Archive for August, 2010

Pse jo?!

23/08/2010


nga  Arti Lushi

Sipas një spekulimi gjenial poetik, lotët që cdo njeri derdh kur vjen në jetë përbëjnë pendesën për një mëkat madhor që do të kryejë gjatë rrjedhës së viteve. Ti linde shëndosh e mirë. Duke qarë, sigurisht. Kur linde ti askush nuk solli ar, kêm dhe mirre, ndonëse kjo nuk e zbeh aspak rëndësinë që ke ne sytë e mi dhe të Zotit. U rrite me dashuri dhe qumësht panda. E lumtur. Qysh në vjeshtën e adoleshencës re në kontakt me shpirtrat e tu binjakë: me Friedrich Nietzsche, me John Lennon, me Albert Camus, me Migjenin, me Giacomo Puccini, me Freddie Mercury, me Jean-Jacques Rousseau, me Salvador Dali, me penisin elokuent të një njëzetetre vjecari, me Arthur Rimbaud, me anën time të errët. Studimet e larta vendose t’i kryesh për Drejtësi. Fill pas diplomimit katedra të ofroi pozicionin e pedagoges, por ti, përpos një mendje qiellore, kishe një bukuri rrënqethëse, shkurajuese për këdo që të rrethonte, kështu që, me vetëdije dhe largpamësi të urryeshme, pothuajse profetike, zgjodhe rrugën më të lehtë për përmbushjen e misionit më të vështirë: hyre në botën e televizionit. Formati i emisionit që moderoje ishte disi i rendomtë, gjithsesi i respektueshëm dhe transmetohej drejpërdrejtë. Me një filxhan caji përpara, të ftuarit zhvisheshin nga statusi social dhe të intervistuar nga takti dhe ngrohtësia jote rrëfenin dimensionin e tyre njerëzor. Në krye të katër muajve shikueshmëria e programit kapi majat. Ylli yt po ndrinte fort dhe frikshëm. Ditët rridhin normalisht, me ulje-ngritjet përkatëse por pa e humbur thelbin medioker. (more…)

Advertisements

like the border between Greece and Albania

13/08/2010

My love is like a powder keg
My love is like a powder keg in the corner of an empty warehouse
Somewhere just outside of town
About to burn down

(more…)

A jemi kund gjallë?

09/08/2010
 
 
nga Gjergj Fishta, botuar më 1918 
 
 
 
I përmenduni filozof i Greqis s’vjetër Aristoteli e la të shkruese, se jeta asht në punë, si me thanë, se për me njoftë a ka a s’ka jetë ndoj send, duhet me vrojto pale a punon a s’punon aj gjësend; pse jetë pa punë s’ka. Për në kjoftë, pra, se kjo fjalë nuk asht rrenë, sikurse edhe rrenë nuk asht, duhet me thanë se komi shqyptar nuk ka ma jetë; ase, mos shqyptarët s’lozin kund për s’gjallit, e për kom të vet s’e qesin një gur n’uj, por rrijn duj u përhapë e tuj njehë mizat nëpër tryeza të mejhaneve e të hijeve të hoteleve, a thue se po janë tuj pritë barkët me grun e tallamoq. (more…)

Zogu blu .

08/08/2010

Zogu blu

Kam një zog blu në zemër

Që do të jetë i  lirë

Por un jam i fortë

(more…)

Testamenti i mer—

07/08/2010

nga Person në Kërkim

Unë isha i kryqëzuar ndërsa ti po laje duart
Në Centrel Park, Jorku i Ri, rend, rend
Ishte 1999 :
doja të isha partizan i UCK-së sepse në kryeqytet nuk ndodhte asgjë,
por mbërrita shumë vonë.
Dhurova çdo ditë litra gjak për industrinë e vampirëve.
Pa fjalë the që egoja ime ishte një peshe shumë e madhe

(more…)

Bashkëfajtori

06/08/2010

 

poezi nga Jorge Luis Borges

 

Më kryqëzojnë dhe dua të jem kryqi dhe gozhdët.
Më zgjatin kupën dhe dua të jem helmi.
Më mashtrojnë dhe dua të jem gënjeshtra.
Më djegin dhe dua të jem ferri.
Dua t’i bëj homazh e të falenderoj cdo grimcë kohe.
Shujta ime është çdo gjë.
Pesha e saktë e universit, poshtërimi, gëzimi.
Dua të përligj atë që plagë më jep.
Pak rëndësi kanë lumturia a fatkeqësia ime.
Unë jam poet.

