Ciò che è specifico dell’essere umano non è lo spirito ma quella lacerata regione intermedia chiamata anima, regione in cui accade tutto ciò che di grave e di importante appartiene all’esistenza: l’amore e l’odio, il mito e la finzione, la speranza e il sogno; nulla di tutto questo è puro spirito, quanto piuttosto un violento miscuglio di idee e sangue. Ansiosamente duale, l’anima soffre tra la carne e lo spirito, dominata dalle passioni del corpo mortale, ma aspirando all’eternità dello spirito. L’arte (cioè la poesia) sorge da questo confuso territorio e a causa della sua stessa confusione: Dio non ha bisogno dell’arte.
Archive for April, 2011
Ernesto Sabato
30/04/2011Lugë
28/04/2011nga Arben Dedja, shkëputur nga Amputime të Zgjatura
Nga qëmtimi i dokumentave në Arkivin Qendror të Shtetit po zbulohen dita-ditës fakte tronditëse nga koha e Diktaturës si, për shembull, historitë e dhimbshme të shpronësimit të familjeve të tregtarëve të kamur në vitet e para pas Luftës së Dytë Botërore, ku shpesh polemi, i nxitur nga Partia në pushtet, merrte pjesë vetë në raprezaljet ndaj kujt mendohej se kishte pasuri të fshehura, edhe pse i paguante një më një tatimet marramendëse që u vinte shteti dhe, në raste të veçanta, Ministria e Punëve të Brendshme, me ato mjetet e veta… (more…)
Mrekullia
27/04/2011Në qytet pritej të ndodhte një mrekulli. Ju nuk e dini çdo të thotë të presësh një mrekulli çdo ditë. Ndoshta gjithkush, në një moment të vështirë të jetës së tij, ka pritur të ndodhë diçka e pazakontë, por kjo ka qënë një pritje e pa bazë, krejt rastësore, madje e pa paralajmëruar. Një mënyrë për të ngushëlluar veten.
Mrekullia do të ndodhte patjetër. Nuk dihej burimi i saktë i lajmit, dihej vetëm që ishte i besueshëm. Se nga vinte e gjitha kjo besueshmëri ishte gjithashtu një mister më vete. (more…)
Intervistë me grupin legjendar, Djemtë e Detit
26/04/2011Denori interviston Markvukaj!
Denor Marku, ka intervistuar për Albania News, një prej pjesëtarëve të grupit legjendar Djemtë e Detit, kompozitorin Valentin Markvukaj. Sot Valentini jeton larg Shqipërisë, në Adelaide (Australi), ku vazhdon të merret me muzikë. Ai na rrëfen edhe dëshirën e tij, për realizimin e një turneu dhe një albumi të ri me grupin Djemtë e Detit. jendar, Djemtë e Detit
Intervista e plotë këtu!
Recension mbi Epos, këtu
Muzikë n’kub (7) Troubador
24/04/2011Vodpod videos no longer available.
Tej bukurisë
24/04/2011nga Teodor Keko
Mbas mjegullës, detit, maleve, fushave,
pas katedraleve ar e shkëlqim,
është vendi im, i vogli fare
i shtrirë, më këmbë, foshnjë dhe trim
I vogli fare me qiej të kaltër
lumenj kokëfortë, detra si loti
ku njerëzit flenë pa bërë kryqin
dhe zgjohen duke thënë: “Dhëntë Zoti…” (more…)
I see no God up here
23/04/2011Down Rock Prill
22/04/2011
A Classic Education
- Cracker Wrist (Bardo Pond)
- San Pedro (Mogwai)
- Chelsea Nights (Lawrence & Leigh)
- Lovers Lane (Hunx & His Punx)
- Breadcrumb Trail (Buried Beds)
- I Am The Assassin (Dag for Dag)
- The Gaudy Side of Town (Gayngs)
- Out of Love (David Myles)
- Victory Walker 2am (Still Flyin’)
- Coming To Get You! (Electra)
- Apollo (Stockholm Syndrome)
- Wolfboy (Blair)
- Helplessness Blues (Fleet Foxes)
- Barton Hollow (The Civil Wars)
- Cayman Islands (Bart Davenport)
- Rainbow (Emilie Simon)
- Careful What You Say (Class Actress)
- Dog Years (Luke Rathborne)
- I Lost Time (A Classic Education)
- The Ship Song (live) (Amanda Palmer )
The man from Earth
20/04/2011nga Alba Halilaj
Po sikur një njeri që e njihni prej 10 vitesh t’ju thotë se është 14,000 vjeçar, çfarë do të mendonit?
