Archive for March, 2009

“Dark Passion Play” Rikthimi i Nightwish

31/03/2009

Dark Passion Play titullohet albumi i fundit i grupit te famshem te muzikes Gothic Metal,Nightwish. Ngjall interes disi te veçante ky album,pasi eshte i pari me kengetaren e re Anette Olzon, pas largimit te Tarja Turunen ne fund te turit boteror te Nightwish. Shume njerez mendonin se Nightwish do te zgjidhnin nje kengetare qe ti afrohej sa me shume timbrit te Tarja Turunen,per vete faktin qe ato jane bere te famshem fale nderthurjes se muzikes metal dhe opera. Ja qe Nightwish kane dashur te na habisin me zgjedhjen e tyre, stili i Anette eshte shume larg nga ai i legjendares Tarja. Zgjedhje kjo qe mund te ndikoje shume tek fansat dhe suksesi i ketij albumi. (more…)

5 këngë mbi dashurinë

29/03/2009

Fillojmë këtë rubrikë mujore me 5 këngë dashurie sipas nesh. Jo më të bukurat, por ato më përfaqsuese për momentin.

(more…)

The Wrestler

25/03/2009

nga F.Alla

Randy The Ram Rombinson eshte nje nga wrestlerat me te forte dhe fitimtar ( te gjitheve u kujtohet triunfi i tij kunder Ayatollahut ne 6 prill te 1989).

(more…)

Cute Babulja

20/03/2009

Cute Babulja janë një ndër grupet më interesant të shekullit të ri në Shqipëri. Jo se konkurrenca është edhe shumë e madhe por sidoqoftë Cute përfaqsohen denjësisht.

(more…)

Çeta e Bilbilenjve sipas këngës popullore

18/03/2009

nga L. Gërveshi

Ishin vërtet trembëdhjete, ashtu si thotë kënga?
Në fakt ata kryenin aksione të ndryshme e sipas rastit çeta mund të arrinte edhe më shumë, nga tridhjetë në pesëdhjetë veta.

(more…)

Kthimi i atij qe nuk ka ikur kurre : Bob Dylan

17/03/2009

Lajmi, edhe pse jane me shume zera korridori, eshte nga ata qe nuk mund te injorohet : Bob Dylan po pergatit nje album te ri dhe..degjoni degjoni, teorikisht do jete nje album i perqendruar mbi Dashurine.

(more…)

Dig, Lazarus, Dig!!! dhe rikthimi i King Ink

15/03/2009
dig

Për të gjithë ata që u intereson akoma : Nick Cave është gjallë dhe mbas dy a tre albumesh kshu-kshu është kthyer ai i një kohe, ai i The firstborn is dead dhe i The Good Son.

(more…)

Kadare : Lule të ftohta prilli

13/03/2009

Le t’i sqarojme gjërat që në fillim : nga Kadare kërkohet gjithmonë më shumë se sa na jep. Është e natyrshme, dhe ndoshta është edhe e drejtë. Në këtë Shqipërinë e sotme mbushur me pseudo – intelektualë kafenesh e idhuj që konsumohen brënda 24 orësh, Kadare ngelet një pikë riferime për më shumë se një brez. Shkrimtari më i famshëm shqiptar e di këtë, e di edhe që i takon të mbajë një barrë më të madhe se sa supet e tij dhe refuzon të tërhiqet, të avullojë si Prilli i ftohtë.

(more…)

Walk the line

12/03/2009

nga Florian Alla

Johnny Cash është jo vetem legjenda e muzikës amerikane, por njikohësisht një nga figurat më pak të njohura nga publiku i gjerë. Një nga ato figura që kane adhurimin total të pakices, dhe që zbulohen nga publiku i gjerë vetëm kur bëhen filma si ky.

(more…)

Coltrane dhe Treni Blu.

11/03/2009

Ky album mban datën 1957. Lufta e dytë botërore ishte akoma kujtim, Elvis ishte vetëm një emer i bukur për fëmijet dhe Liverpuli ishte i famshem sepse ishte një port i rëndësishëm anglez.


(more…)

Këngë te reja për shkarkim – Mars 2009

10/03/2009

Këtu mund të gjeni çdo muaj 20 këngë për shkarkim falas dhe legal.

(more…)

High fidelity, apo Besnikeri e larte

09/03/2009

Kam nje pergjigje gati prej shume vitesh, apo me sakte, qe kur lexova per here te pare High fidelity. Per fat te keq askush s’me ka bere kurre pyetjen e sakte, qe do ishte keshtu: Beson ne budizem dhe ne rilindjen e shpirtit?

(more…)

Johnny Cash – Folsom prison blues.

09/03/2009

S’duhet te jete ide e keqe te kendosh kenge per te burgosurit neper hotele luksoze, apo kunder luftes ne Vietnam neper festa drogerash me hipi. Por eshte gje tjeter te rregistrosh nje album ne nje koncert ne burgun e Folsom, apo te kendosh per djemte ne Vietnam, pa fshehur qe je trembur shume.

