nga Nina Cara
A e imagjinoni dot Jim Morrison gjithë rrudha nga pesha e kohës, të cilit vitet e eksperienca i kanë dhënë tagrin e të qenit një peshë e rëndë, teksa i ftuar Larry King Live flet për luftën në Irak, të ardhmen e Amerikës nën presidencën e Obama-s dhe fajëson Soros-in si një nga shkaktarët e krizës ekonomike që rrënoi të varfrit e pasuroi të pasurit? Apo Janis Joplin, tashmë me një fytyrë e mermertë prej alieneje pas 120 operacioneve plastike që ulet në divanin e Oprah për të promovuar linjën e produkteve organike dhe jetës së shëndetshme? Apo Jimmy Hendrix si një plak grindavec që grindet me rojet e hoteleve luksoze sepse s’e lejojnë të marrë brenda faqoren e uiskit? A do vazhdonin të ishin miqtë tanë, moshatarët tanë, të rinjtë e përjetshëm nëse sot do ishin mes nesh? A do ishte përjetësuar legjenda e këtyre ikonave nëse ato s’do ishin bërë pjesë e grupit “Forever 27 Club”?
Forever 27 Club, klubi më i pazakontë që magjeps e trondit. Një klub ku ka kritere të forta përzgjedhjeje e ku mik mund të fusësh vetëm talentin e vullnetin a rastësinë. Talentin, sepse nëse s’ke qenë magjistar i kitarës apo një bardhoshe qukëse me zë zezakeje, apo një anarkist pa kauzë që ngre kultin e shkatërrimit në mendje për të lindur mbi mediokritetin e piramidën false të vlerave nuk mund të bëhesh pjesë e këtij grupi. Vullnetin e rastësinë sepse gjithashtu nuk mund të bëhesh pjesë e “Forever 27 Club” nëse me dëshirë të verbër a rastësi fatkeqe nuk e ke ndalur kohën në vend, përjetësisht, në moshën 27-vjeçare.
Jimi Hendrix, Jim Morrison, themeluesi i Rolling Stones, Brian Jones dhe Janis Joplin ishin të gjithë në të njëjtën moshë, kur u ndanë nga jeta në një hapësirë kohore prej dy vjetësh. Kurt Cobain, këngëtari i grupit Nirvana ishte gjithashtu 27, kur kreu vetëvrasje në vitin 1994. Kur e ëma, Wendy O’Connor dëgjoi lajmin e vdekjes së të birit vuri kujën: “I kisha thënë të mos anëtarësohet në atë klub idiot”. Është një listë e gjatë, një muze i gjallë, ku vdekja kthehet në përjetësi. Lista 27-ës vazhdon me Robert Johnson të Delta, D. Boon të Minutemen, Mia Zapata e The Gits, Jesse Balvin, Pete Ham i Badfinger, Chris Bell i Big Star, Gary Thain i Uriah Heep, Alan wilson i Canned Heat, Freaky Tah i Lost Boyz, Arlester Christian i Dytke and the Blazers, Pete de Freitas i Echo & The Bunnymen, Pigpen i Grateful Dead, Kristin Pfaff e Hole dhe Jeremy ward i Mars Volta.
34 muzikantë që ngritën e shkundën themelet e rokut. Të 34-t të vdekur në moshën 27-vjeçare. Është një kapsule historike e rokut që përvijëzohet dhe gjarpëron nëpër dekada e zhanre, duke shpalosur shtresa numerologjie, filozofie e në rastet më ekstreme edhe astrologjie e kulti. Një klub që ktheu botën përmbys, një klub që ushqeu ëndrrat e milionave, një klub që më shumë se atyre që e krijuan me dashje a pa dashje na ndihmoi ne të rritemi, t’u falemi, t’i mohojmë e t’i urrejmë për fatkeqësinë që njohja na solli, por kurrë t’i harrojmë.
Nëse artikulli ju pëlqen ndajeni me miqtë tuaj në Facebook
Tags: Alan wilson i Canned Heat, Arlester Christian Dytke and the Blazers, Chris Bell i Big Star, Curt Cobain, Echo & The Bunnymen, Freaky Tah i Lost Boyz, Gary Thain i Uriah Heep, Grateful Dead, Jeremy, Jesse Balvin, Kristin Pfaff e Hole, Mars Volta., Pete de Freit, Pete Ham i Badfinger, Pigpen, Robert Johnson
05/03/2010 at 15:23
Po mendoja per te gjithe ata te tjeret. Ata qe kane ikur me shpejt, si Burton a Curtis, apo me vone, si familja Buckley, te shuar ne moshen 31 vjeçare.
