Archive for June, 2011

Vetmi

30/06/2011


përkthyer nga Urim Nerguti
Edna po ecte në rrugë me çantën e ushqimeve kur e parakaloi automobilin. Mbi derën e këtij të fundit, kishte një tabelë :

KERKOJ NJE GRUA.

U ndal. Mbi qelq, kishte një copë të madhe kartoni, me një tekst të ngjitur përsipër. Një tekst të shtypur me makinë shkrimi. Nga cepi i trotuarit ku ishte, Edna s’arrinte ta lexonte. Mund të shihte vetëm titullin në krye :

KERKOJ NJE GRUA.

Ishte një makinë e re dhe luksoze. Edna eci përpara mbi bar për të lexuar tekstin e shtypur :

Burrë, 49 vjeç. I ndarë. Kërkoj të takoj një grua, për t’u martuar. Duhet të jetë ndërmjet 35 dhe 44 vjeçe. Më pëlqen televizioni dhe kinematografia. Gastronom. Jam llogaritar me kohë të plotë. Llogari bankare të kënaqshme. Më pëlqejnë femrat e mbushura. (more…)

Svastica

30/06/2011

 

Charles Bukowski – Svastica ( english text )

Erections, Ejaculations, Exhibitions and General Tales of Ordinary Madness ( 1972 )

29/06/2011

Charles Bukowski – Storie Di Ordinaria Follia

Flm Albi për sugjerimin!

BUKOWSKI DHE… POETËT

29/06/2011

Përkthyer nga Urim Nerguti

Tani e tutje rri mënjanë shkrimtarëve – apo atyre që e mbajnë veten për të tillë. Por nga vitet 1970-1975, domethënë që nga dita kur pata vendosur t’iu kushtohem librave të mi, dhe madje aq fort sa të më dilte shpirti mbi to, kam filluar të shoqërohem me shkrimtarë – shumica poetë. POETE ! Duke ndenjur me ta, kam zbuluar diçka të çuditshme : asnjëri prej tyre s’kishte publik. More po le të nxirrnin broshura të vogla, asnjë nuk iu shitej ! (more…)

Java e Buk – gati lexim kolektiv –

28/06/2011

Disa herë jemi përpjekur të bëjmë një lexim kolektiv të disa librave. Nuk e di se pse, por s’ja kemi dalë dot kurrë mbarë. Ndoshta sepse ata që komentojnë nuk lexojnë, ndoshta nga vështirësitë e gjuhës, punë, halle, probleme,  nejse, shëndetin të kesh pa hë. (more…)

Born into this

28/06/2011

Born like this
Into this
As the chalk faces smile
As Mrs. Death laughs
As the elevators break
As political landscapes dissolve (more…)

BIRRE, POETE dhe LLOGJE

27/06/2011

nga Charles Bukowski

përkthyer nga Urim Nerguti

Eh çfarë nate ! Willie kishte fjetur natën e kaluar në fushat në të dalë të Bakersfield. Dutchi kishte ardhur me një shok. Isha dëng me birrë. Po përgatisja sandviçe. Dutchi llomotiste për letërsi dhe poezi ; isha munduar ta largoja por, prapë, i fuste që i fuste hundët. Dutchi mban një librari andej nga Pasadena, nga Glendale apo ku e di unë. Kemi folur për rrëmujat. Më kanë pyetur ç’mendoja për to dhe iu kam thënë të dalë ç’të dalë, përgjigjet do të vinin vetë. Të dish të presësh, ishte mirë. Willie më ka marrë një cigare, e ka shkoqur mbështjellsen dhe e ka ndezur. (more…)

Libri i bardhë nga Enkelejd LAMAJ

25/06/2011

Them se Enkelejdi nuk ka nevojë për asnjë prezantim. Kush e ka lexuar Tirana Calling këto vitet e fundit ( ah, faleminderit ) me siguri ka lexuar edhe artikujt e tij. Më së shumti tregime thriller apo horror. Shumë prej tyre janë pritur mirë nga lexuesit e këtij siti e për këtë më bëhet vërtet qejfi. Letërsia që shkruan Enkelejdi njihet pak në atdhe, dhe kam pasur gjithmonë frikën se, si çdo gjë e re, do refuzohej a do anashkalohej nga lexuesit tanë. Për fat të mirë nuk ka qënë kështu, e besoj se meritën më të madh e ka vetë Enkelejdi. Di të shkruajë, di të tregojë një histori ashtu si duhet trguar. Nëse lexuesi lexon paragrafin e parë, me siguri do shkojë deri te rreshti i fundit. Kush e ka lexuar këtu mund ta konfermojë. (more…)

Qeni që leh nuk do kallauz ndërsa Stambolli digjet

23/06/2011

mbi shkrimtarë, lexues, debate sterile, sisteme  

Polemika letrare e radhës kalon pak a shumë nën indiferencën e zbavitur të publikut.  Në mos gaboj për këtë vit është polemika e gjashtë kombëtare. Them se 2011 do mbahet mend si vit steril mbi letërsinë, por si vit shumë i mbare për zënka me lagje. E veçanta e këtij viti është se polemikat kanë qenë të gjithanshme e të gjera. Shkojnë nga juritë e shitura e të shtirura, kalojnë te rrëfimet komuniste e përfundojnë me akuza qesharake mbi vjedhje librash edhe idesh. E të gjithë jemi të kënaqur sepse edhe për këtë vit e bëmë vrimën në ujë. Për dreq, se di se si, u mbyll pastaj po nejse. (more…)

Inner Mission i Alba HYSENI

22/06/2011

Nuk e njihja këtë vajzë, ashtu si besoj nuk e njohin shumë prej jush. Quhet Alba Hyseni dhe me sa duket prej shumë vitesh jeton jashtë Shqipërisë. Sidoqoftë kjo nuk ka rëndësi. Rëndësi ka fakti që sapo ka nxjerrë një album titulluar Inner Mission që mund të gjeni këtu. Mua më pëlqen albumi, më pëlqen vërtet. Ka ca tinguj rock të pastra e disa tinguj të “pistë” që funksionojnë bij të prog rock e te një eksperimenti të nevojshëm.

Dokumentar mbi Shqipërinë

21/06/2011

Dëshiron të bëhesh pjesë i një dokumentari mbi Shqipërinë?  Bëhet fjalë për një dokumentar që do krijohet në rrjet me një seri intervistash që tregojnë vendin që duam. (more…)

TAKIM ME JORGE SEMPRUN, me rastin e botimit të Shkrimi ose jeta (1994)

17/06/2011

nga Rasti Njaku

Shkrimi ose jeta… Kjo « ose », është përjashtuese ?

Jorge Semprun – Kur jam kthyer nga Buchenwaldi, në fund të prillit 1945, isha pak më i madh se njëzet vjeç. Që prej moshës shtatë vjeç, kisha vendosur të bëhesha shkrimtar. Me t’u rikthyer pra, kam dashur të shkruaj mbi përvojën që sapo kisha jetuar. Ca muaj më pas, pasi kisha shkruar, rishkruar dhe shkatërruar me qindra faqe, kam kuptuar se në dallim me ca përvoja të tjera, veçanërisht me ato të Robert Antelme dhe sidomos të Primo Levit, të cilët janë çliruar nga tmerri i kujtesës nëpërmjet shkrimit, mua më ndodhte e kundërta. Të qëndroja në këtë kujtesë, ishte e sigurtë se nuk do të arrija të shkruaja një libër, dhe mbase do të përfundoja në vetëvrasje. Kam vendosur pra që ta braktis shkrimin për të zgjedhur jetën, nga ku e ka burimin dhe ky titull. Dhe kjo « ose ». (more…)

STAZHISTET PO VDESIN…

16/06/2011

shkruar dhe përkthyer nga Rasti Njaku

 

Para pak ditësh, në Paris, vdiq në moshën 87 vjeçare, Jorge Semprun. Kush është ky ? pyet Eneadokliu. S’e kam dëgjuar ndonjëherë. Oh, ia pret Skerdilajdi, këtë e mbaj mend unë, ka qenë një futbollist i Brazilit, 1950, kur mori kupën e dytë. Mirë, shumë bukur. (more…)

Jeni madein albania?

