Archive for May, 2012

Puthja e famshme, identifikohen protagonistët

31/05/2012

https://tiranacalling.files.wordpress.com/2012/05/article-2138126-12df065b000005dc-158_636x370.jpg

Fotografia e bere nga Alfred Eisenstaedt ne vitin 1945 ne sheshin Times Square ne New York u be nje nga simbolet e perfundimit te Luftes se Dyte Boterore, po dhe e celebrimit te fitores me stil alla-amerikançe, ose te pakten ashtu u promovua.  E botuar nga revista amerikane “Life” fotografia u perjetesua duke u publikuar me pas ne mediat e ndryshme anembane botes, por marinari dhe infermierja ngelen anonime per publikun, edhe pasi revista “Life” u perpoq ti identifikoje ata shume vite me vone, ne vitin 1980. (more…)

Advertisements

Pa kthyer kokën

30/05/2012

poezi nga Teodor Keko

Do iki dhe kokën nuk do ta kthej

të shikoj Dajtin plak të trishtuar,

të shoh kafetë mbushur me pleq,

të shoh gazetat në rrugë shtruar. (more…)

Mosha

29/05/2012

nga Dritan Mesuli

 

Ban shumë ftohtë përjashta, e nji dimën shumkambësh ka shtri tentakulat e ngrihta e ka përqafue tan vendin. Në çastin e pa çast, që tashma asgja nuk mundet me e ba me frymëmarrë, por veç me mbajtë gjallë atë frymën e fundit që nuk mbaron kurrë, mbijetesë në fillin e fundit të gacës mshehë poshtë hinit në oxhak, plaka me fytyrën e saj të kërbulun e të shterrun, flokët e shpupurusin, sytë e humbun në shpellat që duken sikur po duen me gllabrue edhe vedin, tret shikimin e saj krejt në humbëtinë, si e si me tregue bindjen e saj të plotë, pa e ditë as vetë ajo se ku. (more…)

One Day (2011) – Një histori dashurie pa rregulla!

26/05/2012

nga DENORI

Ema dhe Dexter njihen në ditën e tyre të diplomimit në Edinburg dhe pothuajse e kalojnë natën së bashku, në fakt do ishte më e saktë sikur të thonim që kalojnë mëngjesin së bashku. Ky është edhe fillimi i një marrëdhënie të gjatë dhe mjaft të ndërlikuar, që nuk është dashuri por as miqësi dhe që vazhdon për tetëmbëdhjetë vite me rradhë. Tetëmbëdhjetë vite ku dy personazhet kryesorë të filmit i premtojnë njëri tjetrit se do të takohen në të njëjtën ditë, me 15 korrik. (more…)

Not the Messiah (He’s a Very Naughty Boy))

25/05/2012

Merr kryeveprën e Monty Python, “Life of Brian”, merr  qindra elemente  orkestre, merr Eric Idle e Terry Jones dhe kujto. (more…)

Shitja e vajzave, e turpshme

25/05/2012

https://tiranacalling.files.wordpress.com/2012/05/2633574987_b2c86cc667.jpg

Koplik – Në fshatrat e Malësisë së Madhe sundon heshtja. Pas lajmit të fundit që bënte fjalë për shitjen e nuseve të reja të zonës për burrat e stazhionuar beqarë të fshatrave të thella të Maqedonisë e Serbisë, njerëzit e këtyre trevave krenare janë shushatur. Me kokën e varur dhe krenarinë e lënduar, ata nuk kanë guxim të dalin përpara kamerave dhe aparateve fotografikë. “Marre, marre e pafundme”, thonë ata, “kuku me ne çka na dgjojn’ vesht’”. Dhe me të drejtë. (more…)

Rita Ora

24/05/2012

https://tiranacalling.files.wordpress.com/2012/05/rita-ora.jpg

nga Zamira Edwards

Këngëtarja shqiptare me banim në Britani Rita Ora ka shumë arsye që të jetë optimiste. Kënga e saj e parë solo “R.I.P.” është aktualisht në vend të parë në iTunes në Britani, madje ajo po cilësohet si Rihanna e ardhshme. (more…)

Krruajtesja e dhembeve dhe maja e gjuhes.

