më përdor tastierën por japin mendimet mbi gjëra për të cilat zakonisht informohen te wikipedia.

(more…)

Mbi muzikën – përsëri, (mbi mitizime, keqkuptime, gabime, (shkruajtur pa lidhje logjike))

08/03/2010

L.Z

Mbi muzikën  – përsëri (1)
It’s only rock’n’roll but I like it.
________________________________________
Si reagim kunder kësaj

Patëm folur pak për mediokritetin që na ka pushtuar këto…le të themi këto 120 vitet e fundit edhe, më në veçanti për habinë ( time ) mbi faktin që nuk po na dëgjojnë veshët akoma një album a një skenë të denjë për këtë emër. Jo në kuptimin e muzikë, e as për tekste, një album superior s’është e thënë të jetë perfekt. Një album perfekt është ai që hap një rruge të re në muzikë e arrin të krijoje një rryme që ndiqet. Shembujt që sillen zakonisht janë ata më banalet, Velvet Undergroung&Nico, Highway 61, Nevermind, Storia di un impiegato, Starsailor apo një album i rastësishëm i Beatles, London Calling, Mc 5, Never mind the bollocks… S’po flasim për albume të mire, këtu, secili nga këta albume ndoshta është i tille, por jo perfekt ashtu si është bje fjala Grace, Born to run apo Songs of Leonard Cohen. Fuqia e këtyre albumeve është fakti që kanë krijuar rryme. Kushdo që i ka dëgjuar ka krijuar një band.
(more…)

00 Genti te Tirana Rock Kafe

23/01/2010

nga Aira

Data eshte 7 janar , bredhi i vitit te ri buzeqesh akoma mes nesh edhe për ca dite para se te perfundoje ne ndonjë furre a cep rruge, edhe pse asnje s’po ja var. Takoj Gentin dhe fillimi nuk është shume i mbare :  i eshte ngjirur zeri djalit te shkrete, gripi nuk humbet asnjë rast për tu bere protagonist, edhe ne mbrëmje kaq modeste si kjo e jona.

(more…)

Arti magjik i dorës së djathtë

11/12/2009

nga Darien Levani

Pyetja e vjetër ishte pak a shumë e tillë : kush do i japi zë brezit tonë?

Në gati njëzet vjet pyetja nuk ka ndryshuar akoma. Kemi gjithmonë nevojë për shkrimtarë, artistë, këngëtarë që të na e ilustrojnë botën në të cilën jetojmë. Sot, sepse çdo gjë që po ndodh po ndodh tani.

(more…)

I love tallava

20/11/2009

nga Ba Bài

I will gonna give you up
I will gonna let you down
I am gonna make you cry
And hurt you.
– Dashuria tallava

I. Në ditët e sotme, lagjja «Tirana e Re» mund të krenohet me fare pak gjëra. Por ama faktin se njëherë e një kohë kjo ka qenë lagjja ku ka banuar vajza e bukur me emrin Marsida*, këtë nuk e mohon askush! Vajzës në fjalë i kanë kënduar me afsh dhe pasion këngëtarët më të mirë të traditës sonë. Madje mes adhuruesve të kësaj muzike vazhdon një debat i ashpër, që nuk është mbyllur akoma: kush i ka kënduar më bukur Marsidës, Sami Kallmi apo Andi Shkoza. Kënga flet për dashurinë me në sfond një plagë të rëndë shoqërore — mungesën e energjisë elektrike. Megjithatë, mungesa e dritave duket se nuk i ka prishur punë romeos në fjalë, përkundrazi! Ai e ka takuar Marsidën poshtë ke shkalla e pallatit pa teklif, pa u parë nga të tjerët. Po ta vini ‘re gjatë interpretimit të tij, Sami Kallmi ia merr disa akordeve «rokoko», të cilat do t’ia kishin zili edhe aktorët e Bollywoodit. Ndërsa versioni i Andi Shkozës ka një tendencë disi më reggaeton, vjen më i freskët dhe më modern. Kënga «Marsida» i dedikohet veçanërisht durrsakëve dhe Shkozetit. Në Youtube, hiti prezantohet si vijon: Kjo këngë për të gjithë ju që e kërkonit dhe nuk e gjenit në versionin origjinal. E pra ja tek është, por me video tjetër. Besoj se do ju pëlqejë.

(more…)

Të gjithë e dinë

16/11/2009

Leonard Cohen

Të gjithë e dinë që zaret janë hedhur me hile.
Të gjithë (për fat) ecin me gishta të kryqëzuar.
Të gjithë e dinë se bijtë më të mirë u shuan.
Të gjithë e dinë që lufta ka mbaruar.
Të gjithë e dinë se ndeshja përfundoi:
I varfri mbetet i varfër, i pasuri shton pasurinë.
Ky është një fakt, të gjithë e dinë.

(more…)

Down Rock Tetor

26/10/2009

  1. Buzzer (Dar Williams)
  2. Keep the Lights On (Wave Machines)
  3. Cascade (Deluka)
  4. Carry Me (Malcolm Middleton)
  5. Little Sad Eyes (Magnolia Electric Co.)
  6. The One With the Votes (My Were They)
  7. The End Is Near (Fiery Furnaces)
  8. Reflection of the Television (Twilight Sad)
  9. The Darkest Horse (T.H. White)
  10. Cable Tv (Fol Chen)
  11. Tonight’s Today (Jack Penate)
  12. You Won (The Legends)
  13. Ancestors (Throw Me the Statue)
  14. Hubris (Quixote)
  15. Two-Headed Coin (Obits)
  16. Pyramids (Inner Banks)
  17. Three Sisters (Veils)
  18. Heading For Nowhere (Jets Overhead)
  19. In the Dreamlife You Need a Rubber Soul (The Clean)
  20. Why Don’t You Say Yes? (Heather Greene)

Aty kishte art (?)

26/08/2009

K’tu ka art nr. 10 mbyllet për këtë vit në një bar të vogël quajtur Mojo, pranë ambasades amerikane, fshehur mire në mes baresh të tjera, ashtu si dinë ti fshehin vetëm në Tiranë.

(more…)