Archive for May, 2011

Në vend të fjalëve një pikturë

31/05/2011

Ca foto

30/05/2011

Juliani është një fotograf e një vëlla i metalit që nuk lë koncert pa humbur, përcjellë foto vërtet të bukura që mund të gjeni këtu. Meriton qindra shikime.

Muzikë n’kub – 12 – Punk Rock

29/05/2011

Vodpod videos no longer available.

listën e javës së kaluar ju prezantuam me disa prej grupeve që kanë pasur një influence në krijimin e estetikes muzikore punk. Punk-u në mënyrë të menjëhershme adoptoi teknikat muzikore duke i bashkëngjitur qëndrimin rebelues dhe mohues të kultures muzikore krijuar gjatë viteve 60′ dhe fillim-viteve 70′. Në fakt punk rock-u mund të shihet si viti 0,  sidomos në Britaninë  e Madhe, duke marrë parasysh impaktin e fortë që pati në kulturën dhe qëndrimin e të rinjve të cilët e përqafuan natyrshëm. Interesant është fakti që punk-rocku si kulturë pati një shpërthim në 76′ i cili zgjati  vetem 3-4 vite, megjithate në mënyrë paradoksale hapi horizonte të reja për atë që do të jetë rock-u i viteve 80′ – 90′ e me tej.

Dëgjim të këndshëm!

Avulloj

28/05/2011

nga Teda Kokoneshi

Avulloj,

Ah sa shpejt avulloj,

Avulloj në temperatura ku pikëlat e tjera mbeten plotësisht të lëngshme e rëndojnë mbi tokën e etur,

Ndërsa unë fare lehtë avulloj. (more…)

Filozofia dhe futbolli, futbolli dhe filozofia, filozolli

26/05/2011

nga Mr. Tambourine Boy

Filozofet, deri tani, jane perjekur per te shpjeguar boten, tani ka ardhur koha per ta ndryshuar, e do jeni ju ata qe do e ndryshoni, me aq sa dini, fundja po lozni nshpi . Kjo ishte ideja e Marksit me pak fjale. Me thene te drejten pjesen e tij arriti ta bente me mire se askush tjeter, pra ;  u jepte rendesi te rinjeve , ishte karizmatik, perdorte gjithnje taktika intrigante, per te ndeshja e pare  ishte shume me e rendesishme se ajo e kthimit. Skema e tij, 4-4-2-shi, rezultoj atehere dhe ka rezultuar fitmitare ne shume raste. Shembull: me u mbush mendjen rusve dhe kinezve qe duhet luajtur ne mbrojtje s’ka qene e kollajte. Eshte si me i mbush mendjen Boltit se s’ka per ta zene kurre breshken. (more…)

Moment

25/05/2011

Nga E.H

Ashtu sikur shiu,

i dehur

lëshuar ndër rrugët e qytetit

ashtu sikur unë… (more…)

Një aventurë londineze

24/05/2011

nga  Virginia Woolf

përktheu Rudina Dahri


Askush mbase nuk ka ndjerë ndonjë pasion për një laps. Por ka rrethana në të cilat mund të bëhet e dëshirueshme ta zotërosh një të tillë; momente kur dëshiron të kesh një objekt, si një përligjie për të ecur përmes Londrës midis çajit dhe drekës. (more…)

Muzikë n’kub – 11 – Proto-punk

23/05/2011

Vodpod videos no longer available.

Proto-Punk zakonisht përdoret për të përshkruar muzikantët të cilët kanë influencuar apo kanë bërë muzikë të ngjashme me muzikën Punk, Post-Punk apo New Wave para shpërthimit komercial të Punk-ut në vitin 1976. Ajo që i bashkon është tingulli i zhurmshëm dhe i ashpër, qëndrimi provokativ, energjia e egër/e pazbutur, etj … Megjithatë nuk ka një përkufizim të qartë të tij pasi proto-punk ekziston vetëm si një restrospektivë. 

Dëgjim të këndshëm!

Në kopertinë: “mamma’s boy” © Eni Turkeshi Photography 

Shumë të reja nga fronti muzikor perëndimor

22/05/2011

Ndërsa numëroheshin votat tre muzikantë shqiptarë menduan të nxirrnin albume! Nuk e di se pse, ndoshta për të reaguar kundër këtij momenti shëmtire, ndoshta s’ka të bëjë fare. Po unë këto votime sot e përgjithmone do i lidh me tingujt që kam dëgjuar ndërsa televizori çahej nga rrahje gjoksesh, protesta, demokracia andej e demokracia këtej. (more…)

Dëshira të gabuara

21/05/2011

fragment nga “Mistere të padukshme”  të  Dino Buzzati

përkthyer nga Mimoza Hysa


Shpesh njerëzit përpiqen të arrijnë atë lumturi që me pak maturi do ta nuhasnin që në fillim se është e paarritshme. Ja tre shembuj.

Trusi

Në atë vend trusi s’mund të them se ishte përjashtuar fare, sepse kjo s’do të kishte kuptim, meqenëse trusi është një nevojë jetësore, por mbahej i kontrolluar e i rezervuar si të ishte një rrezik për shoqërinë. Për të trusuar duhej të plotësoje disa kushte të caktuara: të kishe një moshë të përcaktuar, të nxierrje lejen qeveritare, etj., ndërsa disa lloje trusesh ishin rreptësisht të ndaluara, si krime. Për këtë trusi dëshirohej si gjëja më e çmuar në botë. (more…)

E drejta për t’i vënë shqelmin shtetit

20/05/2011

nga Post Spleen

Prodhuesit e letrës, votimet, pula që bën vezë të arta dhe mosvotimi – Mbase Cash do na shpëtojë të gjithëve.

