Urime per 1937

by

nga Migjeni

Shok i dashtun, une pergjithesisht nuk shkruej urime, as per Krishtlindje as per Bajram, as per ditelindje as per ndoj feste tjeter. Nuk shkruej, pse urimet qe n’ato dite tan bota ban, nuk dij a plotesohen nje per qind se pothuej te gjitha dalin nga hipokrizia. Bota kete e din, por njesoj vazhdon te shkrueje urime. As per Motmotin e Ri deri tash nuk i urova askujt asgja. Por kesaj here due te hyj ne rradhen e njerezve korrekte dhe t’u uroj shokve te mi Motmotin e Ri 1937.
Se pari, t’uroj, shok i dashtun gjumin e ambel, qe te mos ndegjosh si gjemojne njerezit nen barren e kryqave te vet tue mundunve, as britmen e ngadhnjysve ne kete jete. Te mos ndegjosh bumbullimen e Spanjes. Gjumin e ambel! Te mos ndegjosh si afer teje gerset dhemballa per dhemballe, nga te ftohtit. Pse atehere duhet te pyesesh: moj dhemballe, pse ndeshe per dhemballe dhe gerset aq? E gjuha ne vend te dhemballes pergjegjet: pse asht ftohte, zotni, e kur asht ftohte, zotni, u hyn dreqi trupit, muskulave, nervave, zotni, dhe qashtu gerset dhemballa per dhemballe, zotni. Asht teper banale te themi se mungon veshja dhe mbathja dhe zjarrmi, prandej: gjumin e ambel, shok i dashtun.
Se dyti mbas gjumit t’ambel, t’uroj – ç’asht dhe e natyrshme – te jesh i gezuem, gjithmone i gezuem. Nga gezimi i madh, ne sentimentalizem, te puthish drrasat e dhomes e shtyllat, si bani Greta Garbo ne filmin “Mbretnesha Kristina”, kur shijoi dashunin shtazore (desha te them hyjnore, por njesoj asht). Aq i gezuem, saqe bota te ta kene zili dhe te thone: oh, sa i lumtun asht! Te jesh i gezuem edhe pse n’ane tjeter zemra te pelset, si paljaços. Te jesh i gezuem, se gezimi yt u jep shpresa edhe tjerve. Ne rase se tryeza e shkrimit te çalon, ti qeshu. Ne rase se e vetmja karrige qe ke ne shtepi asht e shpueme dhe s’ke se ku te rrish, ti qeshu. Ne rast se s’ke zjarrm e ke te ftohte, po, ti qeshu. Ne rase se ndonj dite, ashtu kot, te mungon dhe buka, ti merre per loje, per shaka, dhe qeshu, qeshu. Del ne rruge bile, ne kryqzimin e udhve, dhe qeshu,qeshu,qeshu, e bota do ta kete zili dhe do te thote: ah, sa i lumtun asht! E kur te te vije ne shtepi ta shofi shkakun e gezimit tand, do t’i kujtohet botes vetvetja dhe do te filloje te qeshi kikikikakaka. Smundja e te qeshunit do te perhapet nder te gjithe dhe njerzit si majmunat do te hidhen perpjete nga gezimi… Dhe keshtu uroj qe vjetin 1937 ta kalojme ne gezim, edhe se te smunde patalogjisht.


Nëse artikulli ju pëlqen ndajeni me miqtë tuaj në Facebook

Tags: , ,

7 Responses to “Urime per 1937”

  1. Darien Says:

    Migjeni me i ashper e me i drejte qe kam lexuar ndonjehere. I gjithe shkrimi eshte nje hymn i mjerimit e i menyres se luftimit te kesaj. Migjeni qe nuk ankohet edhe pse shtepia po shembet, por ngre koken lart e ecen para.

  2. pinili Says:

    bukur

    mendoj se artikulli i drejtohet te gjitheve , ne te gjithe boten

    festa , dhurata urime , per mua po humbasin kuptimin per sa kohe nje pjese shume e madhe nuk kane ndonji arsye per te festuar

  3. Djelleza Says:

    Sikur te kishte mundur te jetonte me gjate ky gjeni dhe vete historia do te ishte shkruar ndryshe! Por humaniste si, Migjeni, largohen shpejt, si ushtaret e frontit, ndoshta se jane te paret qe therrasin kunder padrejtesise.

    Migjeni eshte i pavdekshem!

  4. xhenius Says:

    Mtgjeni filozof,i pa arritshem ne inteligjencen dhe ndjeshmerine e tij,gjithmo

    ne aktual,dje sot ,mot,ai vetem duhet!

  5. edrus Says:

    I madhi Migjen!

    Të paktën na bëri të vëmë disi buzën në gaz…

  6. It was Christmas Eve babe… « Tirana Calling Says:

    […] e punëtorë, dhe Migjeni pastaj, po, babagjyshi… Share this:DiggLike this:LikeBe the first to like this […]

  7. It was Christmas Eve babe... | Tirana Calling Says:

    […] e punëtorë, dhe Migjeni pastaj, po, […]

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s


%d bloggers like this: