Archive for the ‘Në rrënjët penës shqiptare’ Category

Branko Merxhani

16/08/2013

“Rroj me ëndërën e një vendi, njerëzit e të cilit janë më parë të tij dhe pastaj të vetes së tyre. Gjysma e ditës është e tyre dhe gjysma tjetër është e shoqërise. Njeri s’mendon të vjedhë këtë gjysmë të drejtë. Njeri s’mendon që e lau borxhin e tij kundrejt shoqërisë vetëm se ia pagoi taksat taksidarit. Qytetari këtu jep më shumë dhe kërkon më shumë. Punon arën, mban dyqanin hapët, mundohet në zyrë dhe kështu nxjerr bukën. Stomaku i tij s’është kurrë i sbrazët. Po prapë s’thotë se u-ngos. Ndjen uri në shpirtin e tij. Për këtë çdo ditë fal disa orë edhe për një punë shoqërore, punon bashkë me të tjerët për të tjerë..”

“ Rroj me ëndërën e një vendi, në të cilin tërë djalëria togje-togje po vepron përmbrenda kuadrit të një pllani shoqëror dhe edukatif. Njëri nga këto djem nuk breth andej-këndej pa punë si njonë që s’di ç’të bëjë. Në mes tyre s’ka asnjë njeri të hequr më nj’anë si të lënë në mëshirën e fatit. Cdo pjestar i brezit të ri, n’orët e lira të shkollës ose të punës, rron mbrenda në rrethin e një instituti kultural. Këtu e gjen ushqimin për mendjen e tij. Këtu kënaq etjen e shpirtit të tij. Horizonti i intelektit të tij dita-ditës zgjerohet më tepër. Këtu djalëria s’ushqehet me instinktet negative të shoqërisë së njerëzvet të shpërndarë. Të gjithë janë bashkuar, si djemt e një familjeje, rreth e rrotull disa parimeve të caktuara. Qëllimet e tyre janë të caktuara, nevojat e tyre janë të bashkëta. Nishjani i tyre është një. Dhe besojnë se njëri s’mund të shpëtojë pa tjetrin, pa shokun që ka në krah, pa gjith të tjerët. Brënda në të gjithë është dhe nderi. Një fill i vetëm është asnjë. S’është asgjë. Eshtë zero. Një hiç. Një gërmadhë. Rrojnë të gjithë të bashkuar, si vëllezër, të zënë nga dora fort. Rrojnë me ideale dhe për ideale.”

Advertisements

Realizmi demokrat

27/10/2012

Në kërkimin e ethshëm për të zbuluar se “si bëjnë dashuri poetët”, askush nuk vë re se ‘Realizmi demokratik’ tashmë ka filluar. (citim EdRus)

 

Nën flamujt e melankonisë

10/02/2012

nga Migjeni

 

Në vendin tonë

kudo valojnë

flamujt e një melankolie

të trishtueshme…

… dhe askush s’mund të thotë

se këtu rron

një popull që ndërton

diçka të re. (more…)

Lidhja e Prizrenit ( Lahuta e Malësisë )

10/06/2011

Edhe këtë vit, ashtu si vitin e kaluar e ashtu si do ndodhi edhe vitin e ardhshëm, 10 qershori nuk kujtohet. Më kap një farë keqardhje. Jo aq shumë kundrejt shtetit tonë apo shteti kosovar prej të cilëve, hë për hë, s’pres ndonjë gjë, por kundrejt asaj ushtrije opinionistësh, historianësh, hipokritësh, patriotësh, bloguesësh, kundrejt atyrë që u dhemb gjoksi në këtë moment sepse aq shumë e kanë rrahur sa është formuar një gropë. Asnjë fjalë, asnjë indinjim, asnjë përkujtim, asgjë prej gjëje.

Te paktën kemi Fishtën. (more…)

Lahuta e Malcis

24/03/2011

Ded Gjo Luli

at Gjergj Fishta

N’at Malsi, n’at Rapsh t’Hotit
Ded Gjo’Luli, burr si motit,
ma’ i qetë Lekë, bisha shkorretit,
ka nis pushkën m’asqer t’Mbretit!” (more…)

5

04/02/2011

E para. Anarkia fetare: katër fe të ndryshme që nuk kanë zënë rrënjë në zemrën e
një populli pagan. (more…)

A jemi kund gjallë?

