Archive for December, 2009

Urime per 1937

31/12/2009

nga Migjeni

Shok i dashtun, une pergjithesisht nuk shkruej urime, as per Krishtlindje as per Bajram, as per ditelindje as per ndoj feste tjeter. Nuk shkruej, pse urimet qe n’ato dite tan bota ban, nuk dij a plotesohen nje per qind se pothuej te gjitha dalin nga hipokrizia. Bota kete e din, por njesoj vazhdon te shkrueje urime. As per Motmotin e Ri deri tash nuk i urova askujt asgja. Por kesaj here due te hyj ne rradhen e njerezve korrekte dhe t’u uroj shokve te mi Motmotin e Ri 1937. (more…)

50 albumet e vitit 2009

30/12/2009

Merriweather Post Pavilion

Janë teorikisht këta që shikoni në liste, listë bërë në mënyrë demokratike me disa ( shumë ) miq. Secili duhet të rendiste 10 albumet e tij, i pari merrte 10 pikë, i dyti 9, i treti 8 pikë e kështu me radhë.

1 animal collective – merriweather post pavilion 227
2 the flaming lips – embryonic 187
3 vic chesnutt – at the cut 165
4 grizzly bear – veckatimest 119
5 antony & the johnsons – the crying light 101
6 wilco – wilco (the album) 95
7 edda – semper biot 92
8 zu – carboniferous 83
9 dm stith – heavy ghost 73
10 built to spill – there is no enemy 70

(more…)

Bisedë në varreza me zonjën Cimino

29/12/2009

nga Adelina Dardha

Ecja rrugës dhe e ndieja erën e ftohtë që më frynte në fytyrë. Në stacion nuk kishte njeri. Qëndrova për disa minuta duke pritur autobuzin. Era filloi të frynte më keq, të kërciste degët e thara të pemëve anës rrugës. Një zog çukiste në bar. U afrova që të më bënte pak shoqëri, po ai, sa ndieu hapat e mia, u ngrit fluturim dhe ndaloi mbi nje gur. Ishim shumë afër me njëri-tjetrin, por na ndante një gardh i madh me rrjeta teli. Nuk e kisha vënë re, që mbrapa meje qëndronte një parcele varrezash.

(more…)

Juliana Pasha kundër Sam Sparro : gjej ndryshimin

28/12/2009

Kush e di nëse juria e festival shqiptar e njeh një tip që quhet Sam Sparro, një këngëtar commercial australian. S’besoj, ndryshe do e kishin skualifikuar Pashën sapo filluan të rridhnin notat e para. E megjithatë, për njerëz aq të informuar sa ka festivali jonë, s’duhet të jetë e vështirë, domethënë, s’po flasim për provat e paregjistruara të Syd Barret a të Jerry Garcia, që nuk gjenden në asnjë dyqan, po flasim për një këngëtar mjaft të famshëm ne Evrope që në 2008 ka pasur një farë suksesi me këngën Black and Gold. Për miqtë që nuk flasin anglisht, përkthyer shqip Black and Gold do të thotë “ Nuk mundem pa ty – Juliana Pasha. –

Ndoshta juria se njeh, por besoj se çifti Gjebrea-Cako e njohin mjaft mire. Nejse. Nëse mund të gjej ndonjë notë pozitive është shpresa që të na skualifikojne të paktën për nja 10 vjet nga Eurovizioni e të bjemë rehat.

Nuk mundem pa ty ( Sam )

Black and Gold

(more…)

“Ajo” dhe “ajo”

26/12/2009

nga Dorina Bebja

ajo: -Kam vendosur te iki.

Ajo: -Pse ?

ajo: -Është për të mirën tënde.Ti ke qënë jo mire këto muaj edhe pse u bë shume kohë prap nuk e ke kaluar .

Ajo: -Unë ? Unë jam shumë mire ,jam shkëlqyer.

ajo: -Mua m’i thua keto …mua që të njoh më mire se çdokush ?

Ajo: -Po ti ç’lidhje ke ? (more…)

Vic

25/12/2009

Ndihem pak në faj që s’kemi folur më para për Vic Chesnutt e i bje të flas tani që kanë filluar të vijnë vetëm lajme të këqija. Një hero rocky, një histori nga ato që u thyejnë zemrën edhe më cinikëve si unë. Një karrierë që mund të ishte e ndriçuar ndërprerë shumë, tepër herë nga alkoli, drogërat, tentativa vetëvrasje e nga një incidenti me makinë që e kishte paralizuar prej 1983. Një Barret modern.

Edhe pse lajmet janë disi te kundërta, disa e japin akoma në koma e disa e japin te Krijuesi, gjithmonë e më shume agjenci konfermojne lajmin : Vic, ashtu si Jesu Krishti, ka vdekur.
Gëzuar K.L

Down Rock këngët e Dhjetorit

24/12/2009

Kings Of Convenience

  1. Calling Out To You (Anders Parker)
  2. Basic Space (The XX)
  3. You’ve Got the Love (Florence and the Machine/The XX)
  4. Kiss With A Fist (Florence And The Machine)
  5. Secrets / You’re Always Watching (Girls In Trouble)
  6. Illuminated (Múm)
  7. When I’m Small (Phantogram)
  8. Shapeshifter (The Last Tide)
  9. Bleeding Hearts (Parlour Steps)
  10. Unpredictable (Tahiti 80)
  11. Boat Behind (Kings Of Convenience)
  12. Flirted With You All My Life (Vic Chesnutt)
  13. Si pero no (Alex Cuba)
  14. Wanderlust King (Gogol Bordello)
  15. Witching Stone (Black Heart Procession)
  16. The Great One (Gravity Wave)
  17. Self-Awakening (Ernst Gonzales)
  18. Tiger Tamer (Arms)
  19. Lousiana (Brontosaurus Chorus)
  20. A Beautiful Day (Seven Saturdays)

Një falenderim i përzemërt, si çdo muaj, miqve që bëjnë të mundur ndarjen e këtyre këngëve. Turma e Egër dhe Cabaldixit

Në seksionin ” Shkarkim” mund të gjeni akoma këngët e muajve të shkuar.

_________________________________________________

Tirana Calling o në Fejsbuk. Nëse artikujt ju pëlqejnë ju ftojmë të na shtoni si miq, të na sugjeroni, të komentoni etj etj.

Manifesti i futurizmit

23/12/2009

nga Alfred Bushi

Ne pohojme se madheshtia e botes eshte pasuruar prej nje bukurie te re: bukuria e shpejtesis. Nje makine garash me mbulese te stolisur.[…] eshte me e bukur se fitorja e Samotracia-s.

(more…)

The Gravedigger’s Tale

22/12/2009

by Simon Clark

“Jesus!” exclaimed the electrician as he levered the back off the big one hundred cubic foot chest freezer. “What did you have to dig them back up for?”

Weathered brown, whip-lean, sixty-plus, half-Smoked cigarette behind one ear, the gravedigger grinned, displaying an uneven row of yellow chips that had once been teeth; he leaned forward, bare wrinkled elbows resting oh the freezer lid.

(more…)

The Zen Circus – Egoisti

21/12/2009

nga Bubi Kaçurrel

Para disa ditësh pashë Zen Circus, nje grup i ri italian që para pak vitesh bënte metal e tani, shyqyr Z-tit, bëjnë indie-rock. Bubi bëri rreth 200 foto e mendoi të provonte një mënyrë të re për të bërë video, duke përdorur vetëm fotot.


Nëse artikulli ju pëlqen ndajeni me miqtë tuaj në Facebook

Kafsha omega

19/12/2009

Bruno është mbështetur përkundër lavamanit. Ka hequr pizhamat e sipërme. Rrudhat e barkut të tij të bardhë rëndojnë mbi porcelanin e lavamanit. Eshtë njëmbëdhjetë vjeç. Dëshiron të lajë dhëmbët, si çdo mbrëmje ; shpreson se tualeti i tij do të shkojë pa probleme. Megjithatë, ja tek qaset Wilmart, në fillim fare vetëm, dhe e shtyn Brunon në sup. Ai fillon të zmbrapset duke u dridhur nga frika ; e di pak a shumë çfarë do të pasojë. « Lermë… » thotë ai me gjysmë zëri.

(more…)

Është Krishtlindje, jam vonë për një takim dhe mendoj mbi proletariatin

18/12/2009

Forma e lumturisë?

nga dARIEN lEVANI

dedikuar R.

Qyteti është  mbushur plot me drita të vogla, ndoshta sepse është Krishtlindje. Dyqanet kanë nxjerrë në vitrinë mallrat më të çuditshme për të habitur turistët që paguajnë shuma të mëdhaja për gjëra të vogla, por nuk janë të mërzitur sepse janë të rinj, sepse  janë turist e sepse është Krishtlindje.

(more…)

Fragment në shi

17/12/2009

nga Dritan Mesuli

…me mujtë,
me mujtë
me ia shqy me dhambë fytin
trishtimit,
që shpeshherë vjen e më pushton
si një dimën i pakohë,
e i vetmum
harru n’boshsinë vet!!!

(more…)

Vrasja e Zenel Gjolekës

15/12/2009

Zenel Gjoleka

nga L. Gërveshi

Lufta turko-malazeze

1852

Princ Danilo ishte sundimtari i parë laik i dinastisë së Petroviçëve (1851-1860). Me përkrahjen e Rusisë e shpalli veten Princ dhe Malin e Zi principatë. Bëri ndarjen e pushtetit fetar nga ai laik.

(more…)

Ashpërsimi, kërkimi dhe ekstremizimi i klasës : as në qiell e as në tokë

13/12/2009

Shqiptarë

nga Darien Levani

Ndoshta për të nisur ketë shkrim duhet të gjeja ndonjë shprehje të Konices, të gërmoja thellë nëpër veprat rreshtuar diku në biblioteke por për momentin 1-përtoj 2-Konica është abuzuar shumë kohët e fundit, e përtoj.

(more…)

Deklarata e Partisë

12/12/2009

Arti magjik i dorës së djathtë

11/12/2009

nga Darien Levani

Pyetja e vjetër ishte pak a shumë e tillë : kush do i japi zë brezit tonë?

Në gati njëzet vjet pyetja nuk ka ndryshuar akoma. Kemi gjithmonë nevojë për shkrimtarë, artistë, këngëtarë që të na e ilustrojnë botën në të cilën jetojmë. Sot, sepse çdo gjë që po ndodh po ndodh tani.

(more…)

Nje novele e Migjenit

10/12/2009

Fytyrat e mjerimit

nga Mors Syphilitica

“ …buken tone perditshme falna ne sot..” – eshte titulli i njeres prej novelave  te te madhit Millosh Gjergj Nikolla. “Novele” sic quhet ne gjuhen teknike letrare.

(more…)

Offlaga Disco Pax – Enver

08/12/2009

Offlaga Disco Pax- Enver

përkthyer nga Eduart Rustemi

Sento un frastuono
rimbombi lontano in modo imperfettoHai lasciato:
piazze piene,
urne vuote,
tremori gentili
traccie sottili
traccie profonde sugli zerbini dei miei
pianerottoli.

Mancano:
le tue parole sul niente,
il calore
bagnato sporco che avevo
il dispiacermi di non bastare.

Hai lasciato
piazze piene,
urne vuote,
tremori gentili
traccie sottili
traccie profonde sugli zerbini dei miei
pianerottoli.

Mancano
le tue parole sul niente
il calore
bagnato sporco che avevo
il dispiacermi di non bastare
di non bastare…

Siamo rimasti a guardare
un desiderio
qualche volta noioso.

E non sarai mai
un emozione da poco.

Dëgjoj një gjëmim
të kumbojë së largu i gjymtuarKe lënë:
sheshet plot,
kutitë e votimeve bosh,
drithërima njerzore,
shenja të holla,
gjurmë të thella mbi fshirset e këmbëve në korridorët e shkallëve të mija.

Mungojnë:
fjalët e tua në boshllëk,
ngrohtësia,
vlagështia e pistë që kisha,
dëshprimi im se nuk do mjaftonte.

Ke lënë:
sheshet plot,
kutitë e votimeve bosh,
drithërima njerzore,
shenja të holla,
gjurmë të thella mbi fshirset e këmbëve në korridorët e shkallëve të mija.

Mungojnë:
fjalët e tua në boshllëk,
ngrohtësia,
vlagështia e pistë që kisha,
dëshprimi im se nuk do mjaftonte
se nuk mjaftonte…

E ngelëm duke parë
një dëshirë
nganjëherë të mërzitshme

E s’ke për të qënë asnjëherë
një emocion i papërfillëshëm.


Nëse artikulli ju pëlqen ndajeni me miqtë tuaj në Facebook

Linda ne Boten e Cudirave tek Tirana Rock Caffe

06/12/2009

nga Aira

Le te jemi te qarte dhe te sinqerte qe ne fillim :  Linda  eshte nga te paktat artiste qe arrin te elektrizoje publikun ne menyre masive , eshte nje nga ata artiste qe muziken ta imponon ne nje menyre gati te pavetëdijshme, do per potencialin qe mbart ne zerin e saj, per unikalitetin e rrymes apo energjine qe grumbullohet ne menyre perfekte mes anetareve te grupit e, si perfundim, edhe per shumellojshmerine e ndjesive qe te percjell.

(more…)