Posts Tagged ‘renato kalemi’

PORCILE (1969) nga Pier Paolo Pasolini

01/01/2014

Përktheu: Renato Kalemi

Fragment i shkëputur nga filmi “Porcile” (1969):

Fshatari: Vajza e vogël, Z. Herdhitze, po thoshte të vërtetën.

Z. Herdhitze: Fjalë për fjalë?

Fshatari: Derrat po hanin një njeri dhe… (more…)

Fragment nga RREZATIMI (The Shining)

01/01/2014

Nga: Stephen King

Përktheu: Renato Kalemi

Iu bë sikur kishte futur qëllimisht dorën në Folenë e Madhe të Grerëzave të Jetës. […] E kishte futur dorën në një ulluk të kalbur në kulmin e verës dhe dora bashkë me krahun ishin djegur nga flaka e shenjtë e drejtësisë që ia kishte shkatërruar mendimet e vetëdijshme, duke e vjetruar dhe nxjerrë jashtë mode konceptin e sjelljes civile. (more…)

Ku je ti, dritë, është mëngjesi

01/01/2014

Nga: Cesare Pavese
Përktheu: Renato Kalemi

Mëngjeset zvarriteshin të kthjellët

e të zbrazët. Kështu çeleshin

dikur sytë e tu. Mëngjesi

shkiste ngadalë, si një vorbull

e palëvizshme drite. Heshtte. (more…)

Vitet

26/08/2013

to-go-where-man-with-luggage92

“To go Where? Man with Luggage”, ©Alberto Sughi

Nga: Cesare Pavese

Përktheu: Renato Kalemi

Prej atij që kam qenë atëherë nuk ka mbetur më asgjë: ende jo burrë, isha një fëmijë. E dija prej kohësh, por gjithçka ndodhi në fund të dimrit, një mbrëmje e një mëngjes. Ishim bashkë, thuajse të fshehur, në një dhomë që shihte për nga shëtitorja. Atë natë, Silvia më tha se duhej të largohesha, ose do të largohej ajo – nuk kishim ç’të bënim më bashkë. Iu përgjërova që ta provonim sërish; isha shtrirë (more…)

Masa të kota – KUNDER DASHURISE

08/05/2013

Nga: Dino Buxati

Përktheu nga italishtja: Renato Kalemi

Tani që ai u largua dhe nuk do të bëhet i gjallë më, u zhduk, u fshi tutje nga fusha e jetës saktësisht si të kish vdekur, asaj, Irenës, nuk i mbetet veçse të armatoset me gjithë guximin që një grua mund t’i kërkojë Zotit dhe të shkulë të gjitha rrënjët me të cilat ajo dashuri e pafat i ishte ngjitur pas rropullive të saj. Gjithmonë ka qenë një vajzë e fortë, Irena, e kësaj here s’do të jetë më pak e tillë. (more…)

Mesazhi i mikut

12/03/2013

Figure painting, small oil on canvas, male figure. Man Reclining on Sofa. by Lynn Hutchins Haney Oil ~ 9 x 12

Nga Renato Kalemi

Mëngjeset e mia janë gjithmonë të vështira. Ca pse përtoj të ngrihem nga shtrati, e ca pse më mungon arsyeja për t’u ngritur. Si i papunë që jam, më pëlqen të vërdallosem gjithë ditën në shtëpi, pa bërë gjë prej gjëje. (more…)

Njeriu mesatar

29/01/2013

Nga Renato Kalemi

Që një shoqëri të dalë nga e zakonshmja, duhet të bëjë diçka të jashtëzakonshme. Kjo e jona e ka pasur rastin dhe nuk ka bërë asgjë të tillë. Sepse për gjëra të jashtëzakonshme duhen njerëz të jashtëzakonshëm. Por, një shoqëri mesatare s’mund të prodhojë gjë tjetër veçse njerëz mesatarë. (more…)