Archive for July, 2009

…Çast!

31/07/2009
* * *
Çast” m. sh.
2. Kohë e shkurtër, në të cilën ndodh ose kryhet diçka; rrethanë e përkohshme, që ka ndonjë veçori; rast, koha e përshtatshme ose e papërshtatshme për diçka.
Nga (Fjalori Elektronik i Gjuhës Shqipe (FESh)

cast2

(more…)

Advertisements

Çast!…

30/07/2009
* * *
Çast” m. sh.
1. Një periudhë kohe shumë e shkurtër, grimë, imtë, minutë.
Nga (Fjalori Elektronik i Gjuhës Shqipe (FESh)

cast

(more…)

Një udhëtim në botën shpirtërore të Arvanitasve.

29/07/2009

nga Pilo Zyba

Nuk e di në mund të quhen të mjaftueshme 19 vjet jetë mes lëvizjeve, këngës, mënyrës së jetesës, mikpritjes apo vdekjes, për të dhënë mundësinë të hedhësh në letër tingujt e të ngresh në këmbë nga rrënojat një kulture që udhëtoi mes shekujve. Udhëtoi mes sëpatës e gërshërës së pa mëshirshme në lufte për mbrojtjen e gjuhës dhe veshjes së saj kombëtare. (more…)

Barrett

28/07/2009
Barrett

Barrett

-Wouldn’t You Miss Me?

Nëse dikush kërkon një arsye për të mos provuar LSD, këtu do e gjejë. (more…)

Muzika e re

27/07/2009
00Genti.

00Genti.

Le ta zëmë sikur ti dëshiron të punosh në një libër. Le ta zëmë sikur ky libri flet për një kitarist që ka një grup në Tiranë. Le ta zëmë sikur grupi quhet Lufta-e-Ftohtë ose Buzz Aldrin Blues.

(more…)

Zbritëm!

26/07/2009

Hëna

Hëna ka paraqitur gjithmonë kuriozitet për tokësorët. Shpesh herë i është bashkangjitur çmenduria (nga ku fjala lunatik) dhe herë të tjera është vënë përkrah mistereve të pashpjegueshme të kohës. Një mollë e ndaluar që rrotullohej rreth tokës. (more…)

Këngë të reja për shkarkim – Korrik 2009

25/07/2009
The Dears - pop rock kanadez

The Dears - pop rock kanadez

  1. Get High (Amélie)
  2. So Called Democracy (Stephane Tv)
  3. Shadows (Au Revoir Simone)
  4. Mary’s Market (God Help the Girl)
  5. Spanish & Jazz (Wild Moccassins)
  6. Silver Among the Gold (Grand Archives)
  7. Actor Out of Work (St. Vincent)
  8. Luna (Fanfarlo)
  9. Meldown in a Major (The Dears)
  10. Vampire (Pink Mountaintops)
  11. Beggar’s Bowl (Polvo)
  12. Burning Inside (Gretchen Phillips)
  13. Fireplace (Lost In The Trees)
  14. When The Devil’s Loose (A.A Bondy)
  15. The First Days Of Spring (Noah And The Whale)
  16. Into The Hillside (Cassettes Won’t Listen)
  17. I Am Leaving (Blue Roses)
  18. Story (Great Northern)
  19. Dinosaur (Bronze Age Fox)
  20. Hiding Behind The Moon (Jeff Hanson)

(more…)

Shiu i Marrë

24/07/2009

poezi nga Dritëro Agolli

Dikur na bridhte qiejve një shi,
Që veç poetët çmendte po t’i lagte.
Dhe ra ky shi pa pritur mbi njerëzi,
Poetët u lajthitën pas një nate. (more…)

Shkarkoni Screamer Radio Tani!

22/07/2009

E rakomanduar nga Tirana Calling

Screamer Radio është nje program shumë i lehtë për kompjuterin tuaj, besoj se peshon ca mega, por i vlen të gjitha. Shkarkohet e instalohet, si zakonisht, pa ndonjë problem.


Është një radio online, a me saktë, jane me qindra radio. Vetëm për Classic Rock p.sh, ka 77 radio, një pjesë e mire e të cilave kanë për borxh t’ju ndriçojnë ditën nëse jeni një fans i vërtetë duke qënë se janë dedikuar grupeve në veçanti si p.sh The Beatles Radio, Queen Radio, e kështu me radhë, e transmetojnë rregjistrime të rralla, covera e intervista. Pastaj Jazz, Metal, Folk Radio.

(more…)

Lutja e Shkrimtarit

21/07/2009

FaikKonica

“Ati yne që je në qiell, jepna fuqine të mbajmë gojën mbyllur kur s’kemi gjër të thë! Falna durimin të thellojmë një punë përpara se të shkruajmë mbi të! Frymëzona me një ndjenjë mprehtë drejtësisë flasim jo vetem me paanësi, por dhe të sillemi ashtu! Shpëtona nga grackat e gramatikës, nga shtrembimet e gjuhës dhe lajthitjet e shtypit. Ashtu qoftë!”

– Faik Konica

Moonlight drive

21/07/2009

nga Loer Kume

Gjithmone e kisha imagjinuar plot fantazi nje moment te tille dhe ja, tani po e jetoja. Ajo ishte para meje. Une pas.

I shihja prapanicen e lezetshme, pak te mbledhur e dobesuar qe nga hera a fundit. Ngjitej me nje sportivitet te plogesht. Shkembi ishte tere rremba e gremca grrices qe po me pelqenin shume. Ndihem egersire kur zhgerryhem neper shkembinj. Me transmetojne forcen e tyre, ashpersine, me grricin kembe e duar duke me treguar sa i dobet jam e me se duhet te matem per tu ndier gjalle. Arritem ne piken tone. Nga aty do hidhemi ne det. Eshte e rrezikshme. Mund te thyesh qafen me kuptimin e vertete. Ishte shume lart. Ajo s’donte t’ia dinte. Nuk i behej vone per asgje. Une e dashuroja ate trup te bukur. Cdo skute te tij qe kisha eksploruar jo me larg se nje nate me pare. Une e dashuroja. Ajo kishte tjeter raport me trupin e saj. Ajo e respektonte dhe urrente. E respektonte sepse i pergjigjej me se miri cdo komande te saj, dhe e urrente se ne te ishte vendosur shtruara nje mase tjeter, nga nje bote e erret, nga nje dimension paralel, nga ferri. Dhe ajo mase e huaj donte ta hante ate trup. Dhe trupi i saj e kishte bujtur te huajin armiqsor dhe nuk po e hiqte dot qafe tani. Une isha nje nga te paktet qe e dija per tumorin. Ishte ne kurim e siper. As familjaret nuk e dinin.

(more…)

Harper’s Island

20/07/2009

Harper’s Island është një tjeter seri e CBS, një televizion që po ashtu si HBO tashmë ja kanë marre dorën si me serialet ashtu si edhe me këtë punën e ishujve. Seriali ambientohet në një ishull.   Është një film që ua keshilloj të gjithëve edhe pse imagjinoj që shumë prej jush tashmë e shohin dhe vrasin mendjen se kush është vrasësi.
(more…)

Kështu foli Zarathustra

19/07/2009

Para Lindjes Së Diellit

Oh, qielli mbi mua i pastër e i thellë ! Greminë drite ! Duke të soditur, drithem nga dëshira hyjnore.
Të vërtitem në lartësitë e tua, ja thellësia ime ! Të fshihem në dëlirësinë tënde – pafajësia ime !

(more…)

Pezull në 3 sekonda

18/07/2009

 

untitled

nga Dorina Bebja

Ora 17.30

Doli nga shtëpia me hap të tërhequr duke bluajtur në mendje se kush e di cdo t’i thoshte,duke vrarë mendjen se si do te sillej me të.

Një lemsh i vërtetë,ajo dhe situata.Mendja dhe zemra flisnin totalisht gjuhë të ndryshme dhe ajo bënte rolin e arbitrit. Një arbiter i dobët.Hapat ngatërroheshin me njëra tjetrën.Stina s’ishte më e njëjta e ajo smbante më pallton e saj te zezë.Këmbët ecnin pa ndalesë dhe hera heres dukeshin sikur s’komandoheshin më. Për të arritur atje iu desh të mendohej në do vazhdonte të ecte apo të merrte urbanin. Kishte një nevojë të brëndshme të ecte ,por u ndje e lodhur.

(more…)

Kështu pra, ti dëshiron të bëhesh shkrimtar?

17/07/2009

Charles Bukowski

(more…)

Ora e historisë

16/07/2009

Profesori i historisë, Agron Agronaj po shpjegonte prejardhjen e tyre nga ilirët dhe organizimin social, kur u hap porta dhe hyri Burbuqja, mësuesja e matematikës dhe e dashura e tij sekrete. Nxënesit ngritën sytë nga librat dhe panë te habitur mësuesen e tyre. Më të mëdhenjtë shkëmbyen një vështrim kuptimplotë. Agronaj i hodhi një buzëqeshje të hijshme mikeshës së tij dhe i sigurt se ajo do ulej, urdhëroi pesë minuta pushim, ndërsa Burbuqja ulej pranë tij dhe këmbët e tyre prekeshin nën tavolinë.

(more…)

Zenel Gjoleka në këngën popullore

15/07/2009

nga L.Gërveshi

Viti 1847.

Qershor. Krerët e Shqipërisë së Jugut ishin mbledhur në Masaplik të Vlorës. Shumica ishin fshatarë. Që nga vdekja e Ali Pashait shqiptarët po vazhdonin luftimet me Turqinë. Në 1828 kishin organizuar Besëlidhjen e Beratit me në krye Ismail Qemal Vlorën, në 1830 turqit kishin organizuar masakrën e Manastirit duke vrarë pjesën më të madhe të udhëheqësve shqiptarë. Në 1831 Zylyftar Poda, besnik i Ali Pashait, kish filluar kryengritjen në krahinën e Korçës. Në Mars 1833 e kish ndjekur Tafil Buzi me Laberinë, në gusht 1833 fshatarët e Gjirokastrës, në 1835 Tafil Buzi e Zenel Gjoleka kishin sulmuar Beratin e kishin vënë nën kontoll zonën Vlorë-Berat. Por kryengritja kishte dështuar e qenë detyruar të pranonte amnistinë e valiut të Rumelisë. Kjo ndodhi në 2 maj 1835. Pas disa ditësh shpërtheu kryengritja në Myzeqe nën udhëheqjen e Alush bej Frakullës, por përçarja çoi në dështimin e saj. Në 1837 sërish Alush bej Frakulla do hidhej në kryengritje e pas luftimesh të përgjakshme do të dorëzohej. Në 1839 Vlora e Berati do hidheshin sërish në kryengritje, kryetar zgjodhën Ismail pashën, nipin e Ali Pashait, por edhe kjo lëvizje do të dështonte.
(more…)

Ray, the man himself.

14/07/2009

Në fillim doja të përshkruaja filmin Ray dhe te flisja për të. Po kjo gjë është aq e zakonshme saqë më duket ofenduese për një hors d’oevre si ky i Jamie Foxx. Vendosa t’ju jap arsyet pse ta shihni këtë tabllo perfekte të një të madhi!

Jamie Foxx u zgjodh sepse kishte muzikën nën lëkurë dhe me ndihmën e mjeshtrit dorës vetë do ishte aktori perfekt për të lujatur Ray Charles. Duke filluar nga lëvizja e shpatullës kur luan piano e deri tek theksi në të folur.Pa frymë, pa frymë nga mimikat e Foxx, nga mënyra si i prek pulset e femrave. Kur ai këndon “I can’t stop loving you” duket si Ray i vërtetë dhe kjo më le me gojë hapur saherë e rikthej atë skenë. Jamie-it i kanë hequr shikimin, e kanë ç’armatosur, dhe pavarsisht kësaj Ray doli nga personazhet më të arritur të një filmi biografik për një këngëtar. Vite dritë larg nga Cobain-it të Gus Van Sant dhe disa shkallë më sipër se Morrisoni i Oliver Stone (me Val Kilmer në rolin e tij më të arritur), ky Foxx-Charles duket sikur është një i vetëm. Ray duhet të ketë qënë krenar dhe xheloz për alter-egon e tij. Jamie mori më shumë nga çfarë Charles kishte planifikuar t’i jepte gjatë xhirimeve.

(more…)

Kryqezimi

12/07/2009
Kam nje kafshe te cuditshme; gjysem mace, gjysem qingj. E kam trasheguar nga im ate, po ajo eshte zhvilluar qe kur e mora une; me pare ishte me shume qingj se sa mace. Tani eshte gjysem ashtu gjysem keshtu. (more…)

U.n.ë e u.r.r.e.j P.o.r.t.o.k.a.l.l.i. – n.ë

11/07/2009

nga Darien Levani

apo Pornokallinë, siç e thërrasin miqtë që e mendojnë si unë.

Eshte urrejtje që vjen prej larg, ndoshta prej herës së parë që i kam parë, të lumtur në humorizmin e tyre, me më shumë imunitet së sa ministri ndërsa nëpërkëmbnin gjithkënd e gjithçka.

(more…)