09/08/2010
 
 
nga Gjergj Fishta, botuar më 1918 
 
 
 
I përmenduni filozof i Greqis s’vjetër Aristoteli e la të shkruese, se jeta asht në punë, si me thanë, se për me njoftë a ka a s’ka jetë ndoj send, duhet me vrojto pale a punon a s’punon aj gjësend; pse jetë pa punë s’ka. Për në kjoftë, pra, se kjo fjalë nuk asht rrenë, sikurse edhe rrenë nuk asht, duhet me thanë se komi shqyptar nuk ka ma jetë; ase, mos shqyptarët s’lozin kund për s’gjallit, e për kom të vet s’e qesin një gur n’uj, por rrijn duj u përhapë e tuj njehë mizat nëpër tryeza të mejhaneve e të hijeve të hoteleve, a thue se po janë tuj pritë barkët me grun e tallamoq. (more…)

Masakra e Manastirit

30/06/2010

nga L.Gërveshi

Pas përfundimit të revolucionit grek, ushtarët shqiptarë që ishin angazhuar me turqit u kthyen në fshatrat e lindjes duke shkaktuar trazira. Me pretekstin se nuk u ishin paguar rrogat ushtarëve, një varg komandantësh shqiptarë u larguan nga shërbimi zyrtar. Ndërkohë, Besëlidhja e Beratit  (krijuar më 1828) kishte mundur të tërhiqte në anën e vet edhe disa kapedanë grekë që qëndronin në krahinat e tyre për t’i mbrojtur nga dhuna osmane.

(more…)

Urime per 1937

31/12/2009

nga Migjeni

Shok i dashtun, une pergjithesisht nuk shkruej urime, as per Krishtlindje as per Bajram, as per ditelindje as per ndoj feste tjeter. Nuk shkruej, pse urimet qe n’ato dite tan bota ban, nuk dij a plotesohen nje per qind se pothuej te gjitha dalin nga hipokrizia. Bota kete e din, por njesoj vazhdon te shkrueje urime. As per Motmotin e Ri deri tash nuk i urova askujt asgja. Por kesaj here due te hyj ne rradhen e njerezve korrekte dhe t’u uroj shokve te mi Motmotin e Ri 1937. (more…)

Filozofia që na duhet sot

29/10/2009

Ismet TOTO, botuar më 1934

“Am Anfang Watr die Tat”
(Në krye qe veprimi)
GOETHE

Spencer-i thoshte se filosofia është shkenca e shkencave. Dhe meqënëse qëllimi i shkencës është lumturia, edhe lumturia s’mund të ketë tjetër qëllim, veçse lumturinë dhe sigurimin e saj. Ç’do të thotë lumtëri? Cilat janë elementet e saj? Ja disa: Punë, shëndet, mirërrojtje vetjake dhe e përgjithshme, liri veprimi, mendimi, ndërgjegjeje etj. Njohja që na udhëheq për në fitimin e këtyre të mirave dhe shkenca që me siguri dhe pandërprerje na ndrit udhët e një përmirësimi të tërësisë kombëtare – ja, me pak fjalë, tërë shkenca dhe tërë filozofia që na duhet sot. Çapi i parë, për sigurimin e një jete të lumtur, është dashuria e jetës. Po, që ta duam jetën, s’arrin vetëm ta nderojmë, po edhe ta çmojmë. Duhet ta mbajmë lart. Jeta është kaq e shenjtë, saqë për të ruajtur shenjtërinë e saj, sakrifikon akoma dhe veten në altarin e saj. Jeta, që lihet të bjerë, të çnderohet, të tradhtohet, është jetë errësire, jetë skllavërie, jetë shtaze, jetë verbërie. Jeta që nuk është gati të sakrifikohet tek duhet dhe kur duhet; nuk është jetë; është jetë rrezile, e poshtër, e ndyrë, e përgërtë! Shokë miq! Mbajeni lart jetën! Shumë lart! Vetëm ahere do ta ndaloni rënien e saj dhe do të ndjeni turp, hidhërim, tmerr për çdo gjë që përpiqet ta çnderojë. Që të mbahet lart jeta, duhet të ndalohet rrëzimi i saj. Kant, Comte, Bergson, Freud etj,… oh! Këto filozofira s’janë filozofia që duhet në çastet tragjike. Mendimi i thellë, kompleks, i futur në rrënjët, në shkaqet e jetës, më të paduruar, më të errët. Drita e madhe e ditës së re. Drita që shkëlqen në errësirën e piksur, të trashë, të paçarë të shekujve. Drita që zbulon agimin e një epoke tjetër të panjohur, të ndershme, të lumtur. Lëvizje! Në qoftë se do të ulim kokën vetëm mbi faqet e pasosura të teorive, lumi që na mori! Mbi ne, mbi ëndrrat tona, mbi lumturinë tonë, do të shkojne vite, epoka, shekuj sa të ndezim një kandile të varfër në kalivet e mizerjes sonë mendore! Me pak mendim, me pak truajtje, më tepër lëvizje, më tepër kurajo! Udha e jonë s’duhet të shkojë nga fushat. S’kemi kohë për një udhë të tillë. Për të arritur qëllimin tonë, nuk do të shkojmë nga udhërat dhe monopatet e fushavet e të malevet, po do të fluturojmë nga bregu në breg, si zogj me krahë hapur.

