Posts Tagged ‘Urim Nerguti’

HOUELLEBECQ : « KAM NDARE JETEN ME QENIN TIM »

09/12/2011


marrë nga Le Figaro, 23 nëntor 2011

Përkthyer nga frëngjishtja : Urim Nerguti

LE FIGARO : Ju njiheni si dikush i ftohtë. Përse keni zgjedhur t’i bashkoheni kësaj jurie letrare* ?

Michel Houellebecq : (mendohet pak) Sepse vërtet i dua kafshët. Dhe se më pëlqente të lexoja libra mbi to. S’do të më kishte vajtur në mendje më parë. (more…)

Intervistë me përkthyesin Urim Nerguti

16/11/2011

nga Drita Klosi, Klosi News

Klosi News:  Ju njiheni si përkthyes Nobelistësh, Fjalimesh, Filozofi, Kryevepra, pse pikërisht ato?

NERGUTI: Nuk jam shumë i sigurtë se njihem por sidoqoftë, përpiqem të bëj punën time sa më mirë. Eshtë e vërtetë se kam përkthyer nobelistë, ndër ta Beckett (Trilogjinë e tij Molloy, Malone vdes, dhe E Paemërtueshmja) dhe Camus (Rënia). Në fakt, pas thatësirës së skajshme të periudhës së diktaturës, ishte mëse e kuptueshme që lexuesit të kishin etje për të lexuar pikërisht ata autorë që regjimi ua kishte ndaluar. Ndërkohë që ne e dinim veten si lulja e planetit, u pa që letërsia botërore kishte ecur ndërkohë dhe nuk ishte ndalur të priste çmenduritë tona. Kontakti me këtë letërsi ka qenë nëpërmjet gjuhës franceze që rrethanat e sollën që ta bëj timen. Ju më pyesni përse filozofia ? Eh mirë, sepse kjo lëndë ka qenë përçudnuar aq shumë nga regjimi komunist, sa nuk të merrte malli t’ia hidhje sytë. Mirëpo, qysh në qasjen e parë që i kam bërë kësaj filozofie – dhe me njëfarë ndrojtje, kuptohet – kam vënë re se filozofët europianë s’kishin asnjë lidhje me ç’na ishte përrallisur me kohë. Dhe se kishin një gjuhë më tepër të kuptueshme se ç’na e kishin bërë “profesorët”. Kjo befasi e këndshme pra, se edhe unë mund të merrkam vesh se ç’bëhet në këto vise, ka bërë që të futem në përkthime filozofike. (more…)

Hija mbi faqe

01/10/2011


nga Jean Giraudoux (1882-1944)

përkthyer nga origjinali (frengjisht) Urim Nerguti

Nga anija që po e shpinte në Islandë, Niels Jacobsen kërkoi më kot Maria Bormann, të fejuarën, në grupin e prindërve dhe miqve të mbledhur në skelë. E megjithatë, ai kishte ardhur vetëm për të. Kishte hequr dorë së udhëtuari më gjatë nëpër Europë sepse, para gjashtë muajsh, pasi ajo e kishte mësuar për çdo javë me letrën më të dashur dhe të përkushtuar, befas kishte pushuar së shkruari. Familja e saj iu kishte bërë bisht pyetjeve të tij të dëshpëruara, dhe ai dinte thjesht se ajo s’kishte vdekur, sepse s’ia kishte gjetur emrin në listën e vdekjeve të shpallura në gazetën e Reykjavikut. Ai mendoi të mos zbarkonte në këtë vend, ku mbase do ta takonte në krahët e një tjetri. Por këmbanat e kullave të drunjta tashmë ushtonin, shkëmbinjtë e bregut lëmoheshin nën një dritë të butë, qentë e shtëpive lehnin, dhe ai s’pati zemër t’i ikte atdheut të gjorë i cili, për ta pritur, ishte veshur si për të diel. (more…)

Dhjetë këshilla për një shkrimtar të së nesërmes

12/09/2011

nga Stéphane Zagdanski

Përkthyer nga origjinali (frëngjisht)
Urim Nerguti

1. Jeni 20 vjeç dhe digjeni nga dëshira të jeni shkrimtar ? Këshilla e parë : harrojeni. Ky pasion është pa të ardhme në një botë të motivuar nga urrejtja amnezike ndaj kohës së humbur. Bëhuni më tepër web-designer, disc-jockey, kambist, polic (me një të ardhme të madhe), rapist, rockist, aktor, pirat informatike, trafikant… (more…)

Vetmi

30/06/2011


përkthyer nga Urim Nerguti
Edna po ecte në rrugë me çantën e ushqimeve kur e parakaloi automobilin. Mbi derën e këtij të fundit, kishte një tabelë :

KERKOJ NJE GRUA.

