Posts Tagged ‘Arti Lushi’

Mbi rrymë

01/01/2014

melancholia, lars von trier

Foto e marrë nga “Antichrist (2009)”, Lars Von Trier.

Nga: Arti Lushi

Ndërmjet, por edhe përtej dy besëtytnive të përjetshme,
dashurisë dhe vdekjes,
buzëqeshja e një shtjelle uji (more…)

The Shining

12/12/2013

melancholia, lars von trier

Nga: Arti Lushi

Sintaksa e syrit.
Frymëmarrje dhe frymëngjizje. (more…)

Po ju z. Lushi, ç’mendoni?

17/01/2012

Jean Jarvaise, Man in the Room

Nga Arti Lushi

Si me thënë,

Sendet e dhomës nuk janë ashtu sic duhet;

Ato janë pa trajtë, pa thelb, e sidomos pa prani,

Megjithatë, ato janë aty.

Gjendja është troshitëse, mbytëse:

E parëlindur se brendshmi,

Së brendshmi e fatëzuar.

Dhe këtë e them me bindje,

Sepse unë e njoh absurdin tim, (more…)

Intervistë me Arti Lushi-n

10/01/2012

Të kesh një ëndërr

30/10/2011

Nga Arti Lushi

“Të kesh një ëndërr..” është temë që trajtohet në shkollat fillore;
Te kesh një ëndërr është thikë me dy presa thonë të moçmit; (more…)

Dikur ketu rridhte nje perrua

08/10/2011

 

nga Arti LUSHI

Dikur ketu rridhte nje perrua, me uje te paster dhe te dashur. Dhe perroi rridhte mbrapsht, gjersa humbte ne errnine e nje shkembi, po aq paster, po aq njerezisht.  Te pakte qene ata qe e njihnin mrekulline e pabujshme te tij: une, ti dhe te pagjumet e tjere. (more…)

Engjëllit

19/09/2011

Nga Arti Lushi

-… (more…)

Dasein

18/07/2011

Nga Arti Lushi

Mendova se i kisha lare te gjitha borxhet, edhe me te ardhmen. Cudi. I ngujuar ne ate situate irreale, nuk me interesonte me kurrgje, as fati im. Une, qenia e mjerueshme, pikerisht ato caste, po ndjeja. Njoha, per te paren here, nje mik per koke. Piva nga paketa dhe nga flora e tij e botekuptimit. Ishte babaxhan. Te tjeret qene kujdesur qe ne ate dhome te erret, aroma e bukes se thekur dhe disa kenge me tinguj te drunjte te me rizgjonin impulset pozitive te jetes duke e bere ate me te vyer se kurre me pare. Teknike e poshter per ta detyruar dike te rrefehet. Por une qendrova i forte, nuk hapa goje. Fundja, do merrja ne qafe te tjere bij nenash qe as i njihja, as me njihnin. Me dhimbseshin teksa i perfytyroja edhe ata te zhytur ne kujtimet e tyre te femijerise nga ndonje element specifik, tjetersoj nga buka ime e thekur. Komploti, sa me i paqene te jete, aq me shume ka nevoje per viktima konkrete. (more…)

Reja

07/07/2011

nga Arti Lushi

 

Prolog.

Perfaqesuese par excellence e nje miresie te pandreqshme, qenesi komplekse e bashkejeteses se artit te virtytit, virtytit te artit dhe etjes per jeten, se fundi, pjelle e nje pershkrimi gjysmak, zonjushen Reja e gjejme te ulur ne nje bar-restorant te shtreses se mesme duke pire nje whiskey Kroll, dhe nder gishta i varet nje puro e holle vanilje. Ne tymin e cigars pervijohen frikshem skicat e nje preludi profetik. (more…)

Tredhja

01/05/2011

Nga  Arti Lushi

Njerëzit, secili për hesap të vet, verdallosen rrugëve. Dielli i verdhë derdhet mbi kryet e tyre. Gratë me erashka ndër duar dhe mendime.

Eshtë e dielë, shumë e dielë. Dëgjohen këmbanat, me ngrohtësinë e moskokëçarjes dhe tjegullës. Por asnjë fëmijë nuk të sheh syri. Pamje më fatkeqe zor se gjen. (more…)

Duar

03/01/2011

Nga Arti Lushi

Këto fruta janë me të vërtetë të mrekullueshme- i thashë teksa i vura dorën mbi te sajën.

Brenda atij çasti e ndjeva të tërën. Në mish dhe në shpirt. Digjej njësoj.

Dhe krejt mospërfilles, shtova: ‘A thua janë mbjellë në tokat e të parëve të tu’ (more…)

Njolla

20/09/2010

nga  Arti Lushi 

Në horizont, tej horizontit, mu aty ku ndahet më mirë se tjetërkund shpirti nga ndërgjegjja, shquaj një njollë. Befas, domosdoshmëria për ta rrokur Thelbin Absolut të Qënies më zgjon çdo ndjesi të njohura, prej të cilave e kam të pamundur të shkëputem; megjithatë edhe kjo gjëndje me jep trishtim, më duket e pavlere, njerëzore: si çdo gjë tjetër. Por ja që unë jam optimist, çka do të thotë, një i zhgjënjyer me përvojë. (more…)

Pse jo?!

