Archive for March, 2011

Yllka njeh fotografine erotike… Po ti?

30/03/2011

Roy Stuart (Collectif Volume II, Taschen 2008)

 

I hapur për çdo koment e mbresë

Advertisements

Mesnatë

29/03/2011

poezi nga Erla Bani

 

Ecajake mendimesh që sduan të pushojnë,
I zhveshin frikën këtij shpirti të zbutur.
Ide të çmendura brënda në vena pulsojnë
Ndezin pasionin e fikur nga zhgënjimi.

Zhvatje nervash dhe nënqeshje të frikshme
Kohë vuajtjesh të kthyera mbrapsht
Forcë e rigjetur në mes shpresave të thyera
Energji e pastër që rrafshon ndjenjat. (more…)

Muzikë n’kub – episodi 3 – “Newgaze”

28/03/2011

Vodpod videos no longer available.

Në episodin final të serisë mbi muzikën Shoegaze, pasi ne episodin 1 dhe episodin 2 kemi vizituar këngë dhe artistë të cilët kanë ndikuar në formimin e tingullit Shoegaze si dhe artistë të cilët personifikojnë etiketën Shoegaze, tashmë ju paraqesim shembuj se si kjo trashëgimi është transportuar në ditët e sotme, domethënë në vitet 2000. (more…)

Si të sensibilizohet publiku?

28/03/2011

Për të sensibilizuar qytetarët për grumbullimin dhe riciklimin e mbeturinave, transmisioni televiziv “Testé sur des humains” i stacionit televiziv TVA (Kanada) organizoi një flash mob në një Qendër tregëtare.
U la në dysheme një shishe plastike dhe po pritej që ndokush ta merrte dhe ta hidhte në koshin e duhur.
Kur, më në fund, një vajzë e hodhi shishen në kosh… ndodhi surpriza!

Një mënyrë simpatike për të denoncuar që çdo vit në Quebec 400 milionë shishe plastike nuk riciklohen.

Dehuni

26/03/2011

nga Charles  Baudelaire

(përkthyer nga Alket Çani)

Duhet të jesh gjithmonë i dehur. Këtu qëndron gjithë puna; kjo është e vetmja çështje. Për të mos ndier barrën e tmerrshme të Kohës që ju thyen shpinën e ju kërrus drejt tokës, duhet të deheni pa pushim.

Po me çfarë? Me verë, me poezi a me virtyt, si të doni. Por, dehuni, ama. (more…)

The Aliçka Problem : kur edhe vetëm ideja është e mjaftueshme për të…

25/03/2011

The Aliçka Problem , aktiv prej shumë vitesh tashmë, jane nje grup shqiptaro-gjerman nga Mannheim (Gjermani) i formuar ne vitin 2008 nga Julia Alicka-Berthold (bass-vocal), Frank Klings (bateri) dhe Joni Alicka (kitarre-vocal). Deri me sot  kane publikuar vetem nje Demo-CD ne 2010, “Strange periods of our lives should last forever”  . Për ata që parapëlqejnë përcaktimet, djemtë & vajza bëjnë shoegaze, post-punk e psychedelic-rock.  Në influencat e tyre rreshtojnë Nick Drake,  Leonard Cohen, Tom Waits edhe, dreqi e di se pse,  Phil Selways (Radiohead ).  Unë do shtoja The Birthday Party, Einstürzende Neubauten, Depeche Mode, Joy Division ( që nuk bëjnë kurrë keq )  e ndonjë tjetër nga skena e viteve 80. Sidoqoftë kjo ka pak rëndësi. (more…)

Lahuta e Malcis

24/03/2011

Ded Gjo Luli

at Gjergj Fishta

N’at Malsi, n’at Rapsh t’Hotit
Ded Gjo’Luli, burr si motit,
ma’ i qetë Lekë, bisha shkorretit,
ka nis pushkën m’asqer t’Mbretit!” (more…)

S’di ça të bej, po i fus i film për Kanunin shqiptar

22/03/2011

Fillon me Kadare. Prilli i thyer ( 1980 )  është një roman i mirë që tregon dy histori. Nga një anë, martesa e një çifti borgjez në kohen e mbretit (  të vetëshpallur )  Zog. Nga ana tjetër dëshira për hakmarrje në një personazh që duhet të marri gjakun.

Kadare e trajton temën më së miri, edhe sepse tregon dy këndvështrime. Atë të Gjorgjut, lindur e rritur në botën e Kanunit e atë të çiftit që mahnitet nga këto zakone. Ka dy ide të ndryshme që e ekuilibrojnë gjykimin mbi Kanunin. Ndaj edhe Kadare, për aq sa mundet, është i ndershëm në atë libër. Ndërsa i shpjegon nuses së tij se çfarë është Kanunin e si funksionon, Gjorgu e jeton. Ky mekanizëm krijon një libër të kompletuar, që mundohet të mos ndalet vetëm te gjaku e tregon se pse është aq e lehtë që të joshesh nga Kanuni. (more…)

Një mbrëmje

21/03/2011

” Love is our identity “, Nouran

nga Françoise Sagan
rktheu në shqip  Urim Nerguti

« Ca gjëra harrohen vetëm duke u marrë me gjëra të tjera », tha ajo me zë të lartë ; dhe e ndali ecjen nëpër dhomë me një të qeshur të vogël. Kishte tre mundësi : t’i telefononte Simonit dhe të dilte me të, të merrte tre hapa gjumi dhe të flinte deri të nesërmen (por kjo zgjidhje e neveriste si një shtyrje afati e kotë), ose të lexonte një libër. (more…)

Thikë në oqean

20/03/2011

“Cassandra”, Alia E. El-Bermani

Nga Julina Canga

Si çdo mëngjes u zgjova e përhumbur. Në fillim ndjeva lehjen e disa qenve që më kishin shoqëruar të gjithë natën e blertë. Përpëlitesha në krevat…detyroja me nerv qënien që të mblidhte energjitë fizike e të mundte të kontrollonte komandën se si mund të ngrihesha. (more…)

Muzike n’kub – Episodi 2 (Shoegaze)

19/03/2011

Vodpod videos no longer available.

Pasi në episodin e kaluar ju sollëm një listë këngësh që paraprijnë dhe formësojnë estetikën Shoegaze, në këtë episod do të udhëtojmë në disa këngë dhe grupe të cilat e përfaqësojnë këtë nën-zhanër.

Dëgjim të këndshëm!

DFW

18/03/2011

Besoj se Wallace, më shumë se De Lillo, Frazen apo Bret Easton Ellis, ka arritur të kuptojë e të shpjegojë se çfarë po ndodh / çfarë mund të ndodhi, dhe Pse.

Nuk ka të bëjë aspak me fundin e tij. Natyrisht, shpesh herë ndodh që disa një pjesë e publikut dashurohet me disa autorë vetëm sepse këta vdesin në një mënyrë…po themi mediatike.

Sidoqoftë, BBC na dhuron këtë dokumentar që duhet dëgjuar. E kuptuar.

P.S

Për fat të keq e pa ndonjë arsye, Sorry, “Endnotes: David Foster Wallace (2011)” was deleted at 8:50:59 Sat Mar 12, 2011. We have no more information about it on our mainframe or elsewhere.

Shkarko

16/03/2011

Mogwai

  1. Cracker Wrist (Bardo Pond)
  2. San Pedro (Mogwai)
  3. Chelsea Nights (Lawrence & Leigh)
  4. Lovers Lane (Hunx & His Punx)
  5. Breadcrumb Trail (Buried Beds)
  6. I Am The Assassin (Dag for Dag)
  7. The Gaudy Side of Town (Gayngs)
  8. Out of Love (David Myles)
  9. Victory Walker 2am (Still Flyin’)
  10. Coming To Get You! (Electra)
  11. Apollo (Stockholm Syndrome)
  12. Wolfboy (Blair)
  13. Helplessness Blues (Fleet Foxes)
  14. Barton Hollow (The Civil Wars)
  15. Cayman Islands (Bart Davenport)
  16. Rainbow (Emilie Simon)
  17. Careful What You Say (Class Actress)
  18. Dog Years (Luke Rathborne)
  19. I Lost Time (A Classic Education)
  20. The Ship Song (live) (Amanda Palmer)

Konspiracion, si shpëtoi Eminemi nga Iluminatët

14/03/2011

Sot fillon bashkëpunimi jonë me gazetën Standard. Të shpjegohemi : meqë kjo gazetë, që interesohet për kulturë po aq sa ne, aq saqë për kulturën na merr edhe artikujt sepse kultura është e tillë, nuk pyet, për pasion shkelet edhe ligji, kemi menduar që, edhe ne, në emër të kulturës, të marrim artikujt e tyre më të mirë. Fillojmë me këtë artikull të denjë per Pulitzer, që bën një analizë muzikore-politike-danbrowniane të Eminem.

nga Gazeta Standard

Keni dëgjuar ndonjëherë për Iluminatin dhe teoritë konspirative? Mirë, për ata që nuk e dinë se çfarë është Iluminati, një shpjegim fare i shkurtër – është gjithë ajo që shihni nga artistët amerikanë dhe gjithçka tjetër në çdo formë tjetër nëpër televizion, por e kontrolluar nga dikush tjetër.

Në internet që prej kohësh po qarkullojnë me mijëra video që flasin për Iluminatin. Secila më e besueshme se tjetra, na bën ta vëmë gishtin në kokë dhe të themi: A thua vallë është e vërtetë? Tentojmë ta bindim veten se nuk janë të vërteta, por ajo që do t’ju sjellim më poshtë, mund t’ju bëjë ta ndryshoni mendimin tuaj. (more…)

Muzikë n’kub – Episodi 1 (Proto-Shoegaze)

13/03/2011

Vodpod videos no longer available.

Konceptuar në 3 episode të cilat hapin dhe serinë e përjavshme “muzikë n’kub”, do të udhetojmë (me pak spekullime brenda) në episodin e parë nëpër këngë që paraprijnë estetikën shoegaze, dhe në 2 episodet e ardhshme këngë të cilat përfaqësojnë shoegaze dhe këngë të mëvonshme të cilat frymëzohen nga estetika muzikore shoegaze. (more…)

Vetshkatërrimi, ose nostalgjia.

11/03/2011

nga Le Nuc

Sa i kam mallkuar ditët kur të kam njohur ! Të jem i sinqertë vazhdoj ta bëj me pavetdijen më të madhe. Më duken mjerisht të perjetshme çaste qe më sjellin ndërmend kohet të cilat nuk mund ti rikthej më. Pak është dhe papergjegjsi nga ana jote. Eshtë dhe tmerrsisht e pashmangshme nga ana ime të vazhdoj pa pushim t’ ia cjerr sytë vetes me ato kujtime të plogeshta. Qe ta dish: mëndja me rri atje, pikërisht atë ditë, me saktë atë pasdite të ngrohtë…… Mbase truri im avullon tepër shpejt çdo gjë  që  ka brënda….ata të mallkuara neurone mbase nuk e bëjnë mirë  punën e tyre. Nuk i jap dot shpjegim, mbase sepse ka shumë  pak gjëra të paqarta brënda meje . Kur isha i fundosur në dyshim isha shume i sigurtë mbi atë që duhet të bëja. (more…)

Fun

10/03/2011

Leonard Cohen, Book of Longing

It is so much fun
to belive in G-d
you must try it sometimes
Try it now
and find out wether
or not
G-d wants you
to belive in Him

Dy vjet më vonë

09/03/2011

nga Francesco Guccini

La verità

La voce triste del silenzio abbraccia gli angoli del tempo,
si è fatto giorno, ed è già sera e dove è andata primavera?
I camions corrono lontani, mi tengon fermo le tue mani.
Le fughe sono ormai finite sulle autostrade ormai ingiallite,
risate a vuoto si sono spente sui visi noti della gente.
Le frasi storiche son dette, le mani nobili son strette,
la mia canzone è morta già, qualcuno forse ascolterà
cercando assieme a me la verità… (more…)

Kush është perçja jote?

08/03/2011

nga Xixëllonja

We shall overcome, We shall overcome, We shall overcome, some day.
We are not afraid, We are not afraid, We are not afraid, TODAY
Joan Baez ne mes te turmes se udhehequr nga Martin Luther King ishte ende vajze e vogel  tek sa i kendonte te tjereve te mos kishin frike. E ata e degjonin sepse dhe ata ishin si ajo, kishin te njejtat sy, te njejtat lote, te njejten zemer. E Baez do ta kendonte kete himn sa here qe padrejtesite do ta therrisnin diku pa dallim feje, race apo gjinie. Ajo, ‘bilbili’ i Woodstock-ut mallengjen dhe nje gur kur kendon. Sa larg duken ato kohe per ne qe si kemi jetuar kurre e akoma me larg per ato qe i kane jetuar e ndoshta mendojne se ato perpjekje per liri, dinjitet e barazi kane shkuar dem. Sa shpejt e lame flaken te shuhej, diku zeri i Baez u humb. U humb mes gratacelave kilometrike, mes dritave qe nuk shuhen kurre, ndoshta u humb sepse ata qe duhet ta kujtonin u institucionalizuan. (more…)

Utopi

08/03/2011

nga Dritan Mesuli

Të mbrujta!!!
Të derdha pamëshirë
në formën e nejtun të neverisë,
në labirinthin e nji fjalori të kerbulun nocionesh
të huazueme, (more…)