Babagjyshi i fundit i vitit të ri

by


nga Dorian ISAI

Këtë vit kam marrë nje ftesë të veçantë,duhet të bëhem babagjyshi i vitit të ri për hir të mbesës time.Ma tha vëllai vetë 24 orë përpara.”Eshtë më shumë serioze ngasa e mendon.Para dy ditësh Valentina erdhi në shëpi duke qarë.Dikush, në kopësht i kishte thënë se babagjyshi i vitit të ri nuk egziston dhe mezi e kemi qetësuar.“Buzëqesha nga kjo mënyrë kaq e papritur e të ftuarit dhe për më tepër nga situata që sapo më shpjegoi vëllai.”Eshtë serioze,”përsëriti ai kur pa se po e merja me lehte sesa duhej.Për mbesëm time mund te bëja edhe shumë më tepër se kaq.Ajo ishte argëtimi im më i madh dhe më i këndshëm.”Duhet të jesh i përgatitur,-vazhdonte të më sqaronte im vëlla,-se kemi shumë dhurata që Vale do ti marrë nga babagjyshi i vitit të ri ngaqë ështe sjellë mirë ose sepse do premtojë se do sillet më mirë.” Ndërkaq nxori një listë të gjatë me pyetjet që  duhet ti bëja vogëlushes në momentin që duhet ti jepja dhuratat e shumëkërkuara.Sipas litës do ta pyesja se a e mbaronte të gjithë ushqimin që kishte në pjatë pa bërë naze.”Po,-do të më thoshte ajo” dhe  unë  menjëherë do t’i jepja një kukull të stërmadhe me flokë të verdhë që ajo prej kohësh e kërkonte.Pas kësaj i vinte rradha ca pyetjeve që kishin të bënin me gjumin e pasdites,me dëshirën për të mos ngrënë akullore kur ishte e sëmurë me bajame dhe me zënkat mes shokëve në kopësht.Me pyetjen e fundit ishte e lidhur dhurata ime.Ishte një kuti plot me lapsa me ngjyra të ndezura që më së shumti i ngjasonin penelave të bojrave te ujit sesa një kompleti të thjeshtë vizatimi por mbesa ime ishte një piktore e mirë.Në kopësht kishin ngritur edhe këndin e piktorit të vogël ku pjesën më të madhe të “tabllove” e kishte ajo.Vizatonte mbi gjithçka që kishte ngjyrë të bardhë,edhe mi këpucët e mia të sportit “adidas” që unë kurrë nuk i kisha fshirë.I kishim vënë edhe një emer tjetër:”adidas-valentina” sepse ishte edhe firma e saj mbi to.Pra kurrsesi nuk mund ta refuzoja ftesën për tu bërë babagjyshi i vitit të ri  për mbesën time edhe pse sipas vëllait tim nuk po e merrja me seriozitetin e duhur.”Kam blerë edhe kostumin,-më tha,-nesër në orën pesë të pasdites eja në shtëpi.Nuk do të ketë njeri.Ne do kemi dalë shëtitje.Kur të kthehemi ti do të jesh aty me kostumin veshur dhe me mjekrën e bardhë.Thesin me dhurata e ke në depo dhe kujdes,gjithçka duhet të shkoje sipas planit.” Vazhdoja të nënqeshja me gjithë këtë histori kur im vëlla më pyeti:”Si ke ndërmënd të sillesh?” “Si gjyshi i vitit të ri,-ia ktheva me të qeshur”
-Dhe si është kjo sjellje,ke parasysh ndonjë gjë të veçantë?

U bëra menjëherë serioz e iu përgijigja:
-Do ngjir zërin,do eci ngadalë se do jem i lodhur nga rruga e gjatë dhe do përkëdhel lehtë me dorë
-Kështu duket ok,ki gjithmonë parasysh se po luan një rrol,mos dil asnjëherë jashtë tij,mund të jesh i vëzhguar me hollësi.
Pas këtij dialogu mund të them se hyra paksa në brëndësi të situatës dhe nuk po më vinte më për të qeshur.Në një farë mënyre po ndjehesha si para një porovimi.Mund të them se vëllai ia kishte arritur qëllimit.Më ndërgjegjësoi mbi përgjegjësinë që kisha marrë mbi vehte.
E nesërmja erdhi shpejt dhe kur ora ishte pesë,gjëndesha në shtëpinë-skenë të lojës time aktoriale.Ata duhet të ktheheshin pas gjysëm ore dhe kisha kohë të mjaftueshme për tu përgatitur.Hapa frigoriferin dhe mora një shishe birrë.”Kështu jam edhe më i rrjedhshëm në të folur”,-i thashë vehtes me shaka dhe me 2-3 të kthyera i nxora fundin.Në depo ishte gjithçka gati,thesi me lodrat dhe kostumi i kuq.Ndërsa e vishja,ndjeja një emocion të lehtë e të paparashikueshëm të më përshkonte.”Më duket se bëra gabim me atë birrën,nuk qënka aq e lehtë sa duket për të qënë aktor,qoftë edhe për çerek ore”.U vesha,mora thesin në krahë dhe bëra nja dy prova me kurriz të kërrusur.Nuk mu duk keq vetja.Prova më e vështirë ishte ajo e zërit.Këtë rradhë birra më kishte ndihmuar për të ngjirur zërin në mënyrë artificiale.Me pak sforcim e binda vehten të thoja para pasqyrës:”Ohhh,mirmbrëma Valentina,unë jam babagjyshi i vitit të ri,sapo kam zbritur nga poli i veriut dhe e kam marrë letrën tënde dhe listën e dhuratave që më ke kërkuar”.Mund edhe ta ndryshoja e të thoja:”Më kanë thënë se je sjellë mirë dhe kam ketu për ty një thes me dhurata”.Në rastin e dytë nuk më pëlqeu sa duhet loja ime aktoriale dhe mendova se do ishte mirë të pija edhe një birrë tjetër.Tani po.Kisha zërin e ngirur si nje babagjysh i vërtetë i vitit të ri.Ndërkohë vura re se kisha veshur vetëm xhaketën e kuqe.Pantallonat ishin ato të përhershmet,një palë bluxhins që pasi i vishja harroja ti hiqja.Sa mirë që u kujtova në kohë.Ishte faji i tim vëllai.Ai kishte vënë xhaketën në fillim të çantës së stërmadhe,poshtë saj” thesin” me lodra  dhe poshtë “thesit” ishin pantallonat e gjëra e të kuqe të babagjyshit.Aty, të ngjeshura pa kujdes ishin edhe nje palë këpucë,më shumë të ngjashme me papuçe dhe dorezat me gëzof të bardhë në skaje.Vura fillimisht kapuçin dhe  bashkëngjitur me të ishte edhe mjekra,kështuqë nga mezi e lart isha në rregull.U pashë në pasqyrë për të vënë në vënd hollësitë e rastit.Pastaj i erdhi rradha pantallonave.Mund të them se dukesha si një babagjysh i vërtetë i vitit të ri dhe mund të bëja provat përfundimtare të zërit dhe menyrës se kërrusur të qëndrimit.Më duhet të them se do të doja të kisha më shumë kohë në dispozicion.Në orën pesë e gjysëm dëgjova hapa në korridorin e shkallëve dhe zërin e zhurmshëm të Valentinës.Kunata po i thoshte,ndërsa ishin ngjitur me derën e po kërkonte çelësin në çantë:”Po të kesh fat,mbase gjejmë në shtëpi babagjyshin e vitit të ri,ndonjëherë vjen kur nuk e pret”
-Vërtetë,-tha valentina,-është akoma mbasdite,nuk ka ardhur darka.
-Vjen edhe mbasdite vone,-ndërhyri im vëlla,-e rëndësishme është që nuk të harron dhe të sjell dhuratat që i ke kërkuar,po të jesh sjellë mirë..éééé.

Fjalët e fundit tërhiqnin vëmëndjen dhe Valentina nuk foli më.Po hapej dera,dëgjoja çelësin që rrotullohej në bravë,mora frymë thellë dhe në çastin e fundit u kujtova se nuk kisha një  pozë fillestare për takimin.Si duhet të sillesha në momentin e parë,do të ishte një përshtypje shumë e rëndësishme,sidomos pas fjalëve që i kishin thënë në kopësht në lidhje me vërtetësinë e babagjyshit të vitit të ri.Nuk dija vërtetë se çfarë të bëja,dera u hap dhe pa më lënë kohë,mbesa ime mu hodh në krahë duke thirrur:
-Mami,babi,ka ardhur babagjyshi i vitit të ri,ja ku është,është i vërtetë,ja shikojeni

