Fragment nga RREZATIMI (The Shining)

by

Nga: Stephen King

Përktheu: Renato Kalemi

Iu bë sikur kishte futur qëllimisht dorën në Folenë e Madhe të Grerëzave të Jetës. […] E kishte futur dorën në një ulluk të kalbur në kulmin e verës dhe dora bashkë me krahun ishin djegur nga flaka e shenjtë e drejtësisë që ia kishte shkatërruar mendimet e vetëdijshme, duke e vjetruar dhe nxjerrë jashtë mode konceptin e sjelljes civile. A mund të presësh që dikush të sillet si një qenie e arsyeshme njerëzore kur dorën ia shpojnë dhjetëra gjilpëra të nxehta, të mallkuara? A mund të presësh të jetosh mes njerëzve të tu më të afërt e më të dashur kur reja e zezë e xhindosur shpërthen nga vrima në strukturën e gjërave (nga struktura që dukej aq e pafajshme) dhe të godet si shigjetë? A mund të jesh përgjegjës për veprimet e tua, ndërsa vrapon si i çmendur mbi një çati të pjerrët në më shumë se njëzet metra lartësi, pa e ditur se ku do të shkosh, pa u kujtuar se këmbët, që i ka zënë paniku, mund të të shtyjnë të bësh një lëvizje të papritur dhe të të hedhin përtej ullukut të ndërtesës për të gjetur vdekjen mbi çimento, njëzet metra më poshtë? […] Kur fut qëllimisht dorën në folenë e grerëzave, nuk është se ke bërë marrëveshje me djallin për të hequr dorë nga uni yt i civilizuar, bashkë me takëmet e dashurisë, respektit dhe nderit. Ndodh dhe kaq. Në mënyrë pasive, pa pasur mundësi të thuash fjalën tënde, ti vdes së qeni një krijesë e arsyes dhe shndërrohesh në një krijesë me nerva të roitura. Për pesë sekonda, shndërrohesh nga një burrë i shkolluar në një majmun që ulërin.

Advertisements

Tags: , , , , , , , ,

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s


%d bloggers like this: