Archive for May, 2010

Melodi

29/05/2010

 

poezi nga Ergisa Bebja

Ti , tejçon sembim në shpirtin tim
më deh me fjalë me nota muzikore
nga do-ja të si-ja thurën
të thëna e të pathëna fjalë
Ti nën ritmin muzikor
pakuptimsisht të dërgon në të panjohurën mendim
mendim çmendurak apo i trisht
kjo per ty s’ka më rëndësi (more…)

Advertisements

Problemi i sheqerit

28/05/2010

nga Darien Levani & Alfred Bushi ( po m’shumë Darien Levani )
Une e Alfredi jemi ulur jashtë, duke pire secili një kafe. Vendi është i mbuluar e i rrethuar, e kur fillon të bjeri shi as që nuk e vëmë re fare. Pas pak minutash kemi një takim ku duhet te vendosim nëse na japin një skenë për një koncert etj etj.

Era rrëzon kutinë e tij të sheqerit. Shikohemi në sy për pak sekonda, secili duke u munduar të kuptoje nëse tjetri ka ndër mend me e kap. Jo, me sa duket jo. Qeshim. Zarfi i sheqerit është përtokë tashmë. Fillojmë të konsiderojmë problemin sipas filozofëve të ndryshëm. Çfarë do thoshin ata që na kanë udhëhequr në jetë ( me rezultate shumë shumë të dobëta ) ? (more…)

Shtypja e kryengritjes së vitit 1847

27/05/2010

nga Lulzim Gërveshi

Zenel Gjoleka e Tahir Çapari, në krye të 1500 kryengritësve, më 28 gusht 1847 i dolën përpara ushtrisë osmane prej 5000 vetash, që ishte nisur nga Janina. Pas përleshjes që zhvilluan me të në fshatin Dholan, në verilindje të Janinës, i shkaktuan asaj disfatë. Me këtë fitore para kryengritësve u hap rruga për në Janinë, të cilën mund ta merrnin edhe për shkak se garnizoni i qytetit përbëhej në shumicë nga ushtarë shqiptarë. (more…)

Fragment marre prej ” Liri nga e njohura “

25/05/2010

Nga  Albi Arapi

Ç’është dashuria? Fjala është falsifikuar dhe molepsur aq shumë, saqë nuk kam ndonjë dëshirë të madhe ta përdor.  Të gjithë flasin për dashurinë – çdo revistë e çdo gazetë, çdo misionar flet papushim për dashurinë. E dua vendin tim, e dua mbretin tim, e dua librin, e dua atë mal, e dua kënaqësinë, e dua gruan, e dua Zotin. Dashuria është një ide? Nëse po, mund të kultivohet, ushqehet, ledhatohet, urdhërohet me shkop, mund ta trajtojmëtë duam. Kur thoni se e duam Zotin, çdo të thotë? Do të thotë se doni një projeksion të imazhit tuaj, një projeksion të vetes suaj nën një farë mveshjeje respektueshmërie, varësisht prej asaj që e besoni si fisnike dhe të shenjtë. (…) (more…)

Dinosauria,Ne

24/05/2010

poezi nga Charles Bukowski

postuar nga Igli Levani,aka Bubi Kaçurrel

Të lindur kështu
Mes këtyre
Ndërsa manikinët buzëqeshin
Ndërsa Zonjush Vdekja qesh
Ndërsa ashensorët prishen
Dhe kufinjtë politike bien
Ai çuni supermarketit që fut gjërat në qese për ty ka nji diplomë
Ndërsa peshqit e pistë nga nafta vjellin prenë e pist
Dhe dielli është i maskuar (more…)

Bardhyli dhe flamuri bardhë e blu

21/05/2010

nga Darien Levani

Ka ca ditë në Tiranë të cilat papritmas të ngarkojnë të gjithë peshën e qytetin mbi shpatulla. Miq që i kishe harruar të marrin në telefon për atë muhabetin që ti s’mban mend fare, femra që deri dje nuk të shikonin me sy të ftojnë për një kafe” Bardhylo, ke humb fare, po mo, kafe te blloku lal, të lej numrin e telefonit…ë?, e ke numrin? …po ke atë të vjetrin ti, kam ndërru numër se ata të rripnin…, dhe ndërkohë Tirana blen aq shumë lojtarë saqë e ke të pamundur ti analizosh të gjithë.

(more…)

Të ndalohet puthja!

17/05/2010

nga Loer Kume

Gjithçka erdhi me kamarierin. Me ardhjen e kamarierit për herë të tretë. Një kamarier nuk vjen kurrë për herë të tretë te një tryezë çifti. Ndërsa ai erdhi.
Deri në atë moment ishin mirë. Madje nxehtë.

(more…)

Ekzorcisti

15/05/2010

nga Arti Lushi

Pastaj: pastaj mizorisë ekstravagante të Fatit i mbeti të përcaktojë sall konturet e çiltërsisë sime më të kulluar dhe, me sa duket, për të mbremen herë rashë në gjumë pa menduar askënd në vaçanti, përfshirë edhe veten. I lumtur, në mos, i përndritur.