E përqafova me lehtësinë dhe delikatesën me të cilën isha parapërgatitur.Për herë të parë në jetën time i shihja sytë e saj të rrezullonin.Kishin marrë një shkëlqim verbues.
-Prit pak se erdha,-më tha dhe vrapoi për në guzhinë.U kthye me një filxhan qumësht dhe një biskotë.Mi zgjati duke më thënë:
-E di ti gjyshi se në kopësht njëri nga shokët më thoshte se babagjyshi i vitit të ri nuk është prej vërteti dhe unë qava.Tani që të pashë e di që vjen nga poli i veriut dhe je lodhur,prandaj të solla biskotën dhe qumështin.
-Oh,oh,-tha babagjyshi i vitit të ri,-faleminderit shumë por tani s’mund të ha se..se…(mjekra e gjatë dhe e dendur me hynte në goje sa herë qe flisja dhe vetëm mendimi se çfarë mund të ndodhte po të haja, më sikletoste) ..s’mund të ha tani se..sseee
-Ngaqë sapo ka ngrënë,-ndërhyri kunata dhe unë mora frymë lirisht

Duhet të nxirrja dhuratat,vështrimet e përsëritura të vëllait përnga thesi më ndihmuan të rigjeja fillin e veprimeve.Për çdo dhuratë kishte një pyetje që i paraprinte por… ku ishin pyetjet?!,në xhepin e xhinseve.Nejse,diçka kujtoja dhe nëse e shihja se nuk me vinte në mend pyetja e duhur ndonjë dhuratë mund ta jepja edhe “gratis”.Mora pozicionin klasik të atij që përthyet nga pesha e rëndë e thesit dhe ndërsa po e hapja,Valentina ndërhyri përsëri:
-Po karrocën me rena ku e ke?
-Oh,oh,ohhh,-belbëzoi babagjyshi i vitit të ri thuajse i inatosur,-karrocën…karrocëëëëënnnnn,-një kollitje skenike jo shumë e arrirë  dhe përsëri kunata:
-E ka lënë në tarracë Vale.Gjyshi i vitit të ri vjen nga oxhaku,e ke harruar?!
-Ah,po,-u ringjall babagjyshi,-e kam lënë në tarracëse eshtë e madhe dhe nuk e nxinte dera.Tani të hapim dhuratat.
-Dhuratat,dhuratat,-thërriste mbesa ime dhe e shihja të kërcente pupthi ndërsa mua më vinte mirë që hymë në fillimin e skenës së fundit.Pyetja e parë:
-E ha të gjithë ushqimin që mami të vë në pjatë?
-Po,po  ,mamiiiii është e vërtetë që ha gjithë supën?
-Ndonjëherë bën naze gjyshi,-tha mami me duart kryqëzuar pafajsisht,sikur të ishte e shtrënguar të bënte të tille deklaratë,-por po të japë fjalën se nuk do të bëjë më naze…..
-Jap fjalën,jap fjalën,jap fjalën,-thërriste Valentina dhe unë nxora kukulln e madhe me flokë të verdha.Ajo u habit.
-Eshtë kukulla që i kisha kërkuar babagjyshit të vitit të ri,-mërmëriti e mrekulluar.Nuk e di a do të shoh më në jetën time një qënie njerzore me ngjyrat e mrekullimit aq qartë të pikturuara në fytyrë.Ngjeshi hundën tek kukulla për ti dhënë më shumë se një puthje dhe më shihte e lumtur.Përballë kësaj lumturie të beftë që më kapi fare të papërgatitur isha pak i aftë të luaja rrolin si duhet.Zëri po më bëhej normal,thesi më peshonte më shumë dhe trupin besoj se po e mbaja si zakonisht.Për fat të mirë Valentina gjithë vemëndjen e kishte përqëndruar tek dhuratat,kështuqë nuk rrezikoja të zbulohesha.Pyetja e dytë kishte të bënte me gjumin e pasdites apo me zënkat mes shokësh?!…por edhe po ti ndërroja vëndin pyetjeve,çfarë problemi kishte?
-Grindesh në kopësht me shokët?

Valentina heshti dhe u pikëllua.U shndërrua në një trung brënda një fraksioni sekonde.Më preku thellë ky ndryshim aq sa doja ta merrja në krahë e ti thoja:”zihu me kë të duash zemra e xhaxhit,ja edhe dhurata tjetër, një kuti me penela plot me ngjyra” por kunata që diç lexoi ne fytyrën time ndërhyri si gjithmonë në momentin e duhur:
-Ndonjëherë grindet  me shokët se nuk ka qejf të ndajë lodrat me ‘ta por mbase ndryshon,ja ta pyesim gjyshi.Si thua Vale,do ti japësh fjalën gjyshit të vitit të ri që do jesh më e sjellshme me shokët e kopshtit?
-Jap fjalën,jap fjalën,-thirri Valentina dhe pashë përsëri sytë e saj të shkëlqenin.

