Archive for the ‘Sopcast’ Category

Muzikë n’kub – 5 – Britpop

10/04/2011

Vodpod videos no longer available.

Ndërkohë që në anën tjetër të oqeanit muzika grunge kishte pushtuar radiot dhe televizionet muzikore, kundërpërgjigja në Britaninë e Madhe ishte Britpop. Ndikuar nga muzika e viteve 60 dhe 70 britanike (Beatles, The Kinks) dhe inkurajuar nga ekzistenca e grupeve si The Smiths apo The Stone Roses në vitet 80, lulëzojnë menjëherë një sërë grupesh si Suede, Blur, Oasis, Pulp, Radiohead (pjesërisht) të cilët me anë të tingullit dhe teksteve të tyre i drejtoheshin në mënyrë të drejtpërdrejtë rinisë së thjeshtë britanike. Jo e gjithë trashëgimia e britpop i ka rezistuar mirë testit të kohës, megjithatë është gjithmonë qejf t’i rikthehesh.

Mirë u dëgjofshim javën tjetër!

Në kopertinë: “It’s monday again” © Eni Turkeshi Photography


Advertisements

Muzikë n’kub – episodi 4 – vitet 80′

02/04/2011

Vodpod videos no longer available.

Në këtë episod ju sjellim një përzgjedhje këngësh nga vitet 80′. Kjo dekadë duket sikur nuk ka ofruar shumë përsa i përket muzikës, megjithatë në këto vite kemi lindjen e grupevealternative/indipendente por jo vetem kaq. Kjo muzikë ka sjellë një revolucion, duke marre parasysh dhe faktin që në vitet 00′ vërehet një rikthim masiv drejt teknikave dhe orkestrimit që kanë karakterizuar tingullin e viteve 80′.

Dëgjim të mbarë dhe jeni të mirëpritur të sugjeroni ndonjë këngë në komentin tuaj.

Një falenderim i vecantë për Eni Turkeshin për kopertinën.

Muzikë n’kub – episodi 3 – “Newgaze”

28/03/2011

Vodpod videos no longer available.

Në episodin final të serisë mbi muzikën Shoegaze, pasi ne episodin 1 dhe episodin 2 kemi vizituar këngë dhe artistë të cilët kanë ndikuar në formimin e tingullit Shoegaze si dhe artistë të cilët personifikojnë etiketën Shoegaze, tashmë ju paraqesim shembuj se si kjo trashëgimi është transportuar në ditët e sotme, domethënë në vitet 2000. (more…)

Muzike n’kub – Episodi 2 (Shoegaze)

19/03/2011

Vodpod videos no longer available.

Pasi në episodin e kaluar ju sollëm një listë këngësh që paraprijnë dhe formësojnë estetikën Shoegaze, në këtë episod do të udhëtojmë në disa këngë dhe grupe të cilat e përfaqësojnë këtë nën-zhanër.

Dëgjim të këndshëm!

Muzikë n’kub – Episodi 1 (Proto-Shoegaze)

13/03/2011

Vodpod videos no longer available.

Konceptuar në 3 episode të cilat hapin dhe serinë e përjavshme “muzikë n’kub”, do të udhetojmë (me pak spekullime brenda) në episodin e parë nëpër këngë që paraprijnë estetikën shoegaze, dhe në 2 episodet e ardhshme këngë të cilat përfaqësojnë shoegaze dhe këngë të mëvonshme të cilat frymëzohen nga estetika muzikore shoegaze. (more…)