Këtë dorëshkrim po e lë si trashëgimi estetike dhe jo se i trembem vdekjes dhe për rrjedhojë po nxjerr përjetësinë time në ankand. Thellë-thellë njeriun e tmerron ideja e jetës, aq më tepër ajo e përjetësisë, dhe jo vdekja. T’i japim Cezarit ç’është e Cezarit, me kusht që Cezari t’i kthejë Romës ç’është e Romës. (more…)

Pesë këngë popullore dashurie

13/05/2010

nga Lulzim Gërveshi

Duhet të zgjidhnim vetëm pesë këngë, fare mirë mund të ishin pesë të tjera, akoma më më mirë edhe 1000 të tjera, sepse në folklorin tonë ka këngë dashurie të panumërta, që shprehin ndjenjat e brengat e popullit në mënyrë të mrekullueshme e të vërtetë. Që në fillim kërkojmë ndjesë, kushdo ka pesë këngët e tij të preferuara, dhe renditja e tij nuk do i ngjante renditjes së dikujt tjetër. Kjo është një gjë e mirë, ne kemi preferuar të zgjedhim pesë këngë nga të gjitha viset e nuk është e lehtë. E para vjen nga Malësia e Veriut, e dyta vjen nga Shkodra, e treta vjen nga Shqipëria e Mesme, e katërta vjen nga Korça, e pesta nga Labëria prej Himare. (more…)

Unë, birra dhe muzika

11/05/2010

nga T.G

Nëse mendoni që afër banakut jam vetëm,
Mosni , sall do ta mashtroni vetën
Dhe do të humbisni kohë duke menduar në mua
Vetmia të bën t’i njohësh njerzit nga larg;
Frika është e pashmangshme nëse afroheni,
ju sall mendoni që unë rri vetëm pranë banakut
dhe mendoni që e vetmja gjë që di të bëj është
të pi duhan, ta mbaj birrën përpara dhe të di cdo varg të secilës kënge;
një kohë dikush më tha – ti je rob i muzikës
i thashë – është më mirë se sa të jesh rob i njeriut;
nuk jam vetëm afër banakut, ashtu ju ngjan juve
ju jeni vetëm , ju jeni të vetmuar tek shihni se unë kam botën
tek shihni se unë kam dashuri,
tek shihni se unë kam mall,
tek shihni se unë vras dhimbjen me duhan,
tek shihni se unë di të flas mirë për seks,
tek shihni se unë vuaj për lirikën e këngës,
tek shihni se unë njoh vujatjen e këngëtarit;
në sytë tuaj ngjaj e vetme, jam vetëm
kurrë nuk do të arrini ta kuptoni se dikush është afër meje,
ju jeni të verbër , nuk shikoni përtej asaj që ju është dhënë
Unë, birra dhe muzika

mundësia te shihni….

të verbër janë edhe ata që nuk shohin përtej vetës.

How I Met Your Mother

10/05/2010

How I Met Your Mother është një telefilm komedi që flet për Ted dhe se si ai ka njohur dashurinë e jetës së tij.  Në 2030 Ted ulet në divan së bashku me dy femijët e tij dhe fillon tu tregojë si e ka njohur nënën e tyre,  identiteti i së ciles nuk zbulohet  deri ne fund. E gjitha fillon kur shoku më i ngushtë i Ted, Marshall i rrëfen se do ti propozojë të dashurës së tij, Lily, për martesë.  Pikërisht në këtë moment, Ted kupton se edhe për të tashmë ka ardhur koha të gjej shpirtin e tij binjak.   (more…)

Kёpucёt

07/05/2010

nga Dritan Mesuli

 

 

Brenga tё balcamosuna nё kёmbanore kishash, rrugё tё pёrgjumuna tue u pёrpёlit nё harta tё venituna tё pritjes, janё atje, harru nё kanavacёn e piktorit, dorё e ngrime nё pёrziemje ngjyrash. (more…)

The War is over (Lufta Mbaroi)

05/05/2010



Nga  Alba Halilaj

“Na ishte njëherë një shqiponjë, që kish ngel jetime e ish rrit nga pulat. E duke ndejt ditë e natë me to pat kujtu se qe pulë. Sa herë ngrite sytë e shihte shqiponjat duke fluturu në qiell kishte dash me qenë edhe ajo shqiponjë e me fluturu bashkë me to. E kështu kaluan motet e shqiponja rronte si pulë. Derisa një ditë ajo shkoi të pinte ujë pranë një burimi e ndërsa ulte kokën, pa në ujë pasqyrimin e vedit e tha : -Unë jam shqiponjë!
Më pas piu ujë dhe hapi krahët e fluturoi lart në qiell me shqiponjat e tjera. ” (more…)

‘Yü-Gung (Ushqe egon time)’

04/05/2010

nga sKENDER kOLLCAKU
Ushqe egon time!
Le të marrim edhe më shumë vodka
Vitamina ruse
Ushqe egon time!
Mendoj se duhet të kthehemi përsëri tek ai tipi
Mendoj se do të jetë në gjumë tashmë
Sigurisht po! Por jo!
“Ngrije!”
S’ka gjumë / të gjitha gënjeshtra / kënaqësi në pluhur

(more…)

5 këngë për Jezusin

02/05/2010


Worship

nga Erold Dangëllia

Johnny Cash – Personal Jesus (Cover Depeche Mode)

Si çdo album American Recordings ku Cash ka dhuruar zërin për një seri të gjatë cover-ash , ka qëne gjithmonë as më shumë e as më pak sesa Rick Rubin prapa skenave, i cili ka bërë te mundur dhe ka menduar për të gjitha.Për këtë cover ai kërkoi ndihmën e John Frusciante për ta përshtatur këngën në një version akustik nën nuancën e “notave blu”.

(more…)

El pueblo unido, jamás será vencido,

01/05/2010

El pueblo unido, jamás será vencido,
el pueblo unido jamás será vencido…

De pie, cantar
que vamos a triunfar.

(more…)