Posts Tagged ‘ismail qemali’

Ismail Qemali pas dorëheqjes

07/04/2012

https://i2.wp.com/i39.tinypic.com/fo3v6e.jpg

Pakkush mund të dijë sesi e përjetoi ish kryetari i parë i qeverisë shqiptare dorëheqjen, por një gjë mbase duhet të ketë kuptuar… se nuk do ta kishte gjatë. Ismail Qemali braktiset nga shumë njerëz ndërsa do i bëhet presion deri me ndihmën sociale, që merr jashtë vendit. Biografët e tij kanë mënjanuar shumë gjëra dhe sidomos ato që kanë lidhje me gabimet e tij.

nga Ben Andoni, botuar tek revista Java

Askush nuk mund të dijë reagimin njerëzor të Ismail Qemalit më 24 janar të vitit 1914, kur e detyruan të japë dorëheqjen. Vendi administrohet nga dy qeveri në Durrës dhe në Vlorë, ndërsa të dyja bëjnë presion të madh kundra njëra-tjetrës. Biografët e tij, bukur të shumtë, heshtin për këtë, ndërsa pak burime, mundohen t’i sfumojnë shumë gjëra. Bashkëkohësit, qoftë nga nderimi për figurën e tij, por nga ana tjetër edhe për shkak të respektit ndaj traditës të mosfoljes për të vdekurin, kanë lënë pa përmendur gjëra esenciale. Dhe, të mendosh se skulpturimi psikologjik i ka të nevojshëm këto gjëra, atëherë vërtetë të themi se është një goxha humbje për ata që do merren në të ardhmen me figurën e Shkëlqesisë së tij. Anipse, ky burrë simpatik, që shikon i qetë nga imazhet e kohës, pak i bën përshtypje. (more…)

Gushti në T.C.

01/08/2009

Linda në botën e Çudirave, këndon në K'tu ka art

Muaji i ngrohtë ka mbërritur edhe këtu, dhe si çdo vit është muaji më i mërzitshëm pvr ata qe nuk arrijnë të ndalen, ai në të cilin nuk ndodh asgjë.  Pak filma, pak libra, e me te drejtë edhe shumë prej nesh marrin pushime. Pushime apo jo, ne sidoqoftë jemi gjithmonë këtu.
(more…)

U.n.ë e u.r.r.e.j P.o.r.t.o.k.a.l.l.i. – n.ë

11/07/2009

nga Darien Levani

apo Pornokallinë, siç e thërrasin miqtë që e mendojnë si unë.

Eshte urrejtje që vjen prej larg, ndoshta prej herës së parë që i kam parë, të lumtur në humorizmin e tyre, me më shumë imunitet së sa ministri ndërsa nëpërkëmbnin gjithkënd e gjithçka.

(more…)

Do njihni shpejtësinë tonë

08/07/2009

Bibloteka në kokën time

nga Darien Levani

Imagjino një tavoline në tarracën e një pallati shumëkatësh. Unë jam ulur në tavoline,më cigare, ujë, kafe.

Në pallat ka një rremuje të jashtëzakonshme, nënpunes që vijnë e shkojnë, telefona që bjenë çdo moment, mijëra ashensorë në levizje. Është bibloteka e së kaluarës sime.

(more…)

Vdekja e Ismail Qemalit në këngën popullore

15/05/2009

nga L.Gërveshi

Viti 1919.

Lufta e madhe kishte përfunduar. Fitimtarët ishin mbledhur në Paris të vendosnin fatet e botës. Shqipëria ishte në rrezik të madh. Shtetet fqinje po bënin çmos që të mos njiheshin kufijtë e saj. Mes Italisë dhe Greqisë qe lidhur një marrëveshje për ndarjen e Shqipërisë. Trupat italiane ndodheshin në Vlorë. Patriotët shqiptarë ishin organizuar në mbrojtje të pavarësisë.

(more…)