Archive for the ‘Në rrënjët e muzikës popullore’ Category

Selam Musai dhe lufta e Vlorës

28/11/2012

nga L.Gërveshi

1920

Në vitin nëntqindnjëzetë,
Selami ç’i mblodhi djemtë,
djemtë çi mblodhi Selami,
o djem se iku vatani.

Kongresi i Lushnjes i zhvilloi punimet nga data 28-31 janar 1920. Në këtë kongres morën pjesë mbi 50 delegatë nga e gjithë Shqipëria. Ndër vendimet e tij ishte dhe ai për mbrojtjen e tërësisë tokësore, sovranitetin dhe pavarësinë e Shqipërisë.

(more…)

Advertisements

Qelbanix – Infinit Relativ (2011)

17/10/2012

Albani njëherë më ka thënë që përdor këtë kriter për të vlerësuar një album shqiptar : pyet veten nëse po i pëlqen vetëm sepse është shqiptar, apo do i pëlqente sidoqoftë sepse është muzikë e mirë. Nuk është dallim i vogël, e mendoj që  “Infinit Relativ”, albumi i Qelbanix futet te kategoria e dyte. Shkruar e regjistruar mes 2004 e 2008, ky album ka qëndruar tre vjet nëpër rafte e ka dalë vetëm në 2011.  (more…)

Masakra e Manastirit

30/06/2010

nga L.Gërveshi

Pas përfundimit të revolucionit grek, ushtarët shqiptarë që ishin angazhuar me turqit u kthyen në fshatrat e lindjes duke shkaktuar trazira. Me pretekstin se nuk u ishin paguar rrogat ushtarëve, një varg komandantësh shqiptarë u larguan nga shërbimi zyrtar. Ndërkohë, Besëlidhja e Beratit  (krijuar më 1828) kishte mundur të tërhiqte në anën e vet edhe disa kapedanë grekë që qëndronin në krahinat e tyre për t’i mbrojtur nga dhuna osmane.

(more…)

Shtypja e kryengritjes së vitit 1847

27/05/2010

nga Lulzim Gërveshi

Zenel Gjoleka e Tahir Çapari, në krye të 1500 kryengritësve, më 28 gusht 1847 i dolën përpara ushtrisë osmane prej 5000 vetash, që ishte nisur nga Janina. Pas përleshjes që zhvilluan me të në fshatin Dholan, në verilindje të Janinës, i shkaktuan asaj disfatë. Me këtë fitore para kryengritësve u hap rruga për në Janinë, të cilën mund ta merrnin edhe për shkak se garnizoni i qytetit përbëhej në shumicë nga ushtarë shqiptarë. (more…)

Pesë këngë popullore dashurie

13/05/2010

nga Lulzim Gërveshi

Duhet të zgjidhnim vetëm pesë këngë, fare mirë mund të ishin pesë të tjera, akoma më më mirë edhe 1000 të tjera, sepse në folklorin tonë ka këngë dashurie të panumërta, që shprehin ndjenjat e brengat e popullit në mënyrë të mrekullueshme e të vërtetë. Që në fillim kërkojmë ndjesë, kushdo ka pesë këngët e tij të preferuara, dhe renditja e tij nuk do i ngjante renditjes së dikujt tjetër. Kjo është një gjë e mirë, ne kemi preferuar të zgjedhim pesë këngë nga të gjitha viset e nuk është e lehtë. E para vjen nga Malësia e Veriut, e dyta vjen nga Shkodra, e treta vjen nga Shqipëria e Mesme, e katërta vjen nga Korça, e pesta nga Labëria prej Himare. (more…)

Zonja e Kaninës

15/04/2010

Kanina

nga L. Gërveshi

Kanina, kjo trevë me një bukuri përrallore, kjo fortesë e luftrave të të gjitha kohëve, qëndresë e principatave shqiptare, ka pasur edhe një princeshë, Rexhinën (Rugjina). Ajo vjen deri në ditët e sotme përmes legjendave, këngëve që i ka thurrur populli, dhe emri i saj është skalitur në një krua, çezmë, mal, rrugë… Nga literatura e shfletuar,  tregojne se Kanina iu dha fisit te Bashajve si prikë, bashke me qytetin e Vlorës dhe të Beratit. Kjo familje e madhe ia dhuroi Rexhinës, princeshës së Kaninës e të Vlorës. Jo vetëm historianët, por edhe kalinjotët e sotëm tregojnë një histori shumë interesante, që lidhet me qëndresën e kësaj princeshe në vitin 1417, kur u pushtua Vlora dhe Kanina. Kronistët e kohës, turq dhe vendas, flasin për luftime të ashpra, që ajo nuk mundi t’i përballojë deri në fund. Por, nuk u dorëzua. Rexhina, sëbashku me 400 besnikë të saj, bëri qëndresën e fundit në kalanë e Gjon Pocarit dhe vendosi që të largohet. Ajo urdhëroi besnikët që t’i mbushnin kuvertën e anijes me dhe nga Himara. Me atë dhe të tokës së saj, ajo la amanetin që ta mbulonin kur të vdiste. Dhe vërtet ashtu u bë.