 

(more…)

Kënga e monotonisë

09/10/2009

nga Nonda Bulka, botuar në vitin 1934

 

Shok besnik, shok i vjetër që ngahera e kam pranë, si në ditët më të helmuara të jetës sime, ashtu dhe në ato më të lumtura. Sahat i vogël, i bukur, gjysmëhekur, gjysmë-ergjënd, që s’flet as qan, veç murmurit këngën melankolike, monotone të jetës që shkon. Ikën ngahera, ikën pa kthyer kokën prapa. Ikën dhe, bashkë me të, ikim dhe ne. (more…)

Kanga e qytetit të huej

30/09/2009

Migjeni, botuar më 1935

Kanga e qytetit te huej asht kanga e jetës që rrohet. E jeta rrohet, kështu thote kanga: O njeri që vjen nga dheu i huej, hiqe melankolinë, ose nostalgjinë për vendin tënd – nëse e ke, – zë vend në një skaj në kryqëzimin e udhëve dhe vre lëvizjen e tërbueme, që shkaktojnë pasionet njerzore.

-O dritat e bukura të qytetit të huej!

(more…)

Edhe unë jam patriot

22/09/2009
 
nga Mitrush Kuteli, botuar më 1943

 
 
 
Nuk kam dashur të dal sheshit e ta bëj fora, po ja që e solli puna e zamani. Doli i biri i botës në gazetë edhe lëvdoi veten se është patriot kombëtar i zjarrtë dhe për mua nuk tha një fjalë! Dale, mor zotni, dale, se edhe na hamë bukë e pimë raki me meze! Edhe bile, raki të fortë, pa një pikë ujë! (more…)

Duetto

16/09/2009

nga Vedat Kokona, Botuar më 1937

E njoh prej kohësh. Kur erdhi për të parën herë në shtëpinë t’ime ishte ende e vogël, e bardhë, si pambuku. Rinte si e huaj. Më shëkonte, e habitur, me një vështrim ku shprehej një ndjesi e butë, një dëshirë e pakuptuar. E mirnja pranë edhe e gëzonja lehtazi dyke ia shkuar dorën t’ime mbi flokët e pambukta. Nuk lëvizte dhe unë vazhdonja t’a përkëdhelnja.

(more…)

Qejfe! Paraja drejton…

23/08/2009

Petro Marko, Botuar më 1937

 

Eja, të shkojmë gjëkundi të kalojmë disa orë të dehur. Të çmendur, të lumtur. – Të bëjmë. . . qejf! – Po ku? – Vemi të pimë? – Po ku? – Në daç te Miti. Në daç te Dhori ose tek Tahsimi. Në daç vemi ia shtrojmë me birrë në “Nacional”. Ose vemi tek Koliqi të pimë verë. Apo nuk vemi tek Mahmuti që ka një raki rrushi që të merr në qafë! Pastaj ka dhe një lokal si nga ato ku dergjej dikur Omar Khajami. Eja të vemi pimë… (more…)

Pse?!

16/08/2009

Sterjo Spasse, Botuar më 1935

Ç’është jeta për ty?-e pyeta.

-Flluska sapuni,-mu përgjigj

Po vdekja?

-Shpërblimi i jetës!

Ç’është bota?

-Një pikë helm në hapësirë!

Ç’është me e kuptuar në botë?

(more…)

Thirrja drejtuar shqiptarëve

03/08/2009
 
 
 
 
Ismail QEMALI, Botuar më 1900
 
 
Nuk dëshirojmë turbullira dhe ngatresa, nuk duam të prishet paqja në mes të kombeve që janë në gadishullin e Ilirisë. Dëshirojmë vetëm dhe kërkojmë me gjithë zemër bashkimin e farës shqiptare, përparimin e saj si në punë të mendjes si në lumturi të jetës dhe në begati, që të jemi mjaft të fortë për t’u kundërshtuar gjithë që mendojnë të na shtypin neve dhe kombet e tjerë që kemi nevojë të rojnë se jeta e tyre na mban jetën tonë. (more…)