Ëndërr përtace

03/08/2010

Mëngjes apo mbrëmje, po mendoj se mëngjes sepse mesnata ka kaluar dhe pretendohet që dita e re ka nisur, paçka errësirës që të rrethon.

Tarraca e pallatit djeg si ferr dhe zagushia në ajër nuk do t’ja dijë për kondicionerin që punon me fuqi maksimale duke shfryrë dhe bërë zhurmë. Edhe mizat përtojnë të fluturojnë por stacionohen në krahun tënd dhe rrinë aty , flenë apo pushojnë se kam kuptuar kurrë, por ato nuk kanë fuqi të lëvizin dhe as ti  s’ke fuqi ti trëmbësh. Thithin, thithin gjakun për shtatë palë qefe dhe ti  i lejon duke shpresuar që po marrin atë pjesën e keqe dhe të tepërt të trupit tënd.

Pastaj një zhurmë acaruese (si ajo kur të pipëtijnë veshët) dëgjohet nëpër ajër me ritëm të njëjtë dhe pas pak pushon, se dëgjon më por vetëm pas disa sekondash ndjen një të kruajtur në ballë, një acarim që vjen gjithmonë duke u shtuar dhe në nerva e sipër shkund përtacinë nga trupi dhe ngrihesh të ndezësh dritën me planin afatshkurtër  për  të filluar  luftën me këta miq të paftuar që s’të lenë ti çosh deri në fund mendimet përtace që  të kalojnë nëpër tru. Janë aq përtace sa edhe e qara e një fëmije që vjen nga larg i ndërpret në mes.Përtac është edhe gjaku që bën sikur qarkullon por në fakt kur ngrihesh e kupton që ka ngecur i gjithi në fund të këmbëve dhe sytë s’shohin për tu orientuar por në panik i lëshojnë sinjale trurit që ti ndihmojë… truri është më keq, përtacia e tij ka arritur maksimumin sepse harroi se pse e urdhëroi trupin të ngrihej para disa sekondash dhe me një egërsi të pajustifikuar e hedh  në tokë , aty në çimenton e ftohtë duke mos i lëvizur neuronet fare.

Amullia e krijuar fillon të bëjë që edhe mushkëritë të bëhen përtace dhe mos të kryejnë funksionin e tyre dhe shumë shpejt e ndjen që tashmë gjaku ka filluar po të vërshon nëpër vena dhe destinacioni i preferuar është truri, koka të buçet dhe goja është shqyer duke u munduar që të mbushet me ajër sa më shumë që të jetë  e mundur.

Do të thërrasësh, të ulërasësh, dëshiron që gjymtyrët të të binden që të ngrihesh, dëshiron që zëri të të dalë i fortë ashtu me klithma, që njerëzia të të dëgjojë, dëshiron që sytë të shohin dhe truri ti japi drejtim trupit por jo, ngërçi të ka mbërthyer pa mëshirë dhe aty mbaron, mbaron gjithçka sepse krejt papritur ti shkundesh dhe e kupton që e gjithë kjo histori që të dukej e përjetshme, ka vetëm pak sekonda që zhvillohet, aty e kupton që je në ëndërr dhe përveç xhungës në ballë e lënë nga mushkonja , trupit që të dhëmb nga rënia nga krevati  dhe zemrës që të rreh çmëndurisht gjithcka tjetër  funksionon ashtu siç duhet… të paktën për momentin.

Mëngjes apo mbrëmje, po mendoj se mëngjes sepse mesnata ka kaluar dhe pretendohet që dita e re ka nisur, paçka errësirës që të rrethon.


Eklips hanëplotë

01/08/2010

 

nga Dritan Mesuli

 

Kur t’harroj
shputat e gzhatuna shkelin ranë të ftohtë mohimi
gur tan thepa e xunktha
në nji breg t’lanun mas shpine.
Dallgë t’egra
përplasen n’shtegballin tem
pa ngushllim!!!! (more…)