23/08/2010


nga  Arti Lushi

Sipas një spekulimi gjenial poetik, lotët që cdo njeri derdh kur vjen në jetë përbëjnë pendesën për një mëkat madhor që do të kryejë gjatë rrjedhës së viteve. Ti linde shëndosh e mirë. Duke qarë, sigurisht. Kur linde ti askush nuk solli ar, kêm dhe mirre, ndonëse kjo nuk e zbeh aspak rëndësinë që ke ne sytë e mi dhe të Zotit. U rrite me dashuri dhe qumësht panda. E lumtur. Qysh në vjeshtën e adoleshencës re në kontakt me shpirtrat e tu binjakë: me Friedrich Nietzsche, me John Lennon, me Albert Camus, me Migjenin, me Giacomo Puccini, me Freddie Mercury, me Jean-Jacques Rousseau, me Salvador Dali, me penisin elokuent të një njëzetetre vjecari, me Arthur Rimbaud, me anën time të errët. Studimet e larta vendose t’i kryesh për Drejtësi. Fill pas diplomimit katedra të ofroi pozicionin e pedagoges, por ti, përpos një mendje qiellore, kishe një bukuri rrënqethëse, shkurajuese për këdo që të rrethonte, kështu që, me vetëdije dhe largpamësi të urryeshme, pothuajse profetike, zgjodhe rrugën më të lehtë për përmbushjen e misionit më të vështirë: hyre në botën e televizionit. Formati i emisionit që moderoje ishte disi i rendomtë, gjithsesi i respektueshëm dhe transmetohej drejpërdrejtë. Me një filxhan caji përpara, të ftuarit zhvisheshin nga statusi social dhe të intervistuar nga takti dhe ngrohtësia jote rrëfenin dimensionin e tyre njerëzor. Në krye të katër muajve shikueshmëria e programit kapi majat. Ylli yt po ndrinte fort dhe frikshëm. Ditët rridhin normalisht, me ulje-ngritjet përkatëse por pa e humbur thelbin medioker. (more…)

Ka gjithmonë dicka elegante në ndezjen e cigares me shkrepëse

04/07/2010

Nga Arti Lushi

Dy mace, ateiste dhe të uritura sigurisht, dhe ndërmjet tyre rruga njëkalimshe e një lagjeje, banorët e të cilës u bënë vite që i kane halë në sy jabanxhinjtë…Sidoqoftë është verë dhe kampionati botëror i futbollit është pothuajse në kulmin e vet. (more…)

Zërat

08/06/2010

 

nga Arti Lushi

Zëri i parë: më ka marrë malli për fëmijërinë.
Zëri i dytë: sidomos për aranxhatat, këngët e Parashqevi Simakut dhe karrocat me guzhineta.
Zëri i tretë: (ndërkohë po mendonte rreth një fisi indianësh që tymosnin hashash në shkretëtirë; dimesioni shpirtëror i të cilëve arrinte deri në atë rrafsh intimiteti sa bashkëbisedonin me Krijuesin me të njëjtin zhargon siç bisedonin me gruan, femijët e tyre apo me gjarpërin e shtëpisë. Këtu djali gjente filozofinë e jetës: kaq mjaftonte për të qënë një Sokrat i vetpërkufizueshëm me… (more…)

Ekzorcisti

15/05/2010

nga Arti Lushi

Pastaj: pastaj mizorisë ekstravagante të Fatit i mbeti të përcaktojë sall konturet e çiltërsisë sime më të kulluar dhe, me sa duket, për të mbremen herë rashë në gjumë pa menduar askënd në vaçanti, përfshirë edhe veten. I lumtur, në mos, i përndritur.

Këtë dorëshkrim po e lë si trashëgimi estetike dhe jo se i trembem vdekjes dhe për rrjedhojë po nxjerr përjetësinë time në ankand. Thellë-thellë njeriun e tmerron ideja e jetës, aq më tepër ajo e përjetësisë, dhe jo vdekja. T’i japim Cezarit ç’është e Cezarit, me kusht që Cezari t’i kthejë Romës ç’është e Romës. (more…)

Pritje

29/04/2010

nga Arti Lushi

Kruarjet e shpeshta që kam prej dregëzave të kokës s’kanë të sosur. Meqë lapsi nuk e kreu dhe aq mirë këtë punë, tash kam marrë celësat e shtëpisë dhe po vazhdoj të kruaj, si pjesën e përparme, po ashtu edhe atë anësore gjer në rrëze të veshit. Thellë dhe vrazhdë, kështu e do qelbësira. Dy banjo rresht dhe ende s’kam gjetur rehat. (more…)