Posts Tagged ‘tregim shqip’

Këtë herë më quajnë Emi

02/02/2013

Emi-TC

Këtë herë më quajnë Emi. Emi është emër vajze. Unë jam një vajzë.

(more…)

Advertisements

Një djalë dhe një vajzë

14/08/2012


Njohja e saj me Mirin nuk ishte e rastësishme. Për të. Së pari sepse ajo nuk besonte tek rastësia dhe, së dyti (këtë do ta merrte vesh vetëm mbasi të lidhte shoqëri me të), ashtu si babai i saj, edhe babai i Mirit e kishte gjetur atë kabinë pikërisht në momentet e fundit dhe as Miri – njësoj si ajo – nuk kishte qenë aspak entuziast për atë vend. Divjaka ishte e famshme për luftën me mushkonjat, që çdo pushues ishte i detyruar të bënte. Por ja që në plazhin e Divjakës, përveç mushkonjave, ata gjetën edhe njëri – tjetrin.

(more…)

Kërcimi i parë – Tregim

09/11/2011

(more…)

Rasti i çuditshëm i kalit të Gjergj Kastriotit ( Skander Bey )

13/01/2011

nga Dorian Isai

Mengjes ne Tirane,mengjes ne sheshin Skenderbej,nje mengjes i njetrajtshem,pa vezullim te jashtezakonshem ne pellgjet e vogla ndane trotuareve dhe pa  gumezhimen tipike te shesheve ne oret e para te mengjeseve.Eshte nje  paramengjes,nje agim,nje paraagim,eshte tamam koha kur ngjarjet e vogla(ose edhe te medha) çelin, pa patur nevojen per driten e duhur te diellit.Me nje mengjes  te tille,kur rrezet fillojne te perskuqen  nga forca qe mbartin ne vetehte,veshtrimet e para te kalimtareve-makina u mbarsen( mbase nuk eshte tamam rasti te thuhet keshtu) me nje imazh te pazakonte qe kapte ne befasi te gjithe ata qe kishin ..fatin ( le ta quajme keshtu) te perballeshin me kete imazh-mirazh te thjeshte ne dukje por te komplikuar ne permbajtje.Kali i Skenderbeut qe gjithmone ka qene nje personazh i dores se dyte ne histori dhe ne shesh,kishte pesuar nje ndryshim(jo dhe aq te vogel) ne pjesen e fundbarkut te tij.  (more…)

Duar

03/01/2011

Nga Arti Lushi

Këto fruta janë me të vërtetë të mrekullueshme- i thashë teksa i vura dorën mbi te sajën.

Brenda atij çasti e ndjeva të tërën. Në mish dhe në shpirt. Digjej njësoj.

Dhe krejt mospërfilles, shtova: ‘A thua janë mbjellë në tokat e të parëve të tu’ (more…)

DORA E DJATHTË

07/10/2010

Nuk e kisha menduar ndonjëherë se, një ditë, do shkruaja vërtet. Që të shkruash duhet të lexosh dhe unë nuk mendoja se një ditë do kisha guximin e duhur të prekja një libër me dorë. As që mund ta imagjinoja se, një ditë, unë do mund të shfletoja fletët e një libri, se do mund ta lexoja; se një ditë do i shikoja librat për atë që ishin në të vërtetë: libra. Por kjo ndodhte përpara se të zbuloja dorën time të djathtë.

(more…)

Atje ku horizonti është më i qartë

14/06/2010

Mbrëmje e freskët tetori .

Valixhet e përgatitura ishin mbi shtratin tim. Ndjeva si një buzëqeshje e hollë më kaloi rishtaz në fytyrë, e papërmbajtur, mbase e pataktë. Taksia po priste poshtë shtëpisë. Nuk kisha dashur  të më shoqëronte im atë dhe pse ai kishte këmbëngulur shumë, por  i thashë jo. Doja të ikja vetëm në statcion, doja t’i shijoja e vetme ato minuta transformimi… (more…)

Bardhyli dhe flamuri bardhë e blu

21/05/2010

nga Darien Levani

Ka ca ditë në Tiranë të cilat papritmas të ngarkojnë të gjithë peshën e qytetin mbi shpatulla. Miq që i kishe harruar të marrin në telefon për atë muhabetin që ti s’mban mend fare, femra që deri dje nuk të shikonin me sy të ftojnë për një kafe” Bardhylo, ke humb fare, po mo, kafe te blloku lal, të lej numrin e telefonit…ë?, e ke numrin? …po ke atë të vjetrin ti, kam ndërru numër se ata të rripnin…, dhe ndërkohë Tirana blen aq shumë lojtarë saqë e ke të pamundur ti analizosh të gjithë.

