Archive for the ‘Kinema’ Category
15/08/2013

Nga: Lediona Kasapi
Pas tre dramave “Je tue ma mere”, “Les amours imaginaires” dhe “Laurence Anyways”, Xavier Dolan do të prezantohet në Festivalin e 70-të të Venecias me një thriller psikologjik. Pas tre premierave në Kanë, filmi i tij i ardhshëm do të debutojë në Venecia. Tashmë filmi është renditur zyrtarisht mes filmave brenda konkurimit për 2013. (more…)
Tags:filma, lediona kasapi, xavier dolan
Posted in Kinema, Lart & Poshtë | Leave a Comment »
11/03/2013

Doja t’ju këshilloja një film, quhet Our Idiot Brother e mund ta gjeni të plotë edhe në Youtube. Protagonisti del nga burgu dhe transferohet pranë motrave. Është si të imagjinoni The Big Lebowski që transferohet pranë familjes Teenebaum. (more…)
Posted in Kinema | 4 Comments »
26/05/2012

nga DENORI
Ema dhe Dexter njihen në ditën e tyre të diplomimit në Edinburg dhe pothuajse e kalojnë natën së bashku, në fakt do ishte më e saktë sikur të thonim që kalojnë mëngjesin së bashku. Ky është edhe fillimi i një marrëdhënie të gjatë dhe mjaft të ndërlikuar, që nuk është dashuri por as miqësi dhe që vazhdon për tetëmbëdhjetë vite me rradhë. Tetëmbëdhjetë vite ku dy personazhet kryesorë të filmit i premtojnë njëri tjetrit se do të takohen në të njëjtën ditë, me 15 korrik. (more…)
Posted in Kinema | 1 Comment »
09/05/2012

nga Ilirian Agolli
Një grup i madh kineastësh dhe spektatorësh morën pjesë mbrëmë në premierën shqiptare të filmit “Sorrelle mai” të regjisorit të njohur italian Marko Belokio. Në ceremoni erdhi edhe vetë autori nga Italia, për të diskutuar me kolegët dhe studentët shqiptarë. Regjisori italian Marko Belokio dhe regjisori shqiptar Dhimitër Anagnosti firmosën pllakat e qeramikës, të cilat vendosen për respekt të veprës së tyre në sheshin e yjeve para teatrit “Moisiu”. Sheshi i yjeve i ndërtuar këto ditë mban edhe nënshkrimet e kineastëve dhe aktorëve të shquar si Fransis Ford Kopola, Sandër Prosi, Xhanfise Keko, Klaudia Kardinale, Agim Qirjaqi, Ian Harlan e shumë të tjerë. (more…)
Tags:filmi, kinemaja, kinemaja shqiptare
Posted in Kinema | Leave a Comment »
14/01/2012

1 Drive
2 Machete
3 Source Code
4 Black Swan
5 Faust
6 Le Havre
7 HabemusPapam
8 Kick Ass
9 Super 8
10 Rango
Posted in Kinema, Lart & Poshtë | 8 Comments »
25/10/2011

Amnistia duket sikur është filmi qe po prisnim. Një histori e thjeshtë shqiptare, një regjizor që nuk ka frikë as nga Shqipëria e as nga aktoret, e një kokëçarje kundrejt asaj që mund të mendojë inglesi apo frëngu për atdheun. “ Jetoj në Shqipëri, me intereson ça mendojnë shqiptaret” thotë Alimani në intervistën e mëposhtme dhënë miqve tanë të vjetër të Wake Up të cilëve, me sa duket, askush s’u ka thënë akoma që nuk janë as simpatik e as te zgjuar. (more…)
Tags:aministia, bujar alimani, Kinema
Posted in Kinema | 1 Comment »
20/04/2011

nga Alba Halilaj
Po sikur një njeri që e njihni prej 10 vitesh t’ju thotë se është 14,000 vjeçar, çfarë do të mendonit?
Eshtë i droguar, po bën shaka, është i çmendur. Kush do guxonte ta besonte diçka të tillë? Kush do të mundej ta hidhte poshtë? Një film i xhiruar brënda mureve të një shtëpie, një diskutim brënda hapësirës së një dhome, nje buxhet i kufizuar dhe një lajmërim:
Kush ka frikë të përdori trurin, nuk duhet ta shohë! (more…)
Tags:alba halilaj, film, Kinema, recension shqip, the man from earth
Posted in Kinema, Lart & Poshtë | 24 Comments »
22/03/2011

