Archive for November, 2011

Mbi natyrën e Teknikes

30/11/2011

“Njeriu: Zot kur ëndërron dhe, injorant kur vepron”
F. Holldërlin

“Njeriu është një  kafshë e pa specializuar”- thote njëri prej themeluesve të Antropologjisë Filozofike, Arnold Gehlen.Njeriu është nje qënie që ka mangësi te theksuara instiktive dhe organike ndaj kjo ja ka bëre gati të pamundur mbijetesën në nje ambjent i cili është i njëjtë me atë te kafsheve dhe specieve të tjera të natyres. Mbijetesa edhe jetesa e njeriut brenda habitatit te tij është nje nga problemet kyçe, per te mos thene baze,me të cilin specia jone eshte përballur qe ne fillesat e saj. Kjo është nje prej atyre gjendjeve ku ne jemi te vendosur, në mënyrë direkte dhe te menjehershme, në të njëjtin nivel ekzistencial me kafshën. Fakt tjeter i rendesishem qe na ve ne te njejtin nivel eshte intensiteti i njejte me të cilin rinis jeta. Rreth pesëqindmijë vjet përpara kemi lindjen e “gjuhës”, mjeti me anë të së cilit njeriu filloj të trasformonte ambjentin përreth tij dhe vete menyren e tij te te jetuarit. Kjo solli dhe shnderrimin e tij nga nje qenie thelbesisht e “vetmuar” nga ana komunikative dhe asociale qe ishte ne fillim ne nje kafshe politike dhe sociale me pas.  Pra nëpërmjet zbulimit dhe më pas përdorimit efektiv të gjuhes, njeriu shndërrohet në « njeri kulturor». Eshte per tu theksuar se perkufizimi antropologjik i konceptit “kulture” perfshine te gjithe sferen ndervepruese dhe shnderruese te njeriut. Pra kulture është i gjithe aktiviteti njerëzore, është cfaredolloj gjëje që prodhohet dhe transformohet prej tij. (more…)

Advertisements

Kisha e të çmëndunit

27/11/2011

nga I Humburi Në Kohë

Të jesh i dehun s’ka asgjâ të habitshme në këtë mes,asgjâ.Je thuajse i përditshëm,si të tjerët,veçse në ato caste zotëron një aftësi krejt tjetër,krejt të vecante,gjâ cila,afërmendsh,padyshim të veçon nga te tjerët.E pra,më shumë marramendje nuk âsht,as më pak,e megjithatë mjafton. Çuditërisht të qânit i dehun të jep një lloj kënaqësie që,të qânurit i papirë nuk arrin ta provosh kurrë.Ajo âsht si kënaqësia kur pin gotën e dytë,oho,ajo mrekulloset krejt kur kthen të katërtën,të pestën,po,po ashtu është.Si të duket bota,si e ofruar në një gotë vere. (more…)

Rrëfimi i shtegtarit

23/11/2011

nga Dritan Mesuli

Ja foleja eme, teksa po zbardh, si e ledhaton dielli e zhytun në përgjumje.

-Herët qanke zgjue, bir. A fjete t’pastë nana.

-Mirëmjes, nanë. Fjeta si s’ka ma mirë, si në shtratin tem, nanë. Po ti pse kaq herët.

-Asht ora e nanës, bir. Në këtë orë nis e vigjëlon.

Shqipja eme hyjnishme. Sa herë të mendoj .Sa herë i shkul zemrën vetes, e tres me zemnimin ma të madh, tue e mohue dy herë dhimbën që bahet gur, e i xen vendin. (more…)

Në trotuaret e Tiranës si përgjatë lumit Seine të Parisit

19/11/2011

Francezët kanë zbuluar një fllad Parisi në qendër të Tiranës. Janë bouquinstet, kështu quhen shitësit e librave të përdorur e të rrallë, tezgjet e të cilëve prej vitesh zbukurojnë bulevardin e Senës, në Paris.

E njejta bukuri godet dhe vizitoret e huaj te Tiranes, qe ne kryeqytetin shqiptar kane vene re bollekun e librave ne shitje ne çdo cep, neper kioska, neper tezgje o thjeshte pergjate bulevardit mbi mbulesa shtreterish e tapete shumeperdoruese.

Keshtu, dje Courrier International u dedikoi Bouquinisteve te Tiranes faqen e saj mbi Europen. Sipas artikullit te Courrier, ne kryeqytetin shqiptar, te apasionuarit e librave, mund te gjejne me çmime me se te arsyeshme libra te rralle, vepra antike e te pagjendshme ne librarite tradicionale, midis shitesve te erezave, farave, fruta-perimeve, kepuceve e veshjeve intime. Nderkohe mund te shkembehen dhe dy fjale me shitesin qe ne pergjithesi ka njohuri te gjera mbi librat.

Mes teksteve me interesante ne shitje, eshte Kodi Penal i mbretit Zog, nje prodhim i 1888 i Kostantin Kristoforidhit, shkrimtar i periudhes se Rilindjes, i njohur per perkthimin e Dhiates se Re e per devotshmerine e tij per njehezimin e gjuhes shqipe.  Vlera, vetem 1000 Leke ( 7 euro)

Si te mos e kemi zili bleresin fatlum?

http://www.courrierinternational.com

Thesari im

18/11/2011

nga Charles Baudelaire

Nëse dhomat e shpirtit tim do vizitoje
Çfarë pretendon se do shikoje?
Cilin përbindësh mendon se fsheh?
Po të zhgënjej, por nuk më njeh. (more…)

Intervistë me përkthyesin Urim Nerguti

16/11/2011

nga Drita Klosi, Klosi News

Klosi News:  Ju njiheni si përkthyes Nobelistësh, Fjalimesh, Filozofi, Kryevepra, pse pikërisht ato?

NERGUTI: Nuk jam shumë i sigurtë se njihem por sidoqoftë, përpiqem të bëj punën time sa më mirë. Eshtë e vërtetë se kam përkthyer nobelistë, ndër ta Beckett (Trilogjinë e tij Molloy, Malone vdes, dhe E Paemërtueshmja) dhe Camus (Rënia). Në fakt, pas thatësirës së skajshme të periudhës së diktaturës, ishte mëse e kuptueshme që lexuesit të kishin etje për të lexuar pikërisht ata autorë që regjimi ua kishte ndaluar. Ndërkohë që ne e dinim veten si lulja e planetit, u pa që letërsia botërore kishte ecur ndërkohë dhe nuk ishte ndalur të priste çmenduritë tona. Kontakti me këtë letërsi ka qenë nëpërmjet gjuhës franceze që rrethanat e sollën që ta bëj timen. Ju më pyesni përse filozofia ? Eh mirë, sepse kjo lëndë ka qenë përçudnuar aq shumë nga regjimi komunist, sa nuk të merrte malli t’ia hidhje sytë. Mirëpo, qysh në qasjen e parë që i kam bërë kësaj filozofie – dhe me njëfarë ndrojtje, kuptohet – kam vënë re se filozofët europianë s’kishin asnjë lidhje me ç’na ishte përrallisur me kohë. Dhe se kishin një gjuhë më tepër të kuptueshme se ç’na e kishin bërë “profesorët”. Kjo befasi e këndshme pra, se edhe unë mund të merrkam vesh se ç’bëhet në këto vise, ka bërë që të futem në përkthime filozofike. (more…)

Strange fruit

15/11/2011

E bardhë për të zinjtë dhe e zezë për të bardhët. Vetëm zëri i saj i jashtëzakonshëm pajtoi të gjithë.

Eleonora Holiday  lindi në prill të 1915-ës në Baltimorë, nga Sadie Fagab, kamariere afroamerikane, ngelur shtatzanë në moshën trembëdhjet vjeçare, dhe nga Clarence Holiday, një student gjashtëmbëdhjet vjeçar i cili braktisi familjen për të ndjekur një orkestër në të cilën kishte filluar ti binte kitarës. Pra të varfër dhe të zinj. (more…)

Konflikt brezazh – Pi një me shoqërinë

14/11/2011

KUB 18 – Chillwave

13/11/2011
Vodpod videos no longer available.

