Archive for January, 2011

Ku shtrohet Vala… (Romancë)

31/01/2011

 

Lasgush Poradeci

Ku shtrohet vala përmi zall
E fryn një këng’ e pakuptuar,
Të pashë, motër, plot me mall,
më pe me shpirt të llaftaruar.

Q’aherë silleshim me nge,
Gjith vet-i dytë, vet’e dytë..
Dh’i shtinja sytë gjith përdhe-
Gjithë përdhe m’i shtinje sytë.. (more…)

Advertisements

Ruani pak indinjatë

28/01/2011

Ju që jeni indinjuar për shoah e për trenat plot me viktima, ruani pak indinjatë edhe për palestinezet.

Ju që keni shtrënguar grushtat, keni mbajtur lotët e keni thënë “ Kurrë me..” , mbajeni premtimin.

(more…)

La tregua

27/01/2011

Primo Levi

Hurbinek era un nulla, un figlio della morte, un figlio di Auschwitz. Dimostrava tre anni circa, nessuno sapeva niente di lui, non sapeva parlare e non aveva nome: quel curioso nome, Hurbinek, gli era stato assegnato da noi, forse da una delle donne, che aveva interpretato con quelle sillabe una delle voci inarticolate che il piccolo ogni tanto emetteva. (more…)

A mund të dashurojmë pa vuajtur?

26/01/2011

nga Mira Meksi

A mund të dashurojmë pa vuajtur? Alegoria e dashurisë është përcaktuar që në fillim të kohërave: një zemër; simboli i saj: një zemër e shpuar tejpërtej nga një shigjetë, që kullon gjak dhe që rrëfen se dashuria është fatalisht dhe pazgjidhshmërisht e lidhur me vuajtjen dhe dhembjen; çifti më emblematik: Romeo dhe Zhuljeta. (more…)

Curran’s On the Heights

26/01/2011

Charles Courtney, Impressionism

Alkimi

24/01/2011

Starry Night, Vincent Van Gogh

Nga Orana Sinani

Është një natë me yje,me re…

Retë lëvizin ,marrin forma te panjohura,

zbulojnë yje të reja. (more…)

Tiranë, 21 Janar 2011

21/01/2011

“Errësira nuk largohet me errësirë, vetëm drita mund ta largojë. Urrejtja s’mund të largohet me urrejtje, vetëm dashuria mund ta largojë. Urrejtja shumëfishon urrejtje e dhuna shumëfishon dhunë. Rezistenca shumëfishon rezistencë në një spirale zbritëse të shkatërrimit … Lufta prodhon luftë. Reaksion zinxhir i së keqes duhet këputur ose ne do të zhytemi në humnerët e errët të asgjesimit”

Martin Luther King


Tirana sot qe e trishtë. Re tymi u lëshuan mbi të .

Tirana sot qe e mjerë tek kuptonte se qytetarët e saj nuk mendojnë për të , nuk mendojnë për veten.

Shqipëria kupton dhe një herë që qytetarët e saj kanë mbetur të vegjël, mjerisht.

(more…)

paint it black

21/01/2011

Ministria e Gjuhës, Urdhëresë nr. 01/2011

20/01/2011

 

Duke parë që
1 – gjuha shqipe po humbet luftën e saj kundër armqëve të jashtëm e të brendshëm
2-  kemi pasur ankesa e kërkesa të ndryshme mbi fjalë të hedhura si diversant në krahina të ndryshme të Shqipërisë
3 – preferojmë diversantët tone kundrejt diversantëve të huaj

URDHËRON
Nr. 1 / 2011
Zëvendësimin e fjalës “axhornim” me fjalën “përditësim” apo rifreskim

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë

Populli s’duhet shikuar fare

19/01/2011

Nga  Urim Nerguti, përkthyes

Ky artikull ishte menduar të botohej në po atë gazetë ku është shfaqur artikulli i Klosit, por s’ka qenë e mundur.


Në një artikull të botuar në gazetën Shekulli të datës 6 janar 2011, përkthyesi Ardian Klosi ndërmerr të hulumtojë disi në të fshehtat e përkthimit dhe letërsisë. Është gjithmonë e këndshme të lexosh shkrime të tilla ku çështja më e rrahur është ajo e letërsisë dhe e marrëdhënies së saj me lexuesin. Në një vend ku botimi, qarkullimi, shitja dhe leximi i librave janë pothuaj kryeqytetas, është një befasi e këndshme që një lexues provincial të lexojë atje në skutën e vet se çfarë ngjet në kryeqytetin e letrave. (more…)

Brazil ( jo Terry Gilliam )

18/01/2011


Fernando Meirelles e José Padilha kanë ndryshuar përfundimisht jo vetëm kinemanë braziliane, po ndoshta edhe atë botërore. Në fakt do ishte i mjaftueshëm edhe vetëm Ciadade de deus, kryevepra e Meirelles 2002 për të shtuat emrat e regjisorëve në çdo fjalor kinematografia.

(more…)

Fjalimi i shkrimtares nobeliste Herta Müller

17/01/2011

Nobelistet 2001-2009, perkthyer nga Urim Nerguti, “Tirana Times”, 2009

Në vazhdim të vënjes në praktikë të idesë së publikimit të një pjese prej fjalimeve të  shkrimtarëve Nobelistë në ditën e marrjes së çmimit , këtë javë është menduar të publikohet një pjesë e fjalimit të shkrimtares nobeliste Herta Müller.