Fillon me Kadare. Prilli i thyer ( 1980 ) është një roman i mirë që tregon dy histori. Nga një anë, martesa e një çifti borgjez në kohen e mbretit ( të vetëshpallur ) Zog. Nga ana tjetër dëshira për hakmarrje në një personazh që duhet të marri gjakun.
Kadare e trajton temën më së miri, edhe sepse tregon dy këndvështrime. Atë të Gjorgjut, lindur e rritur në botën e Kanunit e atë të çiftit që mahnitet nga këto zakone. Ka dy ide të ndryshme që e ekuilibrojnë gjykimin mbi Kanunin. Ndaj edhe Kadare, për aq sa mundet, është i ndershëm në atë libër. Ndërsa i shpjegon nuses së tij se çfarë është Kanunin e si funksionon, Gjorgu e jeton. Ky mekanizëm krijon një libër të kompletuar, që mundohet të mos ndalet vetëm te gjaku e tregon se pse është aq e lehtë që të joshesh nga Kanuni. (more…)
Tags:Alive, Artan Minarolli., Blerim Destani, Dosja K, Kanuni, Le Loi de Kanun, Nik Xhelilaj, Prilli i thyer, The forgiveness of blood
Posted in Kinema, Lart & Poshtë, Po ishte për të kuq mër robo... | 4 Comments »
18/01/2011

Fernando Meirelles e José Padilha kanë ndryshuar përfundimisht jo vetëm kinemanë braziliane, po ndoshta edhe atë botërore. Në fakt do ishte i mjaftueshëm edhe vetëm Ciadade de deus, kryevepra e Meirelles 2002 për të shtuat emrat e regjisorëve në çdo fjalor kinematografia.
(more…)
Posted in Kinema | 4 Comments »
07/01/2011

Fatmira is a 7 year old girl living in post-war Kosova, she has the typical childhood belief in fairytales which convinces her that she can reunite with her deceased mother as a “Zana” ( a mountain fairy in Albanian folklore). Mrs U.N. is a United Nations judge responsible in the rebuilding of Kosova’s judicial system and is amidst a personal crisis, as her own daughter lies dying.
(more…)
Posted in Kinema | 1 Comment »
02/12/2010

Më në fund një film shqiptar që mund të shikosh pa qënë i detyruar të provosh një farë keqardhje e mëshirë. Jo sepse personazhet nuk janë të atillë, por sepse nuk lënë vënd për mëshirë.
Në radhë të parë, Der Albaner të bën të mendosh për filma të tjerë. E habitshme, por është kështu. Të shikosh një film të bërë kaq mirë, të vjen të pyesësh veten se çfarë i mungon kinemasë shqiptare? Pse nuk arrin të bëjë histori të tilla? Me gjithë respektin për Naber, regjisorin gjerman që ka shkruar e drejtuar Der Albaner, si ka mundësi që një regjisor mesatar i huaj, të bëjë një film që është ku e ku me gjithçka që është prodhuar ndonjëherë në Shqipëri. E po flasim gjithmonë për një film me buxhet të ulët-mesatar.
(more…)
Tags:Amos Zaharia, Andre Hennicke, Der Albaner, Eva Löbau, film, Ivan Shvedoff, Johannes Naber, Kreshnik Xhelilaj, Stipe Erceg
Posted in Kinema | 46 Comments »
06/06/2010

nga Xixëllonja
Askush nuk di gjë për macet persiane…
Nuk di apo s’duhet të dijë? Jo, s’duhet të dijë është përgjigjja , në asnjë mënyre jo nëse keto mace jetojnë ne Iranin e sotëm të z.Ahmadijenad e obërrtarëve te tij.
Sensacion burgosjeje alternuar me spazma periodike lirie të jep kjo ngjarje. (more…)
Tags:Kinema, recension, Xixëllonja
Posted in Kinema, Lart & Poshtë | 5 Comments »
10/05/2010
How I Met Your Mother është një telefilm komedi që flet për Ted dhe se si ai ka njohur dashurinë e jetës së tij. Në 2030 Ted ulet në divan së bashku me dy femijët e tij dhe fillon tu tregojë si e ka njohur nënën e tyre, identiteti i së ciles nuk zbulohet deri ne fund. E gjitha fillon kur shoku më i ngushtë i Ted, Marshall i rrëfen se do ti propozojë të dashurës së tij, Lily, për martesë. Pikërisht në këtë moment, Ted kupton se edhe për të tashmë ka ardhur koha të gjej shpirtin e tij binjak. (more…)
Tags:film, How I Met Your Mother, serial
Posted in Kinema | 3 Comments »
05/05/2010

Nga Alba Halilaj
“Na ishte njëherë një shqiponjë, që kish ngel jetime e ish rrit nga pulat. E duke ndejt ditë e natë me to pat kujtu se qe pulë. Sa herë ngrite sytë e shihte shqiponjat duke fluturu në qiell kishte dash me qenë edhe ajo shqiponjë e me fluturu bashkë me to. E kështu kaluan motet e shqiponja rronte si pulë. Derisa një ditë ajo shkoi të pinte ujë pranë një burimi e ndërsa ulte kokën, pa në ujë pasqyrimin e vedit e tha : -Unë jam shqiponjë!
Më pas piu ujë dhe hapi krahët e fluturoi lart në qiell me shqiponjat e tjera. ” (more…)
Tags:film, Mitko Panov
Posted in Kinema, Lart & Poshtë | 2 Comments »