Është Krishtlindje, jam vonë për një takim dhe mendoj mbi proletariatin

by

Forma e lumturisë?

nga dARIEN lEVANI

dedikuar R.

Qyteti është  mbushur plot me drita të vogla, ndoshta sepse është Krishtlindje. Dyqanet kanë nxjerrë në vitrinë mallrat më të çuditshme për të habitur turistët që paguajnë shuma të mëdhaja për gjëra të vogla, por nuk janë të mërzitur sepse janë të rinj, sepse  janë turist e sepse është Krishtlindje.

Nesër do marrin aviona e autobuza e do provojnë ekzistencën e tyre me foto e me fatura dyqanesh të shtrenjta por s’ka rëndësi sepse është Krishtlindje. Marokinet insistojnë tek mundohen të më shesin hashash dhe më premtojnë edhe ulje, ndoshta sepse qyteti është plot me drita, sepse ndoshta edhe ata besojnë se Krishti do i shpëtojë e sepse në fund të fundit është Krishtlindje. I huaj mes të huajve jam dyfish i huaj mes gomerve ngarkuar me Dolce&Gabbana, Louis Vitton e marka të tjera. Mbajnë traste të mëdhaja në të cilat emri i markës është shkruar me ngjyra floriri. Qytetërimi evropian premton shumë e mban shumë nëse je i aftë. Shumë qese kanë edhe një kurorë mbretërore apo, siç po thoja, shkrime në ar. Janë shumë dinak, me këto stema në mënyre indirekte u thonë klientëve që edhe këta janë mbretër apo mund të kenë luksin. Quhet marketing, janë shumë të zgjuar. Mundohem te identifikoj motorin qe i lëviz, qe i bën te marrin autobuza e te mbyllen për ore ne ketë çmenduri ku blen dhurata. Besoj se është K.L e nuk ka nevoje për justifikime te tjera. Duhet të ketë diçka që nuk shkon tek mua sepse rreth e rrotull të gjithë janë te gëzuar e, sikur të mund tt gjeja ato mrrokullat që në kokën time bëjnë që unë të mos dua K.L do i hiqja me forcë e do i hidhja diku në Senë. Ndonjëherë kur eci i ndjej tek lëvizin e shkunden brenda kafkës si copa që janë shkëputur brënda një radioje të vjetër, e sikur ta shkundesh e dëgjon qartë që plasen sa andej këtej. Sikur të mund ti hiqja atëherë do ishte perfekte, atëherë dritat s’do më trishtonin më e do shikoja kudo vetëm Shpresë Mirësi Të Ardhem e Ndritshme Gëzimin. Por nuk besoj se është e mundur.  K.L është një feste pagane e më kujton që mbas Urdhërit të Konstantinit e kthyen në datë zyrtare ( Dhurata e Konstantinit në fakt ishte fallsifikuar, i gjithë dominimi nga feja e krishterë bazohet në një dhuratë të fallsifikuar ). Pune feje. Perandori mendoi se ja futi Papës e Papa mendoi se ja futi Perandorit por nuk kishin llogaritur kapitalizmin që e hodhi fenë e tyre mbi shtylla elektriku e në vetrina të pastra xham. Kështu pra nxënës të dashur kjo ishte pjesa e shkrimit në të cilën zbuluam hipokrizinë tredimensionale.

Një pemë Viti te Ri kushton 50 euro. Topat e rrumbullaket ( me ngjyra të ndryshme ) kushtojnë nja një euro një, por tek kinezi i gjen me më pak. Pema është një përdorimshme dhe nuk mund ta bëjmë konfeksion dhurate.

