Archive for December, 2012

Bonne Anee – Vit të mbarë

31/12/2012

Avenue des Champs-Élysées

nga Darien Levani

Shok i dashtun, unë përgjithësisht nuk shkruej përshtypje, as për Krishtlindje as për Bajram, as për ditëlindje as për ndoj feste tjetër*. Por ja që këtë vit diçka më ngacmoi.

Në radhë të parë, këtë vit vendosa të mos pranoja ftesa e as të bëja ftesa mes të njohurish. Unë gjithmonë kam preferuar ta kaloj Vitin e Ri mes miqsh sepse është Viti i Ri, e më kanë mësuar gjithmonë që s’është mirë ta kalosh vetëm. Kështu që, kush duke e kuptuar e kush duke e pa kuptuar, të gjithë,  vetëm e vetëm për të mos qënë vetëm, pranojmë ftesa nga njerëz që ndonjëherë s’janë vërtet miq vetëm për të qënë më shumë njerëz. Për të folur, për të ngritur gotat me dikë në ora 00.00. Edhe unë e kam bërë ndonjëherë, për Vit të Ri a për Krisht Lindje, me iluzionin rinor se duke qënë me të tjerë nuk do isha vetëm. Por është hipokrizi, e në një fare moshe dikush duhet të dali kundër hipokrizisë, apo jo?

(more…)

Advertisements

Letër e hapur; ai çmim është i turpshëm

23/12/2012


Letër e hapur

                Drejtorit  të Përgjithshëm të RTSH-së, zotit Petrit Beci.

                Ministrit të Kulturës, zotit Aldo Bumçi.

                Udhëheqësit artistik të Festivalit të 51,  zotit Shpëtim Saraçi.

Ndoqëm me vëmendje dhe interes festivalin e fundit të këngës shqiptare fituar nga Bledar Sejkos dhe Adrian Lulgjuraj. Për fat të keq, pas një krahasim midis këngës fituese, “Identitet “ dhe këngës “Plavi Safir” kënduar nga grupi “Bajaga”, është e qartë dhe e pamohueshme që këto këngë janë të afërta në shumë aspekte që shkojnë përtej rastësisë. (more…)

Long Branch

23/12/2012

(more…)

Letërsia shqiptare? Thjesht imitim i vazhdës evropiane apo amerikane.

22/12/2012

PB.: Në përgjithësi çdo shkrimtar ka një kohë shkrimi të përcaktuar, por edhe një sasi shkrimi deri diku të caktuar. Dikush shkruan në mëngjes, dikush natën, dikush kur të ketë kohë; shkruan një, pesë, dhjetë faqe njëherësh. Po Darieni, kur dhe sa shkruan? Dhe – pa harruar – në mënyrë të veçantë, kur dhe si është shkruar “Poetët” më së shumti?

Unë shkruaj kudo e kurdo. Poetet është shkruar ne 2009, e kam nisur në mars e duhet ta kem mbaruar në gusht. Në shtator 2009 u transferova në Francë për studime e gjatë rrugës humba kompjuterin me dorëshkrimin. Ishte kopja e vetme.  Në atë moment isha më i dobët, më i varfër e nuk kisha një botues në Shqipëri, mendova që nuk paska qenë e thënë që ky libër të shkruhet. E fshiva edhe në mendje por ja qe, pas ca muajsh, Martini filloi të më fliste. Ishte një periudhe kur shikoja shumë koncerte në skenën underground parisiene, në ca vendi ku publikut zakonisht nuk i kalonte kurrë 15 spektatorët. Studioja muzikantët: shumë prej tyre kishin qënë adoleshent të ngathët, të izoluar e të shëndoshë. E dija që pas ca vitesh do fillonin punë si mësues privat të ndonjë instrumenti a shitësa në ndonjë dyqan telefonash. Kjo ishte e kaluara dhe e ardhmja, por mua më interesonte ai moment. “Everything that is happening is happening now”, bërtiste Joe Strummer. Çarë i shtynte deri në atë skenë, deri te unë. Ajo gjuhë, ata gjeste, ato fjalë, ai zjarr. E dija që ishte e njëjti mekanizëm që shtynte kolegët e tyre në Shqipëri, njerëz si Martini që pretendonte pjesën e tij. “Pse Darien, thoshte, pse nuk do e tregosh historinë time? Nuk meritoj sa këta të tjerët? Nuk dëshiron që të dish ça ndodh me Enxhin? Unë dua të tregohem, tregomë”.

        U dorëzova. Aty nga Krishtlindjet e 2009 bleva dy shishe verë të kuqe, një kuti me duhan Gamel e një darkë fillova të shkruaja. Kthehesha nga universiteti në mbrëmje, ndalesha për të blerë një shishe verë të kuqe e shkruaja përnatë të paktën 5-6 ore rresht.  Mëngjesin tjetër nuk e lexoja fare, prisja darkën për të shtuar jetën e Martinit.

Lexo intervistën e plotë

Lexo/shkarko një ekstrakt të romanit në format pdf.

Për cfarë mendoni se flet kjo këngë: Enola Gay

14/12/2012

Enola gay, you should have stayed at home yesterday
Aha words can’t describe the feeling and the way you lied (more…)

“Poetët bëjnë dashuri ndryshe” – shkarko në pdf

10/12/2012

 

Këtu mund të lexoni a shkarkoni një ekstrakt të romanit në pdf.

L’importanza di essere in sintonia con l’universo

01/12/2012

Që është një film i shkurtër që kanë bërë nga një tregim im quajtur “Hajdutë biçikletash” por është pjesë e një projekti me te gjerë.

Mund ta gjeni edhe te Internazionale, Corriere della Sera ( ku ka 37 dislike, jo shaka) , Darien Levani etj etj.

Me këtë tregim unë doja të anulloja detin e të tregoja më qartë atë që ndodh këtej. Qëllime të mëdha, arritje të vogla. Shumë pyetje, shumë dyshime.