U ndal. Mbi qelq, kishte një copë të madhe kartoni, me një tekst të ngjitur përsipër. Një tekst të shtypur me makinë shkrimi. Nga cepi i trotuarit ku ishte, Edna s’arrinte ta lexonte. Mund të shihte vetëm titullin në krye :

KERKOJ NJE GRUA.

Ishte një makinë e re dhe luksoze. Edna eci përpara mbi bar për të lexuar tekstin e shtypur :

Burrë, 49 vjeç. I ndarë. Kërkoj të takoj një grua, për t’u martuar. Duhet të jetë ndërmjet 35 dhe 44 vjeçe. Më pëlqen televizioni dhe kinematografia. Gastronom. Jam llogaritar me kohë të plotë. Llogari bankare të kënaqshme. Më pëlqejnë femrat e mbushura. (more…)

BIRRE, POETE dhe LLOGJE

27/06/2011

nga Charles Bukowski

përkthyer nga Urim Nerguti

Eh çfarë nate ! Willie kishte fjetur natën e kaluar në fushat në të dalë të Bakersfield. Dutchi kishte ardhur me një shok. Isha dëng me birrë. Po përgatisja sandviçe. Dutchi llomotiste për letërsi dhe poezi ; isha munduar ta largoja por, prapë, i fuste që i fuste hundët. Dutchi mban një librari andej nga Pasadena, nga Glendale apo ku e di unë. Kemi folur për rrëmujat. Më kanë pyetur ç’mendoja për to dhe iu kam thënë të dalë ç’të dalë, përgjigjet do të vinin vetë. Të dish të presësh, ishte mirë. Willie më ka marrë një cigare, e ka shkoqur mbështjellsen dhe e ka ndezur. (more…)

KUR SKA ME IDE

06/06/2011

 

nga Alphonse Allais, përkthyer nga origjinali (frëngjisht)
Urim Nerguti

I

Ai e hasi një ditë në rrugë, dhe e ndoqi deri në shtëpi. Nga larg dhe respektueshëm.

Megjithatë, s’ishte as i ndrojtur e as i ngathtë, por kjo gruaja e re i dukej aq e virtytshme, aq e ndershme, sa do të kishte bërë ndonjë krim që ta shqetësonte, qoftë dhe në sipërfaqe, këtë qetësi kaq të bukur ! (more…)

Të dallosh veprën, të vërtetën, atë që të rrit vetëdijen

02/05/2011

Le Monde des Livres, 21 prill 2011

Nga Daniel Mendelsohn

Përkthyer nga origjinali (frëngjisht) : Urim Nerguti

Kur flitet për krizë, në Athinë, kjo nuk bëhet detyrimisht në një kontekst ekonomik. Për një Grek të sotëm, të thuash për dikë se ai “ka krizë”, do të thotë t’i njohësh atij një aftësi të madhe për të shquar. Zgjuarsinë e nevojshme për të kuptuar ç’po (i) ndodh. Për të shquar thelbësoren nga anësorja. (more…)

Një mbrëmje

21/03/2011

” Love is our identity “, Nouran

nga Françoise Sagan
rktheu në shqip  Urim Nerguti

« Ca gjëra harrohen vetëm duke u marrë me gjëra të tjera », tha ajo me zë të lartë ; dhe e ndali ecjen nëpër dhomë me një të qeshur të vogël. Kishte tre mundësi : t’i telefononte Simonit dhe të dilte me të, të merrte tre hapa gjumi dhe të flinte deri të nesërmen (por kjo zgjidhje e neveriste si një shtyrje afati e kotë), ose të lexonte një libër. (more…)

Dy vjet më vonë

09/03/2011

nga Francesco Guccini

La verità

La voce triste del silenzio abbraccia gli angoli del tempo,
si è fatto giorno, ed è già sera e dove è andata primavera?
I camions corrono lontani, mi tengon fermo le tue mani.
Le fughe sono ormai finite sulle autostrade ormai ingiallite,
risate a vuoto si sono spente sui visi noti della gente.
Le frasi storiche son dette, le mani nobili son strette,
la mia canzone è morta già, qualcuno forse ascolterà
cercando assieme a me la verità… (more…)

Populli s’duhet shikuar fare

19/01/2011

Nga  Urim Nerguti, përkthyes

Ky artikull ishte menduar të botohej në po atë gazetë ku është shfaqur artikulli i Klosit, por s’ka qenë e mundur.