(more…)

Re Puplore

12/04/2010

 

nga Loer Kume

Jam një Re Puplore që fluturoj diku aty,sipër ëndërrave tokësore.
Rrezet e agimit tim të sotëm janë kretase, ato të mbrëmjes ndoshta kiliane, o mbase armene.
Nuk dihet ku jam krijuar. Nuk dihet ku do shkrihem e zhytem. Mjafton të çoni kokën lart në qiell e më shihni mua, një notë e lartë, akute kitare që tretet larg veshit… larg, afër, të bardhë, pa cepa, sa bukur, sa lart… (more…)

Violinistja

03/02/2010

nga Dorina Bebja

” Nuk shoh asnjë dritë ,a mund të më sillni një dritare kaq të madhe ? ” pëshpëriste gjithnjë ajo dhe hapte krahët anash me sa kishte forcë .
Herë herë i pëlqente të rrinte aty ,pranë agonisë së saj .
Herë herë e urrente atë vend saqë ecte në formë rrethi në gjithë hapësirën e dhomës për njëzet e gjashtë herë pa pushim . (more…)

Spektri

24/01/2010

 

nga Teodor Keko

Vana B. u shfaq në skajin e djathtë të rrugës të mbushur me shitësa ambulantë të të gjitha racave, pikërisht atë çast kur Erioni po mendonte se çfarë mrekullie do të ishte, sikur ndonjëri prej ambulantëve të vegjël rom, të ulërinte duke ekspozuar Vana B. (more…)

..pa emër

04/01/2010

 

 

nga Teodor Keko

– Mua nuk më besohet që jam në shtrat me ty!
– As mua! – tha Martini.
Ai kishte ndezur cigaren dhe po kundronte format e lakuara të trupit të tjetrës. I bënin përshtypje gjinjtë. Qenë të plotë e të fryer mbi një kraharor elegant si prej balerine. Ishte njohur me Megin dy ditë më pare në rrugë . Ajo e kishte thirrur gjithë emocion nga pas, ai qe kthyer duke e kundruar plot kërshëri bukurinë e panjohur, paten pirë një kafe bashkë dhe tani gjendeshin gollomesh në shtrat. (more…)

“Ajo” dhe “ajo”

26/12/2009

nga Dorina Bebja

ajo: -Kam vendosur te iki.

Ajo: -Pse ?

ajo: -Është për të mirën tënde.Ti ke qënë jo mire këto muaj edhe pse u bë shume kohë prap nuk e ke kaluar .

Ajo: -Unë ? Unë jam shumë mire ,jam shkëlqyer.

ajo: -Mua m’i thua keto …mua që të njoh më mire se çdokush ?

Ajo: -Po ti ç’lidhje ke ? (more…)

Morella

11/10/2009

Edgar Allen Poe

nga Kamomila

Vetë, me veten tënde, i vetmuar, përjetë një i vetëm dhe tek.
PLATONI: SYMPOS

E vlerësoja me një ndjenjë ngrohtësisht të thellë dhe tepër të veçantë, miken time Morella. I gjëndur rastësisht në shoqërinë ku ajo përkiste shumë vjet të shkuara, që në takimin e parë, ndjeva shpirtin të më digjej nga njëlloj flake që nuk e kisha njohur kurrë më parë; por nuk ishin flakë Erosi ato dhe më torturonte brënda meje mendimi që unë në një mënyrë apo në një tjetër duhet të përcaktoja kuptimin e tyre të zakonshëm apo të kthjelloja zjarrin e vagullt që ato më sillnin. Ne u takuam dhe fati na çoi të dyve drejt altarit, por unë kurrë ndonjëherë nuk i fola për pasion dhe as për dashuri. Ajo gjithsesi, u largua nga shoqëria e saj dhe qoftë edhe ky përkushtimi i saj për të qëndruar vetëm për vetëm me mua, më mbushte me lumturi. Ishte lumturi ta mendoje; një lumturi deri në ëndërrim.