S’jam i sigurt po besoj se edhe Syd pak a shume ne kete moshe na la.
Eshte edhe mallkimi i J-se siç e quanin atehere, vdisnin vetem ata qe e kishin ne emer a mbiemder : J.Hendrix, J.Morr., John Bonam, Janis Joplin e noj tjeter qe s’me vjen nder mendje.
Une per vete edhe pak muaj e mbush 28. Ishalla po na ndihmon Z-ti te arrijme deri aty.
05/03/2010 at 16:03
Besoj se e ke per Vicious Darien (21 vj )
Ka noi ven bosh te clubi e?
05/03/2010 at 16:30
Jo jo, e kisha te ata me te rinj per Cliff & Ian.
Si Syd e kisha llafin per Barret natyrisht, qe ne ate moshe na la psikologjikisht, edhe pse trupi i tij endej.
Ne fakt ne fakt per mu Vicious nuk eshte as muzikant, po ti bime holle e holle! Po o diskutim i gjate.
05/03/2010 at 19:04
Ka kohe e qe e mendoj kete punen e Forever 27 te yjeve te rock-ut dhe me ngrihet dyshimi: Ishin me te vertet kaq rebel, artista, gjeni te muzikes? Apo i hyjnizojme ne me shume sec duhet sepse nuk i pame kurre te perendonim? I njejti arsyetim vlen per Marilyn Monroe, J.F.K., Che Guevara, etj etj 😀
05/03/2010 at 19:33
Epo Hilarious me rebele, artiste e gjeni se une e ti besoj se kane qene. Gjithsesi s’eshte kjo ideja e shkrimit. Prandaj aludohet ne fillim te shkrimit nese do i shihnim keshtu sic i shohim po te kishin jetuar e plakur si gjithe dynjaja.
P.S. Qekur mbahet si gjeni e rebele Marilyn Monroe?
05/03/2010 at 20:30
Sipas meje H.0me ajo qe thua ka baza, por jo ne kete rast. Shpesh here ama ndodh qe vdekja i zbukuron, ka ndodhur psh me ate trapin, J.F.Kenndy e me pak te tjere. Por keto s’jane rastet qe permend autorja.
Une imagjinoj Dylan qe shkon te beje koncerte, eshte 60 e kusur vjeç e kendon para Papes! 🙂
05/03/2010 at 20:59
Gjithsesi ideja kryesore ka te beje me koincidencen e vdekjes ne moshen 27-vjecare. Prandaj quhet Forever 27 Club.
P.S. Edhe po te kishte qene Jimmy Hendrix gjalle do kishte kenduar ne vend te Stevie Wonder ne ceremonine e inaugurimit te presidentit amerikan.
06/03/2010 at 01:10
Kto vdekje kshu (per mendimin tim), jane per ti treguar atyre qe mos u mbani coc jeni coc sjeni,dhe neve qe shif se ne fund te fundit sjane vec dhe,nga dheu erdhen e ne shkuan,si te gjithe. Madje sikur tmos mjaftonte me kte,kane vdekur edhe ne kushte mos me thene turperuese e te mjerushme ,gje qe tregon se aq te mdhej nuk ishin,perkundrazi. Kshu qe njerez,i themi nje flm te vogel per muziken e gjerat e tjera qe dhane po mos ti bojme e ti ngrejme ne piedestalin qe ka vend vetem per nje,qe nuk ka vdekur as me 27 as me 27milion,Z-tit,(sic e shkruan Darieni,qe edhe maces me siguri ja shkrun emrin e plote ndersa Zotit nuk e di pse).
gjithsesi theksoj,my opinion.
06/03/2010 at 02:25
Nina, nuk po them qe ata s’ishin rebel, apsolutisht jo. Dyshimi im ishte thjesht nqs ne i kemi ngritur ne piedistal pak me shume sec duhet, sepse i shohim si martire qe gjithmon do mbeten te ri ne kujtesen tone. Shkrimi kishte nje konstatim te drejte, e kuptova, thjesht me pelqeu ideja e nje diskutimi te temes, prandaj e postova komentin. Gjithashtu edhe per Marilyn Monroe llogjika eshte e njejte, me ndryshimin e fjales “rebel” me “ikone” bukurie, showbizi apo dicka tjeter, pak rendesi ka.
06/03/2010 at 11:48
po mire, se ne shohim larg kshu, shohim artiste te medhej e te ndritshem, te tere te vdekur 27, po ka dhe te veckel, te njome, poete, titane, shqipetare..,
MIGJEN!!!!
ku je Migjen! te harruan MIGJEN!