Në një artikull të botuar në gazetën Shekulli të datës 6 janar 2011, përkthyesi Ardian Klosi ndërmerr të hulumtojë disi në të fshehtat e përkthimit dhe letërsisë. Është gjithmonë e këndshme të lexosh shkrime të tilla ku çështja më e rrahur është ajo e letërsisë dhe e marrëdhënies së saj me lexuesin. Në një vend ku botimi, qarkullimi, shitja dhe leximi i librave janë pothuaj kryeqytetas, është një befasi e këndshme që një lexues provincial të lexojë atje në skutën e vet se çfarë ngjet në kryeqytetin e letrave. (more…)

Fjalimi i shkrimtarit nobelist Mario Vargas Llosa

10/01/2011

Përkthyer dhe përgatitur nga Urim Nerguti

Siç është traditë tashmë, më 7 dhjetor, në orën 17.30 me orën e Stockholmit, mbahet fjalimi i shkrimtarit nobelist. Këtë vit, radhën e kishte shkrimtari peruan Mario Vargas Llosa. Fjalimi zgjat në përgjithësi rreth 45-50 minuta dhe është i ndërtuar sipas dëshirës sovrane të shkrimtarit. (more…)

Pse shkruan Orhan Pamuk

05/01/2011

Nga Orhan Pamuk

Përktheu Urim Nerguti

“Siç e dini dhe ju, pyetja që iu shtrohet më shpesh shkrimtarëve është : « Përse shkruani ju ? » Unë shkruaj sepse kam dëshirë të shkruaj. Shkruaj sepse nuk mund të bëj si të tjerët një punë normale. Shkruaj që libra si të mijtë të jenë të shkruar dhe që t’i lexoj. (more…)

Mëndimtari

27/12/2010
 
nga Boris Vian
rktheu në shqip  Urim Nerguti

 

I

Ditën e njëmbëdhjetë pranverave, djali i vogël Urodonal Carrier pa befas ekzistencën e Zotit: në fakt, Hyjnia i zbuloi papritur gjendjen e tij prej mendimtari dhe po të kemi parasysh se deri në atë pikë, ai ishte shquar si idiot në gjithçka, e kemi të vështirë të besojmë se Perëndia nuk kishte gisht në këtë shndërrim kaq të papritur.

Banorët e La-Houspignole-sur-Côtés do të më kundërshtojnë padyshim, me atë keqbesimin që e kanë veti të tyren, duke më folur për atë rënien me kokë të vogëlushit Urodonal, një natë më parë, dhe për nëntë nallanet e dhëna falas, në mëngjesin e ditëlindjes, nga xhaxhai i vet i mirë, i kapur në befasi duke vështruar nga mjaft afër nëse shërbëtorja i kishte ndërruar çarçafët për çdo tre javë siç ia kërkonte i ati. Por kjo qytezë është plot me ateistë, të qetësuar në mëkatin e tyre nga ligjërimet fajtore të një mësuesi të shkollës së vjetër, dhe prifti dehet tapë për çdo të shtunë, gjë kjo që i jep më pak peshë fjalës së tij të shenjtë. Megjithatë, nëse nuk jemi mësuar me këtë, nuk bëhemi dot mendimtar pa qenë të tunduar për t’ia mveshur përgjegjësinë një Forcë Eprore, dhe më e mira në këtë rast ishte që të falenderohej Zoti. (more…)

Dyqani i lodrave

13/12/2010

Nga  Ephraïm Mikhaël (1885)

Përktheu në shqip  Urim Nerguti


Nuk më kujtohet më as koha, as vendi, as nëse ishte në ëndërr… Ca burra dhe gra shkonin dhe vinin mbi një bulevard të gjatë dhe të trishtë ; dhe unë bëja ecejake mes kësaj turme, një turmë e pasur, nga ku çliroheshin parfume femrash. Dhe pavarësisht shkëlqimit të butë të peliçeve dhe gëzofëve që më fërkonin, pavarësisht buzëqeshjeve të kuqe të buzëve të freskëta, të shquara nën vellot e holla, më kapi një mërzi e turbullt ndërsa shihja, majtas, djathtas, shëtitësit monotonë tek zhvendoseshin ngadalë. (more…)