Posts Tagged ‘perkthime ne shqip’

PORCILE (1969) nga Pier Paolo Pasolini

01/01/2014

Përktheu: Renato Kalemi

Fragment i shkëputur nga filmi “Porcile” (1969):

Fshatari: Vajza e vogël, Z. Herdhitze, po thoshte të vërtetën.

Z. Herdhitze: Fjalë për fjalë?

Fshatari: Derrat po hanin një njeri dhe… (more…)

Fragment nga RREZATIMI (The Shining)

01/01/2014

Nga: Stephen King

Përktheu: Renato Kalemi

Iu bë sikur kishte futur qëllimisht dorën në Folenë e Madhe të Grerëzave të Jetës. […] E kishte futur dorën në një ulluk të kalbur në kulmin e verës dhe dora bashkë me krahun ishin djegur nga flaka e shenjtë e drejtësisë që ia kishte shkatërruar mendimet e vetëdijshme, duke e vjetruar dhe nxjerrë jashtë mode konceptin e sjelljes civile. (more…)

Ku je ti, dritë, është mëngjesi

01/01/2014

Nga: Cesare Pavese
Përktheu: Renato Kalemi

Mëngjeset zvarriteshin të kthjellët

e të zbrazët. Kështu çeleshin

dikur sytë e tu. Mëngjesi

shkiste ngadalë, si një vorbull

e palëvizshme drite. Heshtte. (more…)

Arti si tepri.

25/11/2013

Interviste me  Toni Negrin e vitit 1988

Përktheu: Alfred Bushi

Gian Marco Montesano: A ekziston ende sot mundësia për ta përcaktuar artin në ndonjë menyrë objektive? Dallim, funksion, tepri, me pak fjalë, çfarë është arti?

Toni Negri: Kam menduar gjithmonë se arti është prodhim, prodhim qenieje. Kur riorganizon lëndët përreth një pritjeje, pritje e diçkaje të hapur, arti shfaqet si ndodhi e papritur dhe e re. Në këtë kuptim, arti nuk është një dallim ( differenza), por tepri.

GMM:  “Sistemi i artit” në ditët e sotme duket se pasqyron  më tepër tregun sesa normat etike. (more…)

Fragment nga Këmbana e qelqtë ( The Bell Jar )

04/10/2013

   belljar

Nga: Sylvia Plath

Përktheu: Dorina Bebja

                                                                                                                 Një

Ishte  një verë e zjarrtë, marramendëse; vera në të cilën Rosenbergët u ekzekutuan në karrige elektrike, e unë nuk dija se çfarë bëja në Nju Jork. Ndihem krejt budallaqe përballë një ekzekutimi. Ideja e të qënit e dënuar në karrige elektrike më sëmur, dhe kjo ishte gjithçka që mund të lexoje nëpër gazeta—titujt e zymte të artikujve më përndiqnin në çdo cep rruge, edhe në gojet qe kundermonin era kikirik te mykur ne metro. Nuk kishte të bënte aspak  me mua, por nuk mund të mos pyesja veten se si do ishte të digjeshe i gjallë, nerv më nerv. (more…)

Vitet

26/08/2013

to-go-where-man-with-luggage92

“To go Where? Man with Luggage”, ©Alberto Sughi

Nga: Cesare Pavese

Përktheu: Renato Kalemi

Prej atij që kam qenë atëherë nuk ka mbetur më asgjë: ende jo burrë, isha një fëmijë. E dija prej kohësh, por gjithçka ndodhi në fund të dimrit, një mbrëmje e një mëngjes. Ishim bashkë, thuajse të fshehur, në një dhomë që shihte për nga shëtitorja. Atë natë, Silvia më tha se duhej të largohesha, ose do të largohej ajo – nuk kishim ç’të bënim më bashkë. Iu përgjërova që ta provonim sërish; isha shtrirë (more…)

Masa të kota – KUNDER DASHURISE

08/05/2013

Nga: Dino Buxati

Përktheu nga italishtja: Renato Kalemi

Tani që ai u largua dhe nuk do të bëhet i gjallë më, u zhduk, u fshi tutje nga fusha e jetës saktësisht si të kish vdekur, asaj, Irenës, nuk i mbetet veçse të armatoset me gjithë guximin që një grua mund t’i kërkojë Zotit dhe të shkulë të gjitha rrënjët me të cilat ajo dashuri e pafat i ishte ngjitur pas rropullive të saj. Gjithmonë ka qenë një vajzë e fortë, Irena, e kësaj here s’do të jetë më pak e tillë. (more…)

Të dallosh veprën, të vërtetën, atë që të rrit vetëdijen

02/05/2011

Le Monde des Livres, 21 prill 2011

Nga Daniel Mendelsohn

Përkthyer nga origjinali (frëngjisht) : Urim Nerguti

Kur flitet për krizë, në Athinë, kjo nuk bëhet detyrimisht në një kontekst ekonomik. Për një Grek të sotëm, të thuash për dikë se ai “ka krizë”, do të thotë t’i njohësh atij një aftësi të madhe për të shquar. Zgjuarsinë e nevojshme për të kuptuar ç’po (i) ndodh. Për të shquar thelbësoren nga anësorja. (more…)

Një mbrëmje

21/03/2011

” Love is our identity “, Nouran

nga Françoise Sagan
rktheu në shqip  Urim Nerguti

« Ca gjëra harrohen vetëm duke u marrë me gjëra të tjera », tha ajo me zë të lartë ; dhe e ndali ecjen nëpër dhomë me një të qeshur të vogël. Kishte tre mundësi : t’i telefononte Simonit dhe të dilte me të, të merrte tre hapa gjumi dhe të flinte deri të nesërmen (por kjo zgjidhje e neveriste si një shtyrje afati e kotë), ose të lexonte një libër. (more…)

Fjalimi i shkrimtarit nobelist Mario Vargas Llosa

10/01/2011

Përkthyer dhe përgatitur nga Urim Nerguti

Siç është traditë tashmë, më 7 dhjetor, në orën 17.30 me orën e Stockholmit, mbahet fjalimi i shkrimtarit nobelist. Këtë vit, radhën e kishte shkrimtari peruan Mario Vargas Llosa. Fjalimi zgjat në përgjithësi rreth 45-50 minuta dhe është i ndërtuar sipas dëshirës sovrane të shkrimtarit. (more…)

Pse shkruan Orhan Pamuk

05/01/2011

Nga Orhan Pamuk

Përktheu Urim Nerguti

“Siç e dini dhe ju, pyetja që iu shtrohet më shpesh shkrimtarëve është : « Përse shkruani ju ? » Unë shkruaj sepse kam dëshirë të shkruaj. Shkruaj sepse nuk mund të bëj si të tjerët një punë normale. Shkruaj që libra si të mijtë të jenë të shkruar dhe që t’i lexoj. (more…)

Dyqani i lodrave

13/12/2010

Nga  Ephraïm Mikhaël (1885)

Përktheu në shqip  Urim Nerguti


Nuk më kujtohet më as koha, as vendi, as nëse ishte në ëndërr… Ca burra dhe gra shkonin dhe vinin mbi një bulevard të gjatë dhe të trishtë ; dhe unë bëja ecejake mes kësaj turme, një turmë e pasur, nga ku çliroheshin parfume femrash. Dhe pavarësisht shkëlqimit të butë të peliçeve dhe gëzofëve që më fërkonin, pavarësisht buzëqeshjeve të kuqe të buzëve të freskëta, të shquara nën vellot e holla, më kapi një mërzi e turbullt ndërsa shihja, majtas, djathtas, shëtitësit monotonë tek zhvendoseshin ngadalë. (more…)