06/03/2010 at 13:56
Jeni shume acarues te gjithe meqe ra llafi :):):)
@Miss Germs – S’besoj se kane qene mbajt coc jane e coc s’jane ata se kane qene dru gjithe kohes. Talent + Rastesi + Rebelizem qe vjen nga mungesa e vetedijes per shkak te te qenit tape gjithe kohes. Shkrimi im s’synon me i ngrejt e as me i ul e as merret me piedestale. Po, vdekja te ben me te bukur, edhe me te mencem se s’ke mundesi te hapesh me gojen per te nxjerre brockulla.
@Hilarious – Gjerat qe nuk konsumohen plotesisht ngrihen gjithmone ne piedestal, me te drejte e pa te drejte.
@ Loer – Kush te ka ndaluar te shkruash per Migjenin? Une shkruaj per ke te kem qejf une bie fjala, shqiptar ose jo shqiptar. Te njejten gje mund ta besh dhe ti e te gjithe.
Tashi mos kundershtoni me se e kam shkrujt aq bukur kete mesazhin saqe s’du me ia prish shijen. Mund te shkruani vetem llafe te bukura tani e mbrapa :):):)
06/03/2010 at 16:12
absolutisht protestoj. kundershtoj pjesen e mesazhit tend Nina, qe me perket mua.
te shkruash per klubin e 27’tes, eshte kendshem, ka mundesi te shkruash bukur, dhe gjera interesante, por ama ka dhe pergjegjesi. s ka ketu une shkruaj per ke te kem qejf.
Migjeni ben pjese ne klubin e 27 shume me shume se ca emra aty si ai tipi i Mars Volta (paste qetesi aty ku eshte) qe quhet gjeni artistik sepse paska perdorur mire mixerin … check out Migjen Nina 🙂
06/03/2010 at 17:36
@ Loer – Migjenit nuk i pelqenin klubet. Migjeni s’ishte rebel, ishte luftetar per jete a vdekje. E luftetaret e ketij lloji s’kane kohe te mblidhen klubeve 🙂
06/03/2010 at 21:38
po c luftetar zeza, ai ishte rebel, sidomos i shtyre dhe nga semundja, rebel 27’tesh. e ne fund te fundit fute njehere ne klub ti, mbase s ta kthen doren per nje gote 🙂
07/03/2010 at 01:34
Sid Vicious
ka qe digjen pak para se te ndizen
07/03/2010 at 13:59
Thua Rr.Bardhyl?
Se di, vete mendoj te kunderten. Se di se ne çfare ishte i afte Sid duke qene se as basit nuk i binte ( i hiqnin amplifikatorin e as nuk e kuptonte ) e edhe si kengetar qe mjaft medioker. Me duket shembulli me i sakte per ate qe flet Hilarious0me, se si vdekja e zbukuron. ( edhe pse thone qe ne bateri me Siouxie nuk ishte keq por se kam degjuar ) E s’do e dime se si do shkonte sikur te vinte pak ne vete, pa hero ne vena!
07/03/2010 at 17:01
Vdekja krijon mite. E per kete ne pjesen e pare te shkrimit futet pjesa e cmitizimit nese vdekja do mungonte.
07/03/2010 at 18:32
E megjithate ky mitizim eshte i paevitueshem!
07/03/2010 at 19:28
dhe prape Migjenin nuk e fton njeri per nje gote ne klub! ore, hajdee shpejt ti shpetojme jeten; kush beson ne MIGJEN? une besoj ne MIGJEN! ti Nina? shpejt se po shuhet!
07/03/2010 at 20:15
Une besoj te Millosh Gjergj Nikolla. ( me shume si njeri se sa shkrimtar, duhet te them )
08/03/2010 at 00:13
si njeri nuk u ezaurua i ziu, si shkrimtar 27’tesh, kush beson te Migjeni? Darien, dua urgjentisht dy autore shqipetare te cdo kohe dhe te botuar qe te klasifikohen te preferuar prej teje. go man! tregome! 😉
08/03/2010 at 15:51
Pa mite s’do jetonim dot, ne te vdekshmeve te gjalle na pelqen t’i krijojme e t’i rrezojme sipas gjendjeve tona henore. Eshte proces i thjeshte e gati feminor edhe pse ne dukje i thelle dhe i komplikuar.
Loer, c’eshte per t’u shuar do shuhet. Pak me shqeteson kjo. Migjeni s’eshte rasti gjithsesi.
Por, kam nje mendim se do i pelqente te shpetohej prej teje, me mua s’do i ecte dhe aq muhabeti.
