Archive for September, 2012

Thuaju që më pëlqenin fluturat dhe që nuk haja asnjëherë mëngjesin

30/09/2012

nga Suada Halilaj

Zoti Buvier…

ju e dini që unë jam vetëm një zonjushë me kapele rrotull gishtërinjve që si rezidencë çastore kam zgjedhur këtë pension të lirë, në provincë të një gargulli patetik zaptuesisht që pretendojnë në kthetra qielli të varin brakeshat e një shekulli pacmueshmërisht lypsar! (more…)

Libraria

27/09/2012

1931, gazeta Besa

Poetët bëjnë dashuri ndryshe – zgjidh kopertinën

16/09/2012

Meqë kemi vërtet shumë kopertina për këtë libër, kemi menduar të bëjmë një sondazh në rrjet.  Mendoj që  është një mënyrë e re për të përfshirë publikun. Duke klikuar këtu mund të votoni për të zgjedhur kopertinën e librit tim që do jetë në shitje nga data 22 tetor.

Mbi librin

 “Poetët bëjnë dashuri ndryshe nga ne” duhet të dalë pas verës, nga shtëpia botuese “Pegi”, e ndoshta arrij të organizojmë një prezantim në panairin e librit në Tiranë në nëntor. Jam shumë i kënaqur për këtë libër. Flet për një djalë që ka një grup muzikor në Tiranë, e lëviz mes shpresash e zhgënjimesh, tamam ashtu si kam parë shumë miq që mundohen të bëjnë muzikë. “Poetët bëjnë dashuri ndryshe nga ne” është një homazh për ta, që nuk lodhen e nuk stepen, që nuk dorëzohen, por luftojnë përditë, aty, në ato lokale ku nuk shkoni kurrë a në salla provash të fshehura. Doja që kur të lexohej të ndihej pluhuri i Tiranës që ngrihet! Pastaj ka gjëra të tjera, të reja e të vjetra: tym cigaresh, këngë të shkëputura, treg Medreseje, autobusë të djersitur, dashuri buzë Lanës që qelbet e lulëzon, mbledhje partish, fundjavë në Durrës e pastaj koncerte, këngë, prova, muzikë. Në fund të fundit, është vetëm rock ‘n roll, por unë e dua shumë!

Intervista e plotë

Post Scriptum

Ata që do të votojnë kopertinën që do të përzgjidhet nga autori dhe botuesi, do të marrin pjesë në një short për të fituar 10 çmime. Natyrisht, ky votim po kryhet pikërisht për të kuptuar preferencat e lexuesve të mundshëm. Votoni dhe ftoni edhe miqtë tuaj të votojnë… mund të fitoni një çmim interesant!

Faqe FB botime Pegi

Faqe FB Darien Levani

Për Genti dhe Zana!

13/09/2012

nga Kozi Nasi

Rreth 4 vjet më parë vendosa më në fund të shlyej edhe unë detyrimin tim si qengj i bindur i perëndisë dhe me ndihmën e tij/saj (oh, jo, aspak frymë e shenjtë këtu!) solla në jetë njëri pas tjetrit 2 krijesat më të mrekullueshme që kanë shkelur deri më sot Tokën: dy fëmijët e mi Genti dhe Zana. Pa qenë e ndërgjergjëshme aspak për patriarkalitetin tim (të liundur) primitiv, më kënaqi radhitja e gjinive, duke menduar se e plotësova me sukses trashëgimin e gjakut me djalin të parin dhe u kujdesa për të përjetësisht me vajzën të dytën. (more…)

Si po prishet gjuha Shqype

11/09/2012

poezi nga  Filip Shiroka
Gjyshat tonë, eh paçin dritë!
Njerz koktrashë, kurgja s’kanë dijtë:
………. Jan kenë t’hutuemun!…
Ata t’mjerët s’kan dijtë athera,
as buon giorno, as kali spera,
as sabah sherif teheir-ollsun!
Na sot jem për t’u lavdue,
dijmë me folë, me bisedue
………. nga mendja jem holluemun! (more…)

Ellis mendon, Ellis shkruan

06/09/2012

Mall për Dorin

05/09/2012