Archive for the ‘Top 5’ Category

5 albume të çuditshme për çuna si puna jonë.

04/12/2013

Old-Music-Disk-485x728

Shpesh kam qejf ta etiketoj veten si njeri që dëgjon muzikë të vjetër dhe po të hedhësh një sy tek albumet që kam në playlistat që degjoj më shpesh do shofësh që nuk e kam gabim. Megjithatë nuk mendoj se muzika është si vera, ajo nuk behet e më e mirë kur vjetërohet, nuk fermentohet dhe as nuk i rritet vlera.

Bref, po shkruaj sot për të të treguar për 5 albume të çuditshme që kam nëpër playlista, them të çuditshme se, dreqi ta hajë, kur i luan këngët random dhe, kur kalon nga Buddy Guy te Jay-Z është e çuditshme !

5)  Jay-Z – Blueprint (2001)
Hip-hop muzikal, bazat e këngëve janë melodike dhe shumë interesante. S’është albumi tipik hip-hop me tekste bidon, janë bidonë melodikë. Ajo që më tërheq kryesisht te ky album është energjia dhe çiltërsia e fillim-karrierës të Jay-Z. Gjithashtu ka disa këngë që janë ngjitëse : Renegade dhe Ain’t no love in the heart of the city (po po, ajo!). (more…)

Advertisements

5 këngë për festat – So this is Christmas –

25/12/2010

Bad Santa

nga Darien:
The Pogues and Kirsty MacColl, Fairtale of New York
Në mos më e bukura, ajo më e prekshmja. Një prostitutë dhe një i pashtëpi që takohen gati rastësisht në rrugën me deborë. You´re a bum, you´re a punk, You´re an old slut on junk…Happy Christmas your arse I pray god it´s our last.

(more…)

5 këngë për Jezusin

02/05/2010


Worship

nga Erold Dangëllia

Johnny Cash – Personal Jesus (Cover Depeche Mode)

Si çdo album American Recordings ku Cash ka dhuruar zërin për një seri të gjatë cover-ash , ka qëne gjithmonë as më shumë e as më pak sesa Rick Rubin prapa skenave, i cili ka bërë te mundur dhe ka menduar për të gjitha.Për këtë cover ai kërkoi ndihmën e John Frusciante për ta përshtatur këngën në një version akustik nën nuancën e “notave blu”.

(more…)

Pesë rimarrjet muzikore më të mira sipas …

04/06/2009

sipas OOGenti

I started a joke nga FAITH NO MORE original nga BEE GEES

cdo gje qe Mike Patton prek kthehet ne ar edhe kete here e njejta gje. Me nje video krejt karizmatike te nje seti karaokesh ne nje pub ne veri te Anglise kjo kenge te ben te ndalesh ashtu sic shtangen personazhet ne klip…

Hurt JOHNNY CASH original nga NIN

le te themi “he WENT with a bang”. Kenge e regjistruar ne fund te jetes se nje legjende. Momenti you can have it all my empire of dirt, me dritheron gjithe trupin si ato corapet e lagura ne dimer nga kepucet e shqyme kur isha fmi.

Smells like teen spirit nga TORY AMOS origjinali nga NIRVANA

e kam degju ne nje kohe qe po degjoja punk hardcore dhe me goditi ne stomak si nje grusht i Mike Tyson, edhe sot me dhemb pak barku.

Gloomy sunday nga BJORK orginal nga BILLIE HOLIDAY

e vura kete ngaqe jam shum fans i ksaj kange.

Billie Jean CHRIS CORNELL original nga MICHAEL JACKSON

Megjithese zeri i Chris Cornell me acaron ta degjoj me shum se 15 min edhe ai i Vedder gjithashtu por per mu e vetmja kenge me vlere nga te dy albumet solo qe kam degju te Cornell.

sipas Andi N.H.

Toxic – Yael Naïm (Britney Spears)

Këtu kemi të bëjmë me një perlë për veshët tanë të vrarë nga Britney. Yael Naïm është një nga Izraelitet e pakta artise që kanë dalë nga flluskat e luftës për t’iu kushtuar vërtet muzikës. Ky version aq jazz dhe i ëmbël na kujton se kurrë nuk duhet të hedhim një projekt muzikor në plehra. Edhe ku projekti është i Britneyt!

Hurt – Johnny Cash (Nine Inch Nails)

Trent Reznor duhet të ndjehet me fat që Cash e ka zgjedhur këtë këngë të NIN për të futur tek American IV – The man comes around. Sepse vërtet Cash e këndon me një zë të Hurt-uar nga jeta e tij plot me vija të shkelura.

(more…)

5 këngë mbi dashurinë

29/03/2009

Fillojmë këtë rubrikë mujore me 5 këngë dashurie sipas nesh. Jo më të bukurat, por ato më përfaqsuese për momentin.

(more…)