Archive for October, 2009

Rosalie Prudent

31/10/2009

Guy de Maupassant

Perktheu nga italishtja: Arber Arapi!

Në atë mesele padyshim që diçka fshihej, që as gjykatësit dhe as vetë prokuratori i Republikës nuk dinin t’i jepnin shpjegim.

Vajza e quajtur Prudent (Rosalie), shërbyesja e bashkëshortëve Varambot, nga Nantes, kish mbetur shtatzënë pa dijeninë e padronëve dhe kishte lindur gjatë natës në dhomën e saj, sipër, në papafingo, e më pas kishte vrarë dhe varrosur të sapolindurin në oborr.

Pra, e njëjta histori si ajo e të gjithë fëmijë-vrasjeve prej shërbyesve. Por gjithsesi akoma një gjë mbetej e pashpjegueshme: nga kontrollimi i bërë në dhomën e Prudent ishin gjetur disa rroba për të sapolindur, të cilat i kishte bër vetë Rosalie me duart e saj; në tre muaj kish kaluar netë të tëra për t’i prerë e për t’i qepur. Kjo vërtetohej nga shitësi i dyqanit, nga i cili, për atë punë të gjatë ajo kishte blerë qirinjtë, që me mund i pat paguar me ato pak kursime që kish arritur të bënte. Fakti tjetër ishte se mamija e vendit, e informuar nga vetë ajo për gjendjen në të cilën ndodhej, i kishte dhënë të gjitha udhëzimet e të gjitha këshillat praktike në rast se lindja, për ndonjë arsye ose për ndonjë tjetër, do të kishte ndodhur në një çast ku çdo ndihmë do të ishte e kotë, e pamundur. Mamija kishte kërkuar gjithashtu për Prudent një vend në Poissy, e cila e merrte me mend që do pushohej nga puna, sepse siç dihej fare mirë në çështje morali bashkëshortët Varambot ishin shumë të prerë.

(more…)

Filozofia që na duhet sot

29/10/2009

Ismet TOTO, botuar më 1934

“Am Anfang Watr die Tat”
(Në krye qe veprimi)
GOETHE

Spencer-i thoshte se filosofia është shkenca e shkencave. Dhe meqënëse qëllimi i shkencës është lumturia, edhe lumturia s’mund të ketë tjetër qëllim, veçse lumturinë dhe sigurimin e saj. Ç’do të thotë lumtëri? Cilat janë elementet e saj? Ja disa: Punë, shëndet, mirërrojtje vetjake dhe e përgjithshme, liri veprimi, mendimi, ndërgjegjeje etj. Njohja që na udhëheq për në fitimin e këtyre të mirave dhe shkenca që me siguri dhe pandërprerje na ndrit udhët e një përmirësimi të tërësisë kombëtare – ja, me pak fjalë, tërë shkenca dhe tërë filozofia që na duhet sot. Çapi i parë, për sigurimin e një jete të lumtur, është dashuria e jetës. Po, që ta duam jetën, s’arrin vetëm ta nderojmë, po edhe ta çmojmë. Duhet ta mbajmë lart. Jeta është kaq e shenjtë, saqë për të ruajtur shenjtërinë e saj, sakrifikon akoma dhe veten në altarin e saj. Jeta, që lihet të bjerë, të çnderohet, të tradhtohet, është jetë errësire, jetë skllavërie, jetë shtaze, jetë verbërie. Jeta që nuk është gati të sakrifikohet tek duhet dhe kur duhet; nuk është jetë; është jetë rrezile, e poshtër, e ndyrë, e përgërtë! Shokë miq! Mbajeni lart jetën! Shumë lart! Vetëm ahere do ta ndaloni rënien e saj dhe do të ndjeni turp, hidhërim, tmerr për çdo gjë që përpiqet ta çnderojë. Që të mbahet lart jeta, duhet të ndalohet rrëzimi i saj. Kant, Comte, Bergson, Freud etj,… oh! Këto filozofira s’janë filozofia që duhet në çastet tragjike. Mendimi i thellë, kompleks, i futur në rrënjët, në shkaqet e jetës, më të paduruar, më të errët. Drita e madhe e ditës së re. Drita që shkëlqen në errësirën e piksur, të trashë, të paçarë të shekujve. Drita që zbulon agimin e një epoke tjetër të panjohur, të ndershme, të lumtur. Lëvizje! Në qoftë se do të ulim kokën vetëm mbi faqet e pasosura të teorive, lumi që na mori! Mbi ne, mbi ëndrrat tona, mbi lumturinë tonë, do të shkojne vite, epoka, shekuj sa të ndezim një kandile të varfër në kalivet e mizerjes sonë mendore! Me pak mendim, me pak truajtje, më tepër lëvizje, më tepër kurajo! Udha e jonë s’duhet të shkojë nga fushat. S’kemi kohë për një udhë të tillë. Për të arritur qëllimin tonë, nuk do të shkojmë nga udhërat dhe monopatet e fushavet e të malevet, po do të fluturojmë nga bregu në breg, si zogj me krahë hapur.

