Posts Tagged ‘tregime’

Loer Kume në Klubin e mëngjesit – Pjesa 1,2

18/11/2012

LUX !!! – 840 Fjale Lexuesit!

09/11/2011

nga Loer Kume

Dua të them pak gjera mbi LUX, dhe sportin e krijmtarisë letrare të mirëfilltë. Drita është magjia bazë që bën të shohim e perceptojmë jetën, si pasojë ta jetojmë. Dhe vetë egzistenca e saj si konstante universale është magjike. Dhe dualiteti i saj si grimcë dhe valë është magji që ngacmon mendjen për dualitetin e krijimit. Foton – kuant, mirë – keq, burrë – grua, yin – yang e sa të duash pjesë simetrike të së tërës. Drita është simboli i ekuilibrit. (more…)

Nata. Vazhdo.

01/08/2011


nga Darien LEVANI

Lexo në PDF : Nata. Vazhdo

Ngjitem në autobus te Shkolla e Bashkuar, ulem në një vend bosh e pres. Përballë ushtarët e akademisë Skënderbeg duhet të kenë leje sepse dalin një nga një e i shikoj tek përshkojnë rrugën për të hipur në autobusin tim. Fytyra të vrara, njerëz të lodhur nga një javë presion. Pas pak ngjiten edhe dy djem që njoh, dy hajdut të vegjël. Shkojnë deri në qendër e kur bëjnë 3-4 portofole kthehen mbrapsht. E jetojnë jetën ngadalë, ditë pas ditë. Tresin heroinën në shkallët e ndonjë pallati dhe kalojnë natën jashtë. I njoh sepse dikur më vidhnin edhe mua. Tashme jam rritur e kur i takoj ulim të gjithë sytë. Janë të vetmit që mbajnë bluze me mëngë të gjata, fshehin venat e bërë copë nga qindra shiringa. Por s’kam dëshirë të merrem me ta sot. Nuk dua t’i shikoj, nuk dua të mendoj për ta. Mund të nxjerrin edhe armë e të vjedhin autobusin, s’me intereson. (more…)

Libri i bardhë nga Enkelejd LAMAJ

25/06/2011

Them se Enkelejdi nuk ka nevojë për asnjë prezantim. Kush e ka lexuar Tirana Calling këto vitet e fundit ( ah, faleminderit ) me siguri ka lexuar edhe artikujt e tij. Më së shumti tregime thriller apo horror. Shumë prej tyre janë pritur mirë nga lexuesit e këtij siti e për këtë më bëhet vërtet qejfi. Letërsia që shkruan Enkelejdi njihet pak në atdhe, dhe kam pasur gjithmonë frikën se, si çdo gjë e re, do refuzohej a do anashkalohej nga lexuesit tanë. Për fat të mirë nuk ka qënë kështu, e besoj se meritën më të madh e ka vetë Enkelejdi. Di të shkruajë, di të tregojë një histori ashtu si duhet trguar. Nëse lexuesi lexon paragrafin e parë, me siguri do shkojë deri te rreshti i fundit. Kush e ka lexuar këtu mund ta konfermojë. (more…)

Dëshira të gabuara

21/05/2011

fragment nga “Mistere të padukshme”  të  Dino Buzzati

përkthyer nga Mimoza Hysa


Shpesh njerëzit përpiqen të arrijnë atë lumturi që me pak maturi do ta nuhasnin që në fillim se është e paarritshme. Ja tre shembuj.

Trusi

Në atë vend trusi s’mund të them se ishte përjashtuar fare, sepse kjo s’do të kishte kuptim, meqenëse trusi është një nevojë jetësore, por mbahej i kontrolluar e i rezervuar si të ishte një rrezik për shoqërinë. Për të trusuar duhej të plotësoje disa kushte të caktuara: të kishe një moshë të përcaktuar, të nxierrje lejen qeveritare, etj., ndërsa disa lloje trusesh ishin rreptësisht të ndaluara, si krime. Për këtë trusi dëshirohej si gjëja më e çmuar në botë. (more…)

Jolly!!!

11/01/2011

nga Loer Kume

Po mpihem nga i ftohti. Era fryn nga të katër anët e këtij vagoni të mallkuar të këtij treni leshi që më la mendja të merrja. Ahhh, po! Edhe shiu duhej tani! Bjer o shi bjer! Ja dhe uji që futet për qejfin e tij në vagon e lag sediljet pa i marrë leje njeriu fare!
Dhe ky mut treni që ecën me një ritëm breshke!
Drejt Vlorës. Vetëm. Gjashtë orë rrugë. Aq janë kam përshtypjen.
Vagon interesant ky këtu. Tetë ndarje, nga dy kolltuke dysh secila. (more…)

Gruaja më e bukur e qytetit

21/12/2010
Nga Charles Bukowski
Përktheu në shqip Sokol Çunga

Cass-i ishte më e vogla dhe më e bukura nga pesë motrat. Cass-i ishte gruaja më e bukur e qytetit. Gjysëm indiane, me trup të zhdërvjellët dhe të pazakontë, një trup gjarpërush dhe përvëlues, me sy që përputheshin në mënyrë të përsosur me të. Cass-i ishte zjarr i lëngësht në lëvizje. Dukej si një shpirt i burgosur brenda një forme që nuk e nxinte dot. Flokët i kishte të zinj, si mëndafsh dhe përdridheshin sa andej-këndej, siç përdridhej dhe trupi i saj. Zakonisht humorin e kishte ose shumë të mirë, ose shumë të keq. Nuk kishte gjendje të ndërmjetme për Cass-in. Thoshin se ishte e çmendur. Vetëm torollakët e thoshin këtë. Torollakët s’kishin për ta kuptuar kurrë Cass-in. Për burrat ajo ishte thjesht një makinë seksi dhe nuk shqetësoheshin në ishte e çmendur apo jo. Dhe Cass-i vallëzonte dhe flirtonte, puthte burrat, por veç për një çast a dy, sepse kur vinte puna për t’ia hedhur Cass-it, Cass-i kishte gjetur një mënyrë për të rrëshqitur, duke i shmangur burrat. (more…)

Ca statistika.

30/04/2010

Ca statistika me artikujt më të lexuar të Tirana Calling.

(more…)

Ca statistika

30/11/2009

Ca statistika.

WordPress është tepër i nevojshëm sepse, midis te tjerash, të lejon të shikosh shumë statistika. Një nga këto – artikujt më të lexuar – po e fusim si artikull. Është interesant për të parë se cilët janë ata më të lexuarit, apo për te ri-lexuar ndonjë që keni humbur, thjesht duke klikuar mbi të.

(more…)

Gushti në T.C.

01/08/2009

Linda në botën e Çudirave, këndon në K'tu ka art

Muaji i ngrohtë ka mbërritur edhe këtu, dhe si çdo vit është muaji më i mërzitshëm pvr ata qe nuk arrijnë të ndalen, ai në të cilin nuk ndodh asgjë.  Pak filma, pak libra, e me te drejtë edhe shumë prej nesh marrin pushime. Pushime apo jo, ne sidoqoftë jemi gjithmonë këtu.
(more…)