08/03/2010 at 16:37
se di, i besojme verberisht intuites femerore per ate lloj “shpetimi” i cili varet nga dora e atij apo asaj qe jep goten,
por shpetimi i Migjenit ne kete rast ashtu Tinkerbell ne ate rast, varet krejtesisht nga besimi yne.
cmon Nine, bertit qe beson ne te, se ne fund te fundit ti e le jashte klubit Migjenushin e shprete, aty te cepi i trotuarit bashke me Lulin! 🙂
Darieno, akoma s me ke dhene dy autore shqipetare te botuar e te klasifikuar pelqyeshem nga ty he burre! mos u merr me te vdekurit se te therrasin te gjallet! 🙂
08/03/2010 at 16:47
Loer, e ke shkrujt dy here te njejtin mesazh. Vetem se te i dyti je kujtuar se duhet ta modifikosh pak, ne kete rast do kishte qene mire te fshije te parin. 😀
08/03/2010 at 16:56
epo, sinjali iken e vjen,e une shume kam mbajtur mend faktikisht nga i pari per ta perseritur fije per pe 🙂
fatkeqesisht nuk kam mundesi organike ta fshij te parin, po i dyti eshte me i kompletuar ndaj Darieni pasi ti pergjigjet te dytit, te heqi ate integral te cunguar qe prish syrin tend estetik 😛 nderkohe ti Nine vazhdon te harxhosh fryme te cmuar pa besuar asnje sekonde ne zana 😛
09/03/2010 at 10:21
Nina, nen urdhera! E fshiva, tani po pergjigjem. Nese ke kerkese tjeter me thuaj, ngelem ne gatishmeri! 🙂
Ca te them une Loer, e maj mend qe e patem fol edhe para ca kohesh e une me nje driblim te denje arrita te te shpetoj.
Kete here me duken se ma kape bishtin me rrote e po provoj te te pergjigjem.
Po flasim vetem per autore (a.) te botuar, ok, dhe jo per poezi duke qene se poezite jane pak me te komplikuar. Dhe po te them direkt qe s’e njoh mire letersine shqiptare te viteve te fundit. ( Qe do te thote dy gjera : qe, 1 s’para lexoj shqip, e, 2, qe sidoqofte s’ka dale ndonje gje e denje sepse sikur te ishte botuar diçka e pelqyeshme patjeter dikush do me kishte lajmeruar e nese keta qe duhet te me kishin lajmeruar kane harruar u lutem ta bejne tani pse te heshtin )
Ma bej hallall, po bej direkt nje dallim midis a. qe me pelqejne ( ata nga te cilet mezi pres te nxjerrin ndonje gje te re ) dhe a. te lexueshem ( qe jane ata qe as i kerkoj e as me kerkojne, po nese plasem me ndonje liber te tyre e bie fjala s’kam ça te bej i lexoj ) Te grupi i pare eshte Lansdale, bie fjala, te grupi i dyte Hornby, sa per tu marre vesh se per çfare po flasim.
Keshtu si ta shpjegova, nuk ka asnje autor shqipfoles qe te me pelqen! Askush nga i cili te pres me padurim librin e radhes, te shfletoj librat e kaluar per te gjetur ndonje gje te bukur. ( Nje a. i madh Loer ne thelb ka vetem kete cilesi : e ndal kohen me nje liber, e nese ti e lexon mbas 100 vitesh koha rifillon ndersa ti ecen paragraf pas paragrafi ) Autore te tille une nuk kam gjetur.
Ka plot ne grupin e dyte, pra autore qe mua nuk me pelqejne por qe te pakten dine te shkruajne, e ti lexosh nuk eshte tortura, por nuk eshte as ndonje qejf i madh. Pra qe te pakten e dine se si shkruhet nje liber, si ndertohet nje histori. Autore te lexueshem e asnjegje me shume. E keta jane ata qe dime te gjithe, Kongoli, Kadare etj etj.
Kaq.
Duke shpresuar te kem qene i qarte, po vazhdoj te degjoj …And You Will Know Us By The Trail Of Dead! Bej te njejten gje.
09/03/2010 at 12:15
Ceki – Kafka, Kundera, Klima
Shqiperi – Kadare, Kongoli
11/03/2010 at 11:04
Miss Germs, gjes : ti mendoja edhe duhet ta dije me mire se sa te tjere duke qene se me duket je edhe fetare. Sidoqofte, shiko urdherin e dyte te mermerte te Moisiut!
Nina, e ke kuptuar keq, loja s’ishte me gjet shkrimtare qe u fillon mbiemri me K. 🙂
Loero, u fute edhe ti te grupi ” te hiqesh si i vdekur”? Ta hengri macja gjuhen? 😉
11/03/2010 at 12:04
hahahah, jooo! dead man walking 😛
degjo, Kadare eshte i madh per ate qe eshte. akoma dhe me te madh e ben glorifikimi qe i bejme.
Kongoli shkruan, shpesh edhe shume mire. e ben te madh lakimi qe i bejme.
po Zija Celen psh qe nuk e permend njeri? kjo nuk dmth qe ai s eshte i madh. dhe ti qe nuk u bindesh reklamave dhe publicitetit (ashtu si pothuajse tere ne ketu) duhet ta kishe germuar me mire letersine shqipetare. ka perla te fshehura ne qymyr.
nje nga ata eshte dhe Dor Keko, qe edhe pse poezia e tij eshte e pafund ne madheshti, une e preferoj si shkrimtar, sepse eshte shume hm, vital, nese mund te shprehem keshtu. sidoqofte, eshte e vertete qe letersia shqipetare eshte shume mbrapa prodhimtarise qe duhet te kishte, sidomos me zhvillimet dhe realitetin e cuditshem qe paraqet vendi yne qe prej disa dhjetevjecaresh. kemi shume pak zera nga sa duhet te prodhonte ky vend. dhe e tera eshte pab.thesia e botueseve qe nuk u japin besim shkrimtareve qe nuk u garantojne shitje te menjehereshme. dhe nga ana tjeter botojne cdo gje qe u jep nga 500 mije leke e siper ne dore. aman, situate leshi.
11/03/2010 at 20:00
E di Darieno e di, meqe ishim te faqja e koincidencave.
22/07/2010 at 19:33
Pjese e nje monologu te komikut tim amerikan te preferuar. Ma kujtoi ky artikull. S’jua perkthej se italishten tani e dine qena e mace:
Rimasero tutti così scioccati quando Elvis morì per via della droga,
È stato così triste, no? “Perché proprio Elvis, perché?
“Non Elvis!
“Com’è possibile che il Re sia morto per droga? Non riesco a crederci!
“Non Elvis! Il Re è morto!”
Sarebbe potuta andare peggio.
Avrebbe potuto non essere tossicodipendente
ed essere invece un gran fumatore… ed essere ancora vivo oggi.
(scena di lui che imita Elvis mentre canta appoggiando il microfono alla trachea)
Sarebbe potuta andare peggio.
Morire è stata una bella mossa per la sua carriera, le sue vendite sono salite alle stelle!
Cosa doveva fare, diventare sempre più impopolare? Se fosse vissuto…
…non sarebbe stato triste? Un Elvis poverissimo…
…in tour con gli Steppenwolf?
Non sarebbe stato disgustoso?
“Grazie. Una Chevette nuova, tesoro. Grazie.
“Siete un pubblico meraviglioso. Una Yugo nuova, tesoro. Grazie.
“Una Gremlin nuova, baby. Vi amo. Un omaggio da parte del Re. Grazie.
“Un triciclo nuovo, sono proprio al verde.
“Un camion giocattolo nuovo, in arrivo.”
Sarebbe potuta andare peggio.
22/07/2010 at 19:43
Kush do ta shkarikoje spektaklin, ja ku eshte: http://www.megaupload.com/?d=TWQPPWHF
Do te me falenderoni.
23/07/2011 at 19:29
Amy Winehouse, edhe nje (f)emer tjeter ne liste.
24/07/2011 at 11:13
Desha t’i lajmeroj edhe une nja dy SHKRIMTARE qe kane vdekur ne moshen 27 vjeç.
ALAIN-FOURNIER, por kete e kane vrare Gjermanet qe mos fitofshin me kupe bote, e kane vrare ne llogoret e Luftes se Pare, ka qene zallamahi e madhe atehere, dhe nuk e di pse i ra lapsi ketij te shkretit, pati shkruar nje roman te madh, vetem njecke : “Le Grand Meaulnes”.
Tjatri eshte me “space”, ky eshte gjerman per vete, GEORG TRAKL, dhe ka vdekur po ate vit me kete te parin, 1914. Shiko si ka qene puna e ketij : ky tipi vdiste per te motren, dhe bente ç’bente dhe e perqafonte shume, shume… Motra pastaj, nje dite i thirri rradakes dhe vrau veten. Ky tipi u pikellua shume. E shtoi dozen e droges. Pi e pi, e pi e pi, nje dite ngeli dru, s’u zgjua fare nga gjumi. Ama shkruante poema te llahtarshme, nder me te bukurat dhe te thellat e gjuhes gjermane.