Eshtë i droguar, po bën shaka, është i çmendur. Kush do guxonte ta besonte diçka të tillë? Kush do të mundej ta hidhte poshtë? Një film i xhiruar brënda mureve të një shtëpie, një diskutim brënda hapësirës së një dhome, nje buxhet i kufizuar dhe një lajmërim:
Kush ka frikë të përdori trurin, nuk duhet ta shohë! (more…)
The words of the prophets are written on the subway walls
20/04/2011Hello darkness my old friend,
I’ve come to talk with you again
Because a vision softly creeping
left it’s seeds while I was sleeping
And the vision that was planted in my brain
still remains, within the sounds of silence
Tregim nga Augusto Monterroso
18/04/2011
Augusto Monterroso
Kur u zgjua, dinosauri ishte akoma aty.
Muzike n’kub (6) – 2she elektronike
18/04/2011Vodpod videos no longer available.
Dosjet e FBI-së
17/04/2011Kush ka dëshirë e kohë, këtu mund të gjejë dosjet e FBI-së mbi personazhe të ndryshme. Nga Lennon te Doors, Hemingway, Brecht etj etj etj.
Aiòn Teatër
16/04/2011Spesso gli artisti creano la loro opera rendendo manifesta, attraverso gli specifici strumenti che caratterizzano la loro arte, la ”prospettiva” mediante cui loro stessi percepiscono la vita ed il senso che le attribuiscono. (more…)
Amputime të zgjatura
15/04/2011Këto ditë Shtëpia e Librit OMBRA GVG hodhi në qarkullim vëllimin me tregime “Amputime të zgjatura” nga Arben Dedja. Me ironinë dhe humorin e zi që e përdor edhe në poezinë e tij autori prek momente të arealit shqiptar dhe projektime të tij nëpër botë.
Apoplexy
14/04/2011nga Gracia
In a room without windows,
In that nameless city,
Behind a dead garden
Reliquary of fleshly sentiments
She sat. (more…)
Think locally, fuck globally
12/04/2011nga Loer Kume
(Esse në kërkim të kohës së re)
Etni. Fe. Kombësi. Origjinë. Përkatësi. Patriotizëm. Duartrokisni!!!
Përballë në këndin tjetër kemi qarqe silici, avionë që thyejnë barrierën e zërit, nanoteknologji, robotikë, Grafen, pushime low cost, holograme, ndërhyrje kirurgjikale lazer pa gjakderdhje, lajme në kohë reale, call girls.
Histori është gjithçka më vjen në mend.
Konceptet e përkatësisë janë koncepte të lashta të ngurta që bënin punë dhe ofronin një zhguall breshke deri për njeriun para-ndër-post viktorian, pra deri në shekullin e nëntëmbëdhjetë. Ndryshimi i madh vjen në tryezë me makinerinë veturë. Pastaj avionin. Shpejtësi. Jeta e njeriut ndryshoi me rritjen e shpejtësisë. Sepse kjo temë është çështje ritmi, dhe ritmin e luan zhvillimi. (more…)
The times they are NOT a-changin’
11/04/2011Gjatë koncertit të tij të parë në Kinë, Dylan pranon të gjithë urdhërat e Partisë. Heq nga lista e koncertit këngë si Blowin in the wind, The times they are a-changin’ e biles edhe një këngë të pafajshme si Hurricane.
NYT nuk ja fal. Opinioni publik arrin deri te krahasimi me Beyonce që me sa duket paska kënduar per Kadafin.
Në 40 e ca vjet karrierë, asgjë s’ndryshon. Të gjithë pretendojnë të shkruajnë vlerat e Dylan-it, ta marrin me vete në këtë apo atë betejë.
Refleks
10/04/2011nga E.H
Në të gjitha kohët të kam menduar
në çdo ag’
në çdo perëndim
Ti ke qënë pranë horizontit.
Në realtitet
sytë nuk më kanë zënë njohjen tënde
veç…pritur kanë. (more…)
Muzikë n’kub – 5 – Britpop
10/04/2011Vodpod videos no longer available.
Ndërkohë që në anën tjetër të oqeanit muzika grunge kishte pushtuar radiot dhe televizionet muzikore, kundërpërgjigja në Britaninë e Madhe ishte Britpop. Ndikuar nga muzika e viteve 60 dhe 70 britanike (Beatles, The Kinks) dhe inkurajuar nga ekzistenca e grupeve si The Smiths apo The Stone Roses në vitet 80, lulëzojnë menjëherë një sërë grupesh si Suede, Blur, Oasis, Pulp, Radiohead (pjesërisht) të cilët me anë të tingullit dhe teksteve të tyre i drejtoheshin në mënyrë të drejtpërdrejtë rinisë së thjeshtë britanike. Jo e gjithë trashëgimia e britpop i ka rezistuar mirë testit të kohës, megjithatë është gjithmonë qejf t’i rikthehesh.
Mirë u dëgjofshim javën tjetër!
Në kopertinë: “It’s monday again” © Eni Turkeshi Photography