(more…)

Ismail Lesko Progonati

15/03/2010

nga L.Gërveshi

Në vitin 2002 presidenti i Republikës u dha Medaljen e Artë të Shqiponjës disa figurave të shquara të kombit, ndërmjet tyre ishte dhe emri i Ismail Leskos nga Progonati. Jo shumëkush di se kush është Ismail Leskua, emri i tij nuk përmendet në librat e historisë, e megjithatë për këdo që njeh folklorin e Labërisë e i këndon këngët labe është e pamundur të mos ketë kënduar një këngë për të, edhe pa e ditur se për kë këndon.

Po vërtet kush ishte Ismail Lesko Progonati?

(more…)

Lufta e vitit 1854

15/01/2010

Arta

nga L. Gerveshi

Kur shpërtheu lufta e Krimesë, shumë grekë menduan se ishte një mundësi e mirë për të organizuar një luftë në tokat e Çamërisë dhe Thesalisë, me qëllim që ato të bëheshin pjesë e shtetit grek. Edhe pse shteti grek nën presionin anglez e francez, ishte neutral, një numër kryengritjesh u organizuan në Epir, Thesali, Kretë me ndihmën e segmenteve të shtetit grek. (more…)

Vrasja e Zenel Gjolekës

15/12/2009

Zenel Gjoleka

nga L. Gërveshi

Lufta turko-malazeze

1852

Princ Danilo ishte sundimtari i parë laik i dinastisë së Petroviçëve (1851-1860). Me përkrahjen e Rusisë e shpalli veten Princ dhe Malin e Zi principatë. Bëri ndarjen e pushtetit fetar nga ai laik.

(more…)

Rrapo Hekali dhe kryengrija e Mallakastrës e vitit 1847

15/11/2009

nga L.Gërveshi

Porta e Lartë vendosi të reformonte shtetin duke shpallur Tanzimatin.Për ti bërë ballë zbatimit te reformave, që godiste interesat e tyre krerët e Shqipërise se Jugut u mblodhën në qershor te vitit 1847 në Mesaplik të Vlorës. Ketu u formua besëlidhja e përfaqësuesve të Shqipërisë së Jugut që u quajt “Lidhja Kombëtare Shqiptare”. Kjo organizatë mori vendime me karakter politike. Nga Lidhja doli Komiteti i kryengritjes me në krye Zenel Gjolekën. Ky komitet caktoi në këtë kuvend drejtimet e kryengritjes dhe frontet e luftimeve. Organizimin e kryengritjes në krahinën e Mallakastrës e mori përsipër Rrapo Hekali.

Gjolekën vunë të parë

të dytë Rrapo Hekalë.

(more…)

Abetari shqip

07/11/2009

nga Faik Konica

Në pak fjalë, – me qëllim por pa shpresë që t`u mbushim kokën hamajve, zaptieve, të shtrembërve e t`egërve, – duam të shkoqitim
çështjen e abetares gjer më sot. I pari libër në gjuhën tonë dolli në 1635, d.m.th. 256 vjet më përpara, në Romë, prej Frengut të Bardhë (Dictionarium Latino-Epiroticum). [Autori më vonë do zbulonte duke gërmuar në arkivat e bibliotekës kombëtare të Francës, veprën e Pjetër Budit “Speculum Confessionis” ose “Pasqyra e të rrëfyemit” të shkruar, me të njëtin alfabet, në vitin 1621, pra 14 vjet më parë]. Ky libër përdori një alfabet, i cili ka të ngjarë se përdorej edhe më parë, se, po ta kish bërë Frengu i Bardhë, do ta kish thënë në parathënie të librit të tij; pra duke heshtur, na rrëfeu se alfabeti i tij nuk qe i ri. Me atë alfabet duallën gjer më sot shumë libra, më të shumtët përmbi fe, një fjalor shqip e italisht disa mijëra shtyllash, e me atë mëson gjithë pjesa e Gegërisë katolike. Të metat e atij alfabeti janë kryesisht dy:

(more…)

