Archive for January, 2013

Njeriu mesatar

29/01/2013

Nga Renato Kalemi

Që një shoqëri të dalë nga e zakonshmja, duhet të bëjë diçka të jashtëzakonshme. Kjo e jona e ka pasur rastin dhe nuk ka bërë asgjë të tillë. Sepse për gjëra të jashtëzakonshme duhen njerëz të jashtëzakonshëm. Por, një shoqëri mesatare s’mund të prodhojë gjë tjetër veçse njerëz mesatarë. (more…)

Advertisements

Në qoftë njeri ky…

27/01/2013

nga Primo LEVI

përkthim nga Aida BARO

Ju që jetoni të sigurt

Në shtëpitë tuaja të vakëta, (more…)

23/01/2013

old violin- web

poezi nga “Ungjilli Modern”, Dritan Mesuli

Si një mace që më përdhos shpirtin,

Më shtyn

Të jesh armiku im! (more…)

Rishfaqet kotësia e Onufrit në Galerinë Kombëtare

21/01/2013
Foto 1: Zgjedhur si imazhi i këtij edicioni prej kuratorit Daniele Capra,
nga Marjana Kostandini

Foto 2: E punuar prej atij qe i takon

Nga Eljan Tanini

Ndoshta të ëndërrosh është një lloj justifikimi në mungesë i çdo dite për kohën në kokën e artistëve të rinj?! E gjetur kështu nga Daniele Capra në të 19-tën herë të këtij Onufri, të cilit nuk i vihet aspak faj se e kanë marrë dhe i kanë thënë eja bëj diçka të shpejtë, nga ku punët e zgjedhura në ekspozitë i kalojnë nga zyrat e galerisë kombëtare e më pas ai bën një biçim zgjedhjeje, ku dëshira për të parë një fantazi në artet pamore nuk bëhet aspak reale për gjendjen e Artit në të cilën jetojmë dhe shohim ne…! (more…)

Pamja integrale e shegës

19/01/2013

Marco-Amore__Natura-Morta-con-Melograno_g

 

(Letërsia kundra Letërsisë)

nga Flurans Ilia

Në mundsha, një ditë, t’i kthej shpinën Letërsisë, kokulur të vazhdoj rrugën tim si qindra të tjerë që vene vijnë e shuhen në këtë det, do t’i rikthehesha si një “lamtumirë”, e fundit, çështjes nëse Letërsia veçanërisht, dhe Arti më gjerësisht, ka ndonjë farë vlere apo jo në Jetë dhe Përditshmëri. Dhe ka për të qenë as më pakë, e as më shumë, si një “lamtumirë armë” e trishtë, …
***
Ka një gabim që duhet korrigjuar kur flasim mbi artin, njëfarësoj, sikur mos të kishte asnjë lidhje jetësore me çdo gjë tjetër që përbën jetën “reale”. Sepse shumica prej nesh jetojnë për të përligjur ekzistencën me krejt tjetër gjë, dhe e ëndërrojnë jetën si një gjë krejt të ndryshme nga ajo që bëjnë ekzistencialisht për të jetuar. Dhe në këtë atdheun tonë të vogël prej letre, letrat pa adresë, ja vështirësojnë punën letërprurësit të lodhur përmes rrugicave pa fund që, përngjajnë deri diku, me labirintin e Borgesit. (more…)

Elina Duni: përshtypje pas koncertit

18/01/2013

Nga Geri Zheji Ballo, Alfred Bushi

(…) Ndonjëhere njeriu kerkon atë që ka humbur dhe mendja e tij shkon prapa nga një vënd në tjetrin e nga një kohë në tjetrën duke u nisur nga vëndi dhe nga çasti që për herë të parë vuri re se e kish humbur atë. (…) Ky quhet Kujtim, ose sjellje ndërmënd. Latinet e quajnë reminiscentia, sikur të ishte fjala për një rikalim në mëndje të veprimeve tona të kaluara. (more…)