 

(more…)

Down Rock Tetor

26/10/2009

  1. Buzzer (Dar Williams)
  2. Keep the Lights On (Wave Machines)
  3. Cascade (Deluka)
  4. Carry Me (Malcolm Middleton)
  5. Little Sad Eyes (Magnolia Electric Co.)
  6. The One With the Votes (My Were They)
  7. The End Is Near (Fiery Furnaces)
  8. Reflection of the Television (Twilight Sad)
  9. The Darkest Horse (T.H. White)
  10. Cable Tv (Fol Chen)
  11. Tonight’s Today (Jack Penate)
  12. You Won (The Legends)
  13. Ancestors (Throw Me the Statue)
  14. Hubris (Quixote)
  15. Two-Headed Coin (Obits)
  16. Pyramids (Inner Banks)
  17. Three Sisters (Veils)
  18. Heading For Nowhere (Jets Overhead)
  19. In the Dreamlife You Need a Rubber Soul (The Clean)
  20. Why Don’t You Say Yes? (Heather Greene)

Gërma fluturake të erës së re

24/10/2009

nga Loer Kume

 

– Hej, ç’kemi!

… hellooo

… do përgjigjesh? … as për kortezi?

… Epo mirë, unë nuk kam ndër mend të dorëzohem. Po flas vetëm, ti bëj si të duash. Kështuu…, të pashë dhe dje, dhe pardje, dhe pasi më dolën në ëndërr flokët e tua mbrëmë, u zgjova sot me mendimin që duhet të të flisja. Unë ndjek ç’të më thonë ëndrrat e mia…

(more…)

Unë, vjeshta e ndoshta ti.

19/10/2009
Zyrtarisht vjeshtë

Zyrtarisht vjeshtë

Letargjia e rradhës nis me dilemën e ekzistencës tënde, e panjohura ime e shtrenjte. Flenë të qeta ëndrrat e brishta, mbuluar me gëzofin e butë të qetësisë, flenë të patrazuara nga demonet gjumëprishes. Prehesh dhe ti.
Më shoqërojnë besnikërisht sytë e kureshtareve kalimtarë. Një i huaj shet perla fallso me cmime të ekzagjeruara, në cepin përballë. Edhe një gotë verë pa ty. Në dantellat e pemëve vjeshta qëndis gjurmët e ngrohtesisë së fundit. Unë kërkoj pa pushim fytyra të njohura mes kalimtarësh të huaj. Vdesin me dhimbje dhe klithma kercitjesh të mekura gjethet nën shkelje. Vdesin të ngrira përpëlitjet e mia vjeshtore për të të gjetur, e panjohura ime fisnike. Kalitur në ëndërrime ngjethëse, ti ekziston gjithkund, përvec se këtu me mua.
Iluzion, fantazi apo thjesht mosekzistence?
Lapidar i një shpirti te bardhë.
Ti fli e paprekur në cerdhet e një ndjenje që stë largon dot, se ëndrrat do të ti ruaj unë.
Sytë e kureshtarëve mbeten të vetmit shoqërues në rrugët e vjeshtës. Një i huaj shet pikturat e kopjuara të nje artisti, dhe mbi të bie borë, nga ana tjetër e rrugës vjen erë gështenjash të pjekura. Por këtë dimër unë nuk do mbes vetëm.

Porta

17/10/2009

nga Dorina Bebja

Dikush i pëshpëriste vazhdimisht të mos i afrohej portës së diellit se do të verbohej e më pas do rrëzohej.
Por refuzoi ne cdo moment ta degjonte. Kishte kohë që e ëndërronte prekjen e kësaj ëndrre të herëshme madje kishte fantazuar shume rreth saj.
E si mund të bashkohej me këtë llogjikë të ftohtë të vepruari ?Si te mos e prekte kur tani ndodhej kaq pranë ? Paralajmërimi erdhi sërish, i persëritur ,madje më i fortë e me shenja të qarta të asaj që do gjente aty .Tashmë fusha e energjisë që e rrethonte ishte mpleksur me atë të portës . Shikimi ishte njëdrejtimor .Gjendej në pikën e të dëgjuarit vetëm tinguj ,fjalët kishin marrë trajta lineare ku ngushtësisht fundi ishte lidhur me fillimin.
Arriti në një pike ku ndjeu shikimin t’i dobësohej e në lëvishmëri e lodhur ; e kuptueshme kjo është ndër vetitë e fushave magnetike…
Herë herë në mënyrë të pavetëdijshme e kthente kokën pas si për të kërkuar ndihmë që deri në atë moment nuk i ishte mohuar aspak, por kishte prekur në vijën hyrëse të kopështit ku ndodhej ajo portë,s’kishte kthim .Graviteti ndihej ndjeshëm .Që nga ky moment cdo gjë do ishte më e fuqishme .U afrua shumë ,të ishte kjo lumturia ? Ndodhte një fenomen ,iluziv ndoshta…dukej më e bukur sa më shumë rendte ,më e pafajshme , gati ëngjëll. Armët vetëmbrojtëse i kishte dorëzuar ,fundja sdo I duheshin gjatë kësaj pjese ,fuqinë e tyre e humbën te pika hyrëse. Sytë kishin fituar një shkëlqim, madje duhet thënë që ishin kaq shprehës aq sa cdokush do e vinte re që ishin veshur me një shpresë që po ia thithte ngadalë energjitë .Po kuptonte gjë vallë ? Bëri disa hapa të tjerë dhe gjunjët iu përthyen .Vuri njërën dorë në tokë ,tjetrën e kaloi në fytyrë sikur po maste temperaturën. Donte të kthehej , ne te njëjtën kohë mendonte se mund tia dilte .Arriti në prag ,cast i çmendur …zgjati dorën.

Në çast ndjeu një zë:” Mos ,kjo nuk është ëndrra jote , është e dikujt tjetër .Zgjohu ! “ Por ndërkohë e kishte prekur . Kur tentoi ta hapte portën dolën dy rreze të cilat e goditën.Ndjeu dhimbje ,mori frymë thellë .Ngriti kokën lart , lëshoi dorezën e ndërkohë porta u mbyll zhurmshëm… U ul në gjunjë dhe ngriti sytë drejt portës :“E kisha kuptuar ,por duhej…