Nejse, meqe ra fjala, une e kam vendosur do te rri 26 forever. S’kam per ta hudhur ate hapin fatal te 27-es. Frike e madhe shume. Jo se do te marr pjese ne ndonje lufte e te ha ndonje koqe plumbi, e as do te pi droge qe te me gjejne tutkall ne mengjes, por puna eshte se kjo 27-ta po na behet si ylberi, s’e kapercen kush. Po yve, i keni kaluar te 27-at, dhe na tregoni nga pervoja juaj, si ia keni arritur ? – Kjo pyetja e fundit ishte tipike xhibiane, nje pershendetje miqesore.
24/07/2011 at 14:57
eshte dhe ky robi, edhe pse jo 27, por 20. raymond radiguet. gjeni i parakohshem i letersise franceze e kane quajtur, cocteau dhe rembaud sec e ka pas shok me duket. djalli ne trup quhet novela e tij e perkth. ne shqip. nga nasi lera,. dhe eshte vertet interesante. sapo mbarova the catcher in the rye, shume psiko holden boy. se mu kujtua nga dashuria per motren. por shume interesante vertet. edhe pse nuk pashe asnje gjurme ne liber qe te me conte te vrisja john lennon. holden eshte versioni sick, i pandergjegjshem dhe shume amerikan i PP. keshtu mu duk te pakten.
24/07/2011 at 19:01
Ore, te hyj une tani e te tregoj çunaket e medhenj te letersise qe kane vdekur kerthi, s’ndalem pastaj. Por Radiguet, vertet eshte shume i mire.
Nja dy gjera per te : e para e punes, Nasi Lera s’duhet te kape me me dore gjera te tilla, pas pushkatimit “posthume” qe i ka bere “te huajit” te Albert Camus. Plus jamais !
E dyta, “djalli ne trup” nuk eshte novele por eshte roman.
E treta, ky ska shkruar vetem kete, por ka shkruar dhe gjera te tjera, psh nje “balloja e kontit orgel”.
Tani te vijme tek “Holden”. Kete liber, shpresoj te jete perkthyer mire sepse ky kerkon jo nje tip qe di gjuhen angleze shkelqyeshem, por do nje tip qe e njeh letersine shkelqyshem. Nuk di çka ngjare me te, a eshte sjelle mire apo jo. Por di qe ne frengjisht, eshte perkthyer dy here nga dy shkrimtare te ndryshem, dhe mjaft te njohur. Madje perkthimi i dyte eshte bere nga Annie Saumont, nje grua qe ka bere mrekulli me te, me nje gjuhe qe te shkrin gazit. Me nje fjale, jo kushdo e perkthen kete librin, sepse eshte perle, dhe perlat duhen trajtuar nga tipa qe ua dine vleren. Per mua, perkthimi i Saumont eshte thjesht “special”. Sa here qe ta marr ne dore, qesh me te madhe. Nuk rekomandohet te lexohet ne avion, sepse ka rrezik t’ju arrestojne per te çmendur, dhe do kene frike mos do beni ndonje hata. E kam fjalen qe nje Salinger ka bere nena, s’ben dy.
Sa per dijeni, Loero, me duket se i ke kaluar pak rreshqit librit, dmth s’e paske kapur mire Holdenin. Ky tipi, ato tre dite qe sorollatet neper New York, eshte nje metafore e ndeshjes balle per balle me realitetin e hidhur te te rriturve. Mirepo, Holdeni nuk deshiron te rritet, ai mblidhet si nje kermill ne guacken e vet te ngrohte te femijerise. Jo me kot, ai permend poezine e Burns “Kapesi ne theker”, e cila edhe kjo eshte nje metafore : femijet qe do te ruhen nga ky kapesi, nuk do te lihen te dalin jashte ares, te bien ne ledh, pra simbolikisht te bien ne humneren e botes se rritur. Dhe tipi deshiron t’i mbaje keta femije perjetesisht ne boten e tyre. Holdeni eshte vuajtja jone e te gjitheve kur kemi kapercyer moshen e femijerise dhe jemi hedhur ne maturi. Maturi e cila nuk i pelqen Holdenit, i duket e frikshme, ashtu si New Yorku qe gllaberon pinxhivula te vegjel si Holdeni. Keshtu qe gjerat jane me te thella se kaq.
Fakti qe ai idioti Chapman ka pasur ne xhep nje “Holden” nuk do te thote gje, sepse ky liber ka qene dhe do te vazhdoje te jete nje liber kult. Cilido adoleshent ne bote, i duhet ta lexoje kete liber, te pakten nje here. Ata qe s’e kane lexuar, s’duhen degjuar fare dhe mos u lodhni me ta, kokeqype do te ngelen gjithmone.
OK.
25/07/2011 at 19:11
UN,
1. pse ke inat ae une e permenda radiguet parA teje?
2. pse thua qe mund te permendesh pa ndalur shume cuna te vdekur heret? ti s eben dot kete.
