Posts Tagged ‘loer kume’

Panoramë D. Në një ditë gushti

01/01/2014

nga Loer Kume

Ditë e bardhë e mugët. Dielli aty i fshehur nëpër tylin e reve të gushtit si çohë e bardhë e palarë pluhuri, saboton freskinë e lehtë të mëngjesit. Plazhet me çadra hapur e mbyllur si zogj të shpuplosur.
Vapa e tmerrshme endet bashkë me erën nëpër D. Sikur më ndjek nga pas si qen i tërbuar. Në kërkim të librave nëpër bukiniste andej këtej. Djersa mbulon sytë, gjaku më rrjedh nga hundët, mestruacionet e trurit. 1 me 0 për vapën. Më nxorri gjak nga hundët.
(more…)

Skica e jugut

01/01/2014

“Land Meets Sea,”, David Beale.

Nga: Loer Kume

Mëngjesi i erës, erës së marrë marrë shkund fieret e shelgjet. E të zhvesh krejtësisht në një lakuriqësi të ndjerë e ngre dallgë të bardha mbi sipërfaqen e blusë së thellë.
Menjëherë si me urdhër era zhduket, dallgët zhduken në një pezulli të shkëlqyer e lëmuar argjendi. (more…)

Si të kesh të ftuar interesant e të flasësh për gjëra të tjera

08/03/2013

Loer Kume në Klubin e mëngjesit – Pjesa 1,2

18/11/2012

Pasqyrat

24/10/2012

nga Loer Kume

Ç’po bën ti, në errësirë, me sy hapur. Duke luajtur me perden e lehtë pupël, mbuluar shkujdesshëm me çarçafin e hollë? S’të zë gjumi? Ndihesh melankonike? Jo? Mendon? Je në kujtime? Diçka të bren nga thellësitë të errëta shtatëmbëdhjetëvjeçare të shtratit tënd të natës. Sikur tërë bota nxiton, tërë njerëzit janë qendra aktive dhe ti je jashtë kësaj rrëmuje të bukur e të gjallë, jashtë rrezes së ndonjë qendre e larg të qenit qendër vetë?

Eshtë thjesht ndjesi…ti e di që je një botë më vete. Ja, po komunikojmë bashkë, nuk ndodh me çdokënd. Duhen ca grimca drite që i gjeta në ty. (more…)

Një Analizë e pavullnetshme dhe e natyrshme për të dalë

03/10/2012

nga Loer Kume


Nga klinika dola me 26 maj. Më kujtohet dielli, ngrohtësia, fryma e lirisë nëpër rrugë. Ishte e padurueshme.

Zgjerimi i fushës së luftës
Michel Houellebecq

Nëse do kisha lexuar vetëm këtë libër të Houellebecq, do isha tronditur e do ta kisha marë deri diku seriozisht. Por duke pasur fatin e rastësishëm të lexoj në fillim “Platforma”, e më tutje “Mundësia e një ishulli”, duke e shtuar infon dhe me filmin “Grimcat Elementare” dhe esse të shkurtra aty këtu, unë kam një vizion të qartë. Të dy mundësive; (more…)

Bliss

05/02/2012

nga Loer Kume

E shtunë shumë e shpifur! – Tha ai duke parë shiun e dendur që rrihte xhamat. – Ky është dimër.
– Po sikur jemi në janar apo jo. Do bjerë ndonjëherë shi në këtë qytet dielli dhe ere jo? Si thua ti?
Ai s’u përgjigj. Ndërkohë po shtrëngonte rripin. Tërhoqi dhe njëherë çorapet, hodhi hapat drejt pasqyrës e pa fytyrën.
– Më shkojnë mustaqet?
– Gjithmonë. – Tha ajo ndërsa krihte flokët. – Ti rrallëherë i lë.
– Babai më thoshte dikur që ndryshimi i detajeve të pamjes së burrit tregon mungesë karakteri. (more…)

Intervistë me Loer Kume-n

23/12/2011

që flet për Lux, Durrës, libra, letërsi etj etj etj! E gjeni këtu!

Lux te Shtëpia e Librit

LUX !!! – 840 Fjale Lexuesit!

09/11/2011

nga Loer Kume

Dua të them pak gjera mbi LUX, dhe sportin e krijmtarisë letrare të mirëfilltë. Drita është magjia bazë që bën të shohim e perceptojmë jetën, si pasojë ta jetojmë. Dhe vetë egzistenca e saj si konstante universale është magjike. Dhe dualiteti i saj si grimcë dhe valë është magji që ngacmon mendjen për dualitetin e krijimit. Foton – kuant, mirë – keq, burrë – grua, yin – yang e sa të duash pjesë simetrike të së tërës. Drita është simboli i ekuilibrit. (more…)

Think locally, fuck globally

12/04/2011

nga Loer Kume

(Esse në kërkim të kohës së re)

Etni. Fe. Kombësi. Origjinë. Përkatësi. Patriotizëm. Duartrokisni!!!

Përballë në këndin tjetër kemi qarqe silici, avionë që thyejnë barrierën e zërit, nanoteknologji, robotikë, Grafen, pushime low cost, holograme, ndërhyrje kirurgjikale lazer pa gjakderdhje, lajme në kohë reale, call girls.

Histori është gjithçka më vjen në mend.

Konceptet e përkatësisë janë koncepte të lashta të ngurta që bënin punë dhe ofronin një zhguall breshke deri për njeriun para-ndër-post viktorian, pra deri në shekullin e nëntëmbëdhjetë. Ndryshimi i madh vjen në tryezë me makinerinë veturë. Pastaj avionin. Shpejtësi. Jeta e njeriut ndryshoi me rritjen e shpejtësisë. Sepse kjo temë është çështje ritmi, dhe ritmin e luan zhvillimi. (more…)

Dy vjet më vonë

09/03/2011

nga Francesco Guccini

La verità

La voce triste del silenzio abbraccia gli angoli del tempo,
si è fatto giorno, ed è già sera e dove è andata primavera?
I camions corrono lontani, mi tengon fermo le tue mani.
Le fughe sono ormai finite sulle autostrade ormai ingiallite,
risate a vuoto si sono spente sui visi noti della gente.
Le frasi storiche son dette, le mani nobili son strette,
la mia canzone è morta già, qualcuno forse ascolterà
cercando assieme a me la verità… (more…)

Pushtimi i Parajsës

17/02/2011

nga Loer Kume

Ecnin e ecnin pa ndalim.
Të tharë e tkurrur si varrmihës të lashtë, si fantazma të errta, rendnin përmes qytetesh që kohë më parë nuk do linin pa plaçkitur e djegur vetëm për dëfrim.
Frika e zezë e famës së tyre të vjetër i paraprinte, e njerëzit fshiheshin ku të mundnin në lemeri.
Por, asgjë su hynte në sy atyre, regjur me pluhurin e fushëbetejave mesjetare të Europës Qendrore, duke marshuar ditë e natë, të palodhur, ata, Kalorësit e Armatës së Detit të Pagjumë, kishin një mision fatal, detyrë përtej fantazisë dhe mundësive të të thjeshtëve pa shpirt. (more…)

Jolly!!!

11/01/2011

nga Loer Kume

Po mpihem nga i ftohti. Era fryn nga të katër anët e këtij vagoni të mallkuar të këtij treni leshi që më la mendja të merrja. Ahhh, po! Edhe shiu duhej tani! Bjer o shi bjer! Ja dhe uji që futet për qejfin e tij në vagon e lag sediljet pa i marrë leje njeriu fare!
Dhe ky mut treni që ecën me një ritëm breshke!
Drejt Vlorës. Vetëm. Gjashtë orë rrugë. Aq janë kam përshtypjen.
Vagon interesant ky këtu. Tetë ndarje, nga dy kolltuke dysh secila. (more…)

Vallëzues, Klube, Fëmijë e Kafshë

15/12/2010

nga Loer Kume

Shiu i imët dhe krejt i dashur i darkës binte e lagte flokët e saj që kurrë s’ mbante çadër. Në rresht për një duke kaluar trotuarit të mjaftueshëm për një kalimtar mu në zemër të mbretërisë së njerëzve “In” të Tiranës, e tërë vendit tonë krenar.
Hajde, nxitoni pra, po na presin!
Po mirë pse të nxitojmë? Ne jemi jashtë, ata brenda janë, ngrohtë… (more…)

Dita e tetë

19/11/2010

nga Loer Kume

 

Vëzhgim Në Formën E Një Udhëtimi Në Kohë, Nga Ylli Në Cepin Më Distal Të Universit Tonë

Po rri këtu, në këtë tarracë të gjerë, të veshur me pllaka të emaluara me ngjyrime të gjelbra smeraldi e shkrime arabe të zeza, punuar me dorë, në këtë tarracë të largët nga bota ime e vjetër, mbi shkretëtirë, sot, një ditë të djele, tani, pikërisht në ditën e tetë, në një gjëndje në formë tetë (8), ose me saktë në formë lemniskate, rrotullohem në veten time, e vetja ime rrotullohet në kohë e hapësirë, duke më bërë të mundur të njoh fshehtat. (more…)

Ajo

27/10/2010

 

nga Loer Kume

Na moj! Ndyrësirë!
Sa e çuditshme! Kam që kur linda që të ndjek pas e s’të arrij dot! Jo jo. S’e arrij dot. Ecën, vrapon shumë! Duket sikur shkon ngadalë, tërë ojna e naze si ato vajzat që kalojnë rrugën e bllokojnë trafikun! Por, ashtu duket. Nuk është ashtu!
Hë ti, me ato numrat e tua! Dhe të mendosh që jam unë, që kam pasur çdo femër kam dashur në këmbët e mia! Vetëm ty jo! Ti ecën, ikën e kurrë nuk ta pashe fytyrën! Vetëm shpinën! (more…)

Mr. PushShteti dhe nje gote Skotch

10/10/2010

nga Loer Kume

 

“Pershendetje mik!
Sot, ne te gdhire te 20 nentorit te 2008, une, V.K. 46 vjec, drejtor drejtorie ne Ministrine e Brendeshme, sapo mbarova se shkrojturi nje letre zyrtare per gruan e femijet. E lashe mbi shtrat, sipas skemes se urdheruar.
Habi, por, tere jeta qe kam bere, ne kete ore eshte vetem nje film i pare nga larg, perspektiva e se cilit largohet ne ecje, e te afremit e mi, aketore te huaj.
Ato qe kam shkruar ne letren e lamtumires, ‘babi ju do fort’, ‘grua te dashuroj perjete’, ishin te menduara me saktesi, sepse nuk i ndjej me. Nuk me ka mbetur asnjegje perbrenda. Jam i ftohur akull, dhe… genjen kush thote qe te kalojne tere ngjarjet para syve. (more…)

Histori nëntori me çibukë dhe letra

10/09/2010

 

nga Loer Kume

 

E kapa një më në fund. Bah, qull në djersë çdo drekë, (në drekë është koha kur ndodhin) dhe nuk marr vesh gjë fare se ç’po më ndodh.
E pashë shumë mirë skenën. Një xhaxha po ecte në vijat e bardha, veshur me xhupin e tij të lëkurtë, ashtu i kërrusur, i dobët, i lodhur, sikur rrinte tërë kohës duke tështirë dhe tërhequr hundët. Tërhiqte një biçikletë me parafango shkëlqyese teneqeje ngarkuar me disa qese. Arriti mu në buzë të trotuarit, dhe aty ndaloi, (nuk hipte dot në trotuar përpara se të merrej me atë punë, jo, për qamet!) (more…)

Libri i Zi

23/07/2010

nga Loer Kume

 

Njëherë, para shumë kohësh, isha në gjëndje të keqe. E keqja më kishte zënë në formën e ngjyrës së zezë. Dhe ajo erdhi në mënyrë natyrale, fare pa shqetësuar asnjë nerv timin, me hapa të heshtur…
Nga një gjëndje normale që isha, plot me ngjyra euforike që karakterizojnë natyren time, fillova, çdo gjë që më rrethonte, ta shihja në një ngjyrë të zezë. Në fillim herë të zbehtë, e herë të fortë. Më pas, sa më shumë kohë kalonte, aq më e fortë bëhej e zeza që shihnin sytë e mi. Por, nuk ishte ky shkaku që unë ndihesha keq. (more…)

fuckin’ heshtje!

04/06/2010

nga Loer Kume

Njerëz njerëz! Ku janë njerëzit? Iku i fundit para pak…
Muzikë muzikë! Ku është dreqi i muzikës? Nuk ka asnjë notë për be. Jam në një hapësire të madhe me mure që vijnë era bojë. Pa muzikë. Asnjë tranzistor nuk ka përreth që të më japë ç’ka kërkoj e të më mbushë veshët. (more…)