15/06/2011

Festivale ballkanikë, sehiri shqiptar

14/06/2011

nga Darien Levani

Nuk para e kritikoj vendin tim. Pak sepse besoj se kritika shpesh herë është e kotë dhe, sado që mund të ketë që më të mira, zakonisht arrin vetëm efektin e kundërt. Përçan partizanë, rrit dozën e helmit në qarkullim, bën që njerëzit të ngrenë zërin e të humbasin arsyen deri kur përfundojnë në atë pikë në të cilën nuk kuptohet më asgje. S’më pëlqen të bëj këto gjëra, ndaj mundohem gjithmonë që ta kuptoj, e nëse arrij ta kuptoj pastaj e përshkruaj, duku u mundur për të gjetur gjera pozitive edhe kur – siç ndodh shpesh – këto janë të fshehura e lëngojnë në pritje të agonisë. (more…)

Plloshtani: Njeriu është qenie e përsosur dhe e bukur!

13/06/2011

Intervistoi:  Drita Klosi për Klosi NEWS

Klosi News: Ju duket se besoni në asgjë, pse ndodh kjo tek Plloshtani, poet dhe publicist?

PLLOSHTANI: Përkundër kësaj, unë besoj tek fjala dhe qiejt. Qiejt më japin bujarinë e fjalës, fjala më jep motiv për të besuar në diçka të shenjtë, hyjnore apo misterioze racionale. Të besosh mund të jetë dhe një mënyrë për të guxuar më tepër mbi veten. Meqë guxoj të jem lundërtar qiellor, atëherë është e ndershme të them se besoj në krijime të bukura që sjellin hare dhe paqe shpirtërore. Mendoj se këtu kemi një humnerë të vrazhdë ne lundërtarët poetë, që fshehim misteriozisht pikëpamjen vetjake.  (more…)

Lidhja e Prizrenit ( Lahuta e Malësisë )

10/06/2011

Edhe këtë vit, ashtu si vitin e kaluar e ashtu si do ndodhi edhe vitin e ardhshëm, 10 qershori nuk kujtohet. Më kap një farë keqardhje. Jo aq shumë kundrejt shtetit tonë apo shteti kosovar prej të cilëve, hë për hë, s’pres ndonjë gjë, por kundrejt asaj ushtrije opinionistësh, historianësh, hipokritësh, patriotësh, bloguesësh, kundrejt atyrë që u dhemb gjoksi në këtë moment sepse aq shumë e kanë rrahur sa është formuar një gropë. Asnjë fjalë, asnjë indinjim, asnjë përkujtim, asgjë prej gjëje.

Te paktën kemi Fishtën. (more…)

Trend-TV-Magazine kërkon

10/06/2011

Trend-TV-Magazine eshte nje reviste elektronik me nje kanal Web-Tv, i pari ne llojin e tij ne Shqiperi. Jane disa emisione televizive (web) qe do shfaqen ne kete kanal online, te cilat variojne nga 5-7 minuta dhe aktualisht po kerkojme prezantues/e.  (more…)

Në vend të fjalëve, një pikturë

09/06/2011

“Pink Dress”, Mark Shasha

Down Rock Maj

08/06/2011

Parenthetical Girls

 

  1. The Pornographer (Parenthetical Girls)
  2. One Minute To Midnight Dream (François Peglau)
  3. Written Within (Twiggy Frostbite)
  4. Dystopia (Yacht)
  5. Baby’s Breath (Billy Callahan)
  6. To Begin (Alela Diane)
  7. Are We (Craig Wedren)
  8. Benediction (Thurston Moore)
  9. Especially Me (Low)
  10. Land Majestic (Anni Rossi)
  11. Brother Sparrow (Agnes Obel)
  12. The Other Shoe (Fucked Up)
  13. Villains of the Moon (Cold Cave)
  14. So High (Ringo DeathStarr)
  15. Too Beautiful To Work (The Luyas)
  16. 4 Door Maverick (Howe Gelb & The Band of Gypsies)
  17. Bunhill Fields (Amor de Dias)
  18. Second Bird of Paradise (Rosebuds)
  19. Queen of Hearts (The Unthanks)
  20. Fly Baby, Fly (The High Llamas)

 

Nga Il mucchio Selvaggio…