Mirë se ju gjej këtë javë me një listë me muzikë dhe artiste të cilët (jo të gjithë) nuk kanë qejf të quhen se i përkasin zhanrit chillwave. Menjehere lindën etiketa alternative si “glo-fi” dhe “hypnagogic pop” por ajo e para duket se ka ngjitur më shumë.

(more…)

Panoramë Panairi

13/11/2011

Nga D.B

Panairi i Librit është ngjarja më e rëndësishme që i kushtohet letrave. Si i tillë mbart një peshë kulturore e sociale.

Në këtë edicion të katërmbëdhjetë  morën pjesë nëntëdhjetë shtëpi botuese dhe u ekspozuan rreth pesëqind tituj të rinj librash. (more…)

Zgjedhja

12/11/2011


nga Mors Syphilitca

Për të e përditshmja kishte marrë pamjen e një pelegrinazhi
kalimtaresh të  pavëmëndshëm, te nje lemshi te madh levizjesh te
rastesishme. Nga nje here e perditshmja merrte fund shpejt, mbase, nje
shteg i vjeter per ti rene më  shkurt. Por vetem aq, asgje më  teper.
Pelegrinet e sotem nuk kane rruge. Ata jane te pushtuar nga monotonia,
ashtu si e perditshmja e tij. Nje mendimi i vjeter po merrte nje
tjeter forme. (more…)

Mbi panairin…

11/11/2011

Këta janë autorët shqiptarë në panairin e librit në Tiranë. Më bën përshtypje mosha mesatare e autorëve, ku më i riu ka lindur në vitin 1973, vetëm tre kane lindur gjatë viteve 60, ndërsa të tjerët…

Kuptohet, nuk kemi ndonjë gjë kundër moshës apo kundër këtyre autorëve në vetvete, por…

Moikom Zeqo – 1949

Faslli Haliti – 1935

Roland Gjoza – 1950 (more…)

Guida e Panairit të 14-të të Librit “Tirana 2011”

10/11/2011

Ceremonia e Çeljes së Panairit:

E mërkurë, 9 Nëntor 2011, ora 18. 00  në hollin e Pallatit të Kongreseve

(more…)

LUX !!! – 840 Fjale Lexuesit!

09/11/2011

nga Loer Kume

Dua të them pak gjera mbi LUX, dhe sportin e krijmtarisë letrare të mirëfilltë. Drita është magjia bazë që bën të shohim e perceptojmë jetën, si pasojë ta jetojmë. Dhe vetë egzistenca e saj si konstante universale është magjike. Dhe dualiteti i saj si grimcë dhe valë është magji që ngacmon mendjen për dualitetin e krijimit. Foton – kuant, mirë – keq, burrë – grua, yin – yang e sa të duash pjesë simetrike të së tërës. Drita është simboli i ekuilibrit. (more…)

Kërcimi i parë – Tregim

09/11/2011

(more…)

Stephen King’s Paranoid: A Chant

08/11/2011

I can’t go out no more.

There’s a man by the door
in a raincoat
smoking a cigarette

But

(more…)

Kub 16 – Neo Psychedelia

06/11/2011
Vodpod videos no longer available.

Në vazhdim të listës së javës paraardhëse, në këtë takim sjellim një listë e cila përfaqëson (në kuptim jo shumë strikt të fjalës) , rimishërimin e elementëve psikedelike në muzikën e viteve 80 e deri aktualisht.

(more…)

Konflikt brezazh – Nihilizmi dhe indiferentizmi

05/11/2011

nga Bubi Kaçurrel

Ritual mendimi

04/11/2011

E.H

Kjo vjeshtë s’ka largim
nga viti që shkoi, tek ky vit (more…)

Follia, mia grande giovane nemica

01/11/2011

Alda Merini

(21 Mars 1931 – 01 Nentor 2009)

Follia, mia grande giovane nemica,
un tempo ti portavo come un velo
sopra i miei occhi e mi scoprivo appena.
Mi vide in lontananza il tuo bersaglio
e hai pensato che fossi la tua musa;
quando mi venne quel calar di denti
che ancora mi addolora tra le spoglie,
comprasti quella mela del futuro
per darmi il frutto della tua fragranza.

(ngaBallate non pagate”)