Cute Babulja

by

Cute Babulja janë një ndër grupet më interesant të shekullit të ri në Shqipëri. Jo se konkurrenca është edhe shumë e madhe por sidoqoftë Cute përfaqsohen denjësisht.

Në kohë të errëta si këto kur raperat mblidhen në një dhomë e nxjerrin mjell që ne duhet t’a marrim për drogë, pistoleta plastike të blera te kinezet që duhet të na trembin, e pastaj këndojnë para telekamerave, Cute bëjnë të kundërtën : videoklipi i Udhë të mbare p.sh është apologjia e folkut, si muzikë e si video. Është një  darkë ndoshta e mërzitshme në një  fshat të vogël e të mërzitshme ku grupi këndon për një fejesë apo një  dasëm, para nënokes e para pensionistëve të fshatiti. Kështu lindi folku para qindra vitesh, kjo është ideja reale e muzikës shqiptare e bërë pa diskografi e pa kontrata. Në mënyrë absurde, duhet të kthehemi në provincë për të arritur botën, dhe nuk ka lajme nëse Cute Babulja e dinë këtë, por më pëlqen të besoj se po. Një  makinë që shkon në një  fshat, këndon dhe ikën. Orkestra, si thonë. Dhe është e gjithë tmerrësisht e vërtetë. The Rolling Stones e The Strokes janë  shumë larg nesh, lëre pastaj 2Pac apo 50Cent dhe e gjithë ajo lagjja andej. Fakti që gjysma e Shqipërise i kopjon nuk i afron as edhe një  gjysëm milimetri.
Por nëse Ritfolk ishin brit-folk-rock, Cute janë  akoma një  hap përpara, mund t’i përcaktojmë shqip-folk-rock. Tashmë  nuk ka më  arsye pë r të  cilat një  grup shqiptar të  ndihet inferior dhe të  ndjejë  kulturë n e tij si inferiore. Hapi tjetër drejt origjinalitetit janë  grupe si ky. Asnjë  genjeshtër, asnjë pretendim për të qënë diçka që nuk kanë. Dhe edhe pse zërat e këqija mund të mendojnë që Beatles janë  një nga influencat e këtyre djemve, dreqi t’a marre, Beatles kanë influencuar këdo kështu që eshtë më se normale. Por nëse hyjmë në detaje atëhere mund të mendojmë për Creedence Clearwater Revivial, të paktën si mënyre konceptimi muzikë, si dëshmi e një mënyre të jetuari.
Dhe me sa kam dëgjuar deri tani, janë  këta djem e ardhmja e muzikës shqiptare.

Tags: , , ,

10 Responses to “Cute Babulja”

  1. Urban Says:

    **e bërë pa diskografi e pa kontrata**-I bie Indie deri diku!
    Facti qe jane nga kosova,me kap nje ngerc tek gishtat e nuk klickoj dot ti dgjoj! :S

  2. desaparacidos Says:

    Pse mer, provo sepse j’a vlen, s’do pendohesh.

  3. Urban Says:

    Ok ok ”mi” jo ”mer” ! 🙂
    I dgjova,e kane nje perqafim te madh nga une per faktin qe jane Anarchy ne lidhje me ”Artin” e shokeve- e shoqeve te qytetit ku kane lindur!

  4. desaparacidos Says:

    Hm. Nuk e morra vesh …mi!

    E ke fjalen qe jane me te lire kur bejne muzike?

  5. UrbanGrl Says:

    Jo mo jo,I mean mplq qe sjane shoke te BabaRecords 😀
    edhe Xhinglave te ktij lloji!

  6. Lizander Saraci Says:

    Me fal Urban Dice po me duket se e paskom kuptu gabim ket fjaline e fundit. Bo sevap ene ma thuj ene i here se car ke dash me thone!
    Sa per Cute, une jom plotesisht dakort qe jane grupi mo origjinal shqiptar. Sa per ngjashmeri e influenca nga ky apo ai grup i modh mund te gjesh te te gjithe grupet e sotme. Edhe te ata qe shesin miliona disqe.
    Nje grup tjeter qe mua me pelqejne jashte mase jane GJURMET. Keta e kane bo albumin e pare ne 79-n me duket.

  7. Origjinaliteti ne muziken shqiptare : disa shenime « Tirana Calling Says:

    […] ne Shqiperi. Kemi folur ne keto faqe per origjinalitetin e djemve qe formojne grupin Cute Babulja apo per dyshimet mbi Kejsi Tola.   Te mos na e marr per ters, si thone ketej, po e degjojme / […]

  8. Interviste me Genc Salihun ( Cute Babulja ) « Tirana Calling Says:

    […]  Zeri dhe ideja mbas grupit Cute Babulja, nder projektet me interesante ne Shqiperi per te cilet kemi folur edhe here te tjera.  Nje interviste ndoshta me e gjate se sa mendonim, e detyrimisht, edhe me […]

  9. Muzika shqiptare: Nga ëndrrat e thurura tek marsi i thyer Says:

    […] nuk kanë suksesin që meritojnë. Tomorrow never knows!Po nga Anglia vjen zbulimi më i vyer: “Cute Babulja” , me vokalist Genc Salihun. Në 2004 dalin me albumin me të njëjtin emër e, jam i sigurt, është […]

  10. 3akorde | Muzika shqiptare: Nga ëndrrat e thurura tek marsi i thyer Says:

    […] nuk kanë suksesin që meritojnë. Tomorrow never knows!Po nga Anglia vjen zbulimi më i vyer: “Cute Babulja”  , me vokalist Genc Salihun. Në 2004 dalin me albumin me të njëjtin emër e, jam i sigurt, është […]

Leave a comment