Herta Müller është një shkrimtare gjermane me origjinë rumune. Fituese e çmimit Nobel për Letërsi për vitin 2009, për veprat e saja rreth jetës në Rumani, Evropën Juglidore pas Luftës së dytë botërore, dëbimin e pakicës gjermane në pjesën rumune në Banatë, si dhe për esetë e saja për traumat e luftës dhe ikjen e saj në Gjermani.

Një pjesë nga fjalimi i saj në Stockholm:

(more…)

Grupet më të rëndësishem…?

16/01/2011

nga Xixëllonja

Vleresimi i muzikes varet nga bagazhi i gjithsecilit, dy njerez qe kane njohje pak a shume te ngjashme kane tendence te kene dhe opinione te ngjashme. Nje njeri qe degjon pak do kete opinione te ndryshme me nje qe degjon me shume, dhe pse sasia nuk eshte gjithmone vendimtare, por mjafton qe te degjojne dhe lloje te ndryshme. Pra pelqimi varet nga njohja e secilit, jo vetem nga muzika qe ne vetvete nuk eshte gje tjeter vec stimulimi nepermjet dridhjeve te qarqeve cerebrale. Sa me shume njohje kemi aq me shume mundesi ka te kemi nje opinion te pavarur dhe anasjelltas te varur e influencuar nga publiciteti i shtepive diskografike. Gjene me te rendesishme ne historine e muzikes per mua e ka luajtur shkrija midis konvencionales e risise. Ok cdo gje eshte konvencionale me dicka qe ka ekzistuar me pare, dhe jo cdo gje e re mund te perbeje nje risi por kur keto dy gjera shkrihen bashke ndodh dicka shkaterruese, dicka e papare, lind nje forme e re shprehese qe materializohet ne gjuhe komunikimi. Ky them eshte revolucioni ne muzike. (more…)

Monologu i kohës

15/01/2011

Nga Orana Sinani

Unë jam e plotfuqishme, e pamposhtur ,ripërtëritëse…

Unë jam koha!

Kam në dorë një rreth të magjishëm ku shoh si ikin sekondat,minutat , orët , ditët…

Unë kam pamjen e krijesës së mbinatyrshme  që me një kalim  gllabëron plagët që vetë shkakton.

(more…)

Mario Vargas Llosa vs Gabriel García Márquez

14/01/2011

Gabriel García Márquez pas takimit me Llosa

Thomas Catán

It is possibly the most famous literary feud of modern times: Gabriel García Márquez, the Nobel prize-winning author, and Mario Vargas Llosa, his fellow giant of Latin American literature, have refused to talk to each other for three decades.

Once great friends, the two writers have steadfastly refused to talk about the reasons behind their spectacular bust-up, and so have their wives.

(more…)

Rasti i çuditshëm i kalit të Gjergj Kastriotit ( Skander Bey )

13/01/2011

nga Dorian Isai

Mengjes ne Tirane,mengjes ne sheshin Skenderbej,nje mengjes i njetrajtshem,pa vezullim te jashtezakonshem ne pellgjet e vogla ndane trotuareve dhe pa  gumezhimen tipike te shesheve ne oret e para te mengjeseve.Eshte nje  paramengjes,nje agim,nje paraagim,eshte tamam koha kur ngjarjet e vogla(ose edhe te medha) çelin, pa patur nevojen per driten e duhur te diellit.Me nje mengjes  te tille,kur rrezet fillojne te perskuqen  nga forca qe mbartin ne vetehte,veshtrimet e para te kalimtareve-makina u mbarsen( mbase nuk eshte tamam rasti te thuhet keshtu) me nje imazh te pazakonte qe kapte ne befasi te gjithe ata qe kishin ..fatin ( le ta quajme keshtu) te perballeshin me kete imazh-mirazh te thjeshte ne dukje por te komplikuar ne permbajtje.Kali i Skenderbeut qe gjithmone ka qene nje personazh i dores se dyte ne histori dhe ne shesh,kishte pesuar nje ndryshim(jo dhe aq te vogel) ne pjesen e fundbarkut te tij.  (more…)

I do believe in happiness!

12/01/2011

Nga Sergey Yesenin

I do believe in happiness!
The sun has not yet faded.Rays
Of sunrise like a book of prayers
Predict the happy news.Oh yes!
I do believe in happiness!


Jolly!!!

11/01/2011

nga Loer Kume

Po mpihem nga i ftohti. Era fryn nga të katër anët e këtij vagoni të mallkuar të këtij treni leshi që më la mendja të merrja. Ahhh, po! Edhe shiu duhej tani! Bjer o shi bjer! Ja dhe uji që futet për qejfin e tij në vagon e lag sediljet pa i marrë leje njeriu fare!
Dhe ky mut treni që ecën me një ritëm breshke!
Drejt Vlorës. Vetëm. Gjashtë orë rrugë. Aq janë kam përshtypjen.
Vagon interesant ky këtu. Tetë ndarje, nga dy kolltuke dysh secila. (more…)

Concrete mushrooms , mushroom heart…

11/01/2011

nga Bubi Kaçurrel

Fjalimi i shkrimtarit nobelist Mario Vargas Llosa

10/01/2011

Përkthyer dhe përgatitur nga Urim Nerguti

Siç është traditë tashmë, më 7 dhjetor, në orën 17.30 me orën e Stockholmit, mbahet fjalimi i shkrimtarit nobelist. Këtë vit, radhën e kishte shkrimtari peruan Mario Vargas Llosa. Fjalimi zgjat në përgjithësi rreth 45-50 minuta dhe është i ndërtuar sipas dëshirës sovrane të shkrimtarit. (more…)