(more…)

Kurt

09/03/2009

( Nuk eshte e lehte dhe e pershtatshme te flas per Vonnegut. Por diçka duhet t’a shkruaj, apo jo. Do kisha preferuar te mendoja per te duke pire ndoshta nje goet ver, t’a pershendesja si nje mik te vjeter e te larget, apo nje gote birre. Ndoshta birra do i hiqte solemnitetin momentit. )

(more…)

Deja vu

09/03/2009

Ky film nuk eshte nje kryeveper, edhe per arsyen e thjeshte qe kryeveprat u bene tashme disa vjet qe Hollivudi nuk i ben me. Me sa duket kane gjetur menyra te tjera qe t’u sjellin edhe me shume fitime sesa kryeveprat. Pak rendesi ka, – per momentin – mund te themi qe ne total Deja vu eshte nje film i kendshem, nga ata me nje polic te zgjuar – nje Denzel Washington gati perfekt – nje kriminel te zgjuar – Jim Caviezel – dhe shume idiote rreth e rrotull. Nje nga keta eshte Val Kilmer. Nejse. Ne mes futet udhetimi ne kohe, molla moderne a Adamit, deshira e pamundur. Dhe per te gjithe ata qe kane dhimbje kohe mund t’ju themi qe nuk ka edhe shume krisma. Nuk ka edhe shume, shume kuptim, per te rekuperuar krismat. Por nuk merzit ( gati ) kurre, edhe pse duket nje ore larg se si do mbaroje.

Ritratti nga Francesco Guccini.

09/03/2009

“Ritratti” eshte, kronologjikisht, albumi i fundit i Françesko Guçinit. Dhe titulli nuk eshte i rastesishem. Ritratti,ne fakt, pershkruan shume personazhe historik, duke filluar una Uliksi e duke perfunduar tek Karlo Xhuliani, nje i ri i vrare ne Xhenova gjate mbledhjes se G8, duke kaluar nga Kristoforo Colombo dhe Ernesto Ce Guevara.

(more…)

Ujku i detit – Jack London.

09/03/2009

Jack Griffith kur ishte i vogel nuk besonte tek Z-ti, por tek Deti. Dhe per fat te mire Jack Griffith u rrit per t’u bere Jack London. Sepse deti, siç do thoshte ai vete, eshte maja e luftes per egzistence. Eshte aty ku njeriu lufton kundrejt forcate te natyres ne menyren me brutale te mundshme, dhe nese fiton e di qe ka fituar duke qene inferior, e di qe e ka mundur me forcen e mendjes dhe te shpirtit ne radhe te pare, shtuar edhe forcen e trupit natyrisht. Ky eshte “ Ujku plak” qe tregon historine e rastesishme te nje kritiku letrar qe per nje seri incidentesh e gjen veten ne nje anije me kolege gati pirate. Nje shprehje mbi te gjitha, qe kapieni i anijes i thote borgjezit letrar : “ Bamiresi…bamiresia eshte si ti thuash Zotit qe Ai nuk di t’e qeverisi boten….”

Franz Ferdinand dhe besimi im te ta

09/03/2009
Franz Ferdinand

Franz Ferdinand

Nuk jam nje njeri snob, ose me mire, muzikisht nuk jam nje njeri snob. Ky rrefim ama, na nxjerr menjehere nje pyetje ; kush eshte nje njeri snob, muzikisht?

Quhet “ snob” ai njeri i cili ka nje fare kulture muzike, ne shumicen e rasteve mediokre, dhe refuzon t’a zgjeroje ate. Mund te ndahen ne dy kategori : ata qe degjojne vetem nje lloj muzike dhe nuk e ndryshojne kurre, dhe ata qe degjojne vetem muziken e prodhuar ne disa vite te veçanta dhe natyrisht, nuk e nderrojne. Une preferoj keta te dytet. Jane nje prototip qe duhet t’a takosh patjeter ne kete jete, nuk ka shpetim. Njihen lehtesisht sepse thone shprehje si kjo “ Degjoj vetem muzike te viteve 60 – 70 e ca. Nuk ka dale asnje muzike e mire mbas shtatorit te 1982, data e vdekjes se John Bonham, batteristi i Led Zeppelin, date e cila shenon edhe ndarjen e njerit prej grupeve me te medha te historise.”

(more…)

Djemtë e Detit

09/03/2009
Djemte e detit

Djemte e detit

Grupi zbret ne skene me nje peshe te madhe mbi supe, nje peshe qe ndoshta as ata vete nuk e kuptonin ne ate moment: duhet ti jepnin goditjen e fundit atij festivali konform, nje festival i bere prej kengesh mbi grurin, mbi misrin, mbi gezimin e koperatives e nocione te tilla. Jemi diku tek 1992, 1993, kitara elektrike konsiderohet akoma arme e djallit, nje djale me floke te gjata eshte akoma turp dhe vetem para disa muajsh çdo polic i ndershem e ndjente si detyre te te kapte ne rruge edhe te çonte ne rajon per te te prere floket. Dhe vetem Z-ti e di se si ja ka bere Genti qe ti rrisi floket aq shpejt dhe tu shpetoje berbereve te proletariatit.

(more…)

Me sa dimë ne është fundi i botës, por kultura shpëton jetë.

09/03/2009

Ideja për këtë sit ka disa muaj që më vjen rreth e rrotull në mendje. Besoj se në Shqipëri e nëpër shqipfolësit ndihet mungesa e një reviste serioze që të merret vetëm me muzikë, kinema e letërsi, kështu që detyrimisht edhe mungesa e një siti, konceptuar si një hapësire demokratike dhe e lirë ku gjithkush mund të diskutojë e, pse jo, edhe të shkruajë.

(more…)