Posts Tagged ‘djemte e detit’

Intervistë me grupin legjendar, Djemtë e Detit

26/04/2011

Denori interviston Markvukaj!

Denor Marku, ka intervistuar për Albania News, një prej pjesëtarëve të grupit legjendar Djemtë e Detit, kompozitorin Valentin Markvukaj.  Sot Valentini jeton larg Shqipërisë, në Adelaide (Australi), ku  vazhdon të merret me muzikë.  Ai na rrëfen edhe dëshirën e tij, për realizimin e një turneu dhe një albumi të ri me grupin Djemtë e Detit. jendar, Djemtë e Detit

Intervista e plotë këtu!

Recension mbi Epos, këtu

Djemte e Detit – Eposi ashtu si nuk e keni dëgjuar kurrë

05/07/2009

nga Darien Levani

Ndonjëhere koinçidencat habisin.

Grupet kanë bërë albumin mbas shumë vitesh pushim. Një album që po presim prej të paktën 10 vitesh. Të dy ishin në maksimumin e tyre, ishin përfaqsuesit më në ze të një skene me të gjerë që shkatërruan me suksesin e tyre. Pastaj lindën problemet brenda , vonesat, zëra për shkatërrim bashkim ri-shkatërrim ri-bashkim, një farë telenovele  rock. Më në fund rikthehen, ndërsa publiku i tyre ka ndryshuar.

(more…)

Korriku ne Tirana Calling

01/07/2009

Të bombarduar nga të gjitha anët me fushatën elektorale e me numërimin e votave që duket sikur nuk do mbarojë kurrë, gjejmë kohë për tu marrë edhe me misionin tonë në këtë sit që tani quhet http://www.tiranacalling.com ( flm Mili )

(more…)

Qershori ne Tirana Calling

01/06/2009

Vitet kalojne shpejt, po ça tu besh ca mbasditeve qe nuk shtyhen fare.

Qershor, data 1. Po, ka kaluar ca kohe dhe, siç thone neper librat e shkruar keq ” Vera po troket ne dere…”

(more…)

Djemtë e Detit

09/03/2009
Djemte e detit

Djemte e detit

Grupi zbret ne skene me nje peshe te madhe mbi supe, nje peshe qe ndoshta as ata vete nuk e kuptonin ne ate moment: duhet ti jepnin goditjen e fundit atij festivali konform, nje festival i bere prej kengesh mbi grurin, mbi misrin, mbi gezimin e koperatives e nocione te tilla. Jemi diku tek 1992, 1993, kitara elektrike konsiderohet akoma arme e djallit, nje djale me floke te gjata eshte akoma turp dhe vetem para disa muajsh çdo polic i ndershem e ndjente si detyre te te kapte ne rruge edhe te çonte ne rajon per te te prere floket. Dhe vetem Z-ti e di se si ja ka bere Genti qe ti rrisi floket aq shpejt dhe tu shpetoje berbereve te proletariatit.

(more…)