Posts Tagged ‘Dorian Isai’

Rrugët e përhimta të mëngjesit

01/01/2014

Nga: Dorian Isai

Përballë teje ndodhet një pellg i kthjellët e i paster si pritja e syrit të virgjereshës së dashuruar dhe bri tij fle një pemëz e brishtë, e rrëzuar prej fëmijërisë që nga agime të hershme, që nga koha kur heronjte kishin gjak të kuq dhe rrënjët e saj thithnin jetën e ciklopëve të mitollogjisë. (more…)

Advertisements

Rrugë e gjatë për në civilizim

14/10/2013

Nga: Dorian Isai

Qyteti im i fëmijërisë  dhe adoleshences së hershme gjëndet në grykë të disa kodrave kokërrjepura.Ta shohësh nga lart besoj se jep përshtypjen e një kocke që i ka ngelur në grykë një qeni me nofullat e shqyera nga sforcimi për ta shkërrmoqur atë dhe ky mundim e ka (more…)

Jesu krishti 40 vjeç / Rrugetimi i meshires

05/03/2013

 

nga Dorian ISAI

E keni menduar ndonjehere se çfare do te kishte ndodhur me jeten e Jezu Krishtit sikur ai mos te kishte vdekur 33 por 40 vjeç dhe keto 7 vite ti kishte kaluar ne harmoni te plote me vehten sikur kaloi gjithe jeten e tij;çfare do te kishte bere?! (more…)

Krruajtesja e dhembeve dhe maja e gjuhes.

21/05/2012

nga ISAI Dorian

Reflektime pas-drekore qe ndihmojne tretjen e ushqyeseve.
Shkeputur nga seria e mendimeve anti-hokatare:”te gjithe dhembet pertypin”

A ju ka rene rasti te jeni ndane nje tavoline te mbushur me mbetjet e asaj qe sapo keni ngrene dhe te nderni veshtrimin tuaj ne pafundesi duke shperfillur natyrshem rremujen e atij pejsazhi aestetik?.Patjeter qe po.Te gjithe hame dhe sado qe te fshehim pasionin tone per ushqimin,vjen nje moment kur shtriqesh ne karrige,zgjat kembet poshte tavolines ne kerkim te hapsirave te reja dhe ne rastin me te mire te vjen ne mend Migjeni me “sokrat i vuejtun apo derr i kenaqun”. (more…)

Babagjyshi i fundit i vitit të ri

15/12/2011


nga Dorian ISAI

Këtë vit kam marrë nje ftesë të veçantë,duhet të bëhem babagjyshi i vitit të ri për hir të mbesës time.Ma tha vëllai vetë 24 orë përpara.”Eshtë më shumë serioze ngasa e mendon.Para dy ditësh Valentina erdhi në shëpi duke qarë.Dikush, në kopësht i kishte thënë se babagjyshi i vitit të ri nuk egziston dhe mezi e kemi qetësuar. (more…)

Sot nuk do të vdesë askush!

21/10/2011

nga Dorian ISAI

Mami po bëhet gati të dalë nga makina.Mua më vjen të qaj,dua që mos ta bëj por nuk përmbahem dot.Ajo është kthyer nga unë,më thotë”lepurush,mos qaj,mami kthehet shpejt” dhe unë mezi mbaj lotët.E di,mund të jetë e vërtetë që kthehet shpejt dhe do të doja mos të qaja,kështuqë edhe ajo nuk mërzitej e i tregoja që i besoj por nuk kam çtë bëj,lotët dalin vetë. (more…)

Chat x 2

13/07/2011

Nga Dorian Isai
Ariu pushverdhë:-Paske nick interesant.Ka ndonjë domethënie?
Macja laramane:-Sipas teje të gjitha fjalët ,veprimet ose nicket duhet të kenë një domethënie?!
-Jo,pyeta kot se e di që pjesa më e madhe e nickeve janë bosh por mbase ti ke qëlluar vajzë e zgjuar dhe mund të kesh një përgjigje më të kënaqshme
-Sipas teje nuk egziston mundësia që të jem vajzë e zgjuar dhe të të jap një përgjigje të pakënaqshme,ose edhe një përgjigje budallaqe?
-Sipas meje po.E shoh që je vërtetë vajzë e zgjuar dhe se i ke të gjitha mundësitë të më japësh një përgjigje budallaqe,nga ato që të bindin që me herën e parë që i dëgjon për budallallëkun e tyre.

(more…)

Më trego kodrën gjysh!

09/05/2011

nga Dorian Isai

Kodrina stërzgjatej përbri përroit me shtëpitë e fshatit  ngjitur pas terrenit të pakët si kërmij që kishn mbirë nga kërpudhat.Ajo,më shumë i ngjante një mase të stërmadhe dheu ngjeshur aty nga tekat e zanave ,ishte paradhoma e fshatit ndaj  maleve që e rrethonin me hijet e  fuqishme dhe e mbronte nga erërat e ftohta që vinin prej tyre.Që nga fëmijëria e hershme, kur kisha filluar të shquaja detajet e ambjentit që më rrethonte kisha hulumtuar pa dashur gjithë kodrën, deri në hollësi. (more…)

Unë, babai dhe dashuria jonë e fundme

09/04/2011

apo Etër dhe bij (pjesa II)

nga Dorian ISAI

Nuk e di se çfarë mund të ketë menduar babai im kur më ka marrë për herë të parë ne krahë. Patjetër që duhet të ketë qënë i gëzuar,mbase edhe i ngazëllyer por ai ka patur një teori me prejardhje nga një  besim fetar që thoshte:”Mos u gëzo o i gëzuar e mos u hidhëro o i hidhëruar”.Mendoj se me këtë teori në mëndje dhe me mua të porsalindur në krahë,ai ka qënë i aftë të më përkundë nja dy-tre herë e të vështronte nënën me sy që pikonin falenderim në sasine e duhur që asnjë pikë të mos shkonte kot.Mbase po gjykoj me njëanshmëri dhe me thënë të drejtën, nuk kam asnjë dëshmi të nënës në lidhje me këtë takimin tim të parë me babanë.Kur bie fjala për lindjen time ajo më thotë gjithmonë me të njëjtën habi se unë kisha lindur ngjyrë vjollcë dhe me të njëjtën habi shton se ky detaj babait i ishte dukur i parëndësishëm.Përfundimisht, mendoj se babai ka dalë nga takimi i parë me mua relativisht i gëzuar, e imagjinoj të ketë hipur në makinë dhe ndërsa ndërronte marshat ka menduar:”Ja, u bë edhe kjo punë” ,edhe pse në të vërtetë ai kishte bërë pak gjë. (more…)

Rasti i çuditshëm i kalit të Gjergj Kastriotit ( Skander Bey )

13/01/2011

nga Dorian Isai

Mengjes ne Tirane,mengjes ne sheshin Skenderbej,nje mengjes i njetrajtshem,pa vezullim te jashtezakonshem ne pellgjet e vogla ndane trotuareve dhe pa  gumezhimen tipike te shesheve ne oret e para te mengjeseve.Eshte nje  paramengjes,nje agim,nje paraagim,eshte tamam koha kur ngjarjet e vogla(ose edhe te medha) çelin, pa patur nevojen per driten e duhur te diellit.Me nje mengjes  te tille,kur rrezet fillojne te perskuqen  nga forca qe mbartin ne vetehte,veshtrimet e para te kalimtareve-makina u mbarsen( mbase nuk eshte tamam rasti te thuhet keshtu) me nje imazh te pazakonte qe kapte ne befasi te gjithe ata qe kishin ..fatin ( le ta quajme keshtu) te perballeshin me kete imazh-mirazh te thjeshte ne dukje por te komplikuar ne permbajtje.Kali i Skenderbeut qe gjithmone ka qene nje personazh i dores se dyte ne histori dhe ne shesh,kishte pesuar nje ndryshim(jo dhe aq te vogel) ne pjesen e fundbarkut te tij.  (more…)