Posts Tagged ‘filozofi’

Filozofia dhe futbolli, futbolli dhe filozofia, filozolli

26/05/2011

nga Mr. Tambourine Boy

Filozofet, deri tani, jane perjekur per te shpjeguar boten, tani ka ardhur koha per ta ndryshuar, e do jeni ju ata qe do e ndryshoni, me aq sa dini, fundja po lozni nshpi . Kjo ishte ideja e Marksit me pak fjale. Me thene te drejten pjesen e tij arriti ta bente me mire se askush tjeter, pra ;  u jepte rendesi te rinjeve , ishte karizmatik, perdorte gjithnje taktika intrigante, per te ndeshja e pare  ishte shume me e rendesishme se ajo e kthimit. Skema e tij, 4-4-2-shi, rezultoj atehere dhe ka rezultuar fitmitare ne shume raste. Shembull: me u mbush mendjen rusve dhe kinezve qe duhet luajtur ne mbrojtje s’ka qene e kollajte. Eshte si me i mbush mendjen Boltit se s’ka per ta zene kurre breshken. (more…)

Meditime

17/12/2010

Nga Alket Bushi

Gjykime “objektive”

Kur një njeri përpiqet të gjykojë veten, një njeri tjetër, një objekt apo një fenomen çfarëdo sa më objektivisht që mundet, ndodh që ai ndër versionet që i vijnë ndërmend priret “të zgjedhë” si gjykimin më të saktë atë që atij i duket më i ndërlikuari, atë që e ka arritur më vështirë, apo mendimin që përmban risinë më të madhe. Më qartë: entuziasmi i një gjykimi relativisht inteligjent, forma e tij, leverdia e gjykimit në raport me egon e gjykuesit, vetëkënaqësia e të nisurit nga “objektiviteti”, rëndojnë mbi analizën “e ftohtë” të fakteve që gjykuesi merr për shqyrtim. E ç’mund të thuhet pastaj për të gjithë gjykuesit që as që duan t’ia dinë për “objektivitetin”?

(more…)

Zygmut Bauman: “ Fati vetjak”

15/10/2010

 

Nuk është e lehtë të degjosh emrin e nje mendimtari të tille e të rrish indiferent ndaj asaj që mund të thotë dhe pse paraprakisht ndjej se gjendja shqisore nuk më frymzon shumë besim se do jem i perqëndruar në atë që do të thotë. Të dish nuk do te thote të kuptosh.

Ndërkohë kam si një parandjenjë thellësisht intime se ajo që kam për të degjuar nuk do më bëje shumë të lumtur. Nuk e di se sa hyn tema e “dashurise” në atë të “fatit” por më besoni është krejt e lehtë ti bëjmë gjërat të futen dhe atje ku duket sikur është e pamundur të futen. Keto janë ligjet e errëta që qeverisin natyren e njerëzve të cilet duan të mposhtin epshin nëpermjet punes së rëndë. (more…)

Problemi i sheqerit

28/05/2010

nga Darien Levani & Alfred Bushi ( po m’shumë Darien Levani )
Une e Alfredi jemi ulur jashtë, duke pire secili një kafe. Vendi është i mbuluar e i rrethuar, e kur fillon të bjeri shi as që nuk e vëmë re fare. Pas pak minutash kemi një takim ku duhet te vendosim nëse na japin një skenë për një koncert etj etj.

Era rrëzon kutinë e tij të sheqerit. Shikohemi në sy për pak sekonda, secili duke u munduar të kuptoje nëse tjetri ka ndër mend me e kap. Jo, me sa duket jo. Qeshim. Zarfi i sheqerit është përtokë tashmë. Fillojmë të konsiderojmë problemin sipas filozofëve të ndryshëm. Çfarë do thoshin ata që na kanë udhëhequr në jetë ( me rezultate shumë shumë të dobëta ) ? (more…)

Fragment marre prej ” Liri nga e njohura “

25/05/2010

Nga  Albi Arapi

Ç’është dashuria? Fjala është falsifikuar dhe molepsur aq shumë, saqë nuk kam ndonjë dëshirë të madhe ta përdor.  Të gjithë flasin për dashurinë – çdo revistë e çdo gazetë, çdo misionar flet papushim për dashurinë. E dua vendin tim, e dua mbretin tim, e dua librin, e dua atë mal, e dua kënaqësinë, e dua gruan, e dua Zotin. Dashuria është një ide? Nëse po, mund të kultivohet, ushqehet, ledhatohet, urdhërohet me shkop, mund ta trajtojmëtë duam. Kur thoni se e duam Zotin, çdo të thotë? Do të thotë se doni një projeksion të imazhit tuaj, një projeksion të vetes suaj nën një farë mveshjeje respektueshmërie, varësisht prej asaj që e besoni si fisnike dhe të shenjtë. (…) (more…)

ECCE HOMO – Si bëhet njeriu ai që është

23/04/2010

 

nga  Friedrich Nietzsche

Parathënie

1.

Duke parashikuar se do të më duhet që, brenda një kohe të shkurtër, t’i paraqes njerëzimit me kërkesën e tij gjërat më të vështira që janë kërkuar ndonjëherë, më duket e domosdoshme të them se kush jam unë. Në fund të fundit, kjo duhet të dihet sepse unë nuk e kam lënë veten “pa dëshmi”. (more…)