Me shumë dëshirë nxitova të nxirrja nga thesi tufën me penarella por me dorezën e stërmadhe nuk arrita ta mbërthej mirë pakon.Penarelat u shpërndanë në dysheme.
-Oh,oh,-tha gjyshi,-bëra një rrëmujë të vogël.
-I mblesh unë gjyshi,janë penarelat e mi,-dhe menjëherë u shtri barkas e nisi të mbledhë me zell penarelat.Mblodhi një..dy..tre..poshtë këmbëve të mia dhe u shndërrua përsëri në një copë trung.
-Gjyshi,ti ke këpucët e sportit që ka edhe xhaxhai im,i kam vizatuar unë.

Ishte gati të shpërthente në dënesë.Gjyshi nuk foli fare.Pashë nga kunata me shpresën se do më nxirrte nga situata.Vura re se edhe ajo po mundohej të gjente fjalët e duhura kur Valentina ia dha të qarit e vrapoi për në guzhinë.E ndoqëm nga pas.Ajo u ul në karrigen e saj të vogël dhe ndërsa ngashërehej,mërmëriste:Babagjyshi i vitit të ri nuk egziston,kështu më kanë thënë edhe kalamajtë e grupit më të madh,më keni gënjyer…ëëëë ëë”
Hoqa kapuçin me atë mjekrën e bezdisshme,e putha në flokët gështenjë.Vëllai me kunatën iu ulën në krah dhe nuk arritën as ata ti thonin diçka.Si mund t’u përgjigjeshin ëndërrave të saj që sapo u përplasën me realitetin?!Dikur duhej të ndodhte por pse kaq shpejt?!Pse mos të sihte ajo vetë ta zbulonte pa ndërmjetësië e askujt?!
Rrinim të katert në heshtje,dëgjohej vetëm dënesa e Valentinës,gjithmonë e më e dobët.

Që prej asaj dite kan kaluar shumë kohë.I vesha edhe herë të tjera këpucët e sportit “adidas-Valentina” por ajo nuk vizatoi më sipër tyre.”Tani jam e madhe”,-thoshte.Ato ishin vizatimet e saj të fundit mbi këpucët e mia dhe unë kisha qënë babagjyshi i fundit i vitit të ri për atë.

Tags: , ,

7 Responses to “Babagjyshi i fundit i vitit të ri”

  1. It was Christmas Eve babe… « Tirana Calling Says:

    […] e punëtorë, dhe Migjeni pastaj, po, babagjyshi… Share this:DiggLike this:LikeBe the first to like this […]

  2. las artes Says:

    … kjo eshte ajo qe shpeshhere kerkojne shkencetaret. Sepse, sic e thote edhe Stephen Jay Gould: Shkencetaret jane qenie subjektive. Shkencetaret kane nje problem shume te madh: ne morine e studimeve teper specifike mundesia e humbjes eshte shume e madhe, frika e te qenurit i mos i lexuar eshte dramatike. Ne artikullin e tij, pikerisht ne artikullin e tij, mund te kishin qene rrenjet e cmimit te ardhshem Nobel, mund te kishte qene shpjegimi final i botes. Prandaj, shkencetaret nuk ngurojne te perdorin marifete qe ju sigurojne pak v-mendje. Marifete qe kapin syrin e editorit dhe te lexuesit-koleg, qe zgjojne interesin e leximit. Nje nga keto marifete qendron tek titulli i artikullit: tek dramaticiteti apo humori qe ai i sygjeron lexuesit. Une ka bere nje perzgjedhje titujsh te marre nga shume periodike shkencore, ca shume prestigjoze e ca me pak, ca per artikuj rigoroze shkencore dhe ca per politiken ne shkencen. Cfaredo qe te jete, ju do te gjeni aty poezine, erotiken dhe absurditetin. Si kudo, edhe ne shkence keto tema shesin mire. Cilen nga keto tituj do blinit ju?

  3. It was Christmas Eve babe... | Tirana Calling Says:

    […] Krishtlindje, fundviti e punëtorë, dhe Migjeni pastaj, po, babagjyshi… […]

  4. arta21 Says:

    arta dema

  5. ariela Says:

    keto fjalet e babagjyshi qenkan shume te gjata si do ithot shoku im keto ai qe si mbyllet ?

  6. ari Says:

    Pse ariela qenka kjo shoqja ime e ngushte e shkolles .Krishlindjet po vijne si do i msoi ky te gjitha fjalet

  7. anabela Says:

    me mire kto fjalet ti shkurtojne kushdo qe i ka shkruar

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s


%d bloggers like this: