Henry Moore

by

Idiots-Everywhere

Nga: Lediona Kasapi

Henry Moore, një ciceron hallexhi…dhe një majmun me kostum.

Një si punë bonusi. Tre në një.

Para disa ditësh shkova për të bërë një artikull në Galerinë e Arteve. Po t’ju them të drejtën nuk e bëra kurrë atë artikullin…thjesht shijova pa fund botën e Henry Moore dhe për njerëz si unë kjo është më se e mjaftueshme.

Na shoqëroi një burrë që u duk se e bënte pa qejf punën e ciceronit. Dhe deri ketu jemi në rregull. Po me kalimin e kohës (sa më shumë fliste) kuptohej se ishte një nga ata “shumë të tillë” në vendin tonë që nuk e duan artin, por s’kanë çfare të bëjnë…kjo ju ka rënë për pjesë. Të vetmet fjalë që nxorri nga goja për Henry-n ishin : “Ky nuk është shumë i shtrenjtë. Ky nuk merrte modele të bukura. Ky ishte fshatar.”

Dhe sa herë shtonte diçka të tillë…mua me thyhej një gjë brenda. Mirëpo për mediokrit që e shtyjnë jeten duke bërë kompromise, kjo nuk bën sens.

E zëmë se edhe deri këtu jemi në rregull. Në fund të fundit ai burri ka një familje për të mbajtur. Mund të jetë baba shumë i mirë. Ndonjëherë kjo i mbulon të gjitha.

Po majmunin me kostum si ta justifikoj???!! Si të sillem unë me një skllavopronar frengjisht-folës që mburret me numrin e librave që ka në shtëpi??? Se unë kam dyshimet e mia nëse e ka marrë ndonjeherë mundimin të lexojë më të mirët prej tyre. Pse e merr mundimin ky të ndajë çmime për artin??!! Le të organizojë ndonjë Miss “Të Pasmet” më mirë. Ti dhe Arti nuk rrini mirë bashkë.

Nje kuriozitet kam…se njerëz jemi. Me se merrej stërgjyshi i këtij, kur ai heroi im shëtiste bulevadet e Brooklyn-it?!

Për ta mbyllur mirë: Nëse keni pak kohë të lirë…mbajeni frymën në TIFF (një ndër të paktat gjëra që shkëlqen në këtë kohë pa kohë). Dhe po t’ju bjerë rasti i thoni majmunit me kostum se ka edhe nga këta që e duan me të vërtetë Artin!

Tags: ,

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s


%d bloggers like this: