Archive for February, 2011

KALI I BUKUR KROAT : mbi Bozhidar Prosenjak

28/02/2011

nga Visar Zhiti

Udhëtimi im për në Kroaci pati një si trokëllimë brenda meje, që më pas e kuptova, ishte trok i ëndërrt kuajsh. Ndoshta krijohej nga një ndjesi e hershme ballkanike të karvaneve që shkonin e vinin andej-këndej, kuajt e luftëtareve dhe të dasmave, statujat e tyre nëpër sheshe tani, hëna e vjetër dhe era gjithmonë e re dhe, s’e di me ç’magji, përtëriteshin në kujtesen time, madje në parakujtesë, aq sa dhe avioni me dha përshtypjen e kalit me flatra, Pegasit të mitologjisë. Po fluturonim mbi të. (more…)

Advertisements

Jam nga Tirana, bëj Wake Up, jam shumë superior

27/02/2011


Lek Plepi  ( L.P )   është një djalë që këndon. Këndon këngë – sipas meje – shumë të shëmtuara me tekste qesharake, po kjo s’ka rëndësi.  Kush të dojë mund ta dëgjoje, ti pëlqejë a te mos ti pëlqeje, punët e tija. S’është më mire a më keq se sa dhjetëra këngëtare të tjerë shqiptarë.

Pa ndonjë arsye të veçantë, në Facebook ka plasur fenomeni L.P. Qindra grupe fansash, profile të rrema etj etj. Se FB duhet edhe për këtë, për të klikuar lidhje idiote e për të bërë humor. E lëmë revolucionin për një moment, le të qeshim të gjithë së bashku. Një fenomen pak ironik a tallës, po sidoqoftë një fenomen interesant. Një fenomen sipas meje racist, bërë nga njerëz që ndihen superior. Nga të njëjtët njerëz që thonë “malok” me përçmim, që trajtojnë kamerierin keq. Nga ata që nuk e dinë që prindërit e gjyshërit e tyre ishin tamam kështu, a që vetëm duke u tallur mund ta mposhtin frikën e tyre. (more…)

Cmendinë (ose kurth)

23/02/2011

nga Dritan Mesuli

Gjurmë gishtash,
vagullt,
të heshtuna,
si murgj gjuhpreme e dëshira të ngërdheshuna,
l’varen djersët
në gotën e kërbulun të së shtunës. (more…)

Shakaja

19/02/2011

“Inner Feelings”, Lee Herrman


Shkëputur nga romani “Shakaja”  Milan Kundera, i përkthyer në shqip nga Mirela Kumbaro.

Flitet shumë për dashurinnë në vështrim të parë, jam i ndërgjegjshëm se është dashuria që e krijon legjendën për veten, për të mistifikuar më pas fillimet e saj; kësisoj nuk do të nxitohesha e të pohoja se këtu ishte fjala për një dashuri të tillë; por kishte një lloj parashikimi: thelbin e Luçisë ose – që të jem sa më i saktë – thelbin e asaj që u bë më vonë Luçia për mua, unë e kisha kuptuar, ndier, e kisha parë në çast e menjëherë: Lucia më kishte sjellë vetveten, siç sillen të vërtetat e zbuluara. (more…)

Flaming Lips na kontrollojnë : 2 blobs fuckin

18/02/2011

Është eksperimenti i Flaming Lips që dhurojnë një surprizë për Shen Valentinin. Janë 12 këngë që ama duhen dëgjuar të gjithë përnjëherë. Apo një këngë e ndarë në 12 pjesë, si të doni. (more…)

Pushtimi i Parajsës

17/02/2011

nga Loer Kume

Ecnin e ecnin pa ndalim.
Të tharë e tkurrur si varrmihës të lashtë, si fantazma të errta, rendnin përmes qytetesh që kohë më parë nuk do linin pa plaçkitur e djegur vetëm për dëfrim.
Frika e zezë e famës së tyre të vjetër i paraprinte, e njerëzit fshiheshin ku të mundnin në lemeri.
Por, asgjë su hynte në sy atyre, regjur me pluhurin e fushëbetejave mesjetare të Europës Qendrore, duke marshuar ditë e natë, të palodhur, ata, Kalorësit e Armatës së Detit të Pagjumë, kishin një mision fatal, detyrë përtej fantazisë dhe mundësive të të thjeshtëve pa shpirt. (more…)

Grupet më të rendësishme…?