21/05/2012

nga ISAI Dorian

Reflektime pas-drekore qe ndihmojne tretjen e ushqyeseve.
Shkeputur nga seria e mendimeve anti-hokatare:”te gjithe dhembet pertypin”

A ju ka rene rasti te jeni ndane nje tavoline te mbushur me mbetjet e asaj qe sapo keni ngrene dhe te nderni veshtrimin tuaj ne pafundesi duke shperfillur natyrshem rremujen e atij pejsazhi aestetik?.Patjeter qe po.Te gjithe hame dhe sado qe te fshehim pasionin tone per ushqimin,vjen nje moment kur shtriqesh ne karrige,zgjat kembet poshte tavolines ne kerkim te hapsirave te reja dhe ne rastin me te mire te vjen ne mend Migjeni me “sokrat i vuejtun apo derr i kenaqun”. (more…)

Opium për popullin

20/05/2012

https://tiranacalling.files.wordpress.com/2012/05/30vlze8.jpg

(kliko mbi foto qe ta shikosh te plote)

Mua thjesht me pelqeu sensi i humorit kur e hasa kete foto rastesisht ne ujrat e internetit shqiptar. Me pas bera nje kerkim ne Google, me shume per te pare nese ishte vertet foto reale apo e photoshop-uar; duket se eshte reale, dhe qenka bere nga studentet gjate protestave te tyre te 1 majit te ketij viti, sepse, pse jo? (more…)

Allahu i paskësh krijuar lakuriq

20/05/2012

Nderkohe qe ne vendet muslimane grate luftojne per te drejta te barabarta me burrat ne ceshtje si ngarja e makines, ne 31 mars 2012 aktivistet e FEMEN protestuan gjysem-lakuriq ne Paris kundra shtypjes se grave muslimane me pankarta si “Gra muslimane, hajdeni te zhvishemi lakuriq” dhe “Lakuriqesia eshte liri”. (more…)

Një këngë për ty

19/05/2012

https://tiranacalling.files.wordpress.com/2012/05/mamica_klajdi-haruni.jpg

Thote Koloreto Cukali:

Ka kohë që nuk dëgjoj një këngë që të flasë për problemet e mia, e as të atyre që njoh. Ka kohë që nuk më shijon më muzika shqip, sepse janë po ata 4-5 vetë që prodhojnë me një ritëm uzinash dhjetëra e qindra këngë në vit. Tekstet shqipe rrëfejnë varfërinë e atyre që i shkruajnë e këndojnë, muzika shqipe rrëfen uzinën që nxjerr të njëjtin produkt prej vitesh. Ka shumë kohë, që muzika që na ofrohet është monopol i një grupi të vogël krijuesish ose transmetuesish të cilët na kanë bërë të dyshojmë në identitetin tonë artistik. (more…)

Buzë lumit Piedra u ula dhe qava

15/05/2012
 

fragment nga  P. Coelho
perkthimi ne shqip nga D. Taçe

Nganjëherë jemi preja e një ndjesie trishtimi që nuk mbërrijme ta kontrollojmë. Kuptojmë që çasti magjik i ditës ka kaluar dhe ne nuk kemi bërë asgjë. Jeta e fsheh magjinë dhe artin e vet. Duhet ta bëjmë të flasë fëmijën e dikurshëm që ende ekziston brenda nesh.
 (more...)

Ian Curtis e Joy Division. Nje vend i vetmuar i quajtur shpirt.

13/05/2012

nga Xixellonja

Eshte rruge pa kthim muzika e Joy Division, nje bilete vetem ne ikje. Sikur lind nga hici e shnderrohet ne nje rrjete kapese ku emozionet e forta jane merimanga qe i end. I dashuron ose i urren s’ka vije te mesme. Eshte dicka e semure nese te ndodh e para sepse rrezikon te humbasesh barrierat mbrojtese per tu futur ne nje bote tjeter nga ku s’do dalesh me njesoj.