Më kalojnë anash, krahësh, para, mbrapa, më rrethojnë si osmane të etur. Bëni edhe konfeksion për dhurata ju lutem? Po patjetër zonjë/zonjushë/zotëri, në bëjmë gjithçka, përgjigjen punonjësit e sjellshëm. Nuk i pashë në sy tek bënin dhuratat. Klientët mendojnë se dyqanxhinjtë janë të edukuar, dyqanxhinjtë mendojnë që klientët janë trapa. Vë bast që po ti shikosh në sy do vesh re që i urrejnë. Edhe kamerieret na urrejnë. Kanë një pushtet të mahnitshëm por janë në dorën tone. Kamerierët kur kthehen në planetin nga i cili vijnë kamerierët janë të aftë të formulojnë vetëm dy mendime ; seks dhe grushta. Seks për femrat e bukura ( ose meshkujt në rastin e femrave, ose për femrat lesbike, ose meshkuj për kamerierët gay, ose për të dy nga kamerierët biseksual,  ose edhe seks&dhunë nga kamerierët bi+sadomas, ose ose ose shumë variante të tjera ) e dhune kundër të gjithë të tjerëve. Kthehen e shajnë e bëjnë seks e na rrahin në mendjen e tyre pastaj na sjellin bukën. Me edukatë.

Edhe ata që paketojnë janë të tillë.  Nëse i pyet do të thonë që janë shkrimtarë, poetë, fotografë, regjizorë etj. Ndërkohe presin letrën, e mbështjellin, me mjeshtëri bëjnë fjongo duke përdorur gërshërët mbi lidhësit e ua dorëzojnë buzëqeshur. Por i urrejnë me një urrejtje aq të gjatë saqë tani nuk ka më as arsye e as taban, një urrejtje që qëndron në këmbë thjesht sepse është urrejtje. Urrejtja e tyre ( dhe e imja ) nuk është më e lidhur me ndonjë ideal apo ëndërr socialiste, ngatërrohet midis zilise dhe orarit të zgjatur. Janë njerëz që bëjnë me qindra pako, diçka duhet të mendosh për të mos çmendur. Prodhojnë bisha post-moderne*   gjysëm njerëz e gjysëm kuti. Është dhjetor 2009, është demokraci baby. E qeshin, qeshin të gjithë. As klasa as proletariat as nenproletariati**** nuk gjejnë më vend për tu fshehur, ndaj takohen e qeshin e urrehen.

Shumë prej tyre as nuk besojnë fare të Z-ti a të biri i tij por s’ka rëndësi sepse është Krishtlindje, e shprehin besimin që nuk kanë duke mbushur kuti me kuti të tjera.  Unë jam vonë sepse me sa duket diku nëpër mushkëritë e metrosë dyshojnë për ndonjë atentat e jemi të bllokuar këtu me gëzimin tonë për lajmin e mirë, por të gjithë janë të kënaqur që po presin e nuk shajnë as shtetin e as terroristët sepse është Krishtlindje. Kur arrij policia ka rrethuar lokalin sepse është Krishtlindje dhe ndërsa miqtë më kërkojnë shpjegim për vonesën u tregoj dritat : është Krishtlindje, mbylleni gojën.

Do ishte koincidence e madhe sikur lindja e Z-tit të përkonte me festen për të, por askush nuk mendon për këto gjera të vogla sepse ai na ka shpëtuar të gjithëve e na e kujton duke na vënë drita nën kokë e tokë nën këmbë e dyqane përballë e karta në portofol. Këto kartat përcaktojnë pozicionin tonë në botë dhe sa më shumë karta të kesh aq më i përparuar është pozicioni jot dhe aq më shumë shërbime apo dhurata mund të blesh. Tregojmë dashurinë duke hapur portofolin por askush s’e mendon mirë a askush s’më shpjegon që e mendon mirë  sepse unë s’i pyes e, edhe sikur t’a bënin besoj se s’do ua var shumë sepse jam  i gëzuar sepse është Krishtlindje e, të paktën edhe për ca ditë të tjera, është edhe 2009.