Kryengritja e vitit 1833

15/10/2009

nga dr L.Gërveshi

Në fillim të viteve ’30 të shekullit të XIX qeveria turke ndërmori një sërë masash për forcimin e pushtetit qëndror. Reforma ushtarake dhe përqëndrimi i pushtetit lokal në duart e nëpunësve turq ishin nga themelet e kësaj reforme. Edhe në truallin e Shqipërisë u zbatuan këto reforma duke ngjallur pakënaqësinë në popull. Në jug të vendit në pranverë të vitit 1833 filluan trazirat e para. Në krye të kryengritjes u vunë Tafil Buzi, Zenel Gjoleka, Balil Nezha, Çobo Golemi, Çelo Picari. U çlirua qyteti i Tepelenës, në Gjirokastër u eleminuan të dërguarit e Portës së Lartë. Emin Pasha që ishte vali në Janinë, nisi trupat në drejtim të Gjirokastres. Sa morën vesh që trupat u nisën, lebërit nga ana e tyre u nisën në drejtim të Janinës. U përplasën me forcat turke në afërsi të fshatrave Kakavije, Peshkëpi, Kserovalt, Guver.

Shumica e kryengritësve u vendos në qafën e Peshkëpisë, nën udhëheqjen e Balil Nezhës.

Kuç, Kallarat e Bolenë

gjithë me Balilë u ngrenë

në lumë e zunë dyfenë

mandata derë më derë.

(more…)

…Muzg…vrasës!!

12/10/2009

 

nga Besiana Hysi

Ajo..u mundua të largonte pas krahëve muzgun e errët të asaj nate,ajrin e brishtë edhe lagështirën e pafundme! Ndihej vetëm,nuk kishte hasur asnjëherë atë vetmi aq rrënqethëse..

Gjithçka ishte larguar me aq shpejtësi sa edhe hëna e zbehtë paksa ndriçuese nuk do ta besonte! Koha kishte ndalur,aty në atë muzg përpara syve te saj gjithçka kishte ndalur frymën!!

Ajo ndihej tashmë e pafuqishme edhe e pashpresë kundrejt atij muzgu aq gllabërues! Mundohej të realizonte më të mundurën e të pamundurës,të shmangte të pashmangshmen…të gjente më realen e asaj që të gjithë e quanin ideale!!

Shumë fasada kishin mbetur pas,kujtime që dikur për të ishin veprime!

Shumë beteja ishin përpara, ende rrugëtime!!

Morella

11/10/2009

Edgar Allen Poe

nga Kamomila

Vetë, me veten tënde, i vetmuar, përjetë një i vetëm dhe tek.
PLATONI: SYMPOS

E vlerësoja me një ndjenjë ngrohtësisht të thellë dhe tepër të veçantë, miken time Morella. I gjëndur rastësisht në shoqërinë ku ajo përkiste shumë vjet të shkuara, që në takimin e parë, ndjeva shpirtin të më digjej nga njëlloj flake që nuk e kisha njohur kurrë më parë; por nuk ishin flakë Erosi ato dhe më torturonte brënda meje mendimi që unë në një mënyrë apo në një tjetër duhet të përcaktoja kuptimin e tyre të zakonshëm apo të kthjelloja zjarrin e vagullt që ato më sillnin. Ne u takuam dhe fati na çoi të dyve drejt altarit, por unë kurrë ndonjëherë nuk i fola për pasion dhe as për dashuri. Ajo gjithsesi, u largua nga shoqëria e saj dhe qoftë edhe ky përkushtimi i saj për të qëndruar vetëm për vetëm me mua, më mbushte me lumturi. Ishte lumturi ta mendoje; një lumturi deri në ëndërrim.

(more…)

Të fshehtat që i kam besuar poetit Dhori Qiriazi në diktaturë, letra për Hekuran Isain

10/10/2009

nga Robert Rakipllari


Shkrimtari i madh shqiptar Ismail Kadare e quan të pikëllueshme që vdekja e një poeti të talentuar si Dhori Qirizazi ka kaluar në heshtje në Shqipëri. Në një intervistë ekskluzive për “Panorama”, Kadare ka rrëfyer miqësinë me Qiriazin në ditët e vështira të regjimit, ku i kanë besuar njëri-tjetrit të fshehta që të kushtonin jetën. Kadare ka komentuar edhe letrën që i ka dërguar ish-ministrit të Brendshëm të diktaturës, Hekuran Isai, ku i ka përmendur mënjanimin e Dhori Qiriazit. Shkrimtari i njohur ka rrëfyer gjithashtu edhe për marrëdhëniet e tij me shkrimtaren Hertha Muller, fituese e çmimit “Nobel” për këtë vit.