16/02/2011

1979  – The Clash : London Calling

Album perfekt, “ the only band that matters” që i jep një far rrugë, dinjitet e politikë rrymës punk. Strummes & Jones, shpesh herë të nënvlerësuar muzikisht, meritojnë një emër afër Lennon – Mac apo Jagger – Richards.
The Guns of Bristol, Spanish bombs…Lost in the supermarket e shumë këngë të tjera, e bëjnë muzikën përsëri politike, impenjim social, pa hequr dore nga shpirti punk. Interesant pastaj kopertina, një homazh për Elvis Presley. Sepse familja ëhtë e rëndësishme e s’duhet harruar.

(more…)

Arcade kush?

14/02/2011

Albumi i vitit 2011.

Xixellonja thotë

Disa reagime!

Në vend të fjalëve, një pikturë

11/02/2011

Childe Hassam, “Easter Morning”

Për momentin do e quajmë “Letërsi…”

09/02/2011

Një debat interesant

Përgjigje e zotit Tufa

Përgjigje e zonjës Bozhani

(more…)

Down Rock Shkurt

06/02/2011

British Sea Power

  1. Are We Lovers or Are We Friends? (Acid House Kings)
  2. Last Train From London (Salteens)
  3. Living Is So Easy (British Sea Power)
  4. All Day (Concretes)
  5. Michelle (Rubblebucket)
  6. Terrible Day (Banjo Or Freakout Remix) (A Classic Education)
  7. Rope And Summit (Junip)
  8. Nightwatch (Acrylics)
  9. Clamor (Balmorhea)
  10. Shirley (Matthew Friedberger)
  11. The Solution (Winebirds)
  12. Arise, Watch (Buffalo Tom)
  13. Equestrian (U.S. Royalty)
  14. Bumper Car (Modern Skirts)
  15. Blackbird And The Fox (Twilight Singers)
  16. Don’t Know About You (Bardo Pond)
  17. You Don’t Have To Drive (Sleeping In The Aviary)
  18. Sea Talk (Zola Jesus)
  19. Peripheral Visionaries (Young Galaxy)
  20. Chinatown (Destroyer)

Na ishte një herë EMI

06/02/2011

 

EMI costs its backers £3.9bn

Robert Peston

The takeover in 2007 of EMI by Guy Hands’ Terra Firma – just as the bubble in financial markets was going pop – will go down in British corporate history as one of the worst ever deals. (more…)

5

04/02/2011

E para. Anarkia fetare: katër fe të ndryshme që nuk kanë zënë rrënjë në zemrën e
një populli pagan. (more…)

Fotografitë e kujtesës

02/02/2011

nga Dorian Isai

Andi përseriste me vehte,i bindur se tanimë e mbante mënd dhe e kishte të qartë konceptin e fotografive të kujtesës:”Foto kujtese janë ato momente që të ngelin gjatë në mëndje,që të risjellin nga hapesira në kohe çaste unike dhe që lenë hije edhe më pas në jeten e personit që i përjeton.Janë koncentrimi i momenteve ose situatave të jetuara vrullshem”.Prestigjatori i kishte thënë se nuk ishte e nevojshme që ta mbante mënd keshtu siç ia kishte thëne ai,”nuk jam mësues i rreptë”,por e rëndësishme ishte që Andi ta kuptonte ketë përkufizim.”Duhet të më sjellesh shembuj nga jeta jote,fotografi kujtese nga personat që njeh,mundesisht nga ata që jenë më afër teje,familjarët, ata njeh me mire”.Që prej asaj dite Andi kishte filluar “kërkimet”.Kujtonte nënën,babain,motren,jo si adoleshent i larguar nga shtepia për pushime,por për qëllime “studimi”. (more…)