<<<<<<<<<<<<<<<<<<<>>>>>>>>>>>>>>>>>

* është hera e parë në krijimtarinë time që po përdor këtë fjalë pa kuptim ndaj dhe Ju kërkoj të ma falni. Tashmë është një fjalë e rrallë, përdoret gjithmonë e më pak. Deri para disa vitesh intelektualevë të majta u pëlqente shumë, para çdo dileme ( fabrika që mbyllin, protesta në Kili, ) – ngrinin supet e të përgjigjeshin Është periudha postmoderne lal** e të shikonin me shikimin Duhet ta kuptosh vete atë që unë di mirë po s’ta them sepse s’mundem. Tani s’e përdorin më aq shumë. Ndoshta kjo është prova më e mirë që periudha që jetojmë është vërtet postmoderne.

** është hera e dytë në krijimtarinë time që po përdor këtë fjalë pa kuptim ndaj dhe Ju kërkoj të ma falni. Tashmë është një fjalë e rrallë, përdoret gjithmonë e më pak. Deri para disa vitesh intelektualevë të majta u pëlqente shumë, para çdo dileme ( fabrika që mbyllin, protesta në Kili, ) – ngrinin supet e të përgjigjeshin Është periudha postmoderne lal** e të shikonin me shikimin Duhet ta kuptosh vete atë që unë di mirë po s’ta them sepse s’mundem. Tani s’e përdorin më aq shumë. Ndoshta kjo është prova më e mirë që periudha që jetojmë është vërtet postmoderne.

*** është hera e trete në krijimtarinë time … e kështu me radhë deri në pafundësi

****  fjalë pjesërisht e pasakte sot. Në të kaluarën me n.p. (1) përshkruhej ajo masë e turbullt e cila nga momenti në moment mund të pësonte një shndërrim social me atë të të cilit furnizonte proletariatin me forca të reja. Ajo që London përshkruan mjeshtërisht të The people of the abyss, për të qënë më të qartë. Me një këmbë në parti, me tjetrën në burg. Komunikimi pra mes n.p e proletariatit ishte një gjë normale, të rinj plus ideale hidheshin në p., të vjetër minus ideale hidheshin në n.p..

Me rënien e proletariatit bje edhe n.p. Kjo është edhe arsyeja për të cilën n.p. shikon blerësit e luksit jo më me ndonjë ideal barazie – i hedhim poshtë, u marrim pasurinë, e shpërndajmë në mënyre të barabartë e jetojmë të gjithë më mirë – por me një Zili të thjeshtë e banale. N.p, ashtu si proletariati, nuk dëshiron më të eliminojë borgjezinë e re, do vetëm ta zëvendësojë.

1- (Meqë këto shënimet në fund janë të mërzitshëm e me siguri s’do i lexoje njeri po vazhdoj)
Mund të duhet e çuditshme se si nuk ekziston një shprehje si “nën-borgjezia” që mund ti korrespondonte kuptimin të n.p. në anën tjetër të llogores.  Ish p.+ideale do ju thoshin që kjo është një shenjë e qartë e faktit që klasa borgjeze është e mbyllur në vetvete, pak hyjnë e pak dalin ( Monte-Cristo, por është thjesht një libër për fëmije) e pak dalin ( Feltrinelli, por është një përjashtim.) Nuk i besoj aq shumë këtij versioni. Besoj se në disa momente historia ishte e tillë
n.p. —-> proletariat —-> nënborgjezi (?) —> borgjezi

