Archive for December, 2013

Jam gabel i Istitutit…

19/12/2013

f1_pastrimi1337705958

(sepse edhe mund të tallemi, por duhet të tallemi me seriozitet)

Të rrimë shtrembët e të flasim drejt: pas shumë vitesh heshtje që bie erë komploti, ka ardhur koha që të merremi me kryeveprën letrare shqiptare që, më shumë se çdo poezi a këngë, përfaqëson tragjedinë e dashurisë së humbur. Çdo popull prodhon gojëdhëna trimërie a dashurie: nga Wilhelm Tel te Robin Hood, nga Tristano & Isotta deri te Bewolf. Më në fund, edhe Shqipëria paraqet diçka që ka të njëjtën elegancë, të njëjtën dashuri e tragjedi. Poeti e shpreh dhimbjen e tij në pak rreshta që bëhen të popullit sepse atij i përket, përfundimisht, sa dhimbja aq edhe poezia. (more…)

The Shining

12/12/2013

melancholia, lars von trier

Nga: Arti Lushi

Sintaksa e syrit.
Frymëmarrje dhe frymëngjizje. (more…)

Lajmëtari i Jazzit

09/12/2013

(Ese e Haruki Murakamit mbi marrëdhënien mes muzikës dhe letërsisë. Publikuar tek New York Times, më 8 Korrik 2007)

shqipëroi Alfred Bushi

Nuk e kam pasur kurrë qëllim që të bëhesha shkrimtar – të paktën jo deri sa u bëra 29 vjeç. Kjo është e vërteta.

Lexoja shumë që kur isha i vogël, dhe përfshihesha aq shumë  në botën e romaneve dhe novelave që lexoja saqë do tregohesha gënjeshtar po të thoja se nuk jam ndjerë sikur isha unë që po i shkruaja. Por kurrë nuk kam menduar se kisha talent për të shkruajtur. Në adoleshencë  pelqeja shkrimtare si Dostojevski, Kafka dhe Balzaku dhe nuk e  imagjinoja dot se mund të shkruaja diçka, e cila të krahasohej me çfarë ata kishin shkruar. Për rrjedhojë, në moshë të re, hoqa dorë nga çdo mundësi për të shkruar. Dëshiroja të vazhdoja të lexoja libra për hobby, e kështu vendosa të kërkoj ndonjë mënyre tjetër për të jetuar. (more…)

5 albume të çuditshme për çuna si puna jonë.

04/12/2013

Old-Music-Disk-485x728

Shpesh kam qejf ta etiketoj veten si njeri që dëgjon muzikë të vjetër dhe po të hedhësh një sy tek albumet që kam në playlistat që degjoj më shpesh do shofësh që nuk e kam gabim. Megjithatë nuk mendoj se muzika është si vera, ajo nuk behet e më e mirë kur vjetërohet, nuk fermentohet dhe as nuk i rritet vlera.

Bref, po shkruaj sot për të të treguar për 5 albume të çuditshme që kam nëpër playlista, them të çuditshme se, dreqi ta hajë, kur i luan këngët random dhe, kur kalon nga Buddy Guy te Jay-Z është e çuditshme !

5)  Jay-Z – Blueprint (2001)
Hip-hop muzikal, bazat e këngëve janë melodike dhe shumë interesante. S’është albumi tipik hip-hop me tekste bidon, janë bidonë melodikë. Ajo që më tërheq kryesisht te ky album është energjia dhe çiltërsia e fillim-karrierës të Jay-Z. Gjithashtu ka disa këngë që janë ngjitëse : Renegade dhe Ain’t no love in the heart of the city (po po, ajo!). (more…)

Dy Fytyra..

04/12/2013

Nga: Igli Marjon