Mosvotimi konsiderohet apati nga ata që votojnë, e veçanërisht nga manifestet politike që ditëve të sotme bien nga qielli e mbijnë edhe në toka të betonuara. E manifestet politike më së shumti prodhohen nga njerëz që votojnë, sepse nëse këta njerëz nuk do të votonin, atëherë nuk do u jepej mundësia të prodhonin manifeste, e nëse s’do të prodhonin manifeste me shumicë atëherë një element do i mungonte kësaj panorame që i bën pikërisht ata të prodhojnë këto manifeste. Madje-madje prodhuesit e letrës duhet të kenë shpikur dhe procesin e votimit. (more…)

Femra në rilindje

19/05/2011

nga Fabio Volo

Absolutisht, gjëja më e mrekullueshme, më shumë se perëndimet, më shumë së fluturimi i një zogu, është një femër në rilindje. Kur ringrihet në këmbë pas katastrofës, pas rënies. Kur dikush mund të thotë: mbaroi. Jo nuk ka mbaruar kurrë për një femër. Një femër ringrihet gjithmonë, edhe kur nuk e beson, edhe kur nuk e dëshiron. (more…)

Ngritje

18/05/2011

nga Dritan Mesuli



Vlon dëshira
vullkan fillesash!

Mjafton
nji fill dritë me e ndez shpërthimin,
e Dheu me oshëti
ngadhnjyeshëm si Fryma!!! (more…)

Të jesh minimalist është cështje personale

17/05/2011

Nga Yllka

Bateria është plot. Filmin a ndërrova. Le të rifillojme!

Sa vite u bënë që punojmë bashkë?

Pak më shumë të kuq në buzë. Jo, kokën mbaje ulur. (more…)

Muzikë n’kub – ep 10 – New Weird America

16/05/2011

Vodpod videos no longer available.

Lista e kësaj jave rreket të na sjelle veçse një pjesë nga fondi mjaft pjellor i  New Weird America (quajtur kështu në mënyrë simbolike) , i cili përfaqëson një ndër drejtimet ripërtëritëse që ka marrë folk-u amerikan, sidomos gjatë viteve 00′ e në vazhdim.

Dëgjim të këndshëm!

Në kopertinë: “Psychedelic train trip” © Eni Turkeshi Photography 

Shqip në Salone del Libro di Torino 2011

09/05/2011

Ca takime mbi/për atdheun në panairin e librit në Torino, që ti keni e ti shënoni e po deshët të vini mirë se të vini.

E Ejnte 12 maj 2011 ora 14.30 Takim me Rosita Ferrato, reporter në Shqipëri

E Dielë 15 maj 2011 ora 19.00 Takim me Elvira Dones

E Hënë 16 maj 2011 ora 13.30 Carmine Abate, Darien Levani e Leoreta Ndoci

E Hënë 16 maj 2011 ora 19.00 – Takim me Gëzim Hajdarin!

Më trego kodrën gjysh!

09/05/2011

nga Dorian Isai

Kodrina stërzgjatej përbri përroit me shtëpitë e fshatit  ngjitur pas terrenit të pakët si kërmij që kishn mbirë nga kërpudhat.Ajo,më shumë i ngjante një mase të stërmadhe dheu ngjeshur aty nga tekat e zanave ,ishte paradhoma e fshatit ndaj  maleve që e rrethonin me hijet e  fuqishme dhe e mbronte nga erërat e ftohta që vinin prej tyre.Që nga fëmijëria e hershme, kur kisha filluar të shquaja detajet e ambjentit që më rrethonte kisha hulumtuar pa dashur gjithë kodrën, deri në hollësi. (more…)

Muzikë n’kub – ep 9 – Indie

08/05/2011

Vodpod videos no longer available.

Këtë javë në muzikë n’kub do dëgjojmë disa këngë nga grupe që gjatë jetëgjatësisë së tyre kanë bërë muzikë pa kompromise komerciale. Kjo do të thotë që kanë pasur liri totale në krijimtarinë e tyre dhe kanë sjellë tek muzikë-dashësit krijimtari origjinale pa u “censuruar” nga kompanitë muzikore. Muzika “indie” nuk është një zhanër në vetvete por shpeshherë është përdorur (sidomos në vitet 80′ dhe 90′) për të përcaktuar ato grupe muzikore apo artistë të cilët kanë bërë muzikë për hir të vetë muzikës.

Dëgjim të këndshëm!

Në kopertinë:

“Psychedelic winter” © Eni Turkeshi Photography 

Enter title here

08/05/2011

Burgu dhe cicat për burrat janë

03/05/2011

https://i1.wp.com/i42.tinypic.com/xbyus.jpg

Teksa Fatos Nano nga qelia e tij i flet nje gazetari francez per jeten e burgut dhe fatet e demokracise se brishte shqiptare, operatori i kronikes fokuson kameran tek nje poster i Sabrina Salerno-s ne mur.

nga Zone e ndaluar e Andi Bushtatit, minuta 9:35.