Posts Tagged ‘edvin kukunja’

…of a rose

02/12/2010

nga Edvin Kukunja

 

Duart gjethe, gjëmba gishtërinjtë
Mbi pëlhurë të qënies i yti kujtim

Hapësirë është gjithshka kemi
Koha, po koha,  besomë është e tillë

Është një qytet larg prej këtej
Me rrugicat dhe portin e tij u dashurova
                                                        dikur (more…)

filli

22/07/2010

nga Edvin Kukunja

 

filli është i shkurtër
ka shumë mundësi të këputet…

ajo nuk njihte detin
ecejaket borgjeze në rërën e lagët
as ai nuk e njihte detin
por njihte atë
dhe buzëqeshjen e saj e kish
të ngulitur në shpirt tashmë (more…)

Shtëpia ime

23/06/2010

 

poezi nga Edvin Kukunja

Gjuhë, shtëpi e shpirtit tim
mendimi, dëshirë e përjetësisë (more…)

duke peshkuar

11/06/2010

 

 

nga Edvin Kukunja

..a tribute to Cohen

Zoti është kut i shpresës time
Shpresa është kujtesë e së ardhmes
E panjohura, humnerë e kujtesës, kut
i besimit tim, rrugëtimi im është
ecejake përgjatë përshtjellimit
të gjuhës time në brendësi të Shpirtit (more…)

Virtual Dia-logues – Nuk shkon –

24/04/2010

Virtual dialogues

Ndodh që dikush, ndonëse veç një zë virtual (fjalë mbi një ekran, falë teknologjisë bashkëkohore që ka materializuar ” l’ etere”, shenjë e dëshirës dhe vullneti të një njeriu që nuk njohim personalisht), të të frymëzojë. Dhe ti ulesh, gishtërinjtë e tu luajnë një “pjesë” të panjohur për ty mbi një tastierë dixhitale. Në fund, pa e lexuar edhe veç njëherë ti klikon “Pubblica” dhe atë “pjesë” e lexojnë të tjerë, po aq virtual sa dhe burimi i frymëzimit tënd. Kjo është një anekdotë, e cila ka dy personazhe: mua dhe Darien Levanin. Çfarë ndjek është fruti modest i një miqësie virtuale…..

(more…)

E djela e kufomave

11/03/2010

Le Nuvole

E djela e Kufomave.

“La domenica delle salme”, marrë prej albumit “Le Nuvole” (1990) i Fabrizio De André, është një gjest poetik i mirëfilltë. Vargjet e De André-s përcjellin një imazh. Fjalët  janë shpërbërja në hapësirën e vetëdijes së një çasti, shkrepja imagjinare e një blici mbi kohën tonë.

U mundua të arratisej
Aty rreth orës gjashtë të mengjesit
Prej filxhanit me kafe elbi
Ku plluskonte Milano (T)
Aspak e vështirë të ndiqje gjurmët e tij

(more…)

Pashë Ninën tek fluturonte

22/02/2010

përkthim nga Edvin Kukunja

Përtyp dhe bështy
Nga njëra anë mjaltin
Përtyp dhe bështy
Nga tjetra dyllin

(more…)