(more…)

Kënga e monotonisë

09/10/2009

nga Nonda Bulka, botuar në vitin 1934

 

Shok besnik, shok i vjetër që ngahera e kam pranë, si në ditët më të helmuara të jetës sime, ashtu dhe në ato më të lumtura. Sahat i vogël, i bukur, gjysmëhekur, gjysmë-ergjënd, që s’flet as qan, veç murmurit këngën melankolike, monotone të jetës që shkon. Ikën ngahera, ikën pa kthyer kokën prapa. Ikën dhe, bashkë me të, ikim dhe ne. (more…)

Largim

07/10/2009

nga Romelda Gjini

Makina lundronte me mundim në atë lum dritash në rrugën kryesore.Si zakonisht filloi të grindej me veten se pse s’kishte marrë rrugët e lagjes. Por tani ishte vonë për ti shpëtuar trafikut.

Përsëri i kuq…Të gjithë kishin një ngut të cmendur për të shkuar diku.Nga xhami perceptoje një ankth pritjeje përzier me një zemërim e lodhje nervash, dukej gjithcka kaq qesharake.

(more…)

Duetto

16/09/2009

nga Vedat Kokona, Botuar më 1937

E njoh prej kohësh. Kur erdhi për të parën herë në shtëpinë t’ime ishte ende e vogël, e bardhë, si pambuku. Rinte si e huaj. Më shëkonte, e habitur, me një vështrim ku shprehej një ndjesi e butë, një dëshirë e pakuptuar. E mirnja pranë edhe e gëzonja lehtazi dyke ia shkuar dorën t’ime mbi flokët e pambukta. Nuk lëvizte dhe unë vazhdonja t’a përkëdhelnja.

(more…)

Gjyqi i hijeve

14/09/2009

nga Loer Kume

 

Isha rreth vitit të 6-të a të 7-të të jetës time prej fëmije të lirë atë natë. Dhe po bëja gjumin e detyruar që në orën 9 nga prindërit e mi edukues, që arritën vetëm të më induktonin tëmosfjeturinkurrënëorënnëntë, sëmundje e keqe, që më çorodit tërë sistemin oral, dmth të oreve ditore. (more…)

Pragnatë shiu

13/09/2009

nga Dritan Mesuli

Ka një personazh të ri në jetën e pallatit nr 23 në rrugën “Despos Sehou”.Quhet Kosta dhe s’ka dy ditë që është transferuar së bashku me familjen këtu.

Në katin e sipërm zhurma vazhdon dhe pak,pastaj dëgjohet një e trokitur e vazhdueshme që shoqërohet nga një ecejake e shqetësuar. Kjo është grua,është mendimi i parë që më përshkon trurin,më pas çdo gjë bie në heshtje. Orë e çuditshme. Asgjë nuk është zgjuar dhe jo gjithçka ka rëne të flerë,e në familjen në katin sipër meje,si duket ,ka akoma për të sistemuar.Jashtë shiu i fundprillit vazhdon të bjerë me ritmin e pandryshueshëm të rrëmbimit. Dëgjohet zvarrja e një mobiljeje dhe unë përpiqem të kuptoj se ç’mund të jetë. Kërkoj të bindem njëkohësisht se është veprimi më kot që dikush mund të bëjë në një pragnate shiu,kur s’ka më se të mbushë kohën.

(more…)

Udhëtimi

07/09/2009

nga Darien Levani

 

Kam një dorë të keqe kësaj radhë, shumë kupa, çupën dhe asin maç. Asi maç është i pambrojtur. Shoh ortakun tim por nuk mund të flasim. Edhe kundërshtarët shihen por nuk flasin. Marr disa kupa. Askush nuk guxon të dali në maç derisa merr dorën ortaku im. Ngre supet dhe hedh një maç. Askush nuk kupton se çfarë po ndodh. (more…)