3. djalli ne trup sipas tere kritereve mund te quhet novele ose roman sipas qejfit.
4. askush nuk diskutoi ne ka shkruar tjeter gje ky apo jo, pse e servir sikur thashe qe ky robi shkrete s ka shkruar gje tjeter?
5/a
pse s ke fare besim ne informacionet dhe gjykimet dhe njohurite e dynjase?
5/b
si pasoje, pse ben komente te panevojshme mbi the catcher in the rye te cilat mund te gjenden fare thjesht ne wikipedia edhe pa lexuar librin, jo me pasi ta kesh lexuar librin, qe nje mendje profane mund ta kuptoje ku i fle miu holdenit?
holdeni per mua eshte nje formule qenie mizantrope amerikane tipike e semure dhe jo i keq sigurisht i piter panit. me nje princ te vogel ne koke qe i kendon tere kohes. une psh holdenin nuk e lexoj me, ndersa piterin gjithmone, kudo :))
ah, sa per perkthimin, sigurisht linte shume per te deshiruar. 🙂
25/07/2011 at 22:30
Po ja mo, Loer, se je dhe i lezetshem ti, s’te rrihet pa u pickuar… eh mire de, bej shaka dhe une. Por nejse, nganjehere rrembehem, pastaj pasioni eshte i keq vetem kur gjen ndonje automatik ne rruge, dhe jo kur diskuton per letersi. Ketu jemi ne nje mendje, besoj.
Tani, shiko per Radiguet. Une do ta kisha thene heret, sepse e kam lexuar ka kohe, por problemi eshte se ai ka vdekur 20 vjeç, siç e the vete. Prandaj nuk e permenda. Se ashtu mund te flisja dhe per Sabine Sicaud, nje poete franceze 15 vjeçe, e mrekullueshme, vdekur aq e re nga tuberkulozi. Te lexosh poezite e saj, 15 vjeçe tjetra, habitesh. Pastaj mund te permendja Marie Bashkirtseff, vdekur 24, qe ka lene nje ditar prej 19 000 faqesh ! Nje mendje aq e zgjuar, aq e shkathet, mjafton te lexoni letershkrimin anonim me Maupassant (alla pickime internetore te qemotit). Pastaj mund te permendja edhe Casanoven, jo ate gomarin e Italise, por Felix Francisco casanova, vdekur vetem 19 vjeç, nga nje rrjedhje gazi. Dhe thone se mund te kete qene dhe vetevrasje sepse librin e famshem “Le don de vorace” ku flitet per nje djale qe deshiron te vrase veten me çdo kusht por nuk ia arrin.
Ka pastaj plot te tjere, Büchner, 23 vjeç, Keats 25, Marlowe 29, qe s’i njoh mire. Puna ishte te rrinim tek 27-ta.
Kurse per Holdenin, e ke gabim. Fakti qe s’do ta lexosh me, do te thote diçka per perkthimin. Te lutem, meso anglishten mire (nese s’e di) dhe lexoje origjinalin, ose po ashtu, meso frengjishten, te siguroj se perkthimin frengjisht i Saumont eshte i mrekullueshem. Dhe pastaj do ta lexosh çdo pranvere a vere a dimer a vjeshte. Keshtu puna, mik. Ndonje gje tjeter, kishe ? Do te lexosh ndonje gje te bukur ? Fol, pa ndrojtje. (bej shaka).
25/07/2011 at 22:32
letershkembimin anonim* – lapsus.
26/07/2011 at 12:40
dua pra, hajde, me integro pak me letersine europiane 🙂 te rene kuptohet…
marlowe eshte shume interesant, ka dhe per te teori konspirative qe eshte t eishulli me elvisin jimmin jamesin, dhe ku di une 🙂
ej, po dhe periudha e ketyre 15 vjecareve e cuditshme eshte 😛
26/07/2011 at 22:01
Sabine Sicaud, Loer, eshte peshe e rende. Ti duhet te ma degjosh fjalen ne kete rast. Nuk po te mashtroj, po te them se e shkreta ka vdekur vetem 15 vjeçe, ne dhimbje te tmerrshme (gangrene kockash qe nuk dihet mire nga i ka ardhur), dhe se e ka pasur shpirtin cope. Ka disa cikle poezish, mbi dhimbjen, mbi udhet… Ja nje poezi e vogel e madhe, sa te shohesh dhe ti çfare shkruante :
“Shtëpiza është bosh.
Është e çarë, s’dihet përse.
Lufta e njerëzve ishte larg që këtu…
Erërat e vendit kërcenin përsipër si keca,
As pa ia përkëdhelur fare barishtet e çatisë.