pra sikur ajo që ndodh sot ( shiko sipër Zilia ) në fund të fundit nuk është asgjë e re në thelb meqë qëllimi e procesi është i njëjti, por ama është i re në mënyrën se si ndodh. Ajo që ka rënë, mbas rënies së Murit, nuk është aq shumë klasa e as ndarja e saj, por forma me të cilën në përcaktonim ecjen sociale në Shekullin e vjetër. Është i njëjti proces i cili bën që prol. – ideale të thonë shpeshherë që “ Demokracia është diktatura me ca forma të tjera.” Dhe në fakt është pak për të të ardhur keq sepse i bje që i gjithë shekulli i kaluar na ka shërbyer vetëm për të arritur ndonjë përparim teknologjik e pak përparime sociale. Klasa borgjeze ishte e tille sepse kishte një fare mirëqenje ekonomike, por jo vetëm. Të qënurit borgjez, ashtu si të qënurit proletar ishte një mirëqënje ekonomike po aq sa edhe një gjendje psikologjike që shprehej pastaj me ide konservatore, edukatë, një fare qëndrimi ndaj femrave etj. Është kjo e fundit që i mungon klasës se sotme. Pasuria nuk të bën borgjez ashtu si tesera a P.P.Sh nuk të bënte detyrimisht komunist. Pasuria të bën thjesht të pasur. Mënyra e trajtimit të femrës p.sh, nga Borgjezi & nga i Pasuri është shenja më e dukshme e këtij ndryshimi, por tani përtoj ta shpjegoj më gjate.
( kush e gjen i pari kontradiktën në këtë mendimi fiton një arush sfungjeri veshur si pilot aviacioni. Arushi në fjalë është fituar nga i nënshkruari, mbas shumë tentativash, në një nga ato makina të cilat të marrin monedha e të japin arusha, nëse je shumë me fat. Me ndërrimin e shtëpisë arushi ka dale tepër e në fakt unë e kapa gabimisht ndërsa mundohesha të kapja Stiwie Griffin. )

Captain Beefheart & His Magic Band, ide për dhuratë



Nëse artikulli ju pëlqen ndajeni me miqtë tuaj në Facebook

Tags: , , , , ,

5 Responses to “Është Krishtlindje, jam vonë për një takim dhe mendoj mbi proletariatin”

  1. eleato Says:

    Krishtlindje
    Kapitalizem.
    Borgjezi
    nen-Borgjezi
    Proletare
    Festa fundviti
    E di qe eshte nje bote e ndyre? ne fund te fundit trashesh me t’gjitha keto k.. lliqe. Me pas u rikthehesh deri sa te riformulosh perseri nje tjeter k..llik mbi kto gjera.
    Sekziston me asnje nga ato koncepte qe ke permend ti e qe kam rreshtu une, dhe E VERTETA ESHTE SE NJEREZIMI ESHTE NJE MASE E PAFUND GRUMBULLI KONCEPTESH PA VLERE E NDERKOHE KEMI HARRU KONCEPTET BAZE TE JETES.
    Sa me mungojne nje linje e ketille mendimi i paster: Aristotel — Kant — Hegel — Marks — Engels — Kautski– Lenin!!
    E me pas Marcuse.

  2. pinili Says:

    jetojme ne kohen e gjerave plastike , cdo gje eshte plastike , perdoret per nje kohe te shkurter ,hidhet tutje blihen gjera te tjera plastike ,

  3. aurora Says:

    ndoshta ndryshojn mjetet por njeriu dhe trupi i tij ‘plastik’ njesoj ngelet
    ka shum njerez qe mendojn per veten duke u kujdesur dhe per te tjeret duke mbrojtur vlerat e njerzimit,
    na merzitet me kte pesimizem steril . drejtohuni pasqyres!

    p.s darien … per mua ajo dhurat? do bij ne vesh te sigurta eh,te falem Nderit😀
    n.B pse mungesa e O-s (tek Zoti)? edhe diku tjeter e kam pare…
    pse ta shkruash kur s’don da shkruash?

  4. It was Christmas Eve babe… « Tirana Calling Says:

    […] Krishtlindje, fundviti e punëtorë, dhe Migjeni pastaj, po, babagjyshi… Share this:DiggLike this:LikeBe the first to like this post. […]

  5. It was Christmas Eve babe... | Tirana Calling Says:

    […] Krishtlindje, fundviti e punëtorë, dhe Migjeni pastaj, po, babagjyshi… […]

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s


%d bloggers like this: