Archive for July, 2010

Doctor Who.

24/07/2010

Cfarë është?

Eshtë një serial anglez, prodhuar nga BBC. Po po, edhe BBC ka mësuar të bëjë seriale. Vazhdon me Doctor Who mbas suksesit të  Life on Mars, një serial vërtet interesant që nuk flet per marsianët. Ndërsa Doctor Who po. Domethene, flet edhe për marsianët. Banorët e planetit Mars.
Skema është pak banale. Doctor Who është nje Time Lord i cili udhëton nëpër kohë e zgjidh probleme andej këtej. Nojherë e thërrasin vetë, nojhere shko për të shty kohën, ndonjëherë thjesht përfundon pa u marrë vesh mirë.
Nëse shikoni Wiki mund të mësoni që është seria fantashkencore që ka zgjatur më shumë në gjithë botën. Ka fituar X e Y çmime, por kush do t’ja dijë për çmimet? ( apo jo? ) (more…)

Libri i Zi

23/07/2010

nga Loer Kume

 

Njëherë, para shumë kohësh, isha në gjëndje të keqe. E keqja më kishte zënë në formën e ngjyrës së zezë. Dhe ajo erdhi në mënyrë natyrale, fare pa shqetësuar asnjë nerv timin, me hapa të heshtur…
Nga një gjëndje normale që isha, plot me ngjyra euforike që karakterizojnë natyren time, fillova, çdo gjë që më rrethonte, ta shihja në një ngjyrë të zezë. Në fillim herë të zbehtë, e herë të fortë. Më pas, sa më shumë kohë kalonte, aq më e fortë bëhej e zeza që shihnin sytë e mi. Por, nuk ishte ky shkaku që unë ndihesha keq. (more…)

filli

22/07/2010

nga Edvin Kukunja

 

filli është i shkurtër
ka shumë mundësi të këputet…

ajo nuk njihte detin
ecejaket borgjeze në rërën e lagët
as ai nuk e njihte detin
por njihte atë
dhe buzëqeshjen e saj e kish
të ngulitur në shpirt tashmë (more…)

Përpara së te bjerë nata Reinaldo Arenas!

20/07/2010

nga Xixëllonja

Quhesh Reinaldo Arenas e ke lindur ne Kubë në 1943 në mes të baltës, nga një mama shumë e bukur e një baba që e ke parë vec një herë. Gdhend vargje nëpër pemë e unë të besoj kur thua se: “ pemët kanë një jetë sekrete që e zbulojnë vec ata që duan  të ngjiten”

(more…)

Zoti e do televizorin

14/07/2010

nga Xixëllonja

Ennio Flaiano thoshte se “në të ardhmen nuk do jemi pasqyrë e asaj që kane bërë qeveritë por asaj që ka bërë televisori e media “ e në një të ardhme-të tashme ndoshta kjo ka ndodhur vërtet.

(more…)

Porse!

13/07/2010

Mirëdita.
Ky është një eksperiment. Që ka të bëjë me muzikën e fjalëve dhe kuptimin e tyre, e pyetjen nëse leximi i tyre fizik mund të ndryshoje edhe kuptimin e tyre të jashtë. Kështu që të gjitha fjalët janë të shpikuara, shqipçe natyrisht. Pyetja 1 : vallë a do kuptojnë të gjithë lexuesit, në mos të njëjtë gjë, gjëra të afërta? A do jetë për të gjithë poezi ndjenjash intime, lufte apo post moderne ( Frigorifer / Oh frigoriferi im i bardhë )? Pyetja 2 : a kemi nevojë për eksperimente të tilla?

(more…)

– Pashë rrugës një grua që po qante heshtur –

10/07/2010

nga Shkëlqim Çela

– Pashë rrugës një grua që po qante heshtur –

si oaz mu duk mollzë e saj

në atë trotuar betoni

me pemë të sapothara

dhe pluhur marsi;

(more…)

Ka gjithmonë dicka elegante në ndezjen e cigares me shkrepëse

04/07/2010

Nga Arti Lushi

Dy mace, ateiste dhe të uritura sigurisht, dhe ndërmjet tyre rruga njëkalimshe e një lagjeje, banorët e të cilës u bënë vite që i kane halë në sy jabanxhinjtë…Sidoqoftë është verë dhe kampionati botëror i futbollit është pothuajse në kulmin e vet. (more…)

Honi i Natës

02/07/2010

Ky është Honi i Natës dhe mbyllet vetëm në mëngjes, kur njerëzit nuk kanë më nevojë për të fjetur.

(more…)