Po zjarri i qiellit, kë do të kishte ndëshkuar
Në këto katër mure ngjyrë gjinkallash ?
Një vatër e mjerë, ngjyrë miu,
Vdiq në heshtje nën çengel.
Mbase një kalimtar, thjesht kohën e një shiu,
Mos ëndërroi vallë, dje ta ringjallë ?…
Mos vallë zotat na presin ?
Udha ndalet… Buzë ledhit,
A nuk është ajo aroma e atyre vjollcave
që ty të kujtohen ?…”
____________
Tani, ne lidhje me letersine europiane. Kjo eshte shume e gjere si çeshtje, s’mund te mberthehet keshtu me nje postim tiranokollingce. Por le te themi se skandinavet kane marre te tatepjeten, dhe me vjen keq per kete. I kam pelqyer shume, por ka ca kohe, ca vite dmth, qe i jane futur “polarit”, dmth librave pa lidhje ku hetohet gjithmone nje vrasje a zhdukje, qe futja vize e kalo matane. Ska me Knut Hamsun apo Stig Dagerman. Mbase ajo finlandezja Sofie, mund te na beje diçka, por prape, pak eshte.
Letersia gjermane, them se eshte vertet mire, si gjithmone. Ka ca te rinj qe duhen ndjekur me vemendje, Juli Zeh psh, me ate tjetrin… ia harrova emrin, ate qe ka shkruar “Matesit e botes”… po qe e harrova…. nejse.
Letersia angleze, keta jane mire goxha, bashke me irlandezet qe hane buke veç. Keta kane ca koka te mira romancieresh, dhe arsyeja eshte se anglezet DINE te tregojne nje histori, dhe jo te TREGOHEN ne nje histori, siç bejne francezet e sotem. Ka sigurisht ndonje francez te mire, talente sigurisht qe ka, Vincent Message psh, por gjynah qe Franca e traditave te romanit, tere ata emra te medhenj, ka perfunduar ne nje grumbull “nombrilistesh” qe te çajne koken me budalliqet e tyre te kokes se vet.
Ndersa Ruset, keta kane mbaruar me soj e sorollop, i ka shkaterruar komunizmi e i ka bere fertele. Si puna jone, xhanem. 50n vjet shkretetire, kujton ti se do te mbije lulja aq shpejt aty ? Ncuq.
Vendet e lindjes, vari qillon. Keta botojne 90% perkthime, ka shterruar prodhimi vendas. Ka ndonje qe e nxjerr koken, por e pergjithshmja eshte vajtuese. Serbet nuk jane keq ketu, kane ca tipa qe kane vendosur te bejne shaka me budalliqet e tyre, me luftrat debile, dmth ca tipa europian qe po bejne emer. Kryesisht, mosha 30-45, te tjeret, futi rruspen, te gjithe maskarenj nacionaliste kane ngelur.
Greket ? S’i njoh fare, dhe nje mendje me thote se s’ia vlen, keshtu qe po kaloj matane.
Spanjollet, mire jane, nje gje qe ve re tek ta, eshte erudicioni. jane tipa, me ç’jane dukur mua, tejet te njohur me problemet e letersise, me traditen, etj. Ne fakt eshte normal : ta lexosh baben e romanit ne origjinal (Cervantes), s’eshte pak.
Po kthehem edhe njehere tek francezet : jo se s’kane autore te mire, por ka filluar t’i mbyse nje vale narcizikesh qe banojne mu ne qender te Parisit, dhe s’po i lene te tjeret te marrin fryme. E kam fjalen ne shitje, dhe ne paraqitje publike. Pak a shume si ne Shqiperi… e di vete ti.
Ah ! edhe belget, s’duhen nenvleftesuar, kane ca tipa si Toussaint apo Weyergans, si dhe ate plakun 100 vjeç (gati), ia harrova emrin… po, Bauchau.
Holandezet kane me te mirin, mendoj une, mbase me i miri per Nobel, Cees Nooteboom. Kam perkthyer nje liber te tij (jo ate qe eshte botuar), nje tjeter, e ka shkruar kur ishte 20 vjeç. Nje mrekulli, or ti mik ! bah çfare mendjesh ka bota, çfare tipash te zgjuar ! Kete roman qe po them une, mos me dalte shpirti pa e botuar vete, me leje e pa leje, me leke borxh apo te vjedhura diku, ç’rendesi ka, romani do te dale nje dite.
Kaq se u lodha, do te shkruhemi pas nje jave. Deri atehere, gjithe te mirat, kush te kaloje kendej.
23/04/2012 at 14:04
ehe… ndonje informacion per librin e Cees Nooteboom ?