Nga: Cesare Pavese
Përktheu: Renato Kalemi
Mëngjeset zvarriteshin të kthjellët
e të zbrazët. Kështu çeleshin
dikur sytë e tu. Mëngjesi
shkiste ngadalë, si një vorbull
e palëvizshme drite. Heshtte.
Ti e gjallë, heshtje; çdo gjë
jetonte nën sytë e tu
(pa brenga pa afshe pa hije)
të kthjellëta, si deti i mëngjesit.
Ku je ti, dritë, është mëngjesi.
Ti ishe jeta e çdo gjë tjetër.
Tek ti merrnim frymë zgjuar
nën qiellin që brenda nesh është ende.
Pa brenga pa afshe atëherë,
pa dritën e zymtë të kësaj dite
të mbytur e të ndryshuar. O dritë,
kthjelltësi e largët, frymëmarrje
gulçuese, hidhi sytë e kthjellët
e të palëvizshëm mbi ne.
I errët është mëngjesi që zvarritet
pa dritën e syve të tu.
(30 mars 1950)
Tags: cesare pavese, perkthime ne shqip, perkthime nga italishtja, renato kalemi
Leave a Reply