Archive for March, 2012

Emigrrojtje

29/03/2012

https://i1.wp.com/i42.tinypic.com/21bktag.jpg

nga Agim Sulaj

Advertisements

Great American Losers

28/03/2012

Pёr cfarё flet letёrsia amerikane sot?

PS

E megjithate nuk arrij të jem dakord me këtë artikull. Them se letërsia amerikane nuk flet për pamundësinë për tu lidhur me njerëz, po për paaftësine për të qënë pjesë e dickaje, për paaftësinë për të dashur.

Këtë ka thënë Palahniuk. Këtë thotë Ellis. Këtë thotë, pak me ndërlikuar, Wallace. Faktin që ‘american dream’ nuk mjafton, që është bosh nga brënda e të nis drejt kërkimit të të resë.

Mesdemoiselles avec kazma et lopata

27/03/2012

 

Kantier aksionistësh, fund vitesh ’70

nga Only Tradition ne flickr

Pronë publike

25/03/2012

https://i2.wp.com/i42.tinypic.com/2lcxthv.jpg

nga Virgjil Muçi

Që spitalet e kryeqytetit shqiptar, e përsëris të kryeqytetit dhe jo të ndonjë rrethine të humbur, janë krejt të zbrazur dhe ty të lypset të blesh gjithçka te njëra prej farmacive që kanë mbirë si kërpudha para portës hyrëse të spitalit, nuk është ndonjë gjë e re, thjesht u bë e tillë se u përjetua in persona; që turmat laramane vërshojnë korridoreve të spitaleve dhe në dhomat e të sëmurëve, ku flasin e tymosin si pa gjë të keq, edhe kjo nuk është ndonjë gjë e re dhe për këtë jam i vetëdijshëm; (more…)

Në vend të fjalëve, një karikaturë

23/03/2012

https://i2.wp.com/i41.tinypic.com/20fvjpl.jpg

nga Agim Sulaj

Të bësh apo të mos bësh fëmijë?

21/03/2012

Pse pridërit urrejnë prindërsinë

https://i0.wp.com/i41.tinypic.com/do6mbl.jpg

Duke u kthyer per ne shtepi para disa ditesh vura re se djali im dy vjeç e gjysem ishte ulur ne shkallet e pallatit duke me pritur. Ai me pa tek e mora kthesen dhe çka vijoi me pas ishte nje nga ato momentet e lumtura te cilat e ke veshtire ti pershkruash me fjale, ishte nje skene idilike fiks si ato te filmave qe xhiroheshin ne fantazite e mia para se te kisha femije; djali im qe shkeputet nga krahet e dados dhe turret me vrap per te me perqafuar. Ky moment ne fakt nuk do zgjaste shume; pare ne retrospektive pas ngjarjeve qe vijuan ky moment i ngjet me shume nje intermexoje te qete ne nje film horror. Kur hapa deren e shtepise pashe se djali kishte thyer nje pjese druri te garazhit, te cilen m’u desh me shume se nje ore per ta rregulluar ate mengjes. Nuk se u be qameti thjesht nga kjo, por ndersa po perpiqesha per t’a rregulluar prap, djalit po i humbiste durimi dhe filloi t’i flake copat e drurit neper mure, bile njera per pak desh me fashiti syrin. Ndersa une po ja perserisja rregullat e sjelles (ej, nuk lejohet te hedhesh gjera dhe te godasesh te tjeret) ai mori nje cope te madhe druri dhe e flaku. Une u ula qe te mos me gidiste druri, nderkohe ai perlau kaçaviden. Episodi u mbyll me djalin ne djep si mase disiplinore. (more…)