Kryengritja e vitit 1833

15/10/2009

nga dr L.Gërveshi

Në fillim të viteve ’30 të shekullit të XIX qeveria turke ndërmori një sërë masash për forcimin e pushtetit qëndror. Reforma ushtarake dhe përqëndrimi i pushtetit lokal në duart e nëpunësve turq ishin nga themelet e kësaj reforme. Edhe në truallin e Shqipërisë u zbatuan këto reforma duke ngjallur pakënaqësinë në popull. Në jug të vendit në pranverë të vitit 1833 filluan trazirat e para. Në krye të kryengritjes u vunë Tafil Buzi, Zenel Gjoleka, Balil Nezha, Çobo Golemi, Çelo Picari. U çlirua qyteti i Tepelenës, në Gjirokastër u eleminuan të dërguarit e Portës së Lartë. Emin Pasha që ishte vali në Janinë, nisi trupat në drejtim të Gjirokastres. Sa morën vesh që trupat u nisën, lebërit nga ana e tyre u nisën në drejtim të Janinës. U përplasën me forcat turke në afërsi të fshatrave Kakavije, Peshkëpi, Kserovalt, Guver.

Shumica e kryengritësve u vendos në qafën e Peshkëpisë, nën udhëheqjen e Balil Nezhës.

Kuç, Kallarat e Bolenë

gjithë me Balilë u ngrenë

në lumë e zunë dyfenë

mandata derë më derë.

(more…)

Selam Musai në 1914

15/08/2009

nga L. Gërveshi

Viti 1914.

Fushat me lule, malet me dëborë,
qaj moj Shqipëri, ulëri e gjorë,
gratë e Kurveleshit nisen për në Vlorë,
me djepe ngarkuar, me foshnjat në dorë,
shtëpitë seç ua dogjën, arrat seç ua korrë,
i përzuri greku me urrë në dorë

Këto vargje tronditëse përshkruajnë gjendjen e Labërisë në fillim të luftës së parë botërore.

(more…)

Zenel Gjoleka në këngën popullore

15/07/2009

nga L.Gërveshi

Viti 1847.

Qershor. Krerët e Shqipërisë së Jugut ishin mbledhur në Masaplik të Vlorës. Shumica ishin fshatarë. Që nga vdekja e Ali Pashait shqiptarët po vazhdonin luftimet me Turqinë. Në 1828 kishin organizuar Besëlidhjen e Beratit me në krye Ismail Qemal Vlorën, në 1830 turqit kishin organizuar masakrën e Manastirit duke vrarë pjesën më të madhe të udhëheqësve shqiptarë. Në 1831 Zylyftar Poda, besnik i Ali Pashait, kish filluar kryengritjen në krahinën e Korçës. Në Mars 1833 e kish ndjekur Tafil Buzi me Laberinë, në gusht 1833 fshatarët e Gjirokastrës, në 1835 Tafil Buzi e Zenel Gjoleka kishin sulmuar Beratin e kishin vënë nën kontoll zonën Vlorë-Berat. Por kryengritja kishte dështuar e qenë detyruar të pranonte amnistinë e valiut të Rumelisë. Kjo ndodhi në 2 maj 1835. Pas disa ditësh shpërtheu kryengritja në Myzeqe nën udhëheqjen e Alush bej Frakullës, por përçarja çoi në dështimin e saj. Në 1837 sërish Alush bej Frakulla do hidhej në kryengritje e pas luftimesh të përgjakshme do të dorëzohej. Në 1839 Vlora e Berati do hidheshin sërish në kryengritje, kryetar zgjodhën Ismail pashën, nipin e Ali Pashait, por edhe kjo lëvizje do të dështonte.
(more…)

Vdekja e Ismail Qemalit në këngën popullore

15/05/2009

nga L.Gërveshi

Viti 1919.

Lufta e madhe kishte përfunduar. Fitimtarët ishin mbledhur në Paris të vendosnin fatet e botës. Shqipëria ishte në rrezik të madh. Shtetet fqinje po bënin çmos që të mos njiheshin kufijtë e saj. Mes Italisë dhe Greqisë qe lidhur një marrëveshje për ndarjen e Shqipërisë. Trupat italiane ndodheshin në Vlorë. Patriotët shqiptarë ishin organizuar në mbrojtje të pavarësisë.

(more…)

Nizamët në këngën popullore

15/04/2009

nga L.Gërveshi

Dal ne breg e shikoj fshanë
derë me derë po qajnë
u venë djemtë nizamë
në Jemen, Arapistanë.

(more…)

Çeta e Bilbilenjve sipas këngës popullore

18/03/2009

nga L. Gërveshi

Ishin vërtet trembëdhjete, ashtu si thotë kënga?
Në fakt ata kryenin aksione të ndryshme e sipas rastit çeta mund të arrinte edhe më shumë, nga tridhjetë në pesëdhjetë veta.

(more…)