(more…)

Kënga e monotonisë

09/10/2009

nga Nonda Bulka, botuar në vitin 1934

 

Shok besnik, shok i vjetër që ngahera e kam pranë, si në ditët më të helmuara të jetës sime, ashtu dhe në ato më të lumtura. Sahat i vogël, i bukur, gjysmëhekur, gjysmë-ergjënd, që s’flet as qan, veç murmurit këngën melankolike, monotone të jetës që shkon. Ikën ngahera, ikën pa kthyer kokën prapa. Ikën dhe, bashkë me të, ikim dhe ne. (more…)

Drita – 2009 Don 2009 Kishot 2009

08/10/2009

nga Bubi Kaçurrel

adami ,drita , adhurimi , kureshtja , don kishoti , kthim pas , peneli heshtë, guacka mburojë ,kokëfortesi…asgjë

Largim

07/10/2009

nga Romelda Gjini

Makina lundronte me mundim në atë lum dritash në rrugën kryesore.Si zakonisht filloi të grindej me veten se pse s’kishte marrë rrugët e lagjes. Por tani ishte vonë për ti shpëtuar trafikut.

Përsëri i kuq…Të gjithë kishin një ngut të cmendur për të shkuar diku.Nga xhami perceptoje një ankth pritjeje përzier me një zemërim e lodhje nervash, dukej gjithcka kaq qesharake.

(more…)

Rock Albania TOP 100

04/10/2009

Cover - Rock Albania TOP 100

100 kenget me te bukura rock sipas tirana calling

Shkarko Albumin

Kjo eshte thjesht nje liste qe kemi bere me shume pasion e pune.
Jo aq shume per te bere nje liste perfundimtare – vete lista smund te jete kurre perfundimtare – por per te kujtuar ca ka ndodhur ne keto vite e per te pasur nje permbledhje, sa nostalgjike aq edhe personale. (more…)

Bajroni, flirtet me djemtë e oborrit të Ali Pashës

02/10/2009

byron-albanian

Përvjetori i dyqindtë i udhëtimit nëpër Mesdhe, ka rikthyer sërish vëmendjen karshi një prej figurave më interesante të botës letrare, Lord Bajronit. Ky udhëtim e bëri atë të njohur si poet. Viseve të Mesdheut u frymëzua për të shkruar poemën e gjatë “Çajld Harold”, që e bëri atë të famshëm, nga mëngjesi në mbrëmje. Por ky udhëtim e bëri atë të njohur dhe të diskutuar edhe si njeri. Letërkëmbimet me të ëmën, apo miqtë e tij hedhin dritë mbi jetën personale të poetit, e cila duket se nuk ka qenë edhe aq e përkorë. Kur pak kohë më parë aktori britanik Rupert Everet tregoi në një dokumentar për aventurat skandaloze të poetit, iu hodhën në grykë bajronistët anë e kënd Britanisë e më gjerë. Por disa letra të shkruara nga vetë Bajroni, të cilat sapo kanë dalë në dritë shkojnë në rrjedhën e Everetit. Bëhet fjalë për një seri letrash, të cilat do të dalin në ankand e që hedhin dritë mbi jetën intime të poetit. Në këto letra që ia dërgonte mikut të tij klerik, Francis Hofgson, tregohen histori “pikante” me shërbyese, udhëtime. Por nuk mbetet pa përmendur dhe haremi i famshëm i Ali Pashë Tepelenës me “200 gra e shumë djem”. Kleriku konservator që kishte marrë letrat, ndoshta është ndierë ca i shokuar: në to tregohen detaje të një marrëdhënieje dashurore me një shërbyese, përshtypje plot kolorit për të huajt dhe sarkazma letrare.

(more…)