Posts Tagged ‘Kinema’

Aministia nga Bujar Alimani

25/10/2011

Amnistia duket sikur është filmi qe po prisnim. Një histori e thjeshtë shqiptare, një regjizor që nuk ka frikë as nga Shqipëria e as nga aktoret, e një kokëçarje kundrejt asaj që mund të mendojë inglesi apo frëngu për atdheun. “ Jetoj në Shqipëri, me intereson ça mendojnë shqiptaret” thotë Alimani në intervistën e mëposhtme dhënë miqve tanë të vjetër të Wake Up të cilëve, me sa duket, askush s’u ka thënë akoma që nuk janë as simpatik e as te zgjuar. (more…)

Advertisements

The man from Earth

20/04/2011

nga Alba Halilaj

 

Po sikur një njeri që e njihni prej 10 vitesh t’ju thotë se është 14,000 vjeçar, çfarë do të mendonit?

Eshtë i droguar, po bën shaka, është i çmendur. Kush do guxonte ta besonte diçka të tillë? Kush do të mundej ta hidhte poshtë? Një film i xhiruar brënda mureve të një shtëpie, një diskutim brënda hapësirës së një dhome, nje buxhet i kufizuar dhe një lajmërim:

Kush ka frikë të përdori trurin, nuk duhet ta shohë! (more…)

Askush nuk di gjë për macet persiane

06/06/2010

nga Xixëllonja

Askush nuk di gjë për macet persiane…
Nuk di apo s’duhet të dijë? Jo, s’duhet të dijë është përgjigjja , në asnjë mënyre jo nëse keto mace jetojnë ne Iranin e sotëm të z.Ahmadijenad e obërrtarëve te tij.
Sensacion burgosjeje  alternuar me spazma periodike lirie të jep kjo ngjarje. (more…)

1 vit

09/03/2010

Tirana Calling, viti 1

When we were young, and your heart, was an opened book, we used to say, Live and let live…
Sot i bie të jetë data 9 mars, që do të thotë se është mbushur tashme një vit nga 9 mars tjetër 2009.
Në 9 mars 1845 Amerika pushton Meksiken.
Në 9 mars 1916 gjeneral Pancho Villa udhëheq 1500 trupa drejt Columbos.
Në 9 mars 1987 një grup irlandez nxjerrin në shitje The Joshua Tree.
Midis këtyre gjërave kaq të rëndësishme, ka ndodh dhe diçka më pak e rëndësishme. Që ka dalë në linjë Tirana Calling.

Ndoshta ndokush e di, por shumë shkurt, T.C  është një blog/vendtakim/sit internet ku shkruhet . Kaq. Më së shumti mbi muzikë, kinema, letërsi. E deri këtu asgjë e veçantë, bota është plot më gjerë të tilla. Ndryshimi i vetëm është që këtu shumica e njerëzve e dinë se për çfarë shkruajnë, askush nuk është çupa çups nga ata që kanë vështirësi më përdor tastierën por japin mendimet mbi gjëra për të cilat zakonisht informohen te wikipedia.

(more…)

Dua të kem frikë.

07/06/2009

The shinning 

Dua të kem frikë. Dua të kënaqem duke u frikësuar.

Në pamje të parë, kushdo që dëgjon apo lexon këto fjalë, mund të pyesë se si ka mundësi që të duash të kesh frikë? Si ka mundësi të ndiesh kënaqësi nga diçka e këtillë? Dikush mund edhe të pyesë: nuk ke frikë të kënaqesh duke patur frikë?

(more…)

Gran Torino dhe kthimi madheshtor i Clint Eastwood

14/04/2009

Nese kishim nevoje per nje konfermim te metejshem mbi talentin e mbi aftesite e Clint Eastwood, ja ku eshte filmi qe mund te konvertoje edhe heretiket anti-Clint.

(more…)