Alpinistët shqiptarë synojnë Everestin

20/03/2012

https://i2.wp.com/i43.tinypic.com/2a92l28.jpg

Në kuadrin e 100 vjetorit të shpalljes së pavarsisë, ne alpinistët e Shoqatës Dajti Alpino-Turistik i kemi hyrë muaj më parë punës stërvitore me synimin që të pushtojmë majën më të lartë të Planetit tonë, Everestin (8848 m).
Është pak të themi se ky është një detyrim sportiv dhe moral, kulmor për lëvizjen alpinistike shqiptare dhe më gjërë. (more…)

Një gur i lidhur pas litarit

18/03/2012

https://i0.wp.com/i41.tinypic.com/3479wra.jpg

nga Dino Buzzati

përktheu Dritan Çela

Një gjë aq e thjeshtë. Një shaka. Edhe vajza yll të bukura e të mrekullueshme që, kur shkojnë udhës, edhe muret bëjnë sy për t’i parë. Mjaft të dish si të veprosh. Ai nuk ka ditur kurrë. Veç një fjalë t’u thotë ai, ato duken të mërzitura, vetë vështrimet e tij u japin bezdi, menjëherë, porsa ai ua ngul sytë, kthejnë kryet nga ana tjetër, përherë ashtu. Sidomos ato që i pëlqenin më shumë. Ca të tjera ndoshta ishin të sjellshme, tregoheshin të gatshme. Asnjëherë gratë që atij i pëlqenin më shumë. Asnjëherë vashëzat fodulle me fytyrëz të vrenjtur, laviret garipe, çapkënet autoritare të periferisë, vogëlushet e djallëzuara e të përgjumura me sy tinzarë e epshorë. I shihte me të tjerët, përkrahu me të tjerët, në makinë me të tjerët dhe nëse ai ua ngulte sytë, të bezdisura kthenin kokën nga ana tjetër, përherë ashtu. Dhe me ç’burra ishin? Ca miliarderë, ca artistë filmash, ca Apollonë? Jo. Makar ishin ca rrapashytë dosido, pa plaçkë e laçkë, o me plëndës, o analfabetë, që veç për futboll dinin të flisnin, ca vulgarë e madje shëmtaraqë, por me ç’duket kishin marifetin e duhur, dinin dy-tri budallallëqet që u pëlqejnë grave dhe tek e mendonte, e zinte një tërbim, një maraz, një keqardhje tashmë pa vrer! E tani edhe të dinte të vepronte, ishte tepër vonë. (more…)

Kopshti magjik

16/03/2012

https://i0.wp.com/i39.tinypic.com/drb61w.jpg

nga Italo Calvino

përktheu Dritan Çela

Xhovanino e Serenela po çapiteshin përgjatë shinave. Poshtë shtrihej një det gjithë luspa dhe, ku më shumë e ku më pak, i kaltër. Shinat ishin të shndritshme e të nxehta, aq sa digjnin. Por mbi to ecej mirë dhe mund të bëje gjithfarë lojërash: të qëndroje në ekuilibër, ai mbi njërën shinë dhe ajo mbi tjetrën, dhe të ecje duke u kapur për dore ose të hidheshe nga një traversë në tjetrën, pa vënë këmbë mbi çakëll. Xhovanino e Serenela, pasi kishin gjuajtur gaforre, po ktheheshin rrugës së shinave dhe, siç ishin marrë vesh, do të hynin edhe në tunel. Sa bukur ishte të luaje me Serenelën! Ajo ndryshonte nga të gjitha moshataret e saj që përherë i zë frika e, pa një pa dy, ia plasin të qarit. Kur Xhovanino thoshte: “Shkojmë atje”, Serenela e ndiqte gjithnjë pa bërë fjalë. (more…)

China Town në Tiranë

14/03/2012

https://i1.wp.com/i39.tinypic.com/1z65chv.jpg

Prej afro 20 vitesh tashmë, ata kanë krijuar dalëngadalë habitatin e shtegtimit të tyre edhe në Tiranë. Janë me qindra emigrantët kinezë që kanë zënë vend si tregëtarë e banorë përgjatë Rrugës së Dibrës duke i dhënë kësaj zone fytyrën e një Chinatown-i të ngjashëm me ata të vendeve të tjera të Europës

nga Gladiola Bendaj, botuar tek revista Java

Të qeshur, por jo të afruar, enigmatikë dhe me një vullnet të sëmurë për punën, ata i njohin mirë limitet e tyre, sikurse dhe dinë të të vënë kufij. Nuk bëjnë atë jetën kozmopolite të tregëtarëve të mëndafshit e gurëve të çmuar një herë e një kohë. Kostoja e shtegtimit midis dy çerdheve do të ishte e lartë. Për të shkuar nga Shqipëria në Kinë bileta e avionit kushton minimalisht një mijë euro. Ndaj rrugën për andej e marrin jo më shumë se një herë në vit, në festën e madhe të Vitit të Ri Kinez. (more…)

Ti Kant e une Hegel.

12/03/2012

Ja ku po te them qe nuk rri dot me pa menduar ate qe ka ndodhur mes nesh. Ate pjese te jetes sime dhe tendes, te fundosur dhe te harruar e cila nuk po arrine dot te dal ne drite, edhe vetem per nje çast, edhe vetem per te na dhene sadopak vetedije mbi ate qe jemi, ishim, do te jemi, duhet te ishim, do donim te ishim. Mendoj e ndersa mendoj nuk bej gje tjeter vecse risjell ne jete te gjitha ato gjera qe ndodhen ndersa ishim bashke, vetem ne te dy, asgje tjeter, secili ne veçantine e unitetit te botekuptimit te tij. (more…)

Kisha e të çmendunit (pjesa e tretë)

10/03/2012

nga I Humburi Në Kohë

Mirëmbrama të dashtunat e mia. Ja ku erdha dhe sonte, i dehun me gogsimën e mrekullueshme që këndon së bashku me mue kangën e dehjes. Te jesh i dehun, e kam thenë, e mrekullon njeriun si unë, sepse e bën në hetues të gjithçkase, deri edhe tek era e mirë e seksit. Seksi, si do kuptohej njeriu pa të. Gjithmonë ai e ka fshehur këtë dëshirë. Mos vallë gjykohet bota sipas punës që bëhët? Sonte, nuk mendoj kështu, njerezit kanë të drejtë në gjithçka, kur mendojnë në të mirë të tyre. Edhe seksi një e mirë âsht, po të mos gjykohej si e tillë, njerëzit nuk do hiqeshin si shejta vetëm ditën, por edhe natën. Unë dhe ju s’do zhgërryheshim në lëkurët e njâni-tjetrit, në këtë lagje të braktisur, s’do mendonim fare, si kafshët por ja për dreq i përligjem ata sepse mësuam të shtiremi, të gënjejmë, të vrasim pse kështu na e don trapi, të prrallisim krejt në tym për ide e ideal, ndershmëni, deri sa zbuluam së nuk ishim lloj qânieje që lind në majë të malit. Duket qesharake? Më duhet të pranoj se kjo nuk âsht pak për aq sa mundena, apo jo. (more…)

Të dua shumë assai

09/03/2012

https://i0.wp.com/i43.tinypic.com/5ajpmu.jpg

 

ma tanto tanto shumë sai

 

https://i1.wp.com/i44.tinypic.com/35b8376.jpg

 

Thjesht i kam bere copy + hidh keto posterat e internet-famshem tek teduashumë-at, te cilat  jane reklama te kompanise Plus Mobile te vendosura ne Tirane.

Author: Unë

08/03/2012

nga Ilda Isufaj

Një poezi hënore me titull:

“Premte E Përmbysur E”

(Ju lutem, hiqni këpucët)
(more…)

Intervistë me Darien

06/03/2012

Intervistë për/pas Qukapik-ut, ku flitet për raki, Vonnegut junior, shërbime sekrete,miq e armiq.