I’ve been waiting  for a guide to come and take me by the hand
Could these sensations make me feel the pleasures of a normal man?

(more…)

Projekti, Mardit Leki dhe Orkestra e Titanik-ut

11/05/2012

nga Darien Levani

Shpesh herë pyes miqtë e mi që në ndonjë farë mënyre merren me krijimin : sikur ta dije që mbas një muaji bota do përfundonte, a do vazhdoje më të shkruaje/këndoje/kompozoje/xhiroje? Që të gjithë me përgjigjen “ Po” dhe, edhe pse ata nuk e dinë, në fakt po me gënjejnë.  (more…)

Bardh-e-zi

10/05/2012

Image

“Njerzit me pyesnin pse i vesh njesoj gocat,” thote 25 vjecarja Kylee. “I thoja ‘sepse jane binjake,’ dhe i lija t’a zgjidhin vete ekuacionin ne mendjen e tyre. Ne fillim me irritonin keto pyetje,” thote ajo, “po me pas te gjithe njerzit ne zonen ku banojme u familjarizuan me vajzat dhe tashme nuk kane me reagime te tilla.” (more…)

Kinemaja shqiptare, sfida dhe kriza

09/05/2012

https://tiranacalling.files.wordpress.com/2012/05/kinemaja-shqiptare.jpg

nga Ilirian Agolli

Një grup i madh kineastësh dhe spektatorësh morën pjesë mbrëmë në premierën shqiptare të filmit “Sorrelle mai” të regjisorit të njohur italian Marko Belokio. Në ceremoni erdhi edhe vetë autori nga Italia, për të diskutuar me kolegët dhe studentët shqiptarë. Regjisori italian Marko Belokio dhe regjisori shqiptar Dhimitër Anagnosti firmosën pllakat e qeramikës, të cilat vendosen për respekt të veprës së tyre në sheshin e yjeve para teatrit “Moisiu”. Sheshi i yjeve i ndërtuar këto ditë mban edhe nënshkrimet e kineastëve dhe aktorëve të shquar si Fransis Ford Kopola, Sandër Prosi, Xhanfise Keko, Klaudia Kardinale, Agim Qirjaqi, Ian Harlan e shumë të tjerë. (more…)

UFO dhe daulle

05/05/2012

Takimi i turpshem

Uashington – Agjencia e Sigurise Kombetare publikoi nje raport ku detajonte nje takim sekret totalisht zhgenjyes me alienet ne Nju Meksiko, kater dekada me pare. “Ngjarja ka mbetur sekrete per kaq kohe, jo se permbante ndonje informacion delikat a ku di une se cfare, por sepse gjithe situata ishte qesharake, e turpshme e madje, qe s’ja vlente as te behej publike”, tha drejtori i komunikimit te agjencise, Thomas Giri gjate nje konference per shtyp. (more…)

Fundmars

02/05/2012

nga Dritan Mesuli

Pashmangshëm,
si magjia e fjalës,
shpërthejnë sythat në pranverë!!!! (more…)

Historia vazhdon

01/05/2012

nga Ilda ISUFAJ
Qielli gri mbi shpinë. Librat shfletohen në zymti. Më vinte të shprehesha: “Hijet më janë qepur pa ndonjë shkak.”

Unë të flisja nëpër tym për flokët që helmonin. Bukuritë lëvizninn sinkron me rrotullimin tim. Unë të flisja për ngjarje absurde. Një automobil i ngarkuar merrte frymë me vështirësi. Kisha frikë se mos rrëzohej, unë ecja mendueshëm dhe hijet ndiqnin nxitimin tim. Pemët e ngarkuara me avuj. Zogjtë nuk lodheshin së fluturuari. Të vegjlit shtrëngonin ushqimin në duar.   (more…)